Pse njeriu (njerëzimi) ka kujtesë?

February 28, 2018 14:51

Pse njeriu (njerëzimi) ka kujtesë?

Moikom Zeqo

Për shkak të imagjinatës, thotë Marksi.

“Koncepti, që kemi ne për një subjekt është çfarë jemi vetë ne”, ka thënë filozofi Bertrand Rasell, një nga mendimtarët më të qartë të botës.

Ne mund të flasim për kujtesën, sipas njohjes dhe botëkuptimit, prirjes shkencore, apo mistike.

Kujtesa nuk është një unicum. Ka një pluralitet kujtesash.

“Kur vdes një njeri, varroset një bibliotekë” ka thënë Borgesi.

Por kujtesa e një njeriu, mund të mos i hyjë në punë askujt.

Tërësia dhe sinteza e kujtesave njerëzore mund të krijojë disa struktura të kujtesave publike apo të vetëdijeve kolektive.

Kujtesa edhe në aspektin biokimik, neurologjik dhe si proces fiziologjik është ende e panjohur, apo shumë pak e njohur.

Nëse historia është një lloj kujtese, kemi të bëjmë me kujtesën konvencionale.

L’Ecole des Anales thotë se historia duhet kuptuar si rezultante e proceseve të përfunduara.

Por edhe historitë nacionale (të rrafshit zyrtar, shtetëror) janë të dyzuara.

Midis Francës dhe Gjermanisë, ‘heronjtë’ francezë që kanë luftuar me gjermanët janë ‘armiq’, ‘heronjtë’ gjermanë kundër Francës, janë gjithashtu ‘armiq’.

Kronistët osmanë e quajnë Skëndërbeun “tradhëtar”, por për shqiptarët ai është heroi më i madh kombëtar në kohëra.

Pra si figurat në letrat e bixhozit, njëra sipër dhe tjetra poshtë (e përmbysur).

Kujtesa e partizanëve antifashiste është krejt ndryshe nga “kujtesa” e ballistëve.

Kujtesa e kombit  shqiptar është e qendërzuar në substancë tek figura e Gjergj Kastriotit, tek mohuesit e tij dinakë, harresa  zgjat kthetrat e saj të Hiçit.

Po në këtë kujtesë ”bipolare” rezultantja historike ngre lart kujtesën e partizanëve antifashistë.

Si dhe Gjergj Kastriot Skënderbeun !

Kujtesat historike të njerëzimit janë të ndryshme, edhe sipas qytetërimeve.

« Paradoksi është normaliteti i historisë » është shprehur Pol Valeria.

Historia e njerëzimit ende nuk e ka kapërcyer Rubikonin drejt një historie më humaniste dhe të drejtë përfundimisht.

Historia si kujtesë « edhe e përgjithësuar » prap është një histori e manipuluar dhe e projektuar jo nga substanca historike në vetvete.

Historia shpesh shkruhet si variant më i sofistikuar i propagandës ideologjike.

Edhe tezat e Fukajamës dhe Hamingtonit janë teza aprioristike, e  klisheve të propagandës globale, se sa kërkime shkencore të drejta.

Aherë si duhet kërkuar e vërteta?

Dysho mbi gjithçka, thonte Dekarti.

Frencis Bacon ngrihet kundër idoleve të agorasë, teatrit etj.

Kërkimi shkencor bën pyetjen “pse”.

George Steiner i shqetësuar shpall se pyetja “pse” sot ka humbur.

Kujtesa është mrekullia më e madhe e intelektit njerëzor por edhe e mistifikimit. Vetvetiu kujtesa na subjektivon një optikë filozofike.

Po risjell në vëmendje shëmbëlltyrën proverbiale të “anijes së Tezeut”.

Tezeu niset për udhëtimin e largët dhe të panjohur, gjatë udhëtimit Tezeu ndrron pjesë të ndryshme të dëmtuara të anijes. Në fakt, kur vjen fundi, anijes i janë ndruar velat, direku, litarët, dërrasat.

A është e njëjta anije, me të cilën Tezeu bën udhën e kthimit?

Në fakt një operacion kujtesor i mbledh tërë pjesët e hequra dhe të humbura të anijes dhe i bashkon, a bëhet kështu anija fillestare?

Pra kujtesa është dhe antikujtesë, ose përherë e zëvendësueshme dhe alternative dhe në përdorim mocione, vërtet deri diku të vijueshme, por edhe konvencionale.

