Kujtime nga Lufta për çlirimin e Tiranës

November 20, 2017 09:46

Kujtime nga Lufta për çlirimin e Tiranës

Abaz T.Hoxha

Bëja pjesë në një batalion special që u krijua nga forcat e brigadës së parë, të pestë dhe të katërt. Ky u quajt batalioni i disiplinës dhe komandohesh nga Hajdar Aranitasi dhe me komisar Teme Sejkon. Detyra jonë ishte të përgatiteshim që pas çlirimit të ushtronim funksionin e policisë, ruajtjes së rregullit dhe të garnizonit ushtarak. U kthyem në Tiranë pranë shtabit ëe Korparmatës qe komandohesh nga Dali Ndreu me Komisar Hysni Kapon. Lufta për çlirimin e kryeqytetit iu ngarkua si kryekomandant Mehmet Shehut. Por partizanët mezi prisnin të futeshin në luftime.

Kërkesat e shtabit të batalionit tek shtabi i Korpoarmatës për të marrë pjesë në luftime u refuzuan disa herë. Por vetëm një herë na u dha rasti të futeshim në luftime duke i bërë pritë një reparti gjerman që marshonte drejt Tiranës. Luftimet u bënë te ura e Mulletit natën. Nuk qe ndonjë betejë e madhe, mbasi ne ishim në pozita të privilegjuara duke përfituar jo vetëm nga errësira e natës por edhe se ishim në pritë, pra ata u zunë në befasi.

Megjithatë gjermanët bënë një rezistencë të vendosur, por kushtet e tyre të disfavorshme bënë që ata të linin në fushën e betejës pesë të vrarë, për tërheqjen e trupave të të cilëve gjermanët bënë rezistencën më të madhe. Ata lanë prapa edhe dy makina ushtarake të cilat po vazhdonin të digjeshin. Nga ana jonë pati vetëm dy të plagosur. Megjithatë kjo na mbajti në gjendje lufte.

Kishim një muaj që nuk kishim marrë pjesë në luftime…

Pas kësaj morëm urdhër që të dislokoheshim në zonën e çliruar të Tiranës ku kishin filluar luftimet për çlirimin e saj nga një divizion që komandohesh nga Mehmet Shehu. U vendosëm pjesërisht në një vile në rrugën “Bardhyl”,pranë spitalit të sotëm infektiv dhe në ndërtesat e tjera dy-tre katëshe.

Një pjesë e Tiranës ishte çliruar. Luftimet bëheshin kryesisht në pazarin e ri dhe rrugën që më vonë u quajt “Rruga e barrikadave, vazhdonin deri tek fundi i Bulevardit “Musolini” dhe shtypshkronja, ish stabilimenti “Bashkimi”, sot “Zëri i Popullit”, ndërsa në jug ishte marrë pallati mbretëror dhe ishte frenuar sulmi nga një bunker gjerman që ishte në rrugën e Elbasanit, pak me sipër se atje ku është sot Fakulteti Histori Filologji.

Një qendër e fortifikuar ishte sheshi “Skënderbej” ku ishte vendosur një bunker me kupolën e tankut që rrotullohesh në 360 gradë dhe mbronte të gjitha rrugët që vinin drejt qendrës. Ky bunker ishte lidhur me një tunel nëntokësor me ish Bashkinë e Tiranës dhe bënte roje të pa-ndërprerë 24 orë dhe nuk lejonte që trupat partizane t’i afroheshin qendrës së qytetit.

Luftimet bëheshin  kryesisht natën ndërsa ditën shtinin vetëm pikat e fortifikuara gjermane në drejtim të stacionit të sotëm të trenit, rrugës së Durrësit, Kavajës, ndërtesës së sotme të universitetit si dhe në drejtim të rrugës “28 Nëntori” ku ishte ndërtesa e sahatit të Tiranës, vetëm kur ata shikonin ndonjë lëvizje edhe të vogël ose të ndonjë kafshe shtëpiake të trembur.

Batalioni ynë nuk u fut në luftime por kryente përgatitje dhe funksione patrullimi e kontrolli në lagjet e çliruara për të kapur ish spiunë dhe bashkëpunëtorë të armikut. Vetëm një natë, rastësisht, u ndodha në vijën e frontit në pazarin e ri së bashku me një n/komandant kompanie nga Skrapari që kishim dalë natën për të kontrolluar rojet tona të vendosura në pika të ndryshme të zonave të çliruara. Ishte një batalion i Brigadës së Parë kur filloi një bombardim i pa ndërprerë me artileri nga ana e gjermanëve.

Rrethimi i kryeqytetit po ngushtohesh përherë e më tepër

Një autokolonë gjermane që u përpoq të futej nga Krraba në ndihmë të trupave të rrethuara në Tiranë pothuajse u shpartallua plotësisht nga forcat e Brigadës të 15-të në Qafën e Krrabës dhe shumë pak prej tyre mundën të futeshin në Tiranë të bashkoheshin me forcat e tjera gjermane. Shumë prej tyre u zunë rob dhe u shkatërruan e u dogjën shumë makina ushtarake.

