Mbledhja e KLP shtyhet sa herë diskutohet SPAK dhe Kryeprokurori

October 21, 2019 17:27

Mbledhja e KLP shtyhet sa herë diskutohet SPAK dhe Kryeprokurori

Kurdoherë që KLP diskuton për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ose SPAK mbledhjet hasin dhe shtyhen për arsye proceduriale të pazakonta.

Kuvendi i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë që brenda muajit dhjetor të zgjidhet kryeprokurori i ri dhe të ngrihet me numër minimal prokurorësh Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Por, sa më shumë shtrëngohen afatet, aq më të shpeshta po bëhen seancat plenare që dështojnë në KLP kur në tryezë diskutohen çështje që lidhen me këto dy tema.

Në mbledhjen e kësaj të hëne (21 tetor), KLP kishte në agjendë edhe diskutimet mbi numrin e prokurorëve që do të nisnin punën tek Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Aktualisht, tetë është numri i prokurorëve që kanë kaluar të dyja shkallët e vettingut dhe që janë kualifikuar si kandidatë për SPAK, nga 15 që ishte numri i kandidatëve të shpallur nga KLP disa muaj më parë.

Pjesa tjetër ose nuk e ka kaluar ose janë shkarkuar nga vettingu. Në grupin e atyre që nuk e kanë kaluar vettingun ndodhet edhe Besnik Muçi, që së fundmi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta.

Nisur nga mungesa e emrave, njëri prej propozimeve që po qarkullon është që KLP ta ngrejë SPAK-un me 8 prokurorë. Por, Kushtetuta kërkon se numri i prokurorëve të kësaj trupe të jetë jo më pak se 10 prokurorë. Për ta plotësuar këtë vakuum është propozuar që dy prokurorë të emërohen si të komanduar nga KLP.

Shqyrtimi i kësaj formule nuk ka gjetur dakordësinë brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurori Besnik Cani, ish-këshilltar i kryeprokurores Arta Marku e shtyu mbledhjen e kësaj të hëne me argumentin se nuk kishte marrë në kohë projekt-aktet që duhet të diskutoheshin në këtë mbledhje.

Cani tha se projekt-aktet i ishin dorëzuar vetëm ditën e premte dhe jashtë orarit zyrtar të punës, duke mos përmbushur kushtin ligjor që kërkon që anëtarët e KLP-së të njihen me projekt-aktet të paktën 7 ditë para seancës plenare të miratimit, ose rrëzimit të tyre.

“Lidhur me thirrjen e mbledhjen e sotme, unë nuk kam marrë njoftim në orarin zyrtar të punës. E-maili ka mbërritur në 16:47 të datës 18, ditë e premte. Vetëm sot kam pasur mundësinë të aksesoj këtë rend dite dhe të shoh vetëm disa prej akteve. Kërkoj që mbledhja të shtyhet dhe të na jepet afati 7 ditë…,” tha Cani në fillim të mbledhjes.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi shprehu mospajtim me kërkesën e anëtarit të trupës që drejton, por përballë rregullores u detyrua që të deklaronte mbylljen e mbledhjes dhe dhënien e afatit kohor të kërkuar nga Besnik Cani.

Kjo nuk është hera e parë që Besnik Cani, ish-këshilltar i Arta Markut, shndërrohet në protagonist në shtyrjen e seancave plenare vendimmarrëse të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me të njëjtin argumentim, ai arriti që të shtyjë edhe vendimmarrjen e KLP-së më 27 shtator për metodologjinë e vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Por, kësaj radhe, shtyrja duket se nuk lidhet më shumë me ngritjen e SPAK, sesa me qëllimin e ngjeshjes së agjendës së KLP-së dhe zgjatjen sa më shumë të vendimmarrjes për metodologjinë e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

Përveç kësaj, vendimmarrja për këtë metodologji ka mbetur pezull për shkak të ankesës së avokatit Lulzim Allushaj, që kërkon në Gjykatën e Apelit Administrativ rikthimin në garën për kryeprokuror, duke rrëzuar vendimin e KLP-së, sipas të cilit Allushaj nuk plotëson kriterin e 15 viteve punë si jurist i spitakur. Çuditërisht edhe në Gjykatën e Apelit afatet ligjore janë shkelur përmes arsyetimeve nga më të ndryshme, që nga kërkesa për plotësimin e padisë, tek ajo e relatores së çështjes që tha se kishte babain sëmurë, e deri këtë të hënë, ku mungoi një tjetër gjyqtar i kësaj trupe.