Mendoj se kujtesa alternative e letërsisë dhe arteve bëhet pjesë jo vetëm e krijimit por edhe e trashëgimit të një varianti përfundimtar të kujtesës.

Njeriu është gjitari i vetëm, që shpik artificialen, që nuk e ka natyra si natyrë. Pikturat rupestre të paleolitit me kafshët totemike, paleozoologjike, janë kujtesa e vetme alternative, që ka mbetur nga realiteti historik i paleolitit të skajshëm.

Arti prehistorik, ndonëse i bërë, pra artificial, është krejt i pazëvendësueshëm.

Epet legjendare të Gilgameshit, epet e argonautëve, ato të Homerit janë gjithashtu kujtesa alternative, kurse kujtesa parësore historike, gati quhet e humbur, ose e përfytyrueshme me një proces rindërtimi konceptual.

Po kështu Virgjili, shpesh ngrihet mbi kronikanët, Dantja zotëron shekujt me monadën e tij poetike dhe teologjike.

Don Kishoti i Servantesit është absolutisht më i njohur se tërë personazhet historikë, realë, të Spanjës.

Shekspiri, akoma më shumë krijoi një Hamlet, krejt të ndryshëm nga kronika e shekullit XII, apo Makbethin dhe Mbretin Lir.

Saga intime e Milosaos së De Radës nuk vihet në dyshim nga askush, kurse malësori i Legjendës së Misrit te Migjeni është një figurë më emblematike se sa studimet historike të epokës.

Kjo kujtesë alternative lidhet dhe me artet figurative.

Skulptura e Da Vinçit të Mikelanxholos është më e famshme se sa narrativa biblike edhe si imazh.

Ikonografitë e artit egjiptian, greko-romak dhe bizantin, janë kujtesa alternative, që s’përputhen s’janë identike me kujtesën historike.

Le të kujtojmë dhe filmat e Çarli Çaplinit që janë tashmë kujtesë vizuale shumë më semantike dhe emblematike se sa studimet shkencore të fakteve.

Ose filmi “Skënderbeu” është relievizuar në kujtesën popullore, më shumë se heroi i historiografisë shkencore.

Po pse mbijeton kjo kujtesë virtuale. Pse nuk zhduket asnjëherë?

Me një koncept strukturalisht kujtesa është mbivënia e mbishtresave shpesh kontradiktore dhe që hanë njëra tjetrën.

Qyteti arkeologjik i Butrintit, apo edhe Apolonia dhe Bylysi janë imazhe të një urbanistike dhe monumenteve të realitetit adekuat historik.

Durrësi e ka varrosur dhe betonuar vetveten e dikurshme arkeologjike përgjithësisht.

Një lagje antike që u zbulua në ish lulishten “1 maj” zbuloi mbas kaq shekujsh me realitet, që s’e dinim, diçka e ngjashme me lagjet e Pompeut antik.

Pushtetarët mediokër e mbyllën këtë kujtesë historike duke ndërtuar arkitekturat kitsch-moderne, që janë imitime formale pa asnjë lidhje autentike.

Shikoni Sarandën!

Qyteti i mrekullueshëm bregdetar është tjetërsuar nga një përbindësh betoni, duke dhunuar të tërë kujtesat historike të qytetit perlë të Jugut.

Ky kapitalizëm barbar dhe kanibal i kujtesave sot zotëron gjithçka.

Po pse ndodh kështu? A është shfaqja pardoksale , antagoniste e progresit teknologjik?

***

Sot kujtesa e njeriut është një kolazh i TV, kompjuterëve, internetit dhe cyborias. Cornucopia, briri i Amalteas që nxjerr thesare në pambarim është pseudosimboli, vetëkrijimi i spektaklit tuaj, tonit, vetiak, postmodern.

Kjo çon në Zapingun, ndërgjegjen zero, amnezia e pafund bashkëkohore. Zapingu shkaktohet nga padurimi ritual, pa thellësi, i hiper-realitetit.

Eric Habsbawn – (Age of Extremes”) thotë se në këtë mënyrë “rrënimi i së kaluarës është një nga fenomenet më karakteristike dhe të çuditshme të aktualitetit – shumica e njerëzve, të njerëzimit rriten në një lloj të Tashme të pacak, duke i munguar çdo lidhje organike, me të kaluarën publike të kohërave”.