Po afrohej dita e sulmit vendimtar. Dy ditë para çlirimit u lejua edhe batalioni ynë të futej në luftime përkrah forcave të brigades së I-rë që kishte çliruar rrugën e Durrësit dhe po rrethonte Radio Tiranën në rrugën e Kavajës. Kompania jonë u rreshtua prej Radio Tiranës deri tek shtypshkronja sot Mihal Duri, ku është rruga e ambasadave. Unë me skuadrën time u ndodhëm në rrugicën më poshtë Radios, një rrugicë e shkurtër (Kont Urani) që nga prapa me disa porta e kalime të çonte ku është sot shtëpia e Reshat Arbanës.

Skuadër komandanti vendosi dy partizanë, njëri me automatik, në ndërtesën dy katëshe në anë të rrugës së Kavajës që lidhesh me rrugicën ku ndodheshim neve, ku është sot një shtëpi me dritare hekuri. Unë, që isha më i vogli, n’atë kohë 14 vjeç, kisha një automatik anglez që ma kishin dhënë mbas sulmit që bëmë mbi bazën e Abaz Kupit në fshatin e Shën Palit që ja u kishin hedhur aleatët me parashutë, ndërsa skuadër komandanti që ishte edhe i sëmurë me ethe kishte një pushkë të gjatë.

Ndodheshim nën një portë me hark të mbuluar me çati dhe brenda saj ishte një shtëpi e vogël njëkatëshe gjysmë e shkatërruar. Sapo futeshe te porta ishte një motoçikletë gjermane e rrëzuar dhe një gjerman i vrarë i shtrirë për tokë me fytyrën lart. Plumbat e kishin goditur në ballë dhe i kishin bërë një grope të madhe.

Një patrullë që mbronte krahët e gjermanëve tentoi të futesh në rrugicë duke përfituar nga errësira. Shoku im i urdhëroi të ndalonin dhe i pyeti se kush ishin. Njëri nga ata, që ishte shqiptar iu përgjigj se ishin nga shokët tanë. Dy shokët që ishin vendosur në vilën pranë rrugës zbuluan se ata ishin nga forcat armike, bashkëpunëtorë të gjermanëve dhe filluan luftimet nga të dy anët. Skuadër komandanti u plagos në dorë dhe pushka pothuajse i doli jasht-përdorimit, ndërsa njëri nga shokët që ishte tek vila ndërpreu zjarrin.

Të nesërmen morëm vesh se ai ishte vrarë, ndërsa shoku tjetër që kishte një automatik si timin po vazhdonte të qëllonte. Forcat armike u detyruan të tërhiqeshin por lanë në rrugë një tjetër të vrarë. Rrugica jonë ra në qetësi Vura re se skuadër komandantit po i rridhte gjak nga dora, përveç se ai ishte me temperaturë. I thashë të largohej në prapavijë nëpërmjet të një rrugice që duke kaluar në oborrin e shtëpisë ku banon sot Reshat Arbana të iu drejtohesh forcave të batalionit të Brigadës së parë për ndihmë. Mbeta në një pozitë të vështirë.

Një fëmijë i vetëm në vijën e frontit. Isha vetëm 14 vjeç. Pse ta mohoj edhe kisha frikë, por për tu larguar as që nuk mund ta mendoja mbasi krijohej një e çarë ku mund të futeshin forcat gjermane. Siç përmenda partizanët e tjerë të skuadrës ishin vendosur deri te stabilimenti tipogafik. Edhe trupi i gjermanit të vrarë pranë meje e shtonte këtë frikë. Gjermanët e mbushën qiellin me fishekzjarrë me synimin për të zbuluar vendet ku ndodheshin forcat tona. Nën dritat e fishekzjarreve trupi i gjermanit të vrarë të shtonte më shumë frikën. Ndërkohë gjermanët filluan një sulm në të gjithë rrugën e Kavajës edhe me tanke e autoblinda me synimet për të liruar rrugën e kalimit.

Në rrugicën ku isha unë u duk një tank që po qëllonte pa ndërprerje me fishekët dum-dum që të kallnin frikën. Dola në qoshen e portës dhe fillova të qëlloja me automatik. Por çfarë mund ti bënte një automatik tankut gjerman. Ai vetëm sa të zbulonte grykën e zjarrit. Pa pritur nga oborri i shtëpisë erdhi një partizan i cili mbante një mitraloz të lehtë. Nuk e njihja por dija që bënte pjesë në kompaninë tonë. Edhe ai me mitraloz në dorë filloi të qëllonte pa ndërprerje drejt tankut. Shoku tjetër që ishte tek vila po qëllonte edhe ai me automatikun e tij dhe në tërheqje e sipër automatiku i tij u ndërpre.

Të nesërmen pamë që edhe ai ishte vrarë në përpjekjen për të kapërcyer një mur. Kështu që ne mbetëm vetëm përballë një kodre metalike që ishte tanku. Mitralieri hodhi një bombë dore në drejtim të tankut.. Ndërkohë edhe automatiku im u bllokua dhe pushoi së qëlluari. Kishte harxhuar afro gjysmën e karikatores dhe ishte nxehur dhe nuk funksiononte më. Ishte nga ata automatikët që u thoshim “teneqe” shumë të lehtë në peshë me mbajtësen prej teneqeje të prodhimit anglez.

