Kujtimet e Bedri Spahiut: Zogu përgjon, përndjek dhe zhduk kundërshtarët

September 5, 2017 11:14

Kujtimet e Bedri Spahiut: Zogu përgjon, përndjek dhe zhduk kundërshtarët

Bedri Spahiu: Tirania e Zogut, si çdo Tirani u paraqit si qeverisje e popullit dhe kundërshtarët e saj i paraqiste si tradhtarë të Atdheut. Por duke injoruar opozitën, u krijua kontradikta ndërmjet asaj që propagandohet dhe realitetit objektiv. Pse Mehdi Frashwri thoshte se do të bënte Zogun të shëtiste në bulevard me bastun në dorë

 …(Vijon nga numri i kaluar)

 Përgjimi dhe ndjekja e rregjimit

Kryengritja mbi bazë të reparteve ushtarake është një puç. Udhëheqja e një kryengritjeje ushtarake nuk ka nevojë për partizanë. Asaj i duhen vetëm aq njerëz të inkuadruar me armatimet përkatëse, sa janë të domosdoshëm për të marrë në dorë fuqinë shtetërore dhe aq befasi, shpejtësi dhe vendosmëri sa është e nevojshme që të zbatohet plani i saj i kryengritjes, të paralizohen kundërshtimet eventuale dhe të mos i jepet kohë të ndërhyjnë repartet e pa inkuadruara në veprim, në favor të tiranisë. Komprometohet befasia ose edhe vetë shpërthimi i kryengritjes ose suksesi i kryengritjes, nëqoftëse udhëheqja e bazon kryengritjen në një sqarim politik paraprak të vartësve të saj. Në puçet ushtarake vartësit veprojnë si automatë dhe pikërisht kjo është ajo që duhet që kundërshtari të mos të marë iniciativën dhe të arrestojë udhëheqjen e puçit dhe që të kapet në befasi.

Bedri Spahiu

Ne, komunistët nuk i kishim venë vetes një detyrë puçi. Ne ishim oficerë (aspirantë) që sapo kishim lënë bangat e shkollës dhe në çdo rast  oficerë subalternë që një ide afashinuese siç ishte komunizmi na kishte bërë për vete, na kishte bërë apostuj të saj dhe na jepte krahë; ne ishim një grup të rinjsh, që një dashuri e pa interes për popullin, një dhemshuri rinore për të varfërit e të shtypurit, një ndjenjë e fuqishme abnegacioni na bënte të përbuznim privilegjet, rehatinë e mirëqenies, të mos përfillnim rreziqet dhe t’i sfidonim burgun, torturat dhe vdekjen për të përhapur idenë komuniste, për t’u hapur njerëzve perspektivën e një të ardhme të ndritur, për të përgatitur udhëheqësit e kësaj së ardhme. Nëqoftëse udhëheqësit e puçit, për të siguruar suksesin e revolucionit, duhet të mos ekspozohen në një punë propagandistike, ne komunistëve na duhej pikërisht të bënim propagandë, të determinonim një inkuadrim ideor brenda inkuadrimit ushtarak dhe prandaj detyrimisht të komprometoheshim. Në se Tirania ka prej natyrës së saj kudo spiunë profesionistë (me pagesë), në ushtri spiunët janë vullnetarë. Por fundi i fundit, po përdore livando (parfum) do biesh erë. Me konspiracion mund të ruhen shokët, por nuk mund të ruhet vetvetja. Propagandistit i duhet të flasë dhe fjala është objekt përgjimi. Komunisti në ushtri i duhet të përpunojë njerëzit dhe spiunët përpunojnë atë. Atij i duhet të zbulojë spiunët dhe spiunër nga ana e tyre përpiqen të penetrojnë në rradhët e komunistëve. Është një luftë e përditshme ndërmjet komunistëve dhe rregjimit, nga e cila të dyja palët dalin të mundur dhe të dyja palët dalin të fituara. Rregjimi del fitues se më në fund i arreston komunistët dhe individualisht komunistët  humbasin se zhduken nga qarkullimi. Por njëkohësisht komunistët janë fitonjës dhe rregjimi ka humbur në këtë mes jo vetëm se arrestimit gjithnjë i shpëton një pjesë komunistësh, por edhe pse të arrestuarit e sotëm janë kuadrot e djeshëm të rregjimit, numri i kundërshtarëve është shtuar dhe shtypja prodhon reaksion në publik kundra shtypësit.