Yean Bandillard, filozofi i fiksuar në idenë e së rremes, kopjes, simulacrumit, me skepticizmin e tij racional thotë se e kundërta e dijes nuk është padituria, por gënjeshtra, mashtrimi universal.

Filozofi tjetër Loytardi – flet për nul-semantikë post-moderniste – si “zbehje dhe humbje e rrëfimeve të mëdha të njerëzimit”.

Kjo ide trajtohet dhe nga sociologu Zygmunt Bauman, i cili e cilëson postmodernizmin si « shoqëri e lëngshme » që është kriza « e rrëfimeve të mëdha » duke bërë interpretime ludike për t’ju mbivendosur realitetit, në një mënyrë të kryqëzuar nihilistike, pa asnjë kauzë, apo qëllim, pa eskatologji.

Njeriu si i tillë është një qenie trans-historike, një njësi metafizike, që kapërcen realitetet e historisë konkrete.

Në epokën post-faktuale nuk kanë rëndësi faktet, por opinionet.

Një qytetërim që nuk bën më pyetjen “pse” për George Steiner, është në agoninë e zhbërjes.

Në këtë laboratorium të krizave vetëpjellëse, kujtesa e letërsisë dhe arteve do të rikthenin vetëdijen tek “rrëfimet e mëdha” të njerëzimit, por edhe të shqiptarëve.

Në fund të fundit jemi në substancën e dialektikës, që është e njëjta gjë me dialektikën e substancës.

Kështu Buzuku, Bogdani, Onufri,De Rada, Naim Frashëri, Migjeni, e realizojnë përherë Rikthimin e Përjetshëm tek kredencialet e identitetit tonë, dhe në Kujtesën e Rrëfimeve të njohëshmërisë dhe të kuptimshmërisë të vetvetes, për të mos u zhdukur.

Kujtesa është mbijetesa e Njeriut.

Ja, një subjekt i mitit: Zeusi, kur donte të mposhte një perëndi olimpike (nuk e eliminonte dot me vdekje ata që ishin vetvetiu të pavdekshëm), por u merrte kujtesën dhe kështu cilido perëndi, qe vërtet i pafuqishëm, sepse qe i pavetëdijshëm!

Kujtesa është edhe formë e vetëdijes së një kombi a një populli.

Kujtesa Kolektive e shqiptarëve është edhe vetëdija e tyre.

Por kjo kujtesë mund të jetë dhe e brishtë.

Ne jemi shqiptarë sepse pranojmë gjërat që na bashkojnë, atdheun, gjuhën, Skënderbeun, Naimin, De Radën, Mjedën, Migjenin, Nolin, heronjtë etj., – nëse këto sulmohen ahere kemi një ikonoklasti rrënuese për Kujtesën Kolektive, deri në zhbërje të identitetit kombëtar.

Kërkimi i së Vërtetës është i vetmi kërkim shkencor.

Kur Krishtin e çuan përpara Pons Pilatit, ky i fundit e pyeti se kush qe.

Krishti i tha “Ego sum Veritas” (“Unë jam e Vërteta”).

Ahere Pons Pilati ja ktheu: “Po kush është e Vërteta?”.

E Vërteta nuk është ajo, që unë them për veten time.

Asnjë epokë, apo sistem, nuk gjykohen nga ato që kanë thënë për veten e tyre. Filozofi Niçe, duke e cituar dialogun e mësipërm biblik, ka shkruar se pyetjen më të madhe në historinë e njerëzimit e ka thënë pikërisht Pons Pilati.

 

February 28, 2018 14:51
Komento

8 Komente

  1. Besim November 27, 14:26

    I dashur Moikom.Pa dashur t’ju ngej ne piedestal,gje te cilen e meritoni,mund t’ju them dy fjale: Shqiperia jone,i meriton njerez si ju,gjithmone te thjeshte dhe gjigande ne vepren tuaj gjithashtu.Nje jete plot vullnet,per ngritjen lart te vitalitetit te ketij populli qe kurre nuk i ka munguar.Vepra juaj,e bere me shume mund e dashuri per popullin shqiptar,te cilit i jeni perkushtuar si rrallekush,mbetet vepra e nje patrioti te vertete.E keni bere te gjithe jeten tuaj me vepra,kudo dhe kurdohere.Ju jam mirnjohes perjetesisht per mundin tuaj,i cili nuk do te shkoje kurre dem.Per studiues si ju, ky popull ka kurdohere nevoje.Per ta ndjere vehten gjithmone krenar.
    Ju pershendes me mirsjellje dhe ju uroj ta vazhdoni punen tuaj te lavdishme per te miren e ketij vendi qe vec vuan.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku November 27, 22:28