U ula në gjoksin e gjermanit të vrarë i hoqa karikatoren automatikut dhe vendosa një tjetër. Fillova përsëri të qëlloja por pas pak automatiku përsëri u bllokua. Mbetëm vetëm me një mitraloz. E ç’mund ti bënte tankut një mitraloz i lehtë,vetëm zhurmë dhe që nuk lejonte daljen e ushtarëve gjermanë për të ardhur në drejtimin tonë. Tanku ndonëse shumë ngadalë por po na afrohej.

Nuk kishte rrugë tjetër ose duhej të luftonim sa të vriteshim ose duhej të kërkonim ndihmë në forcat e Brigadës së parë. Vendosëm këtë të dytën dhe çamë në errësirë në anën tjetër të rrugës dhe nëpërmjet të oborrit të shtëpisë që përmenda ku banon sot R.Arbana iu afruam Radio Tiranës.

Aty u ndodhëm përballë me një komandant batalioni të Brigadës së parë. I treguam situatën e vështirë që ishim, por ai na urdhëroi prerë të ktheheshim në pozicionin tonë që të mos linim rrugën bosh. Ishte urdhër ushtarak dhe në gjendje lufte. Pra nuk diskutohesh. U detyruam të ktheheshim përsëri dhe ndërsa unë i ulur mbi trupin e gjermanit të vrarë çmontova automatikun dhe po merresha me të shoku im mitralier vazhdonte të qëllonte për të bërë vetëm një terror psikologjik mbi gjermanët që nuk e dinin çfarë forcash kishin përballë. Nga mbrapa shtëpisë u afrua një hije.

Shpejt e morëm vesh se ishte një shok i ynë i cili mbante në krahë një partizan të plagosur pa ndjenja të cilin një nga plumbat e tankut pak më poshtë i kishte copëtuar gjurin dhe po i rridhte gjak dhe ai kishte humbur ndjenjat. Në errësirë e ndihmova dhe kaluam përsëri pranë Radios ku ia dorëzuam partizanin forcave të brigadës së parë dhe vetë u kthyem ku ishim. U bëmë tre, me gjithë skuadër komandanti e plagosur por në fakt aktivë ishin dy mbasi automatiku im vazhdonte të mos funksiononte. Gjithë rruga e Kavajës po buçiste nga një zhurmë e madhe.

Një përzierje të shtënash të armëve të ndryshme dhe zhurmës së makinave, autoblindave dhe tankeve që mbushën rrugën dhe po përpiqeshin të largoheshin duke marrë parasysh rrezikun. Qëllonin majtas djathtas përpara bile edhe në drejtim të shtëpive rreth rrugës duke bërë terror.

Tanku i rrugicës sonë më në fund iu bashkëngjit kollonës gjermane që po shkonte drejt ndërtesës ku më vonë do të ishte Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë. Disa ndërtesave përballë Stabilimentit poligrafik u vunë zjarrin. Pjesa kryesore e forcave të tyre po grumbulloheshin në aeroport dhe po prisnin për të ardhur të gjithë forcat e tyre për të ndërmarrë rrugën në drejtim të Shkodrës.

Po agonte mëngjesi. Dolëm në rrugën e Kavajës ku gjendeshin shumë trupa, ushtarakë e civilë, të vrarë në rrugë dhe trotuare. Gjermanët po tërhiqeshin në drejtim të aeroportit të Tiranës. Bashkë me shokun tim kaluam në anën tjetër të rrugës së Kavajës karshi shtypshkronjës ku ishte një rrugicë dhe pranë një shtëpie që ishte duke u djegur.

Një nuse e re po ulërinte pranë trupit të burrit dhe babait të saj të vrarë gjatë natës nga gjermanët. I kishin vrarë burrin dhe babanë dhe shtëpia ishte kthyer në gërmadhë e vazhdonte të digjej. Partizani u përpoq ta qetësonte por gjermanët ishin ende rrotull dhe na duhesh të mbroheshim edhe nga mbrapa murit. Ishte një skenë makabër që më është fiksuar në memorie.

U dha urdhri që të vazhdonim ndjekjen e gjermanëve në drejtim të aeroportit të Tiranës. U futëm në oborrin e ndërtesës që më vonë u bë Instituti i shkencave. Befas para meje u ndodh një trup i shtrirë përmbys që çuditërisht edhe syzet i mbante ende në sy dhe nuk ishin thyer ndonëse ai ishte vrarë nga gjermanët atë natë. Sidomos natën e fundit gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre bënë shumë krime në popullsinë civile, ç’gjenin përpara i pushkatonin.