Në 1934 rregjimi ishte mjaft i informuar për punën subversive në artileri. Mua më hoqi nga ajutantura dhe më transferoi në Baterinë e Parë, që ishte vendosur atëhere në kazermat e Xhenjos. Hulon (Spahiu) e transferuan në zyrën e rekrutimit në Shënpal. Daliun (Ndreu) në zyrën e Tepelenës dhe Xhelali në atë të Sarandës. Me rastin kur do të vinte Konti Çiano në Tiranë, trembëdhjetë shokë, na hoqën nga Tirana dhe na shpërndanë për pesëmbëdhjetë ditë në të gjitha qoshet e Shqipërisë.

Veprimtaria që zhvilluam për përgatitjen e revolucionit, që shpërtheu në Fier (Riza Cerova nga Skrapari as që arriti të vepronte) i dha material të ri agjenturës. Mua më hoqën nga Bateria e Parë dhe më bënë komandant të repartit të depos, repart që ekziston vetëm me emër dhe si zyrë, se të gjithë ushtarët që janë ordinancë, shërbyes zyrash etj, dhe më hoqën nga lista e shërbimit të oficerit të rojes së kazermës, duke më hequr kështu mundësinë që të gjendem natën në kazermë, vetëm për vetëm.

Pastaj erdhi në fuqi kabineti i Mehdi Frashërit, me gjithë iluzionet e demokratizimit. Mehdiu thoshte se do të bënte Zogun të shëtiste në bulevard me bastun në dorë. Filloi polemika ndërmjet demokratëve dhe besaxhinjve. Në shtyp dalin kërkesa, siç ishte ajo që të vihej dorë mbi pasuritë e pasanikëve të rinj, duke shtuar pyetjeve “ku e gjete ?” Iluzionet fillojnë të marrin dhenë. Njerëzit fillojnë më së fundmi të shfryjnë dufin e grumbulluar gjatë shumë viteve. Të tromaksurit fillojnë të dalin nga strofkat e tyre. Ata janë ndër më entuziastët.  Ata janë aq më shumë entuziastë sa më thellë kishin pas jetuar në këto strofka.

Unë e shihja atë situatë me mosbesim të theksuar dhe si një utopi të rrezikshme për fatin e Grupit tonë dhe ju thashë shokëve se nuk duhej të përqendronin vëmendjen në programin e Mehdi Frashërit, të cilin Zogu mund ta zëvendësonte kur të donte, po me atë lehtësi që zëvendëson maxhordomin e pallatit. Por në qëllimin për të cilin Zogu i dha qeverisë Mehdiun, ne ishim të gjithë dakort se Zogu në atë ndryshim qeveria synonte veç të tjerave të tatonte terrenin, të formonte një ide të qartë të opozicionit, të natyrës së tij, të shkaqeve që ishin në bazë të opozicionit, të korrenteve politike dhe të njerëzve që përfaqësonin këto korrente. Ne nuk do të përgjoheshim më pak nga sa përgjoheshim në kohën e Musa Jukës. Bile në këtë situatë iluzionesh për ne kishte një rrezik të dyfishtë: – në një anë Hetimi do të kishte mundësinë të krijonte një agjenturë më të kualifikuar kundra grupit tonë dhe në anën tjetër, shokët tanë mund të tregoheshin më pak të kujdesshëm e mund të kapeshin në  penjzat e kësaj agjenture.