Padia e avokatit Lulzim Allushaj në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë, ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e skualifikoi nga gara për kryeprokuror po merr gjithnjë e më shumë trajtën e një sage që nuk po mbyllet, duke përforcuar dyshimet se zvarritja e kësaj çështje është e qëllimshme.

Këtë të hënë gjykata duhej të shqyrtonte ankimimin e avokatit, por seanca është shtyrë sërish. Edhe këtë radhë sërish shkak është bërë mungesa e një prej gjyqtarëve të trupës gjykuese.

Edhe seanca e 16 tetorit u shty për shkak se njëra nga gjyqtaret e trupës e kërkoi shtyrjen me argumentin se kishte të atin sëmurë.

Allushaj dorëzoi ankimimin më datë 2 tetor, në limitet kohore të lejuara nga ligji për të kundërshtuar vendimin e KLP-së. Më datë 9 tetor, po në limitet kohore që ligji i ngarkonte gjykatës për të shqyrtuar këtë padi, Apeli Administrativ gjeti mangësi në dosjen e dorëzuar nga avokati dhe i kërkoi atij plotësimin e dosjes.

Të gjitha këto veprime të Gjykatës së Apelit Administrativ, por edhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që nuk ka miratuar ende metodologjinë e vlerësimit të kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm me mandat të plotë zvarrisin zgjedhjen e kryeprokurorit.

Në pritje të vendimit të Apelit për Allushajn, në garë janë zyrtarisht tre kandidatë. Arta Marku, Olsian Çelaj dhe Fatjona Memçaj garojnë për postin e kryeprokurorit. Nga të tre kandidatët, shtyrja e zgjedhjes së kryeprokurorit duket se po favorizon vetëm një; Arta Markun.

Vlerësimi i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm kryhet sipas neneve 6, 7, 8 dhe 9 të rregullores së miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të botuar në Fletoren Zyrtare më 28 mars të këtij viti. Neni 6-të përcakton vlerësimin e integritetit profesional në pesë kritere.

Nga CV-ja, Arta Marku dukshëm ka një disavantazh të theksuar ndaj Fatjona Memçajt, por sidomos ndaj Olsian Çelajt në katër kriteret e para të përcaktuara në nenin 6 të rregullores së KLP për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nisur nga kjo, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme shpreson që të marrë pikët maksimale në kriterin e fundit të këtij neni që kanë të bëjë me punime akademike, studime shkencore, shkrime dhe ligjërata profesionale, botime, pjesëmarrje në aktivitete shkencore, pjesëmarrje në procesin e hartimit ose të konsultimit të legjislacionit dhe çdo angazhim tjetër profesional i kandidatit gjatë 5 viteve të fundit në fushën e të drejtës.

Në varësi të angazhimit në këto fusha, kjo pikë përcakton se kandidatët vlerësohen nga një deri në katër pikë në total. Pikët maksimale duket se synon të shfrytëzojë Arta Marku, të cilës statusi i kryeprokurores së Shqipërisë i ka mundësuar pjesëmarrjen në disa konferenca, vendore dhe ndërkombëtare, e fundit prej të cilave pak ditë më parë Paris, ku ishte e pranishme në Konferencën Vjetore të rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të Bashkimit Europian./ Gazeta SI

e.ll./dita

 

October 21, 2019 17:27
Komento

10 Komente

  1. Sali October 21, 17:36

    Epo, a u reformua tani Keshilli? Jo po emaili jo po binte shi e nuk kisha cader! Po keta hajvanet a marrin nje hale me para? Ose ta zgjidhin ose te pirdhen e te lerojne vendin se nuk do presim qe te fryhen edhe keta laro qe duken qe ne surrat se cjane. Hajt sikter, se te gjithe bashibozuke jane.