Nuk kishim kohë. Duhej vazhduar ndjekja. Morëm urdhër të ngjiteshim në katin e dytë, në tarracën e ndërtesës dhe andej të qëllonim në drejtim të gjermanëve që po grumbulloheshin drejt aeroportit. Zura pozicion në një qoshe të tarracës dhe fillova të qëlloj. Por automatiku im përsëri u bllokua. U ula poshtë parapetit të tarracës dhe fillova përsëri të merresha me automatikun. Gjatë natës kisha grumbulluar 7 karikatorë që mezi i ngrija. Më ishte bërë një mani për të grumbulluar sa më shumë fishekë ndonëse për moshën dhe trupin tim të vogël ishin një barrë e madhe.

Gjatë natës disa partizanëve të tjerë që kishin të njëjtin automatik u ishin bllokuar dhe kishin hedhur ata dhe karikatorët e kishin marrë pushkë të gjermanëve të vrarë për të vazhduar luftën. Por unë pushkët gjermane mezi i ngrija dhe ishin tepër të gjata. Një partizan që e shihja për herë të parë aty në tarracë, një trup madh që ndoshta ishte i brigadës së parë më ngacmoi ndërsa vazhdonte të qëllonte në drejtim të gjermaneve:

-Pse i mbledh ato karikatorë për të lozur me to pas luftës?. E pashë me inat ngaqë automatiku nuk punonte dhe iu përgjigja:

-Ke hakë ti se shiko sa je, por unë duhet të qëlloj me breshëri derisa nuk më janë afruar armiqtë se po m’u afruan më shtrydhin me dorë.

Ai qeshi dhe vazhdoi të qëllonte. Batalionet e brigave partizane po ngushtonin rrethimin e aeroportit ndërsa gjermanët nisën largimin me mjete e tyre të blinduara në drejtim të Shkodrës.

U kthyem dhe shkuam në rrugën “Kont Urani”në ndërtesën e Radio Tiranës. Në katin e dytë ndodhesh një thes me sheqer i lënë nga gjermanët. Deshëm të hanim, sheqeri ishte një gjë e rrallë dhe kishim kohë që nuk e kishim provuar, por komandanti i kompanisë na ndaloi.

-Mos prekni asgjë, na tha. Sheqeri mund të jetë i helmuar.

Brenda ishte një kaos i vërtetë. Karrige dhe tavolina të thyera dhe të hedhura tutje e tu, dritare me xhama të thyer sikurse dhe mikrofonë e altoparlantë të hedhur sa andej këndej.

Ndërkohë një shoku ynë na solli një lajm tronditës. Partizani që ishte gjatë natës duke luftuar tek shtypshkronja ishte plagosur rendë nga predhat e një tanku që i kishte copëtuar gjurin e këmbës. Kish vdekur në spital nga hemorragjia. Ishte një partizan 16-vjeçar nga Përmeti i cili kishte pak kohë që kish ardhur në repartin tonë dhe e kishte betejën e parë që merrte pjesë, por kishte krijuar një simpati të veçantë tek të gjithë shokët për sjelljet, devotshmërinë dhe korrektesën e tij shembullore prandaj vrasja e tij shkaktoi një dhimbje të rëndë tek të gjithë.

Morëm urdhrin që disa patrulla partizane të shpërndaheshin nëpër rrugët e Tiranës dhe të ndalonim popullsinë të dilte nëpër rrugë për ti mbrojtur se mos gjermanët kishin bërë minime për të shkaktuar terror dhe hakmarrje. Mua me Lirinë, një partizane trashaluqe dhe optimiste, e qeshur dhe e shëndoshë të cilën më vonë nuk kam patur mundësi ta takoj më, na caktuan të kontrollonim rrugën e Kavajës nga shtëpia e oficerëve deri ku ndodhet sot Poliklinika Nr.9 si dhe rrugicat që lidheshin me të.

Në hyrje dhe shkallët e shtëpisë së oficerëve ishte një kasapanë e vërtetë, mbushur me trupa, kryesisht oficerë dhe nënoficerë gjermanësh të vrarë. Tek tuk midis tyre ishte edhe ndonjë civil nga bashkëpunëtorët e tyre. Skena të llahtarshme por në zjarrin e luftës këto të duken normale, kur mendon se një natë më parë vetëm në skuadrën time ishin vrarë dy partizanë dhe skuadër komandanti ishte plagosur.

Pra brenda nesh ziente ndjenja e hakmarrjes. Përballë, në trotuarin ku fillon rrugica ku sot ndodhet shkolla “Kristoforidhi”, ishte një nën oficer gjerman i plagosur rëndë që po bënte frymëmarrjet e fundit. Gjysmën e trupit e kishte në trotuar dhe kokën poshtë në rrugë. Edhe atë e shikonim me ndjenjën e urrejtjes.

Na ishin shuar gati në zero ndjenjat e dhemshurisë të kohës së paqes, ndonëse edhe ai ishte bir i një nëne që priste ta shihte pas shumë vjetësh ti kthehej, edhe ai ishte një viktimë e një regjimi kriminel diktatorial. Unë isha ende një fëmijë 14 vjeçar, një njeri që para se të shkoja në male më dhimbsej edhe therja e një pule. Por lufta është e egër, ajo pa dashur të kthen në një bishë të pa-përmbajtur.