Unë i porosita shumë shokët të tregoheshin prudentë e të mos hapeshin si vaji në lakër, me lloqe, me intelektualët e kafeneve dhe me demokratët e gotave të birrës dhe koha tregoi se porositë e mia nuk ishin të tepërta. Hetemi u tregua xhandar tradicional dhe jo më pak armik i komunistëve nga Musa Juka. Në një ditë dhe në një orë tre personalitete të rregjimit thirrën tre shokët komunistë. Hetemi thirri një shokun tim (Qazim Kondi) që e kish nga Kurveleshi. Kolonel Qazim Kumoni, shef i Departamentit ushtarak të Mbretit, thirri shokun tjetër (Mehmet Bajraktari) që e kish edhe ai nga krahina e tij. Mua më thirri Gjeneral Xhemal Aranitasi, Komandant i Ushtrisë Mbretërore dhe më tha se më “kishte raportuar Ministri i Brendshëm” dhe se “bëja propagandë bollshevike” e se do t’a pësoja keq po të “mos hiqja dorë”.

Ky lloj presioni është shumë i rrezikshëm, se ka një efekt të dyfishtë mbi elementin e pavendosur: – në një anë tromaks dhe në anën tjetër ju hap perspektivën se mund të rikthehen në një jetë të sigurtë e pa andrralla dhe pa konseguenca nëqoftëse heqin dorë. Në fakt porsa u pashë me njërin nga këta dy shokë, pas takimit që kish patur, më sulmoi plot nervozizëm, “Na more në qafë me këtë komunizmin”. Por ky sulm tërthorazi tregonte se ai nuk kishte tradhëtuar, prandaj unë e mënjanova nga punët e brendshme të grupit, por nuk e lëshova nga duart.

Viti 1937 ishte viti i fundit e punës subversive, të filluar në kazermën e artilerisë më 1931. Kabineti Frashëri ishte zevendësuar nga Kabineti i vjetër, që më 1936. Hetemi kishte bërë edhe Kryengritjen e Delvinës dhe i ndjekur nga forcat e Zogut kishte vrarë veten në Zhur të Kuçit (Kurvelesh). Musa Juka që ishte kthyer në Ministrinë e Brendshme, gjeti në ngarkimin tonë edhe informatat që kishte grumbulluar Hetemi. Informata plotësuese grumbulloi ai në vijim të veprimtarisë së Grupit tonë dhe në pranverën e vitit 1937 kupa ishte mbushur plot. Në prill u arrestua Tahir Kadareja. Ishte goditja e parë. Vajtëm me babanë tim dhe vëllanë e tij Xhaferin e takuam. E mbanin në një nga birucat e burgut ushtarak të kazermave. Ishte në humor si nga hera dhe kukurisej me të madhe sipas zakonit të tij.

Një rrethanë e çuditshme Musa Jukës ia lehtësoi punën për arrestimin e komunistëve; shoku jonë, Nëntoger Lutfi Koloneci, i cili u atakua nga një krizë nervash. Në krizë e sipër kërkoi që ta pranonte Zugu në audiencë, me qëllim që ta vriste. I arrestuar, ai ju tha oficerëve të garnizonit se megjithëse e arrestuan, Zogu nuk do të shpëtonte se atë detyrë do ta kryenin shokët e tij, që ishin  të lirë dhe fillon të japë emrat e oficerëve që i njihte si antarë grupi edhe ata që ai supozonte se ishin.

Filluan arrestimet në masë. Lufta e ushtarakëve komunistë në rradhët e ushtrisë mori fund. Tani për ta fillon lufta në biruca, qëllimi themelor i së cilës ishte të mos t’i japësh kundërshtarit, absolutisht asgjë dhe prapë asgjë dhe të vdesësh në mënyrë të atillë që të shtypurit të frymëzohen për rezistencë dhe për fitore.

Konservatorët dhe shanzhistët

Pushteti i marë me forcë ushtrohet me dhunë dhe bjeret pa hir, – i tillë është fillimi, jeta dhe destinacioni i Tiranisë.