    Po si mor Moikom na tregon cfare ka thene mender Marksi per kujtesen dhe nuk na dhe asnje citat nga ato te shokut Enver si psh “Kujtesa ime eshte ajo qe kujtoj une”, ose “Mos kujto se mund t’ia hedhesh Partise me kujtesen tende” e plot te tjera.

    Reply to this comment
  3. mirel November 27, 23:00

    Eshte Tezeu qe ben udhetimin, jo anija.
    Anijes mund ti nderosh qeverite, kur prishen dhe kur kalben duhen vene te tjera, por udhetimi ama duhet te jete gjithmone drejt nje qellimi: Drejt te mires se pergjitheshme.
    Prandaj kush lufton kunder te mires se pergjitheshme duhet te perfundoje ne koshin e Historise.
    Si balliste e zogiste
    Rrofte LUFTA ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE
    Lavdi KOMANDANTIT LEGJENDAR ENVER HOXHA
    GEZUAR FESTEN E CLIRIMIT 29 NENTORIN

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati November 28, 04:30

    Ne fund Moikomi e mbyll me pyetjen e Pons Pilatit :…C’esht e verteta ?

    Kesaj pyetje i ka dhene pergjigjo nje nga sofistet me te shkekqyer te Antikitetit Protagoras ne nje debat te tijin me Sokratin

    Debati po behej ne lidhje me faktin se Sokrati thoshte qe :.. per punet e shtetit duhet te diskutojne vetem filozofet dhe njerezit e ditur , jo kepucaret etj qe nuk kane haber nga punet e shtetit …

    Atehere Protagorad i thote Sokratit nje fabul te vjeter ne lidhje me faktin se si ishte zhvilluar ai qyteterim
    Dhe aty tek ky debat del edhe pyetja e te vertetes ,

    Protagora tha keshtu :… Kur u krijuan qytetet , njerezit duke qene sebashku nuk vendosnin dot kush kishte te drejte , sepse seicili mendonte qe kishte te drejte ne ate qe thoshte…
    Dhe keshtu qe po prishej jeta qytetare .. etj

    Athere Zeusi e pa kete remuje dhe vendosi tu dergoje njerezve poshte dy dhurata qe ishin Aidos dhe Dike

    Me pake fjale ,Aidos ishte turpi qe do te zinte njeriun nqs nuk bente detyren ndaj Atdheut , dmth Aidos te detyronte moralisht te shkoje te mbroje Atdheun ne lufte , apo kudo

    Dhe Dikes ishte respekti per te drejten e tjetrit , per te verteten qe thoshte tjetri dhe ti duhej ta pranoje , dhe kishte te bente dhe me aftesine per thene te verteten , apo per te dhene nje nendim per jeten shoqerore

    Dhe Zeusi i tha Hermesit :.. shko atje poshte dhe jepu njerezve keto dy dhurata qe te ndertojne nje shoqeri Demokratike te vertete

    Atehere Hermesi i beri nje pyetje gjeniale Zeusit :… Keto dhurata tua jap vetem disave , apo te gjitheve ?

    Dhe pergjigja e Zeusit ishte demokratike :… Jepua te gjitheve pa asnje dallim

    Dhe pastaj Protagora konkludoi :… Qe nga ajo kohe qe njerezimi mori dhuratat e Zeusit , cdo njeri ka aftesine te flase per politiken dhe ata qe e degjojne jane te detyruar moralisht nga Dike qe ta njohin dhe ta pranojne e respektojne te drejten e tjetrit

    Dhe mbi bazen e ketij gjykimi u ndertua e funkdsonoi Demokracia

    Sepse ne mund te jemi dy njerez qe themi te verteten sic e mendojme ne

    Por ai i treti qe na degjon duhet te kete ate Dike te Zeusit qe esht nje norme morale e cila e detyron te jete i pa aneshrm ne gjykim