Ajo ka vetëm një ligj: përballë kundërshtarit po nuk e vrave ti atë, do të vrasë ai ty, pra ndjenja e vetëmbrojtjes të bën të mos e përfillësh krimin, prandaj e shikuam me mospërfillje nënoficerin gjerman që hiqte shpirt dhe vazhduam rrugën përpara. Lufta vazhdonte, ishim futur në vorbullën e saj, nuk kishte kohë për sentimentalizma.

Rruga deri tek shtypshkronja ishte përsëri e mbushur me objekte të braktisura dhe tek tuk edhe ndonjë të vrarë e të plagosur. Shkonim nëpër familjet dhe i këshillonim të mos dilnin se ishte me rrezik. Por sa na shikonin burra, gra,t ë rinj e të reja na hidheshin për qafe na puthnin e përqafonin dhe derdhnin lot. Këto ishin lotët e fitores.

Na ftonin brenda dhe na qerasnin me ato pak gjëra që kishin mundur të shpëtonin. Ishte një atmosferë gëzimi dhe hareje, ne u bëmë si njerzit më të afërt të  tyre. Sytë e tyre shkëlqenin nga gëzimi, ata më në fund kishin shpëtuar nga ankthi e frika, nga terrori e persekutimi dhe tërbimi gjerman sidomos i ditëve të fundit të largimit të tyre.

U ndodhëm në një shtëpi përdhese. Dy vajza të reja na u afruan, na përqafuan dhe qanin me të madhe. Morëm vesh se ishin motrat e Qemal Stafës, e heroit tonë të luftës që ishte bërë simbol për të gjithë luftëtarët e lirisë, që jehona e emrit të tij kish shkuar në çdo familje shqiptare, që këngët për të këndoheshin që nga fëmijët deri te pleqtë.

Ato nuk donin të na lëshonin, iu dukesh se ishte kthyer Qemali i tyre, qanin dhe na përqafonin. Por ne duhej të largoheshim se duhej të mbronim qytetarët të mos dilnin në rrugë sa të jepej urdhri se nuk kishte rreziqe. Boll u vranë në luftë. Duhej të ndalonim çdo viktimë tashti pas fitores, nuk duhej që edhe fitorja të kthehej në një mallkim.

Gjithë banorët nuk dinin si të na përgëzonin dhe na ofronin çdo gjë që u kishte mbetur por ne duhej të vazhdonim kryerjen e detyrës.

Gjatë natës, nga reparte të veçanta xhenierësh që ishin përgatitur gjatë luftës, u kontrolluan të gjitha rrugët se mos kishte minime.

Të nesërmen më 17 nëntor, që herët në mëngjes, rrugët e kryeqytetit u mbushën me partizanë e popull që festonin me hare. Përqafime të pafundme nga njerëz krejt të panjohur, buçitën këngët dhe vallet partizane nëpër rrugicat dhe sheshet që nuk prekeshin nga bunkeri gjerman i vendosur në qendër.

Ndonëse kryeqyteti praktikisht ishte çliruar bunkeri gjerman në qendër të Tiranës vazhdonte të rezistonte dhe u bë një rrezik për forcat partizane dhe popullin. Ai rezistoi disa ditë derisa iu mbaruan municionet dhe furnizimi dhe pastaj ata dolën nëpërmjet të tunelit që i lidhte me Bashkinë e Tiranës.

November 20, 2017 09:46
Komento

13 Komente

  1. Lisi November 20, 12:02

    ….. Ke marr’ pushkën e ke dal’ né mal ,
    o i vogël , o partizan……
    Abaz !
    Kjo këngë e famëshme për ty është shkruar ?
    Rrofsh , Abaz Hoxha , u emocionova shumë , bravo të qoftë !

    Reply to this comment
  2. intelektuali November 20, 17:25

    MOS MORE QERRATA SE NA E BONE TIRONEN SI STALINGRADI!

    Sidomos na preke me motrat e Qemal Stafes qe Enveri e spiunoi tek fashistet me pabesi pederasti. Aq shume u mallengjyem sa ja falem Edvin PARTIZANIT te Enverit mekatet me Sajme Qorrin e Habilajve se jane me biografi te mire komuniste edepsezet e Vlores heroike.

    MIRE MEHMETI PO ENVERI KU ESHTE NE KETE SHKRIM?

    Reply to this comment
  3. Guri Shyti November 20, 17:30

    Keto kujtime, te shkruara me thjeshtesine dhe vertetesine e nje pjesetari heroik, te nje deshmitari ne vete te pare te Luftes per çlirimin e Tiranes, jane fakte qe hedhin poshte me neveri te gjitha mbroçkullat e pinjolleve te bashkepunetoreve te nazisteve se “në Tirane nuk eshte luftuar”, se “nazistet iken vete nga Tirana”. Apo mos edhe ky partizan 14-vjeçar, qe ka luftuar vete dhe nuk ia kane treguar si perralle ne nje nate dimri Luften e Madhe, mashtron duke metuar t’u mbushe mendjen lexuesve, siç do te donin te thoshin pasardhesit e denigruesve te Luftes Partizane. Lexoni, mashtrues, dhe binduni se paraadhesit tuaj ishin vendosur ne rreshtin e gabuar te historise.