Nuk ka rëndësi në se Zogu besonte apo jo në krijimin e një shoqërie pa të kundërta politike. Me ndalimin e opozitës, të lirisë së fjalës dhe të organizimit opozitar, objektivisht ai synonte në krijimin e një shoqërie të tillë. Por një ndalim i tillë është edhe mospërfillje e mendimit kundërshtar, është edhe mohimi i ekzistencës së tij, është edhe injorimi i tij. Është pikërisht mbi këtë injorim që Tirania e Zogut, si çdo Tirani u paraqit si qeverisje e popullit dhe kundërshtarët e saj i paraqiste si tradhtarë të Atdheut. Por duke injoruar opozitën, u krijua kontradikta ndërmjet asaj që propagandohet dhe realitetit objektiv. Çdo bashkëjetesë është një ndërtim të kundërtash. Çdo jetesë është një përballim të kundërtash. Në çdo rast prumjes rë sundimtarit i kundërvihet prumja e të sunduarit. Për shkak të injorimit të opozitës për Tiraninë është aq e pamundur të jetojë sa është e pamundur për aeroplanin që të fluturojë në një mjedis pa ajër dhe për vaporin që të lundrojë në një mjedis pa ujë. Periudha e Tiranisë është ajo kohë që i duhet aeroplanit që po rrëzohet për të mbritur sipërfaqen e tokës.

Tirania është ose pushtet personal ose oligark dhe në çdo rast, sundimi i pakicës mbi shumicën. Tirania është histeria e dobësisë së sundimtarit. Arrestimi dhe persekutimet e opozitës nuk janë fenomene force, por dobësije. Dhuna i shërben Tiranisë si kundërpeshë përballë epërsisë së moralit të opozitës.

Në shkallë botërore njerëzit në çështjen e mënyrës së qeverisjes ndahen në totalitarë dhe liberalë. Është pikërisht dhe për shkak të këtij dispozicioni universal të njerëzve, që në çdo epokë bashkeshfaqen dhe bashkekzistojnë dy lloj rregjimesh: Rregjimi totalitar dhe rregjimi liberal dhe pra vende me rregjim totalitar dhe vende me rregjim liberal. Ideali i një bote monorregjim (Totalitar apo Liberal) është aq i lashtë, sa edhe vetë ndarja e njerëzve në totalitarë dhe liberalë. Por ai ideal nuk ka faqe të shkruar në histori. Një ideal i tillë është treguar aq utopik, sa është treguar utopik edhe ideali i një bote me një fe.

Është pikërisht si rrjedhim i kësaj ndarjeje universale që në çdo Komb ballafaqohen Totalitarët me Liberalët. Njera palë si ushtruese e pushtetit shtetëror dhe tjetra në gjendje eventualiteti dhe opozicioni ndaj të parës. Edhe ideali i një rregjimi pa opozitë është i lashtë se edhe shoqëria njerëzore, por edhe ai nuk ka faqe të shkruar në Histori dhe është aq absurd se edhe ideali i një autoriteti në Komb si ai i kopesë (bagëtisë).

Katër vitet e parë të jetës së Shtetit Shqiptar ishin periudha, në të cilën Totalitarët dhe Liberalët matën forcat e tyre ndër vedi. Njerëzit e katër dhjetorit 1924 ishte “Dita e Legalitetit”, dita që përcaktoi epërsinë e Totalitaristëve, dita e së Drejtës së tyre të sundimit dhe e opozitës, si të themi kronike të liberalëve.

Në shkallë botërore, njerëzit ndahen dhe në ushtruesa pushteti në vendet përkatëse dhe në opozitarë. Brenda vendeve përkatëse, ushtruesit e pushtetit dhe opozitarët janë kundërshtarë. Në shkallë ndërkombëtare, ata simpatizohen me ato që janë partizanë të së njejtës ide qeverisjeje, pavarësisht në se këta partizanë janë në vendet e tyre ushtruesa pushteti ose opozitarë.

Për shkak të këtij simpatizimi ideor zogistët kishin miq të gjithë qeveritë e sferës totalitare dhe individët totalitaristë të Kombeve me rregjime liberale, ndërsa Liberalët e vendit tonë simpatizonin Qeveritë Liberale dhe gjithë liberalët e vendeve me rregjim totalitar. Është fjala për një sentiment internacionalist të palëve, për një ndjenjë që kapërcen kufitë kombëtarë.

