Kujt iu refuzua azili nuk hyn në Gjermani. Rekomandim vendeve Shengen

August 15, 2015 20:32

Kujt iu refuzua azili nuk hyn në Gjermani. Rekomandim vendeve Shengen

Të gjithë ata azilkërkues që janë dëbuar nga shteti gjerman pas përgjigjes negative për azil, nuk do të mund të shkelin më në territorin gjerman deri në një vendim të dytë të autoriteteve.

Kreu i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, Manfred Schmidt, teksa foli nga Nurembergu tha se vendimi ka hyrë në fuqi prej datës 1 gusht dhe një masë të tillë pritet ta ndërmarrin dhe shtetet e tjera te Shengenit si Norvegjia, Islanda, Zvicra e Lihtenshtejni.

 “Nga 1 gushti ne kemi kompetencën të ndërhyjmë tek e drejta e qëndrimit, dhe të vendosim bllokimin e hyrjes në Gjermani dhe një ndalim qëndrimi për të gjithë hapësirën e Shengenit, po qe se kërkesa e këtyre azilantëve për azil është qartësisht e pabazë. Një të huaji të dëbuar apo rikthyer në vendin e tij nuk do t’i lejohet hyrja në Gjermani për maksimalisht pesë vjet. Këto sanksione, të bazuara në reformimin e fundit të ligjit për të drejtën e qëndrimit në Gjermani, mund të prekin jo vetëm azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit, por edhe nga Gjeorgjia e Tunizia. Ndërsa të huajt që janë të integruar mirë në Gjermani dhe deri më tani kanë qenë vetëm me “Duldung” “të toleruar” për një kohë të caktuar do të mund të qëndrojnë në Gjermani”.

August 15, 2015 20:32
Komento

2 Komente

  1. Shqipo August 15, 21:36

    Mooooosssssss! Te gjithe keta qe po kthehen forcerisht duan te shkojne si turiste ne Gjermani se u ka pelqyer shume buka me sallam dreke e darke.

    Reply to this comment
  2. orient August 16, 06:17

    -Gjermania..molle e ndalueme…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*