    Reply to this comment
    • Shkembi November 21, 05:16

      Sa mund t’i besohet nje 14 vjeNarite atehershem qe tani shkruan roman. Qe domethene sa mund te merret per i vertete nje roman letrar. Po te ishe ushtarak me profesion do e kuptoje se ç’domethene te luftosh dhe ta organizosh luften.

      Reply to this comment
  4. ELIOT November 20, 18:20

    BRAVO O ABAZ ..PO KU ISHTE TI DHE ENVERI MEHMETI KUR ABAZ KUPI I LUFTOI ITALIANET NE 39 NE DURRES ….. APO PRITET QE GJERMANET TE TERHIQESHIN … DHE BETE KERDINE … NE TIRANE KISHTE 2 MOTORCIKLETA DHE 30 GJERMANE PERSE SII SULMUAT ME PERPARA GJERMANET NE 1942 OSE 43 NE TIRANE NE DURRES …. APO PRITET QE AMERIKANE ALEATET TE SHPARRTALLONI BATALIONET E HITLERIT …DHE JU HYTE NE DASEM …NE 5 TE MENGJEZIT ..KUR MBAROI LUFTA …. KISHA 2 GJAJALLARE PARTIZAN DHE ATO KURRE S E SHKREPEN PUSHKEN ….SEPSE LUFTA MBAROI NE EUROPE NE 44 …HE GJERMANET QE U NDODHEN NE SHQIPERI VININ NGA GREQIA …SEPSE PO TERHIQESHIN NGA EUROPA …RUSIA NE 1943 I VURI PERPAPRA …ALEATET NE 6 QERSHOR TE 1944 NE NORMANDIE I DHANE GODITJEN E FUNDIT ….. HITLERI SKISHTE ME FORCA REZERVE … DHE PER TE MBROJTUR FORCAT NE BUNKIERIN E TIJE COI FEMIJE DHE PLEQ …. DHE SI E KUPTON TI VETERAN QE E GJITHE EUROPA U CLIRUA NE 1945 …. ESHTE KOECIDENCE APO SE U TERHOQEN VETE GJERMANET … …PRANDAJ MOS BENI ELUZIONE ….PA AMERIKEN TI VETERAN PA PERVOJE DHE DISA COBANE PARTIZANE …. GJERMANET DO TE JETONIN EN SHQIPERI PER 50 VJET TE TJERA .. DHE JO ENVER FRIKACAKU DHE MEHEMT TRIMI …QE VRAU VETEN SI MIJ I LAGUR … QE DO TI VINTE PERPARA GJERMANET ……. NENA IME TIRONSE E VJETER …. ME TREGONTE ..KUR MOTORCIKLETA E GJERMANEVE KALONTE NE TIRONE …. PARTIZANET TRIMA E LININ VRAPN MBAS MALIT TE DAJTIT …PRANDAJ KUJTIMET E TUAJA JANE MARRE NGA LUFTE E SPANJES … APO E VJETNAMIT ……. MERCI VETERAN …..

    Reply to this comment
    • Xxx November 23, 21:47

      O Eliot nga keto qe shkruan kuptohet menjehere qe jo ndonje liber historie ske prekur me dore po as filma me gjermane e balliste ske pare. Po ku kishte gjermane ne 42 ne Shqiperi i derdemen? Gjermanet hyne ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise ne shtator te 43. Ik be cicin tani dhe kupto nje gje, qe pa prekur liber me dore nuk meson njeriu.

      Reply to this comment
      • ELIOT November 24, 14:13

        x x x ;; nuk e kupton shqipen apo je qorrrrr ;; e kam shkruajtur qe italianet ne 39 more QORRR. DHE UNE HISTORINE E LEXOJ NE GHUHEN E MOLIERIT COPE KATNARI ..SA KAM LEXUAR UNE PER HISTORINE ..TI DHE RRACA JOTE COBANESH SI KENI MESUAR KURRE ….. PRANDAJ TI BEJ SHUREN NE KANOCE COPE FSHATARI JE SUIS A PARIS TETE DE BITE . DHE KY KACI NGA BERATI … NJEREZIT E MIJE TIRONSA NUK BENE KOT SIKUR LUFTONIN ME HIJET …. .NUK E KISHIN PER QELLIM TE GENJENIN FSHATARET COBANE ME PREMTIME BOSHE SIC BENE FASHISTAT KOMUNISTA ..JOO DHE NUK ISHIN BUDALLENJ TE PERFUNDONIN NE GROPAT MBAS DAJTIT SI MINJ … NGA ENVER HITLERI ….. I PE SI MBARUAN TRIMAT E LUFTES ??????? MEHMETI BEQIRI .. VASIL SHANTO … SKIFTER KELLICI DHE ME QINDRA ..TE TJERE QE I VRAU HITLERI I BALLKANIT …. JO SDINKE SHQIPE MORE PIONIER ….. E PASKE BERE SHKOLLEN ME MIQ …NUK CUDITEM …..SI SHUME BAJGA TE CIVILIZMITI… BOLSHEVIKE …DHE MOS I NGATERRO DEMOKRACINE ME BALLISTET SI ENVERI ..

        Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku November 20, 21:59

    Po ky e thote vete or trupjerdhur, qe kishin nje muaj qe nuk luftonin, demek e thyenin me dysh duke u vertitur andej kendej, dhe pastaj bamb me heroizem cliruan Tiranen nga tre gjermanet qe mbanin bunkerin ne mes te atij qe eshte Sheshi Skenderbej, e mo ay sheshi qe e ka shtruar me pllaka banje Erion Amhedinaxhadi.

    Reply to this comment
  6. demo November 23, 15:52

    Luften e bene RAF i englez qe bombardoi koillonen gjermane qe vinte nga Greqia.Katundaret partizane,atehere u cfaqen si krimbat e kufomave mbi gjermanet e masakruar nga bombat angleze.Kishte dy marreveshje per mossulmim midis drejtuesve komuniste dhe oficereve Gjermane.Ashtu si kishin nenshkryar edhe terroristet e Napoleon Zerves nje pakt mossulmimi me gjermanet.Cudia eshte se autokollones gjermane i zune prite ne Konispol,meshkujt e Camerise,duke lene ne duart e Zerves grate dhe femijet.Gjermanet u terhoqen ne rregull te plote nga Tirana dhe lane nje praparoje prej 36 luftetaresh qe mbrojten Tiranen,gjersa fundi i autokoiloines kaloi uren e Matit.Ato 72 roberit qe thuhej se kapoi ushtria partizane ne Tirane,ishin antifashiste gjermane te nxjerre nga kampet e perqendrimin dhe te mobilizuar ne fund te luftes,Ata u arratisen nga Korfuzi ne Sarande dhe iu dorzuan komunisteve shqiptare,qe i trajtuan si rober lufte.Lexoni historianin tuaj Mar-Engl-Len. per kete fakt.Terroristet partizane u versulen mbi Tirane si shallvaret e Haxhi Qamilit kur pushtuan Durresin.Per pushtimin komunist,terrorist te Tiranes mund te jene gezuar katunaret e Pezes,katunaret e Sharres,por jo populli qytetar i Tiranes,qe pervec masakrave te bombave engleze mbi popullsine civile,vuajti edhe tmerret e batalionit ndeshkues te brigades I,te udhehequr nga krimineli Kristo Themelko,qe arrestonte intelektuale,tregtare,ish oficere te Zogut,me nje liste te perpiluar me pare nga Enver Hoxha dhe majori jugosllav Vojo Todorovic..150 tiranas,pa shkak e pa dije,pa gjyq e pa arsye u nxorren nga shtepite e tyre “per nje sqarim”dhe u zhduken pa nam e nishan.U zhduken edhe ca shoqe tona ilegale te ngushta te Nexhmijes,qe e paten strehuar kete kur ishte ne ilegalitet.Keto u gjeten lakuriq te coptuara ne kazanet e hedhurinave te spitalit te Tiranes.As sot nuk eshte marre vesh arsyeja e ketij makabriteti.Nipi i Qemal Stafes,Veli Stafa(i riu) eshte gjalle dhe mund te spjegoje mjaft mire perse motrat e Qemal Stafes nuk e pranonin Enver Hoxhen ne shtepi per 5 Maj.Ketij Abazit 14 vjec coban me dhi,mund t`i jene dukur lotet e nenave Tiranase te terrorizuara si lot gezimi,por 45 vjet clirim partizan,Tirana e tradites vetem ka ofshare kunder terroristave te kuq.