Simpatitë e atyre që antipatizohen brenda kufijve kombëtarë, për shkak të mënyrës së qeverisjes shkojnë jashtë. Zogistët dhe antizogistët i kritikonin e shanin dhe difamonin njeri – tjetrin, për shkak të këtyre simpative ekstrakombëtare. Ata janë ndaj njeri – tjetrit palë antagoniste dhe janë nën pushtetin e eskluzivizmit palësor.

“E njëjta ndjenjë çmohet e mirë në vetveten e vet dhe e keqe tek kundërshtarët”. Dhuna e Zogut nuk do të mund ta shuaj këtë ndjenjë tek kundërshtarët e vet dhe as kundërshtarët e tij nuk do të mundin ta sprapsin atë nga politika miqësore me vendet totalitare fashiste apo profashiste. Historia njeh popuj që kanë jetuar të veçuar nga komuniteti Ndërkombëtar. Edhe sot bile ka të tillë – Eskimezë, Laponët, fiset e Afrikës Ekuatoriale, por historia nuk na sjell asnjë rast, të një populli mis i komunitetit ndërkombëtar, që të ketë qenë pa ndjenjën internacionaliste në fjalë dhe pa marrëdhëniet përkatëse.

Shtatë vitet e para të dhjetë vjetorit të katërt të shekullit tonë ishin vite vendimtare për opozitën dhe rregjimin.

  1. Në rradhë të opozitës fillojnë të hyjnë breza të rinj, që kishin arritur pjekurinë e burrërisë; opozita e vjetër fillon të aktivizohet, në rradhët e zogistëve shfaqet opozita e Monarkistëve Liberalë, të cilët bëjnë përgjegjës për të gjithë të këqijat rrethin e Zogut, mburrin personin e tij dhe shpresojnë në një liberalizim të rregjimit. Ardhja në fuqi e Mehdi Frashërit ishte fitoja e kësaj opozite.
  2. Pas shfaqjes së opozitës Monarkiste Liberale, opozitës ju shtuan rradhët e saj. Objektivi i përbashkët i sulmit të kësaj opozite të gjërë ishte totalitarizmi i rregjimit. Të gjithë duan liberalizëm dhe secili për qëllimet e veta dhe nga kjo anë të gjithë janë liberalë, të gjithë kanë një gjuhë të përbashkët.
  3. Fillojnë të përqendrohen rradhët e opozitës, të diferencohen pozitat ideologjike dhe të shfaqet organizimi, si mbi bazë të pikpamjeve ideologjike edhe mbi bazë veprimi të përbashkët kundra rregjimit. Në 1937 opozita arriti kulmin e organizimit dhe i shteroi të gjitha format organizative, që ishte e mundur të përdoreshin në kushtet e Tiranisë Zogiste. Pas këtij viti mund të ketë përsëritje formash, por jo forma të reja. Në fakt, unë në Gjirokastër, nuk mund të bëja tjetër pas këtij viti, veçse të ngrija një grup komunist me të njëjtat baza organizative, si të grupit në ushtri.

Të njihje totalitarizmin e Rregjimit si një objektiv të përbashkët të opozitës së atyre viteve, kishte rëndësi kryesore nga pikpamja taktike. Kishte asish që nuk e shihnin ose nuk e përfillnin ndryshimin ndërmjet Qeverisë së Mehdi Frashërit dhe paraardhëses. Ata nuk kishin as edhe një taktikë të rastit. Ata i ngjajnë atij komandantit që do ose ta marë kalanë nga porta e madhe dhe pa reparte ndihmëse ose të mos ta marrë fare. Grupi jonë mbajti qëndrim kundra Besaxhinjve, që përbënin Shtatmadhorinë politike të totalitarizmit Monarkik dhe ishte pro qeverisë së Mehdi Frashërit sa kjo ishte kundra këtij totalitarizmi.