    Reply to this comment
  2. Alban Dega October 21, 17:48

    KRYE… KRYEURGJENCA E REFORMES NE DREJTESI ESHTE MOSDEGJENERIMI I SAJ PA JETESUAR AKOMA

    Edhe ne hallkat drejtuese dhe perzgjedhjese te saj ka gjyqtare e prokurore te sterkorruptuar… e deri protektore vrasesish!
    Larg duart e politikes nga vendimarrja e spastrimit te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar!
    Vellezer amerikane e gjermane vigjilence:
    Shpetoni Shqiperine nga vrasesit e shtetit ligjor shqiptar dhe dora e zeze e tyre ne organet drejtuese te organeve perzgjedhese te Vetingut dhe emerimeve ne Drejtesi qe po vonojne dhe sabotojne ate pa u realizuar ende!
    Zero tolerance !
    Syceltesi !
    Shpetoni shqiptaret e Shqiperine nga kjo murtaje e kucedra me nente krere e 99 bishta e kthetra mbrapa!

    KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH.

    – Jo pushime verore pa kurorezuar
    SPAK- BKH

    – Ne nuk kemi drejtesi si mund
    te kemi demokraci ?

    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vraponi burra nuk ka me prite
    Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
    Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
    Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
    “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
    Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
    Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
    Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjonaj dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
    As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
    Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
    Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
    Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
    Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
    Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
    BE- ja pret kurorezimin e saj!
    Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
    Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
    Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit dhe te Don Kishotit te Mances !
    Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat.
    Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
    – Vraponi burra nuk ka me prite ! –
    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut
    … Yes you can !

    From:Alban Dega
    Sent: June 25, 2019 at 3:24:25 AM EDT

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA October 21, 18:09

    SHKELJE TEPER E RENDE E FLAGRANTE KUSHTETUESE E IL CAPI DEI CAPI TE MAFIAS POLITIKE SHQIPTARE ILIR META

    Dekretimi i Besnik Mucit si anetar i Gjykates Kushtetuese pa kaluar vetingun nga Presihori Ilir Meta eshte shkelje me e rende dhe me flagrante e Kushtetutes se Shqiperise dhe perdhosja, pshurrja me e felliqte e ndryshimeve te saj me Vendim unanim te saj nga 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise ne korrikun e vitit 1996.
    Po ashtu ngutja e tij e cmendur demaskon ashiqare orvajtjet e tij psikopatike per te minuar perfundimisht Reformen ne Drejtesi duke rikapur hallken kyce te saj Gjykaten Kushtetuese si e vetmja rruge per te shpetuar jo vetem koken e tij por te gjithe kreret e Mafias Politike shqiptare te kapur ne flagrance ne krime qe shkojne deri ne nivelin e atyre kunder njerezimit.
    Per fat te keq e gjithe media shqiptare, per me teper edhe Zeri i Amerikes, “Prokuroria” e pare publike dhe Zeri me i besuar e shqiptareve, pionerja e zgerlaqjes publike te Ilir Metes, Adriatik Palles, Lulezim Bashes…. e kaloi ne heshtje kete akt pa precedent, kete dhunim flagrant te pashembullt te Presidentit te Shqiperise, te Il Capi dei Capi te Mafias shqiptare, Ilir Meta.
    Vigjilence!
    Syceltesi !

    Reply to this comment
  4. ALBAN DEGA October 21, 18:12

    FALEMINDERIT DITA !

    Keep going per Shqiperine!
    Gjithnje perpara ne sherbim te saj si shtet e shqiptareve si komb !

    Reply to this comment
  5. spata October 21, 18:12

    Nuk di se kush duhet te dali dhe te deklaroje : Politikanet qe jane perfolur per 30 vjet fitojne amnisti per gjemat qe i kane bere popullit .Merita e tryre jane me te medhaja se gabimet . Ndertuan sistemin kapitaliste ne Shqiperi ne nje kohe rekord qe ska ndodhur ne asnje vende te botes .
    Pikerishte ky fakte shume domethenes per nje vend gjysem feudal eshte nje sukses aq i madh sa ndeshkimi qe po perflitet nuk mund te gjeje zbatim.
    Fill mbas ketij deklarimi cdo gje ne Shqiperi do te normalizohet dhe mes politikanve do te shohim nje dashuri qe se kini pare ndonjehere .Keshtu do tja lem dopio 6 ne dore Evropes e cila me hire apo pahire do ti hapi negocjatat dhe mbas 4 viteve Shqiperia behet nje nga antaret me te suksesshme te BE.
    Te na rroje populi skiptare qe i bashkuar rethe partive shkon nga fitoria ne fitore .