    Ndersa kur behet fjale per te verteten ne rastet e penalizimit , aty hyn shkenca e Drejtesise , qe te zhbiron faktet qe te cojne tek e verteta

    Reply to this comment
    • Ylli November 29, 07:51

      Raimondi….duhej te shpjegoje fjalet greke Aidos dhe Dike.
      Aidos dmth Aidhija ne greqishten e re qe nenkupton neveri ose peshtirosje nga nje veprim i keq i dikujt.
      Dike dmth Dikios ne greqishten e re qe nenkupton njeri i drejte ne ate qe ben ose flet.
      Me duhet ti them z Moikom se i vetmi pushtet qe beri te pamunderen te zhdukte kujtesen ishte pushteti qe z.Moikom mbron ….pushteti komunist.
      Gjate 45 viteve emra ,ngjarje ,fotografi u zhduken ose u manipuluan nga komunistet.
      Si flisni per kujtese z.Moikom kur ju vete dhe komunistet pretendonin qe historia e vertete e Shqiperise fillon me 8 Nentor 1941 !!!.
      Gjithcka para kesaj data u trajtua sipas oreksit te injoranteve komuniste.
      Me vjen keq z Moikom por kontribuesit e manipulimit dhe tjetetsimit te historise ,jane ne konflikt interesi me te vertete.
      Ju z.Moikom dhe shoket tuaj e degjeneruat te verteten 45 vjet.
      Nese permendja e Pons Pilatit mendon se ju shfajeson nga kryqezimi 45 vjecar i historise e keni gabim.Larja e duarve nuk ju shkon.Ju dhe shoket tuaj komuniste u shplate trute shqiptareve 45 vjet.
      Me pelqen qe e mbylle me gjeniun e gjenive Nietzsche te cilin propaganda komuniste e zhduku 45 vjet nga bibliotekat e shqiptareve ,ose kujtesa e tyre.Meqe flet per kujtesen ….i nderuar profesor Zeqo.

      Reply to this comment
  5. Kasandra November 28, 14:38

    Kujtesa dhe vepra!
    Asnjë sistem nuk gjykohet nga ato që ka thënë për veten e vetë nëse nuk pasqyrojnë ato që ka bërë në jetë për popullin e vet. Vepra është e vërteta, vlera dhe dëshmia e bukurisë (ose shëmtisë) së shpirtit dhe mendjes njerëzore. Ajo është materializimi fizik në objekte të prekshme, siç është, fjala vjen, hidrocentrali dhe kënga për madhështinë, dritën dhe ndërtuesit e tij, ose partizani që dha jetën për liri dhe lapidari, piktura, kënga dhe jetëshkrimi i tij. Në themelin e kujtesës historike (ndërgjegjes) të një kombi janë përpjekjet për të mbrojtur territorin ku jeton, gjuhën që flet, të mirat materiale e kulturore që krijon. Kujtesa freskohet dhe forcohet me rikujtesat e shkuara dhe kujtesa të reja që lenë pas periudhat historike me veprat e tyre. Kujtesa i ndan ato që i shërbejnë kombit nga ato që e dëmtojnë atë dhe merr masat mbrojtëse përkatëse. Lufterat dhe fitoret nguliten thellë në ndërgjegjen e kombit, në mënyrë të patjetërsueshme. Nuk ka lexim më interesant për këtë temë se vepra e Ismail Kadaresë “Ura Me Tri Harqe” për rrugët e metodat e zhdukjes së kujtesës kombëtare nga pushtuesi për t’i mbajtur popujt nën pushtetin e tij, si dhe për rezistencën popullore. Edhe pasi “Komisioni i Festës” masakroi prijësat rebelë shqiptarë me katil-ferman, “ka prapë turbullira. Po kush i udhëheq? Prijësat e saj u vranë të gjithë. Kanë dalë të tjerë, vëlla, kanë dalë të tjerë, akoma më të tmerrshëm se të parët. Allah, si është e mundur…”, f.350. Kështu arritën Shqiptarët tek 28 Nëntori 1912.
    Emrin e ngatërruar të pushtuesit të huaj pesëshekullor për gjysmën e trojeve shqiptare Europa e zëvendësoi me katër emrat e fqinjëve tanë. Kujtesa për krimet është bërë tema e ditës në Europë. Ajo është thikë me dy presa. Populli që e heq në kurriz e di ç’është e mirë e ç’është e keqe, pavarësisht nga propaganda që bëhet. Sidoqoftë, me krimet të kujtdo qoftë le të merret drejtësia. Për shqiptarët gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, aty është krimi, dhe dhëmbi është fakti dhe kujtesa se kombi shqiptar nën pushtimin Osman ishte bashkë në kater vilajete deri në ditën e madhe të shpalljes së pavarësinë para një shekulli, por nuk e gëzoi. Temat nuk imponohen, ato vetëcaktohen nga nevojat kombëtare për të jetuar e përparuar së bashku!
    ” shumë popuj të mëdhej, pa folur për të vegjëlit, janë zhdukur gjatë shekujve, janë asimiluar nga popuj të tjerë,ose kanë përqafuar tërësisht kulturën e popujve më të mëdhenj…Historia ka regjistruar shumë fakte të tilla. Mbijetesa e popullit shqiptar si edhe fakti që ne jemi këtu, që gjuha jonë, zakonet, muzika, arti ynë origjinal dhe shumë interesant janë trashëguar të paprekuara nga njëri brez në tjetrin, provon se ne jemi një popull i lashtë dhe i pamposhtur.” (E.Hoxha, Vepra, Vëll.17, f.482 ose “”The Albanians and their Territories”, f.8). Gëzuar, të gjithë së bashku! Kasandra.

    Reply to this comment
  6. MH March 1, 00:00

    Ylli
    Si nuk te vjen turp e nuk jepni llogari qe u bat njeshk me pushtuesit nazifashiste duke e demostrue vetveten te gjithe tradhetare te atdheut.
    Tashti a ka zog nanet qe,ti kerkoj llogari nji tradhtar nji patriotit qe luftoi per lirin e vetvetes se vet ku tek shumica dermuese merte pjese i gjithe populli.Kjo spjegohet edhe nga % e te shkollumve me % e analfabetgjinjeve.Te shkolluemit ishin cfrytezuesit e popullit analfabetgjinje.Nga keto 10 % te shkolluemve dhe 90% analfabetgjinjet.Argat qe perdoreshin nga cfrytezuesit per te rrite mireqenien dhe komoditetin e jetes.Te pasurve i dhimbset jete per ta hedhur veten ne lufte.Keto duan ta gezojne jete,nuk i mungon asgja.Ndersa analfabetgjinjet bajne jete te veshtire mizerje.Ketyne nuk iu dhimbet jete per t’ia fal dreqit nji sahat e ma pare.Mirpo kur bahet thirrje per te luftue per atdhe,me i dal zot vatanit.Per te kene zot i fateve te veta.Nuk iu dhimbet jeta,por njikohesisht mendojne ta gezojne e ta duan jeten ma shume se ajka e te pasurve.Berisha vrau 4 veta per karrigen.Po jo per shtetin.Keshtu dhe te pasurit i dalin zot pasurise.Bashkpunojne me pushtuesit qe te marrin pushtetin dhurate nga pushtuesit nazifashiste te mos i hyje xhembe ne kembe e jo ma te vriten ne lufte qe e konsiderojne kete sipermarrje per veten si qeni ne rrush.Qendrojne “kaluar” pa shkrepur asnji pushke shendosh mire e bukur.I thone jetes,jete a je ma.Te arsyetosh simbas interresit asht veshtire te futesh ne lufte tue gezue pasuri te patundeshme.Bile nuk ka kuptim fare ideja per te lufue.Pse e bane pasunin per te humbur jeten ne lufte.Nuk shkon.Ndaj bahen bashkepunetore me pushtuesin dhe presin si zogu ne fole ushqimin nga prindi(pushtetin nga pushtuesi).
    Per ta ndar shapin nga sheqeri i kesaj ngaterrese llogarie.Jepni ju llogari pse tradhetuat dhe u bate njeshk me pushtuesin.Pa te japin llogari sundimtaret e 45 vjet pushtet “diktature” kjo e barabarte me ushtrimin e forces se ligjit kapitalist.Edhe ligji nuk asht dashamires.Por force e paster diktaturet.
    Une nuk i kam lyer duart me asnji lloje gjakut.Por,po te isha luftetar i nacinal clirimtares,kurr nuk do te jipja llogari pa dhane tradhetaret puthadoret me pushtuesit llogari.Pse tradhetuat .Pse u bate njeshk ne llogoren e luftes me pushtuesit kunder popullit tuaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*