Por njohja e totalitarizmit, si objektiv i përbashkët i opozitës, kishte edhe rëndësi nga pikpamja strategjike. Forcat kombëtare paraqiteshin të rrjeshtuara në dy fronte të kundërta: – Fronti Konservator dhe Fronti Shanzhist. Konservatorët ishin kundra çdo ndryshimi në drejtim të liberalizmit, kundra çdo koncesioni. Ata përbënin bazën e Tiranisë. Shanzhistët ishin të gjithë ata që ishin pro një ndryshimi të tillë, zogista e antizogista. Konservatorizmi dhe shanzhizmi ishin dy korentet ideore të kohës, dy tendencat, dy prumjet e forcave kombëtare të kohës. Në se nga rradhët e zogistave dualën elementët e parrullës “Zogu i mirë, por rrethi i keq”, kjo ishte një shenjë, që tregonte se rregjimi kishte shkuar larg në dekompozimin e tij dhe për antizogistët krijohej mundësia që të agjitonin në rradhët e zogistave me parrullën e “rrethit të keq”.

Me ndryshimin e kabinetit të vitit 1936, Zogu synonte, përveç të tjerave, të dilte përpara kësaj mundësie të opozitës antizogiste.

 

(Vijon)

 

 

September 5, 2017 11:14
Komento

10 Komente

  1. Patriot Me Edhe Pa Nafte September 5, 11:49

    Shume i paska duruar Ahmet Zogu keta bolsheviket, te cilet me marifete komplotiste e terroriste paskan dashur ta rrezojne regjimin e tij.

    Ate qe nuk beri Zogu, e beri Enver Hoxha me keta bolshevike – i qeroi nje e nga nje, i kalli ne Burrel e Spaç, i internoi e i sakatoi.

    Eh, mor Bedri prokurori, patllake e Enverit, prokuror i pergjakshem, U ndryshk koburja, u hodh ne koshin e plehrave. Armik ishe, armik mbete.

    Reply to this comment
    • Lumjani September 5, 13:27

      Po te kishe qene ti ne vend te naltmadhnise do te benje namin mo ?
      mos se pordhet na shpetuan , si nga ti edhe nga mreti

      Reply to this comment
  2. Tofiku , qe i varen fiqte September 5, 12:56

    Mendoj , nuk besoj se po gaboj —
    Po ky shkrim i Bedriut do te Bente Komunist edhe ”’ Hitlerin ””
    Intelektualin , info analet e mark ukezuar , nga demo net Borgjez , , shkrimi i bedri spahiut eshte nje Hajmali qe ta varin ne qafen e tyre ,
    te Trashur nga Kestet qe ju dhane si Lemoshe
    me qe puthen Gomat e Makines Amerkane me 1992 .

    Reply to this comment
  3. Plave e Guci , kush i ka shti ............... ? September 5, 13:17

    E ke duroj Zogu ?
    AVni rustemin ?
    Luigj Gurakuqin ?
    Apo ishte Tolerant me Hasan Prishtinmen ?
    MoS VALLE , e ke fjalen per komunistin
    Bajram Curri ?

    Patriot i zi si Nafta qenke .

    Reply to this comment
  4. populli para 90 September 5, 14:08

    Neqoftese BEDRIU ka pasur qe ne ate kohe kete intelekt , eshte per tu admiruar. Nuk eshte Zogolli i vetem qe ka bere kete pune.kete une ka bere edhe Hoxha, edhe Ramizi dhe Saliu por me marifete demokratike.

    Reply to this comment
  5. j September 5, 18:01

    Kur e thote b. Spahiu merr forma groteske,
    edhe sikur te jete e vertete.
    Krimineli nonist akuzon monarkun parlamentar.