    Reply to this comment
    • Kamunisti November 23, 23:25

      Demo po ti qenke fashist! 2400 gjermane te vrare ne Shqiperi cfare ishin sipas teje dezedtore te aratisur? Dokumentat gjermane flasin per 2400 gjermane te vrare. Ne te gjithe Evropen pati ndershkime pa gjyq ditet e para pas clirimit per bashkepuntoret e nazisteve. Po te shohesh numrin e te pushkatuarve ne France, Norvegji, Danimarke etj ne raport me popullsine, numri i te ndershkuarve ne Shqiperi eshte sh here me i vogel. A ka pasur dhe te pafajshem!? Natyrisht qe po! Ne kontekstin e atyre diteve pas nje pushtimi 4 vjeçar nje fenomen i tille do ishte i pashmangshem. Ju po thoni; “Populli shqiptar dhe ai Tiranas nuk i gezoi çlirimit!” Perveç sipatise per fashizmin e nazizmin te cilin e shfaqni hapur, te pakten tregoni pergjegjshmeri patriotike ne gjykim. Nqs do ta marim te mireqene kete qe ju thoni ateher Venizelos ka pasur te drejte kur ne koferencen e paqes deklaroi se: “Shqiptaret ishin bashkepuntore te fashi-nazizmit dhe per kete arsye dhe Greqia u agresua nga toka shqiptare!” Nje pohim i cili do te vinte ne rrezik teresine teritoriale te Shqiperise ashtu sic ndodhi me Rumanine, nqs Enver Hoxha nuk do kishte mbrojtur me dinjitet dhe drejtesi e vertetesi historike te kunderten. Me te njejten llogjike u masakruan e u debuan shqiptaret e Çamerise te cilet, ti ne koment gati sa nuk i quan budallenj pse sulmuan kolonen gjermane dhe lane grate e femijet ne duart e grekeve edhe pse sot kjo sjellje e çameve dhe batalioni partizan i Çamerise na jep argument per ti provuar grekeve se kolaburacionizmi ne radhet e cameve nuk ishte i permasave qe mund te justifikonte masakrat mbi kete popullsi nga monarkofashistet greke te Zerves. Ju sot po mbani te njejtin qendrim te gabuar qe mbajten dikur dhe eterit tuaj duke i cilesuar gjermanet si thjesht kalimtare ne Shqiperi dhe per kete arsye lufta do te ishte dicka jo e dobishme e cila ne kushte neutraliteti do te mbronte djalerine shqiptare (sipas logjikes ballisto-zofiste), nderkohe kur aleatet kerkonin perfshirje direkt ne lufte kunder gjermaneve. Lufta e frontit n.c. beri qe partizanet te fitojne besimin e aleateve qofte nga pikpamja logjistike ashtu dhe propagandistike duke u dhene mundesi per dobesine e mefshtesine e “nacionalisteve” kalimin e pushteti me te drejte komunisteve.
      Historite e luftes i tregojne ata qe i kane perjeruar dhe luftuar. I di i gjithe populli. Natyrisht ata si puna jote jane te prirur ti mohojne por kjo faze kalimtare e trazicionit te permbysjes se vlerave dhe pompimit te sforcuar te antvlerave do kaloje me kohe dhe mendjekjelltesia pa ngarkesa personale politike e ideologjike do i jape vendin e vet gjithkujt ne histori.
      Diçka ngelet sot e mot. Partizanet i kane heronjte dhe deshmoret e tyre, ju ku i kini??
      Na thoni nje emer ballisti apo legalisti apo çfaredo tjeter gjoja nacionalist i cili ka rene ne beteje kunder nasisteve??
      Duke mohuar lanc nuk beni gje tjeter veçse ecni ne nje linje me qarqet monarkofashiste greke e shoviniste serbe.
      Profkat me Miladine e Dushane nuk mund te zbehin heroizmin dhe luften anc te popullit shqiptar. 5 vite “dashurie” me jugosllavet nuk mund te sfumojne 40 vite armiqesie te Enver Hoxhes me ta. Denoini eterit tuaj moralisht per qendrimin gjate luftes ashtu sic i kemi denuar dhe ne te majtet persektimit pa shkak te sistemit te kaluar. Asnje gjerman sot nuk flet pa u skuqur e turperuar me pare per luften qe bene eterit e tyre. Vetem ne Shqiper ndodh qe bashkepuntoret e fashizmit e nazizmit te dekorohen nga nje president karagjoz.
      NACIONALISTI (JO KOMUNISTI) I VERTETE NE GJITHE KETE HISTORI NE MENYRE TE PADISKUTUESHME ESHTE ENVER HOXHA.

      Reply to this comment
      • ELIOT November 25, 12:19

        KOMUNIST …I KE SHTUAR 2 ZERO SHIFES ..2400…. EDHE NE PARIS U VRANE VETEM 50 GJERMANE DHEE JO NE SHQIPERI .. PRANDAJ MJAFT ME BARSALETA …. SJEMI ME FATOSA .. CETAT PARTIZANE U FORMUAN KUR LUFTA PO MBARONTE ..LUFTEN E BENE AMERIKANET ANGLEZET . ALEATET …. VETEM NE NORMANDIE NE 6 QERSHOR TE 44 U VRANE 10 MIJE AMERIKANE ..ME EMRA DHE MBIEMRA …. SA BENE ALEATET NE NJE DITE SBENE PARTIZANET GJATE GJITHE LUFTES …. MESO HISTORINE KOMUNIST … ANALFABET … ?? DHE DICKA QE SE DIN NDOSHTA … SA VRANE BOLSHEVIKET NE EUROPE …SVRAU AS HITLERI .. PRANDJ TE … PIQU PAK …DHE ENVERI ISHTE TRADHETARI ME I MADH I SHQIPTAREVE …AI U KUJDESTE VETEM PER SURRATIN E VET …

        Reply to this comment
  7. demo November 23, 16:30

    Qytetaret tiranas gezuan shume ne 17 nentor 1944,kenduan dhe hoqen valle sipas vargut te urte popullor:Kercen prifti nga belaja/I miri nga maskaraja.

    Reply to this comment
  8. Kaci November 23, 21:34

    Ja dhe demokracia ja dha me ne fund mundesine per te folur minjeve balliste ne komentet me lart. Po ata baballaret e gjysherit tuaj ku ishin kur po clirohej Tirana i shurrake?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*