    Reply to this comment
  6. prifti katolik e myslyman October 21, 18:53

    Po kjo demokracia qenka e pjerdhur fare. E kishim me mire atehere qe nje fjale e shokut Enver zbatohej ose shkoje ne te sateme; sot tallen me popullin. Dhe ke çfare tu besh? Nje gjykates merr leje barre (edhe mashkulli si Gjin Gjoni), tjetra kishte nenen semure, nje tjeter i ishte ngritur burrit dhe do shkonte te ja ulte, ndersa Gent Ibrahimi zbaton rregullore dhe populli ha kallamoqin. Pa lere ate administrative se aj eshte vetem per tu kthyer miljonat e vjedhura hajduteve si rasti Fullani, Pango etj. Shoku Enver! Ngrehu se na moren shpirtin keta qener te ndyre ose do detyrohemi ti vrasim me doren tone.

    Reply to this comment
    • TNK October 21, 21:12

      D.M.TH. REFORMA NE DREJTESI PERFUNDOJ, KAZANET PO MBUSHEN ME SHURRE DHE SHURRETARET DO NGRENE DOLLINE E RRADHES ME PRODHIMIN E TYRE QE NE FUND DO TE NGRENE SPAKUN DHE BKH E TI LAJNE ME SHURRE. OOOOO SHQIPETARE, SHQIPERIA NUK BEHET ME SHURRAXHINJE.

      Reply to this comment
  7. Poshtë kusarët prokurorë dhe gjykatës armiqë të betuar të drejtësisë dhe miqë besnikë të kriminelëve! October 21, 20:22

    Në qoftë se rezultat i vetingut do të jetë zgjedhja e Arta Markut prokurore e përgjithëshme, kjo do të jetë prova e qartë që vetingu i shumë pritur do të jetë, bashkë me SPAK dhe BKH, hallkë integrale e halesë korruptive të kusarëve të politikës shqipëtare. Arta Marku është produkt i makinacioneve të Manjëve të komisionit të ligjeve në kuvend e zgjedhur që duke qënë kryeprokurore, të asfiksoj dosjet që inkriminojnë bandën e Ripjelljes së PS si ajo e krimit zgjedhor të Dibrës dhe e megavjedhjes së rrezikshme të unazës së madhe. Kjo prokurore nuk e meriton të kaloj vetingun se haptazi, për dosjen e bandës zgjedhore të PS në Dibër, ka patur shqetsim vetëm dekonspirimin e përgjimeve që është baraz me përpjekjen kriminale për mos bërjen publike dhe fshehjen e përgjimeve që demaskojnë dhe çojnë në bangën e të akuzuarëve të gjithë banditët e krimit më të rrezikshëm në vëndin tonë, atij zgjedhor, duke filluar nga kryebanditi me poture, Edi Rama dhe miku i prokurores Ulusi Manja deri te drejtori i zyrës arsimore që trëmb drejtorët e shkollave me heqie nga puna duke mar rolin e dordolecit që trëmb laraskat.
    Njerëz, mos i besoni vetingut dhe SPAKUT. Kryekusarët tanë të PD,LSI dhe PS kanë aq para sa do të blejnë jo vetëm SPKUN dhe BKH por edhe anglo saksonët e avokat Taku Ngjelës.Kalimi i vetingut nga Arta Marku të bën të dyshosh dhe në qoftë se ajo do të zgjidhet kryeprokurore, atëhere vetingu ka rënë plotësisht në halenë korruptive të Edi Ramës dhe të kolegëve të tij të profesionit të kusarisë, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

    Reply to this comment
  8. Vasili October 21, 21:07

    Cfare pyetje idiote,apo skuthesh,ne titull.
    Te gjithe vazhdojne ketu, ti marrin ere,te gjithe qelbesirlleqeve,qe prodhojne gjithe institucionet,ku ligjin e ka pasur dhe e ka ne dore mafia e kulles,se erret e islamizmit,pabesis,egersis,pafytyresis,injorances,hajduterise,dembelizmit,ne sehirin e nje kryeministri shndrruar ne dardalec te dale boje,me nje shtet te atrofizuar.
    Ky vend,po vazhdon te degradoje me shpejtesi drejt kaosit,ku de facto do vazhdojne sundimin bandat e kulles de jure dardalecet socialiste frikacake,raja te te pareve,duke bashkepunuar vec per interesat e familjeve te tyre.

    Reply to this comment
  9. h October 22, 13:36

    Këta janë të gjithë hajdutë, të korruptuar,për tu pushkatuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*