    Reply to this comment
  6. ELIOT September 5, 18:02

    KY BEDRIU KOQE PASKA LINDUR … DHE KA VDEKUR BUDALLAH …… MORE BEDRI … PO STE FUTI ENVERI MIKU I JOT NE BURG MORE DEBILE … PO STA FUTI KOMUNIZMI MORE FSHATAR …… ZOGU FUSTE NE BURG VETEM BOLSHEVIKET .. SE ISHIN ARMIQTE E POPULLIT … DHE MIRE TJA BENTE … MORE KOQE QE PASKA QENE .. .PO AMERIKA SE PERZURI CHERLIE CHAPLIN NGA AMERIKA SE KISHTE IDE BOLSHEVIKE …. PO NE AMERIKE DEMOKRATE KOMUNISTAT RUHESHIN DHE SLEJOHESHN TE BENIN RREMUJE …. KIRK DUGLAS ….KURRE SU FUT NE HOLLIVUD SEPSE KISHTE IDE FASHISTE BOLSHEVIKE …. DHE NE QEVERI NE AMERIKE KURRE SKANE FUTUTR NJE BOLSHEVIK… .SEPSE E DININ TE KEQEN E POPULLIT …..PRANDAJ PERRALLAT E KETIJ KRIMINELI .. QE SJA MBANTE TE KRITIKONTE TE SHKRUANTE PER KRIMET E ENVERIT …. DHE PER TE KALUAR KOHEN SHKRUANTE PER ZOGUN … NJE FRIKACAK .. NJE ARMIK I POPULLIT …PERSE DUHET TI BESOJME NJE KRIMINELI SA VETA KA MASAKRUAR NE SHQIPERI …TE PAFJSHEM ….. PERSE SI KA BOTUAR….. APO …. E BENTE NE BREKE NGA …. FRIKA QYRRAVEC…MERCI ..

    Reply to this comment
  7. Lisi September 5, 22:09

    Bedri Spahiu është nga udhëheqësit më të shquar të Luftës Antifashiste .
    Disa , këtu , e akuzojnë se pushkatoi Bahri Omarin !
    Nëse nuk do të pushkatoheshin Bahri Omarët , Shqipëria do konsiderohej si vënd fashist . Këta u gjykuan dhe u dënuan sipas standarteve euro- atlantike , të cilëve ne , sot , u thurim himne .
    Llafazanët kokëbosh duhet të mbyllin gojën !

    Reply to this comment
  8. intelektuali September 5, 23:06

    Bedri Spahiu mesoi i pari te VERTETEN makaber te spiunimeve tek fashistet te komunisteve idealiste nga Enveri qe nga Qemal Stafa e shume te tjere nga shoku i tij i femijerise Bahri Omari qe ishte edhe kunati i Enverit, i cili kur mesoi se Enveri e kishte futur ne liste per ta pushkatuar kercenoi ne hetuesi:

    PERPARA SE TE ME VRASE ENVERI DO T’JA NXJERR TE PALARAT SHESHIT

    Kur Enveri mesoi per kete kercenim i dha urdher bedri spahiut me shkrim me firmen e tij:

    TE TORTUROHET PARA PUSHKATIMIT DUKE I THYER KOCKAT!

    Kur Bedriu i tregoi Fahrijes, motres se Enverit letren e vellait te saj per Bahriun qe ishte edhe bamiresi i Enverit ajo nuk i foli me vellait te saj deri sa vdiq dhe Enveri nuk e permendi me Fahrien vetem se u kujdes per dy djemte e Bahriut, Luanin dhe Fatosin ne kundershtim me ate qe deklaronte papushim per Luften e Kllasave

    HE MO GAZETARI I NEXHMIJES XHEVDET SHEHU PSE ENVERI E KISHTE KAQ INAT KUNATIN E TIJ BAMIRES BAHRI OMARI?

    He pra o Xhevdet Shehu ne vend qe te shkruash BAJGA historike per Ahmet Zogun pse nuk pyet Nexhmijen per vrasjen me tortura te Bahri Omarit qe e kishte mbajtur me leka dhe buke Enverin dhe Nexhmijen ne vilen e vet gjate gjithe kohes se Luftes?

    Reply to this comment
  9. demo September 6, 04:55

    U QA NGA SHIU,POR RA NE BRESHER.Keto kujtime i ka shkruar pa provuar diktaturen e proletariatit.Bedriu u qajt nga Shiu.Por do te isha kurioz te dija cfare tha kur ra ne bresher?A nuk ju duk Pranvere me lule Regjimi i satrapit Zog?Keta i bene puc ushtarak Zogut ne Fier dhe perseri Zogu i fali,mbeten gjalle.Ti kishte bere puc ushtarak Enver Hoxhes,jo me arme,por me lloqe ne kafene dhe ta shihte si shpetonte!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim