Enver Hoxha në ditarin tim

December 26, 2017 11:10

Enver Hoxha në ditarin tim

Sevo Tarifa ka qenë një nga bashkëpunëtorët besnikë të Enver Hoxhës, ndërsa ka ushtruar dhe detyrën e nëndrejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Lenininistë pranë KQ të Partisë.

Ja çfarë shkruan ai në letrën që shoqëron kujtimet e tij për gazetën ‘DITA’:

“Ajo që më shtyn të botoj këto pak faqe nga Ditari im për figurën e madhe të Enver Hoxhës, ështe shpifja e disa keqdashësve se gjoja atë e  kanë helmuar Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia e Sulo Gradeci! Nuk ka budallej që ta besojnë këtë. Meqë kam pasur nderin të isha me punë aty afër për dy dekada rresht dhe, duke qenë i bindur plotësisht se ai u shua natyrshëm, më jepet rasti të bëj publike disa nga shënimet e mia”.

LËNIA E DUHANIT

 26 janar 1971

Sot zhvillohet Plenum i 11-të i Komitetit Qendror të PPSH për shëndetësinë. Shoku Enver mbajti fjalën dhe, ndër të tjera u zotua se cigarin do ta pakësojë. Të nesërmen, pasi iku nga puna drejt shtëpisë për drekë, hyra në zyrën e tij dhe numërova bishtat e cigareve që kishte pirë. Më gëzoi fakti që ai kishte pirë vetëm 7 cigare! Me sa duket 3 të tjerë i kishte lënë për t’i pirë pasdite e deri në mbrëmje vonë, duke punuar në shtëpi! Ky fakt “i vogël” flet për vullnetin e madh të Tij, si për lënien e duhanit, ashtu dhe për punë, për studim etj.

Me këtë rast, më erdhi në mendje një kujtim: Më 1954, shoku Enver mori pjesë në aktivin e Partisë për duhanin në Elbasan, Dëgjonte me vëmendje diskutimet. I pëlqeu sidomos diskutimi i një kultivuesi të duhanit, kur tha: “Shokë, ta prodhojmë duhanin me cilësi të mirë, por të mos e pimë vetë, se është helm. Ta eksportojmë, që të helmohen revizionistët”! Shoku Enver qeshi me të madhe, se atëherë e pinte vetë duhanin. Por erdhën ditë që e la! Më 30 shtator 1974, në një bisedë me miq të huaj thoshte: “Mua më kishin këshilluar gjithë jetën për ta lënë duhanin, por tani m’u mbush mendja dhe vendosa të mos e pi më. Unë kisha menduar se lënia e duhanit do të ishte shumë e vështirë, bile diçka e tmerrshme, por në fakt nuk paska qenë kështu. Lënia e duhanit, natyrisht, është e vështirë, por duke pasur parasysh dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tij, përpiquni  edhe ju të gjeni forca për ta lënë”.

 

KATËR TAKIME

          29 prill 1971

Rast i rrallë. Katër takime, katër gëzime brenda ditës! Takime pune. Herën e parë në mëngjes, kur erdhi në zyrë. Sa hyri në paradhomë, më përshëndeti “Mirëmëngjes”! Veshët më kumbuan me orë nga kjo përshëndetje e ngrohtë. Hyri në zyrën e vet. E ndoqa me sy sa iu afrua tavolinës së punës dhe u ul në karrige. Herën e dytë hyra në zyrën e tij. I çova dosjen me letrat e popullit. Kur mbylla derën e zyrës, e pashë edhe një herë me ngazëllim. Herën e tretë i çova një zarf “Tepër sekret”. Ishte duke shkruar shumë i përqendruar. Megjithatë ngriti kokën dhe më pa. Buzëqeshi dhe nisi të hapë zarfin.  Herën e katërt e pashë kur iku në drekë. Hapi derën e zyrës së tij dhe u fut në paradhomë. Duke u larguar më pyeti: “Si je ti, Sevo, si vete me punë?”. E ndoqa me sy deri sa hipi në ashensor. Kënaqësi e veçantë.

                                      

SA I KUJDESSHM…

10 qershor 1971

 

Mëngjes. Ra zilja e telefonit. U ndez llambushka e numrit të telefonit të komandantit. Kush do të jetë vallë? Ngrita receptorin.

– Alo, ka ardhur shoku Enver?

E njoha nga zëri. Ishte kryeministri, Mehmet Shehu.

– Jo, akoma s’ka ardhur, shoku Mehmet. T’i them kur të vijë?

– Do ta marr prapë.

Pas pak erdhi shoku Enver. Pasi përshëndeti, pyeti:

   – Ka ndonjë gjë të re këtej?

Telefonoi kryeministri, por do t’ju telefonoj prapë.

Shoku Enver hyri në zyrë dhe puna e parë që bëri i telefonoi vetë kryeministrit.

 

AUTOKRITIKA  DHE  AUTORITETI

14 qershor 1971

Një letër. E dërgojnë disa nxënës. Ia drejtojnë shokut Enver. Ankohen se “drejtori i shkollës u ka thyer notën e sjelljes, pse kanë pirë duhan”. Ata, megjithëse kanë bërë autokritikë dhe nuk pinë më duhan, janë vënë në shenjë, persekutohen. “Vazhdimisht na i shpien bamb në çdo mbledhje. Ngri e vur këtë gabim. Një hakmarrje e tmerrshme”, shprehen ata në letër.

Nga verifikimi që u bë, doli se e vërteta ishte ashtu siç shkruajnë nxënësit. Me letrën dhe përfundimin e verifikimit u njoftua shoku Enver, i cili mbi këtë praktikë shënoi: “Drejtori të dalë para nxënësve e të bëjë autokritikë, të mos e kuptojë këtë se do t’i bjerë autoriteti”.

 

DY PROTOKOLLE

                                                                                   4 shtator 1971

Po lexoj një protokoll të Byrosë Politike të muajit prill 1955. Është diskutuar rreth gabimeve në vijë e qëndrimeve oportuniste të Tuk Jakovës. Shoku Enver ka pyetur, ndërhyrë e diskutuar 151 herë. Qëllimi: dashamirësi e  ndihmë, që Tuku të thellohet në njohjen e gabimeve të tij. Po kështu, kam në duar edhe një protokoll tjetër, ku diskutohet për Bedri Spahiun. Edhe në këtë rast shoku Enver ka pyetur, ndërhyrë e diskutuar 215 herë.

Lexoj dhe them: sa kohë i është dashur për t’i lexuar këto materiale, për të bërë analizë, përgatitje para mbledhjes. Punë voluminoze. Punë kërkimore, përpunim materialesh etj. Me sa durim! …

 

SHEMBULL KOMUNISTI

                                                                             14 shtator 1971

 

Shoku Enver shpesh largohet nga puna tepër vonë, pa folur për vazhdimin e veprimtarisë krijuese në shtëpi deri në orët e vona. Sot u largua nga punët e zyrës në orën 14.05’. Nuk harroi të më thotë “Mirupafshim”! Ndaloi pak e më dha një porosi: Thuaj shokut Surja Malo, (sekretar i organizatës bazë të partisë, ku bën pjesë edhe shoku Enver), a mund të më japë leje sot të mungoj nga mbledhja e organizatës, se kam një punë që s’e lë dot?”

Ia transmentova shokut Surja këtë kërkesë të anëtarit të partisë Enver Hoxha dhe ai, duke buzëqeshur tha: “Të mos vijë. Zakonisht shoku Enver është shumë i rregullt. Edhe pse ka shumë punë, jo vetëm nuk mungon në mbledhjet e organizatës, por dëgjon me vëmendje të madhe e është tepër aktiv. Me diskutimet e tij cilësore na ndihmon shumë edhe neve, që të jemi të rregullt si Ai, aktivë si Ai.

 

NJË PLAK SHEKULLOR

                                                                              14 shtator 1971

Një letër nga plaku 100 vjeçar Shuaip Harka nga fshati Vinokash i parë i Përmetit. Njofton shokun Enver se edhe në këtë moshë punon si djalë i ri dhe bën 250 ditë pune në kooperativën e fshatit. Pastaj i shfaq një dëshirë: të vijë në Kongresin VI të Partisë, se do që ta shohë nga afër udhëheqësin e partisë. E ka pikur malli. Thekson se në qoftë se shokët e rrethit nuk do ta ftojnë dhe nuk do ta ndihmojnë me ndonjë mjet, ai do të niset më këmbë për të ardhur në Kongres!

Kur e pa këtë letër shoku Enver, gëzoi për punën e palodhur të këtij plaku 100 vjeçar dhe qeshi me vendimin që ka marrë, për të ardhur më këmbë në Tiranë e për të marrë pjesë në Kongres. Dhe me porosi të tij, plaku erdhi në Kongres jo me këmbë, por me makinë…

 

MBRËMJE, FESTË

                                                                                        31 dhjetor 1971

Mbrëmje e punonjësve të Aparatit për Vitin e Ri 1972. Me që jam kryetar i Komitetit Profesional të Bashkimeve Profesionale te Aparatit, kam nderin te jem në tavolinn pranë udhëheqjes.  

     – Sa fëmijë ke, ti Sevo?- më pyet shoku Enver.

– Dy çupa e dy çuna.

    – O sa mirë! Qënke i pasur!

– I ka mashkulloritë,- shton shoku Haki Toska.

    – Akoma më mirë,- vazhdon shoku Enver.

Dhe mbremja fillon. Shoku Enver ngre dollinë për Vitin e Ri, për Partinë, për shëndetin e punonjësve të Aparatit. Dhe sa ulet, i vërsulen kalamanët që kishin ardhur me prindër në sallë. Kush ta prekte më parë xhaxhin Enver, kush t’i afrohej më shumë. E rrethojnë dhjetra fëmijë. Ai i përgëzon, i pyet dhe del me ta në fotografi. Ç’gëzim i madh për fëmijët dhe prindrit e tyre!

Një vajzë të vogël 4 vjeçare, shoku Enver e merr në duar. Ishte Mamica Myslim Islami.

    – Si të quajnë?

– Mamica.

    – O sa emër të bukur që ke. Po çdo të hash ti, Mamica?

– Unë dua “të ha ujë”!…

Ajo e di që uji nuk hahet, por u hutua. U ndodh papritur në duar të xhaxhit Enver. E kishte marrë etja për ujë, Mamicën e vogël. Dhe ajo piu ujë me dorën e xhaxhit Enver. Sulua mori një pozë të bukur fotografike, të cilën pata rastin që të shkoj të nesërmen në familjen e Mamicës e ta dorëzoj. Banonim në një shkallë. (Sa keq që i ati i saj kaloi djathtas vite më vonë…)

Gjatë mbrëmjes pati numra artistikë e shoqërorë. Ndër të tjera këndoi një grup nga punonjës të Aparatit. Erdhi në këngë dhe shoku Hysni Kapo. Ai ia merrte e unë ia ktheja, Hulua ia hidhte dhe të tjerët iso. Në tavolina kishte pije, mish thëllëze, lepuri e derri të egër. Shoku Enver zbatonte këshillat e mjekëve dhe nuk hante. Shoku Haki Toska, gjithashtu. Në një moment më tha mua: Haje dhe thëllëzën time, ti Sevo!

 

NDJENJA NJERËZORE

                                                                          20 maj 1972

Nxënëses së klasës 6-të të shkolllës “Naim Frashëri” të Gjirokastrës, Merita Sinani, i kishte vdekur nëna e dashur. E mërzitur, ajo i shkroi një letër xhaxhit Enve, ku ndër të tjera shkruan: “Nga gjiri im dhe i familjes sime, u shkëput një pjesë e zemrës,- nëna. Por unë, siç na kini mësuar Ju, xhaxhi Enver, nënë për jetë kam Partinë”. Pasi e lexoi letrën udhëheqësi i partisë, me ndjenja njerëzore, i dashur e i dhëmbshur, i dërgoi këtë letër-përgjigje:

    E dashur Merita,

    Kur fillova të lexoja letrën që më dërgove, e ndieva veten sikur isha aty, midis jush, nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” dhe shikonim së bashku bukurinë e Manalatit dhe pamje të tjera nga qyteti ynë i lashtë i Gjirokastrës. Pastaj jetova çaste në familjen tuaj. U gëzova shumë që ti je nxënëse e shkëlqyer në mësime, që babai, motrat dhe vëllezërit e tu janë mirë me shëndet dhe të gjithë tregoni një dashuri të madhe për Partinë.

     Po e dashur vogëlushe, njeriu në jetë nuk ka vetëm gëzime. Atij i qëllon të ketë edhe hidhërime, siç ndodhi kohët e fundit në familjen tuaj, me vdekjen e parakohshme të njeriut më të shtrenjtë në jetë, nënës. Me këtë rast marr pjesë edhe unë në hidhërimin e madh të të gjithë familjes suaj”

     Ti, Merita, je akoma e vogël, të ardhmen e ke përpara. Sa punë, suksese e gëzime të presin! Dhe në këtë rrugë, ashtu siç e thua vetë në letër, nënë përjetë do të kesh Partinë. Partia është e do të jetë përjetë me ty, pse ti je e Partisë, bijtë dhe bijat e së cilës e kanë zakon ta mposhtin çdo vështirësi e dhimbje dhe të çajnë gjithnjë përpara…”

     Të uroj shëndet dhe suksese në mësime. Shumë të fala babait. Motrat dhe vëllezërit e tu i përqafoj me dashuri. Juaji Enver Hoxha”.

Kur u shtyp kjo përgjigje dhe do t’i dërgohej vogëlushes në Gjirokastër, shoku Enver vuri re dhe korrigjoi një gabim daktilografik e pastaj do të vinte firmën. Gabimi ishte ky: një herë ishte bërë klasa e 5-të, një herë klasa e 6-të!? Sekretarisë ky gabim “i vogël” i shpëtoi, por shokut Enver, jo!

 

NDËRHYRJE E DREJTË

                                                                                                5 qershor 1972

Sot mori një letër nga një pensionist 70 vjeçar. Ai i shkruan për një problem që e shqetëson. Në Dibrën e Madhe ka një motër, që është 90 vjeç dhe dëshiron të shkojë e ta takojë, se “nuk dihet”, është në momentet e fundit të jetës. Ministria e Jashtme nuk i jep vizë se “ka shumë kërkesa dhe akoma nuk i ka ardhur radha”! Shoku Enver e lexoi këtë letër dhe nuk e quajti një gjë “të vogël”. Porositi në mënyrë të prerë: “T’i jepet viza, le të presin të tjerët, këtij po i vdes motra 90 vjeçare. Të bukur arsyetim që më jipni”.

Kjo porosi iu transmetua Ministrisë së Jashtme dhe ankuesi mori menjëherë vizën.

 

BESIMI TE ENVERI

                                                                         28 qershor 1972

Shokut Enver i erdhi sot një letër nga maturantët e shkollës “Luigj Gurakuqi” të Elbasanit, ata i shkruajnë se “katër vjet më parë kishin vendosur që, kur të mbarojnë shkollën e mesme, të bëjnë një ekskursion mësimor nëpër Shqipëri”. Por tani që erdhi koha për ta zbatuar këtë nismë, hasin në një vështirësi: nuk u jepet autobus! Kanë mbledhur edhe lekët. Ku nuk kanë vajtur, por kërkesën për një autobus që e paguajnë nga xhepi, nuk ua zgjidh njeri! Trokitën edhe në zyrat e Ministrisë së Komunikacionit,

Mbi letrën e tyre udhëheqësi i partisë shënoi: “T’i thuhet shokut Milo Qirko, t’u japë një autobus, siç e kërkojnë këta mësues të rinj”

 

TË MBAJMË DITAR

30 shkurt 1973

Mbledhja e organizatës bazë të Partisë. Ndër të tjera shtrohet edhe një pikë interesante: ne që kemi nderin të punojmë pranë shokut Enver, a nuk do të jetë mirë të mbajmë shënime nga jeta dhe puna e tij? Kush më mirë se ne mund ta kryej këtë punë? Rastet nuk na mungojnë. Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë këtë çështje. Shokët diskutojnë dhe janë dakord. Një detyrë të tillë e vlerësojmë drejt. Mundësitë i kemi. Kërkohen vetëm:  kuptim, kujdes, pasion, metodë. Këtë detyrë unë e kam filluar me kohë.

 

POROSI ME VLERË

                                                                                             12 mars 1973

 

Duke dalë nga zyra për në shtëpi, shoku Enver ndaloi te dera dhe m’u drejtua me këto fjalë:

    – Ti, Sevo, ke bërë një temë të bukur për rininë. Më thanë se është pëlqyer. Ke bërë mirë që e ke trajtuar temën e dashurisë. Është një problem shoqëror, që na prek të gjithëve. Është interesante, sidomos për të rinjtë, të cilët mësojnë, punojnë, por edhe do të dashurohen e do krijojnë familje. Marrëdhëniet djem-vajza e krijimi i familjes socialiste, u duhen sqaruar të gjithëve, veçanërisht rinisë. Për këtë ne kemi mësimet e Partisë, kemi normat e moralit komunist.

Ndërsa dëgjoja me vëmendje këto fjalë, mendoja: nga e ka marrë vesh shoku Enver bisedën time me këtë temë? Më vonë do ta kuptoja, se temën për dashurinë, bashkë me gratë e kryeqytetit, e dëgjoi edhe shoqja Vito Kapo. Kjo do t’i ketë thënë shokut Hysni dhe ky Komandantit.

    “Mësimet e partisë janë për një dashuri në kuptim të gjerë të fjalës, vazhdoi të më thotë shoku Enver: dashuri për Atdheun, për popullin, për mësimin, për punën, për pronën shoqërore, për profesionin etj. Por edhe dashuri e sinqertë midis të rinjve e të rejave, për të krijuar familje të shëndoshë. Dashuri bashkëshortore. Dashuri  e marrëdhënie të drejta midis pjesëtarëve të familjes. Dashuri e respekt shoqëror me fqinjtë, me shokët e shoqet e punës etj. Të gjitha këto na japin dashurinë në kuptimin e gjerë të fjalës, në bazë të ideologjisë e të moralit proletar.

    Më vjen mirë, që ti, Sevo punon me rininë. Prandaj, edhe temën e dashurisë vazhdoje, përpunoje, se rinia ka nevojë për tema të tilla. Nuk duhet të kemi frikë të flasim e të shkruajmë për dashurinë, për këtë ndjenjë të bukur e të madhe njerëzore.

(Vijon…)

 

December 26, 2017 11:10
Komento

43 Komente

  1. Tajari December 26, 11:24

    Nostalgji per diktaturen????????
    Nuk rri qeni pa ngrene mut…..
    Bravo DITA

    Reply to this comment
    • Grigor December 26, 16:09

      O gazeta
      Po pse i botoni keto kinezerirat e Sevo Tarifes? Apo qe te ngrihet ky qe e quan veten “Intelektual” e te na çaje trapin me perralla prej ballisti.
      Ky Sevoja eshte per te qarë hallin, por edhe ky pseudo-Intelektuali nuk eshte shume larg Sevos.
      Ore, Sevon e kuptoj se I ka mbetur ora ne vitin 1985. Po ashtu edhe pseudo-Intelektuali ka vuajtur nga diktatura, dhe ka te drejtë të qaje vitet e burgut apo internimit qe nuk kthehen me.
      Por juve si gazete pse na ofendoni me lajthitjet e Sevos? Megjithese edhe juve ju kuptoj. Ata pensionistat e Enverit, nuk e lexojne dot gazeten online, dhe e blejne be kioske, qe te mallengjehen edhe ata me Sevon.
      Ne fund te fundit, gazeta eshte biznes, dhe demokracia lejon fjalen e lire.
      Por në fakt, intelektual i vertete eshte Daut Gumeni qe ishte me gjithë mend kundershtar i diktatures dhe jo bashkepunetor i fashizmit.
      Une jam rritur mes kundershtarëve te Enverit, sepse kam.patur fatin qe gjyshi im ishte mik me disa prej tyre, por ata ishin vërtetë intelektualë. Kur I njoha une ata ishin ne pension, dhe ndoshta prandaj nuk perndiqeshin më, por u rrita me mendimet e tyre. Prandaj me vjen per te vjelle qoftë nga shkrimi I Sevos, qofte nga komentet dhe shkrimet e fashisteve dhe ballisteve qe duan te mohojne si Luftën Antifashiste edhe sakrificat e popullit tone gjate diktatures.
      Ishte diktature, por ne jetuam, punuam dhe ndertuam. Tani dalin disa pinxho dhe duan t’i mohojne te gjitha vetem sepse Enveri ishte ne krye.

      Reply to this comment
      • intelektuali December 26, 17:57

        O Grigor budalla-rrugaci,

        “Trapin” tend enverist po e can duke mastrubuar kunder komentuesve ne gazten DITA me llogjet qe shkruan kunder intelektualit. Ti thua Enveri ishte i keq, ndersa LANC-i i tij jugosllav ishte i mire.

        PO ME KE TALLESH TI MORE BYLMEZ?

        Duhet te jesh ose fare budalla ose spiun i kamufluar i Sigurimit te ndash Kumandarin nga LANC-i i tij kriminal,

        por:

        Tema ne DITA eshte fare tjeter dhe ajo nuk ka te beje as me ballistet e Bahri Omarit, kunatit te Enverit dhe as me partizanet qe ishin fshatare dru me pre kryesisht nga Peza e Babe Lymit, as me intelektualin qe ka vuajtur nga Diktatura dhe qe di e perqesh njesoj si xhelatet e Enverit, por tema qe po debatohet sot ne DITA eshte:

        A KA TE DREJTE FATOS TARIFA TE PERGEZOJE EDVININ PER VOTIMIN NE OKB KUNDER SHBA?

        Ne nje kohe qe babai i tij Sevo Tarifa ka qene nje nga njerezit me te afert te Enverit, nje xhelat besnik i tij deri ne fund te jetes sic duket dhe vertetohet ashiqare edhe nga ky publikim ne gazeten DITA?

        Intelektuali qe ka perkthyer “letyrat” ideollogjike te Sevo Tarifes ne burg me patllake tek koka ka te pakten te drejten morale te revoltohet kur Fatos Tarifa justifikon “Thiken pas shpine” qe qeveria e Edi Rames i nguli SHBA ne OKB, njashtu sic kishte bere edhe me pare ne garen presidenciale kur Edi Rama mallkoi nga CNN Donald Treumpin si nje halabak ordiner.

        prandaj:

        “Ballistin” tregoja sateme qe te ka lindur budalla, trupeshk sepse dukesh nga larg qe je nje spiun i kamufluar i Sigurimit te Shtetit, njashtu sic jane te gjithe pushtetaret qe po e drejtojne Vatanin si mafioze komuniste te vertete ketu e 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

        Reply to this comment
        • Grigor December 26, 20:11

          Vetem ndjej keqardhje. Po ti mos ja ndaj. Vazhdo jeto me Enver Hoxhen qe ka 30 vjet qe ka vdekur, ne vend qe te jetosh jeten qe te ka mbetur pa e çare trapin se kush ka qene Enver Hoxha. Je bere me keq nga Pensionistet e Enverit. Je bere Pensionist i Hitleri.

          Reply to this comment
          • intelektuali December 27, 13:43

            Me keqardhe te jesh i ri ne moshe si fanatik budalla i Enverit,

            Lexo librin e ri te Erald Kaprit dhe pastaj beji te fala Hitlerit ku Enveri spiunonte kundershtaret e tij me ane te kunatit te tij Bahri Omari komunistet dru me pre qe i vrau te gjithe nje nga njer deri ne fund te jetes,

            por:

            Beji te fala edhe Sevo Tarifes qe ka mesuar cunin e tij ambasadorin famoz qe meson Edi Ramen si te luftoje Imperializmin Amerikan, njesoj si ne Kohen e Qepes te Qnverit.

    • shvejku December 26, 21:01

      Vini re cfare ndodhte ne kohen e xhaxhit te pa harruar Enver Hoxha:
      Cdo dite e filloj punen,thoshte xhaxhi Enver,duke lexuar letrsat e popullit!
      Po sot si e filloon punen presidenti,kryeministri,ministrat apo drejtoret e te gjitha rangjeve?
      Asnje nuk lexon letrat e popullit,por kane caktuar ca rrogtare qe paguhen me miliona, per t’u dhene xhevat qytetareve gjithmone jo ne zgjidhje te ankesave te tyre,por ne tallje!
      As shkresen formale qe perpilon sekretarja nuk me lexojne,se letren e popullit jo e jo dhe kthejne pergjigje sikur te jene duke pire raki!
      E pate kryeministrin Rama ne Berat se cfare ui beri punonjesve te Aluizmit pas ankeses se nje qytetareje?
      I shkarkoi mte gjithe nga puna!
      E po thame ne e mori vesh administrata se si duhet te vtrajtohen ankesat e popullit,se ndryshe do lini vendin e punes!
      Por nuk e dinim ne te shkretet se kjo ishte vetem nje show mediatik,se as sot nuk merret njeri me zgjidhjen e ankesave te popullit,jo me kryeministri e ministrat qe as duan t’ia dine se ka halle populli,por askush!

      Reply to this comment
    • Shoku Llazi December 27, 15:03

      O shoku Sevo, mblidhja nje çike atij Fatosit se çoç ka shkare ne derrase te kalbur, ta mbroje haptas m-l dhe mesimet e shokut Enver e mos t’i bjere rrotull.

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 26, 11:52

    SEVO TARIFA ESHTE NJE NGA KRIMINELET DHE XHELATET E ENVERIT QE I KA SHPETUAR DREJTESISE ME FINTE KOMUNISTE.

    Po mire o gazeta DITA perpara se te publikoni ditaret e turpit dhe te rezilit te Shqypnise qe po kerkon te antarsohet ne BE, po pse nuk e keni pyetur kete kriminel si Dinosaur Prehistorik te Partise se Punes dhe sherbetor besnik te Enverit dhe Nexhmijes,

    PSE ENVERI MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI, PSE FALIMENTOI EKONOMINE DHE RENOI SHTETIN DHE I LA SHQYPTARET SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU?

    He pra pse o gazeta DITA ky xhelat ka akoma guximin te publikoje ditaret e tij si LETYRA propagandistike te Kohes se Qepes te Partise se Punes dhe nuk ndjen asnje pendese per krimet monstruoze te Enverit dhe Nexhmijes,

    NGA BURON KY GUXIM I XHELATEVE TE ENVERIT?

    Qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore, por qe eshte kudo i pranishem ne Shqypni, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit?

    PO PSE ME XHELATET E ENVERIT NE KRYE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  3. Mani December 26, 12:12

    Duhet te ecte shqiperia me ment e dulles. Po te semurej merhumi, do duhej te semureshim te gjithe.. se nuk ndertoi shtet dhe sistem qe te ecte vete, edhe pas vdekjes se tij, por shteti ishte ky, vetem ky. Vuajtjet qe i kemi tani, i kemi peshqesh nga ky i cmenduri dhe nga keta qe e duan akoma, pasi po te ishte vendi me demokraci e prone private, as saliu e as nanua nuk vinin kurre.

    Reply to this comment
  4. Drejtesia do te behet, doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali. December 26, 12:14

    O Sefo, shume ke shkruar, por nje brime ne ujin e qelbur te kenetes se politikes shqiptare ke bere, si dje me luften e klasave, tollonin,e luften per pushtet, dhe vdekjen apo hymnizimin e Enverit , ashtu dhe sot me politikat e pangopesise per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit. Se fundi perse ishit dhe mbetet po ju servila te peshtire te Enverit, ne Shqiperi vazhdoje grabitja e tjetersimi i pasurise kombetare e private qe la pas mijra te vrare e te gjymtyer dhe nje ekonomi e ushtri te shkaterruar . O Sefo, jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije te mbetur jetim dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga riciklimi i bijve te eterve te diktatures komuniste-ballistozogiste ne politikat e Tiranes zyrtare ne te tre pushtetet qe kerkojne drejtesi, dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavaje qe nuke i shkojne per shtat nje Shqiperie te grabitur e gjakosur qe kerkojne drejtesi.O sefovicer lerjani historianeve bemat e mira dhe te liga te Enverit qe u stimuluan nga sozi si ju. Ne moralin tuaj eshte ti kerkoni falje popullit per fatkeqesite qe i perjetuan dhe po i perjetojne, aqe shume sa rrevoltuan SOVRANIN,USA-n dhe BE-ne te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi, Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit. Dridhuni e perdridhuni, po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet, doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,qe ne unison shkaterruat,tjetersuar dhe grabitet pasurine kombetare e pronen private te ndertuar me djerse e gjak, ku nuke kane te numuruar herojte e popullit. Ne kete konteks lind pyetja, kure ju dhe sozite tuaja do te keni moralin ti kerkoni falje popullit per fatkeqesite qe u stimuluan nga sozi si ju qe ushqyen diktaturen komuniste si nje nga diktaturat me te egra te botes?

    Reply to this comment
  5. tajaee December 26, 14:00

    Tajar kopil I saliut.
    Ne durres tajare I thone bythes more kopil.
    Beji3te fala ramyt dhe safetit nga tajarja.

    Reply to this comment
    • Tajari December 26, 17:06

      I nderuar Tajaee,a jeni dhe Ju nostalgjik i diktatures a po nuk dini te kuptoni ato qe lexoni.Komenti I’m ka kuptim qe ne nuk duam kujtime per diktatorin…….Por me kujtohen dy vargje te Dritero Agollit :
      Rakip Sulçe faqe pa qime
      Sa di koka tënde
      Di bytha ime.
      Tung

      Reply to this comment
  6. fteri December 26, 14:19

    Nderime S.Tarifës ,për kujtimet që shpalos .

    Jeta dhe vepra e E.Hoxhës është histori brilante e gjallë e një kombi për 50 vjet ,kurrë nuk pësoi humbje ,por vetëm fitore ,me të jan të lidhura të gjitha fitoret historike të epokës së revulicionit popullor dhe të socializmit të arritura të atdhut tonë.

    Në figurën e personin e tijë jan mishëruar virtytet më brilante të popullit tonë që nga lashtësia deri në ditët tona,si karakterin e lartë luftarak e fisnik,ka mbjellur traditat të ndritura e heroike ,shpirtin kryengritës e bujar që i kaliti e farkëtoi nëpër beteja për liri e pamvarsi ,për : -DRITË E DIJE ,PËR TOKË E BUKË në trojet e veta Arbërore.

    *****E.Hoxha është një figurë e madhe poliedrike ,mendimtar markësist dhe udhëheqës revulicionar,komandant ushtarak dhe burrë shteti ,diplomat e publicistë , telektual erudit dhe eduktar i masave ,orator i zoti ,fjalë zjarrtë e madhështor në paraqitje fizike midis udhëheqësve botror dhe mik i njerzve të thjeshtë .Kurrizin u theu shfrytëzuesve dhe gjakpirsve të popullit.

    Në krye të partisë e popullit shqiptar luftoi e punoi mbi 50 vjet si shqiponjë dhe kurrë nuk e tradhëtoi popullin e tijë të dashur deri çastin e fundit për të mirën e bagatinë e atdheut ,për çeshtjen e madhe të socializmit .

    Vepra e tijë është trazhgimi e pa çmueshëme do të rrojë në shekuj

    Reply to this comment
  7. Adih December 26, 14:26

    I drejtohem kesaj gazete dinjitoze ,ju lutemi mos botoni keto hipokrizira ,se na vjen per te vjelle . Sidomos brezit tone ,qe e perjetuam kete diktature te tmershme ,pertej cdo kufiri njerezor .Ju faleminderit per mirkuptimin..

    Reply to this comment
  8. Lisi December 26, 14:31

    Sevo!
    As të njoh , e as më njeh . Unë rrjedh nga një familje ,që i ka dhënë Luftës më shumë se shoku Enver dhe shoqja Nexhmije , të marrë sëbashku !
    Sevo , shoku Enver na tradhëtoi . Edhe ti Sevo , dhe të gjithë ju , rreth Enverit , na tradhëtuat . I the ndonjëherë Enverit , se , fëmijët dhe kooperativistët venë në shkollë me një copë bukë misëri me sheqer e ujë apo me një dhallë të tharët ?! Kam shumë gjëra , Sevo , mirëupafshim nesër , kur të jeshë zbrazur ti !

    Reply to this comment
  9. h December 26, 15:10

    Edhe Hitleri me bashkepunetoret e vet ishte korrekt,i sakte,i dashur
    i ndihmonte…..vetem se zhduku 100 milion njerez nga lufta dhe furrat.

    Reply to this comment
  10. Ylli December 26, 17:18

    Po si nuk kane pak dinjitet keta palaco te diktatures .Del Sulo dhe shkruan qe Enveri arnonte corapet ,ky trapi tjeter shkruan qe Enveri merrte leje te sekretari i organizates -baze.Sekretari pasi mendoj ca ,binte dakort ti jepte leje ….hahahahahaha.
    Eshte tmerr te mendosh qe i biri i ketij palaco Tarifes i infektuar ne Institutin M-L ,shkon ambasador ne SHBA .Mbasi con te birin ambasador ne SHBA ,ky palaco i diktatures shkruan sesi Enveri luftoi me sukses imperializmin anerikan.
    Lexova shkrimin e Palacos Junior mbi voten e fundit te Shqiperise ne OKB dhe zorret ne fyt me erdhen nga justifikimi banal qe i behej votes kundra te Shqiperise.Eshte e vertete qe instikti i formimit 45 vjecar i ketyre kuadrove te komunizmit i therret padashje.Dicka si Baku i Jack London tek romani “Kushtrimi i te pareve”.
    Nese nuk keni respekt per veten o palaco te Diktatures ,te pakten kini njerzillekun te mos lendoni si shoket tuaj komuniste qe Enveri i vrau dhe u persekutoj familjen ,ashtu dhe per te ashtuquajturit armiq qe akoma dhe mbas 40 viteve u persekutonte nipat dhe mbesat qe nuk i kishin pare me sy gjysherit.
    Gazetes Dita nuk me takon ti bej moral per vete faktin qe pranon te botoje komentet tona ,por te jete me e rezervuar ne botime te tilla qe te ngjallin neveri dhe peshtirosje .

    Reply to this comment
  11. Befana December 26, 17:24

    Lavdi udheheqesit te madh te ketij vendi,te tjeret jane plehra.

    Reply to this comment
    • mirel December 26, 23:12

      Amin!
      Burre si Ai nuk e gjen me Kombi dhe per 500 vjet.
      Te tjeret e dine qe jane plera, prandaj shajne.

      Reply to this comment
  12. taraku December 26, 17:54

    Shume bukur – duhet me memorizu kete pjese: Shoku Enver shpesh largohet nga puna tepër vonë, pa folur për vazhdimin e veprimtarisë krijuese në shtëpi deri në orët e vona. Sot u largua nga punët e zyrës në orën 14.05’. Nuk harroi të më thotë “Mirupafshim”! Ndaloi pak e më dha një porosi: Thuaj shokut Surja Malo, (sekretar i organizatës bazë të partisë, ku bën pjesë edhe shoku Enver), a mund të më japë leje sot të mungoj nga mbledhja e organizatës, se kam një punë që s’e lë dot?”

    Ia transmentova shokut Surja këtë kërkesë të anëtarit të partisë Enver Hoxha dhe ai, duke buzëqeshur tha: Kjo eshte e bukur: “Të mos vijë. Zakonisht shoku Enver është shumë i rregullt. Edhe pse ka shumë punë, jo vetëm nuk mungon në mbledhjet e organizatës, por dëgjon me vëmendje të madhe e është tepër aktiv. Me diskutimet e tij cilësore na ndihmon shumë edhe neve, që të jemi të rregullt si Ai, aktivë si Ai.

    Reply to this comment
  13. Shqiptari emigrant ne Itali December 26, 18:01

    Enver Hoxha eshte KRYEKRIMINELI SHQIPTAR i te gjitha kohve dhe kush ben “homazhe” per te sot kur çdo dite e me shume dalin ne drite dokumente rrenqethse te regjimit gjakatar qe ai instaloi ne vendin tone.
    Zhduku pasurine intelektuale te vendit tone qe kish studiuar jasht dhe ne perndim kryesisht duke i “prere” koken asaj qysh pa mbaruar lufta qe mos ti kish “neper kembe” ne qeverisjen e tij antikombetare, asgjesoj partite nacionaliste duke u lidhur “byth e brek” me Dushanet e Popoviçet armiqt historik te vendit tone, beri KASAPANE vrasjesh e burgosjesh te atyre qe kishin bere luften (e jo ai qe pinte uisk me anglezet kur populli skish çte hante). Siç thote Lisi me siper futem ne ato familje qe i ka dhene aq shume levizjes nac-çlirimtare pa “i bere as nje gjembe trupit te popullit tone” por se çfare kam vuajtur ne diktature e di vetem shpirti im dhe i prinderve te mi qe “prehen” aty ne Shqiperi. Poshte komunizmi i ndyre shqiptar, Poshte KRYEKRIMINELI Enver Hoxha!

    Reply to this comment
  14. vjola December 26, 18:21

    Ashtu sic ishte vete nje njeri i edukuar , i palodhur , trim , i dashur ashtu i donte edhe shqipetaret . I perjetshem kujtimi i BURRIT TE MADH qe udhehoqi Shqiperine .

    Reply to this comment
    • intelektuali December 26, 19:37

      Ja lexoje nje histori te vertete per “BURRIN E MADH” o xhelate e Enverit:

      “Në 1993-in, eshtrat e tij u gjetën pa kafkën në periferi të
      Beratit, njeriu që bëri krimin dëshmon: “Kisha urdhër”

      Diku në rrethinat e Beratit, në verën e vitit 1993, një grup familjarësh arritën të gjejnë vendndodhjen e një varri të përbashkët, ku në korrikun e vitit 1945, ishin pushkatuar dhe groposur pesë kundërshtarë të komunizmit. Mbasi u gjendë vendndodhja e varrit të humbur për gjysëm shekulli, filluan gërmimet dhe eshtrat e të pestëve filluan të konturohen pak e nga pak. Por, tek pesë skeletet e gjetura mungonin krejtësisht kafkat e kokës.

      Të nesërmen e asaj dite, nga gërmimet e tjera, rreth gropës së madhe, disa metra larg saj u gjetën dhe kafkat që mungonin nga skeletet. Kush ishin ata të pestë dhe pse ishin pushkatuar? Përse eshtrat e trupave gjendeshin në një gropë të përbashkët dhe kokat e tyre të prera më tej? Pas ekzaminimeve të bëra, nga të afërmit u zbulua se midis tyre ishte dhe Abaz Omari. Ky ish avokat i njohur, ishte nipi i numrit Një të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxhës (djali i vajzës së xhaxhait) dhe katër të tjerët shokë dhe bashkpuntorë të tij.

      Kush ishte Abaz Omari?

      Abaz Omari kishte lindur në qytetin e Gjirokstrës në vitin 1906 dhe fëmijria e tij kishte kaluar tek shtëpia e Hoxhatëve, pranë [email protected]#%$ të tij Hysen Hoxhës. Në këtë shtëpi të madhe Abazi i vogël luante me shokun dhe kushëririn e tij Enver Hoxhën që ishte vetëm dy vjet më i vogël nga ai. Ai në fillim shkoi në shkollë aty në qytetin e lindjes së bashku me Enverin, për të vazhduar më tej mësimet në Leçe të Italisë. Pas kthimit nga Italia, Abazi dërgohet nga familja për të vazhduar mësimet në Liceun Francez të Korçës dhe pasi e mbaron shkëlqyeshëm atë, fiton një të drejtë studimi për në Paris dhe Grenobël të Francës. Abazi pasi u diplomua në shkencat Juridike në Montpelje në vitin 1939, kthehet në Paris ku studjoi dhe mori leksione në një kurs të gjatë për Histori Arti pranë Akademisë së Arteve të Bukura të këtij qyteti. Gjatë atyre viteve të qëndrimit në Paris, Abazit i erdhi në dhomën ku banonte, kushëriri i tij Enver Hoxha i cili kishte qenë për studime në Montpelje. Abazi me Enverin përveç shkollës fillore në Gjirokastër, kishin studjuar bashkë dhe në Korçë në Liceun Francez. Arsyeja e vajtjes së Enverit për tek Abazi në Paris, ishte sepse në Montpelje ku kishte studjuar për gjashtë muaj, qeveria shqiptare ja kishte prerë bursën pasi ai nuk kishte mundur të shlyente dot asnjë provim. Abazi e mbajti Enverin për disa muaj në dhomën e tij, ku të dy jetonin vetëm me kursimet që ai kishte lënë mënjanë gjatë atyre viteve që studjonte në Paris. Lidhur me këtë gjë në kujtimet e tija vite më vonë Enver Hoxha do të shkruante:”…Pasi kishim ngelur në një gjendje të vajtueshme bashkë me kushëririn tim Abaz Omarin, shkonim në restorante kineze të Parisit dhe hanim vetëm pilaf.” Duke parë gjendjen e keqe financiare në të cilën kishte ngelur Enveri pas prerjes së bursës, Abazi për ta ndihmuar sadopak, ndërhyri tek Eqerem Libohova, (Ambasadori i Mbretërisë shqiptare në Francë) që ishte miku i ngushtë i Bahri Omarit. Ambasadori shqiptar Libohova e rregulloi studentin gjirokastrit Enver Hoxhën, që të fillonte punë si sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel. Konsulli që ishte një milioner hebre-belg, e mbajti Enverin për disa muaj në punë dhe më pas e përzuri. Pas kësaj Enveri i ngelur pa asnjë mjet jetese në gjendje të mjerueshme, si ngeli gjë tjetër veçse të kthehej në Shqipëri.

      eri në Fier për të eleminuar Abazin

      Në vitin 1939 pasi Abaz Omari përfundoi studimet dhe u diplomua në Francë, u kthye në Shqipëri ku filloi punë si Jurist në Ministrinë e Financave. Pasi punoi për disa muaj në Tiranë, ai u kthye në qytetin e Fierit ku ishte vendosur familja e tij pas shpërnguljes nga Gjirokastëra. Me të vendosur në këtë qytet, Abazi u lidhë me disa nga intelektualët e njohur antifashistë që kishin filluar të grupoheshin. Lidhur me këtë Veli Frashëri përkthyesi (anglishtes) i Mithat Frashërit në kujtimet e tija dëshmon:”Në shtëpinë e Abaz Omarit në Fier, ne formuam grupin e rezistencës kundër pushtuesëve italianë që në vitin 1939. Në këtë grup, përveç Abazit bënin pjesë dhe Myzafer Trebeshina, Tefik Cfiri e ndonjë tjetër. Grupimi ynë i rezistencës kishte ide dhe program social-demokrat dhe më vonë ne u bashkuam me grupin e Vlorës që drejtohej nga Skënder Muço”. Pas formimit të Grupit të Rezistencës në qytetin e Fierit, me iniciativën direkte të Abazit u krijua çeta e parë antifashiste e Mallakastrës e përbërë prej 7-8 vetësh. Veli Frashëri, Abaz Omari dhe Nexhat Peshkëpia, (burri i motrës së Abazit) në vitin 1942 u lidhën dhe me Skënder Muçon në Vlorë dhe formuan një grupim social-demokrat që një vit më vonë në 1943-in arritën ta kristalizonin si parti. Asokohe ata nxorrën në Fier dhe numrat e parë të gazetës së tyre “Zëri i Lirisë” të cilën e drejtonte intelektualja e njohur Musine Kokalari (ishte lauruar në Romë për Filozofi) ku shkruanin Prof. Jusuf Luzaj, Abaz Omari, Skënder Muço etj. Në shtatorin e vitit 1943, Enver Hoxha u nis për në qytetin e Vlorës. Qëllimi i atij udhëtimi sipas kujtimeve të mëvonëshme të Hoxhës, ishte “likujdimi i grupit franksionist të Xhepit e Qorrit” Anastas Lulës dhe Sadik Premtes në qarkorin e partisë së Vlorës. Gjatë atij udhëtimi për në Vlorë, Enver Hoxha qëndroi disa ditë në qytetin e Fierit duke u strehuar në shtëpinë e Llaz Sukut. Gjatë atyre ditëve në shtëpinë e Sukut, Enver Hoxha u informua rregullisht për të gjithë veprimtarinë e Abaz Omarit dhe grupimit social-demokrat që vepronte në atë qytet.

      Dëshmitarë të asaj kohe pretendojnë se atëhere ka pasur dhe një plan të inicuar nga Enver Hoxha për eleminimin e Abaz Omarit. Lidhur me këtë gjë, Mërkur Omari vëllai i Abazit (partizan, ish ekonomist i lartë i internuar për vite në fshatrat e Lushnjes) dëshmon: Në shtëpinë e Llaz Sukut ku ishte strehuar, Enveri thërriti Rakip Kryeziun një gjirokastrit shumë i varfër që ishte komandant i Njesiteve Guerile të Fierit, të cilit i parashtroi planin e eleminimit të Abazit duke i thënë se ajo ishte “porosi e udhëheqjes së partisë”. Në mbremjen e asaj dite teksa po rrija para shtëpisë më thërriti Rakip Kryeziu dhe më tha që të shkoja në shtëpinë e tij se do të më jepte një porosi për Abazin. Unë pa dyshuar e ndoqa prapa dhe kur shkuam në dhomën e tij, ai së bashku me një tjetër që ishte aty, më thanë që atë darkë ta lija portën e shtëpisë të hapur pa çelës, pasi ata do vinin për ta marrë Abazin për një problem që kishin. “Të japim fjalën e komunistit se Abazit nuk i bëjmë asgjë”, më thanë ata. Unë kisha ngelur i shtangur dhe nuk pranoja, kurse Rakipi më kërcënonte me një revole që kishte në dorë dhe më thoshte se po ta bisedoja me njeri atë gjë, isha i dënuar me vdekje. Unë portën nul e lashë të hapur dhe nga frika atë natë nuk i thashë gjë Abazit. Të nesërmen i tregova gjithshka dhe ai mori masa për tu mbrojtur. Pas tre ditësh ata e kuptuan se unë i kisha treguar Abazit dhe na dërguan fjalë se ishim të dënuar nga partia me vdekje të dy. Pas dështimit të këtij plani, për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Abazit, Enver Hoxha mori masa që gjithshka të mbetej e fshehtë. I vetmi njeri që mund ta dekonspironte atë aksion ishte Rakip Kryeziu, i cili ato ditë u rrethua në një shtëpi në periferi të Fierit nga forcat balliste të Bajrush Kosovës dhe u vra prej tyre si shkak për aksionin e rrëmbimit të Abazit.”

      Enver, incidenti në shtëpinë e Omarit

      Në kohën që Enveri qëndroi në Fier për të eleminuar Abazin, lidhjet me të i kishte ndërpreë që pas ardhjes nga Franca. Në fakt për herë të fundit ata ishin takuar në Tiranë në shtëpinë e Bahri Omarit aty nga fundi i viti 1941.Lidhur me këtë takim në librin e tij “Kur hidheshin themelet” Enver Hoxha dëshmon:” Jam zënë keq njëherë me Abaz Omarin, një kushëririn e Bahriut nga i ati, por dhe i yni sepse xhaxhai im Hysen Hoxha e kishte nip (djalin e vajzës) Njiheshim që fëmijë, kur ishim të rinj vinte shpesh në shtëpinë tonë. Edhe ai kishte bërë Liceun e Korçës dhe kishte vajtur në Paris, por pasi kishte qëndruar nja katër vjet me paratë e babait që e kishte pronar të madh tokash dhe tregtar të madh në Fier, ishte kthyer pa diplomë në Shqipëri dhe ca kohë ushtroi zanatin e të jatit. Më vonë ai mori një grua me prikë (pasuri) të madhe dhe me të hollat e saj u kthye në Francë e mori diplomën në Drejtësi dhe erdhi e u bë avokat. Kisha kohë që nuk isha pjekur me të, sa një ditë pas pushimit e gjeta tek motra ime Fahrija. U puthëm e u ngalasëm dhe e urova e pas bisedave të zakonëshme filluam ato politike. Mbaja mënd se dikur Abazi shfaqej si antifeudal demokrat i majtë. Por ç` të shihja, kur fola për luftën, për domosdoshmërinë e saj, na doli se Abazi nga i majtë na ishte bërë i djathtë, nga demokrat na ishte bërë një mbrojtës i madh i të pasurve, me një fjalë kishte ndërruar lëkurën. U grindëm e kushedi se si do të kishte mbaruar grindja, po të mos kishte ndërhyrë në mes motra ime Fahrija. Më nuk e pashë këtë njeri që u bë një qen zinxhiri i Ali Beut (Këlcyrës) e u bë ballist e bashkpuntor i gjermanëve”. Por sot pas kaq vitesh njerëz të afërt të Enver Hoxhës japin version tjetër nga ai episod që shkruan ai. Këtë gjë e konfirmon dhe Mërkuri vëllai i Abazit. Në atë darkë Bahriu kishte ftuar dhe Nexhat Peshkëpinë dhe Abazin. Gjatë darkës Enveri filloi të bënte propagandë komuniste dhe ende pa mbaruar fjalën, Abazi i kthehet atij:” Si s` të vjen zor që flet në këtë mënyrë, ti je përzier më një grup aventurierësh antishqiptarë e vagabondë, që kudo që shkoni bëni propagandë bolshevike”. I prekur rëndë nga fjalæët e Abazit, Enveri nxehet keq dhe i` a kthen:” Kur të fitojë Stalini, ne komunistët do t`iua presim kokën ju mutistëve”. Fjalët që tha Enveri i shoqëroi dhe me xheste të duarëve. Pas kësaj, Abazi mori një pjatë dhe qëlloi drejt Enverit i cili largoi kokën dhe pjata u thye në mur. Darka u prish dhe Nexhat Peshkëpia e mori me vete Enverin në shtëpinë e tij për të mbyllur sherrin. Ky ishte dhe takimi i fundit që patën dy kushërinjtë, të cilët ndonëse ishin rritër në një shtëpi, kishin mësuar në të njejtat shkolla, kishin ndjekur drejtime të ndryshme në jetë.

      Enveri: Ekzekutoheni

      Në fillimin e vitit 1944, Abazi vjen në Tiranë dhe në një takim që Balli Kombëtar bëri me intelektualët e Tiranës në Kinema “Kosova” , pas Abaz Ermenjit e mori fjalën dhe ai ku midis të tjerave tha:”Nëse komunizmi vjen në vatrat tona, meritë e tij do të jetë mjerimi dhe për popullin uria. Njerzit do të vihen në rresht për një copë bukë. Kam jetuar shumë vjet në Francë. Atje librat për komunizmin mbeten rrugëve se nuk i lexon njeri. Këtu njerzit të gënjyer nga disa aventurierë po përkrahin komunistët. Ata do të kujtojnë Siberinë ruse me kampet e përqëndrimit që do hapin” Në vjeshtën e 1944-ës kur komunistët ishin afër triumfit, shumë nacionalistë u grupuan në Shijak për tu larguar me anë te detit nga Shqipëria. Në një takim të madh që u mbajt atje, Abazi ju bëri thirrje atyre që të mos largoheshin, por ta vazhdonin luftën deri në fund. Pak ditë pas atij takimi Omari arrestohet nga partizanët në Shijak së bashku me shokun e tij Qazim Shehun të cilët i sjellin në Tiranë në një shtëpi që ishte kthyer si burg pranë rrugës “Qemal Stafa”. Pasi u mbajt për tre muaj aty, Abazi u dërgua në Berat për të dalë në gjygj. Një muaj pas arrestimit, motra e tij Ferro, (gruaja e Nexhat Peshkëpisë) bashkë me vëllanë e vogël Mërkurin, shkuan dhe trokitën në shtëpinë ë Enver Hoxhës (vila e Shefqet Vërlacit) i cili pasi u lajmërua në telefon i ftoi të hynin brenda. Pasi ata hynë në shtëpi, Enveri që po hante bukë i priti shumë ftohtë. Ferro me Mërkurin duke parë atë situatë nuk e hapën fare muhabetin e Abazit. Enveri rëndë rëndë ju drejtua Mërkurit:”Hë mor ballist, si i ke punët sikur ta kam lexuar emrin në gazetë?” Mërkuri ngeli i habitur e nuk dinte se ti përgjigjej (në fakt Mërkuri kishte qenë partizan). Në atë kohë në shtëpi hyri Nako Spiro dhe Enveri u largua bashkë me të pa i përshëndetur dy kushërinjtë. Pas disa ditësh Ferro shkoi dhe njëherë tek shtëpia Enverit i cili ja preu shkurt:”Abazin ne do ta dënojmë, se nesër mund të vritet djali yt”. Ferro u largua nga ajo shtëpi pa e kuptuar kurrë kuptimin e atyre fjalëve fatale që i tha kushëriri i saj dhe njëkohësisht Kryetari i shtetit Shqiptar, i cili i kishte arrestuar vëllanë dhe priste ta ekzekutonte.

      Sipas fjalës që i tha kushërirës Ferros, për vëllanë e saj, më 7 korrik 1945 gjashtë muaj më vonë, Enver Hoxha do e mbante “premtimin”. Në një radiogram, dërguar Gjykatës Ushtarake të Korpusit të IV-të në Berat ai shkruante:” Në përgjigjie të shkresës suaj nr.140. dt.7.VI.1945 aprovohet dënimi me vdekje i Abaz Omarit me shokë. Na lajmëroni datën e ekzekutimit”. Komandanti i Përgjithshëm Gjeneral-kolonel Enver Hoxha. Pas pak ditësh ajo Gjykatë Ushtarake me Prokuror M.Bllaci. e gjygjtar M. Karafili, F. Bedeni e N. Lekdushi, sipas porosisë së Komandantit zbatuan detyrën. Pas pushkatimit një dorë e stërvitur (K.D. nga Kallarati i Vlorës) me një sëpatë të rëndë ju preu kokat duke i groposur në një gropë të veçantë pak më larg trupave. Vetëm 48 vjet më vonë ai njeri do të pohonte :” Kisha urdhër, po të mos j`ua prisja unë, bashkë me kokat e tyre do shkonte dhe e imja”.

      Reply to this comment
      • ELIOT December 26, 20:37

        bravo bravo bravo ;;;;;; me IMPRESIONNOVE..ME KETE HISTORIE … SHUME E DETAJUAR … DHE ME DATA … QE TA KUPTOJNE AKOMA ATO NAIVA SE KUSH ISHTE ENVER KRIMINELI …. VRISTE BETEM PER PLAISIR … PER QEF …. ISHTE ME TE VERTETE NJE XHELAT NJE KANIBAL … QE KURRRRRRE SKA PARE VENDI YNE ……. MALLKOFTE QOFTE AJO NENE QE E BERI KETE PERBINDESH ..KETE HILTLER KETE KAFSHE ..JO SE KA DIS A KAFSHE QE NUK E HAJNE NJERA TJETREN POR ENVERI HANTE EDHE NENEN E TIJE PER QE QEVERISUR ..PER TU ZGJERDHYER PERPARA TELES DHE GAZETAVE ….JO KAM STUDIUAR SHUME HITLERIN DHE DUCEN …. POR ENVERI STALINI JA KALOJNE PE KRIMET E TYRE …MERCI NTELE … DHE NXIRRJA PERRALLAT SPIUNAVE BOLSHEVIKE …JA KU I KANE PERPARA SYVE …. DHE MOS BEJNE SIKUR SKUPTOJNE SI BUDLLENJ …ME QARTE …NUK KA ……… A BIENTOT …..

        Reply to this comment
  15. fteri December 26, 19:15

    Kjo paraqitje kujtimesh nga historiani dhe filozofi patëriot Sevo Tarifa te lexuesi për Legjendarin E.Hoxha jan një kontribut atëdhetar ,përmbajtja e së cilës tregon ralitetin .

    Botimi te G.DITA ka rëndësi patëriotike që rinia e sotme të dijë se ku e katandisën shqiprinë klasa politike e degjeneruar e 25 vjetve të demokratoshkërdhatësi

    Sa për Enver Hoxhën gjithë shqipëria sot është tu vjatue,megjithë masat që ka marrë klasa politike shqiptare për ta kthyer shqipërinë në një shtet kapitalisë ,për futjen e mënyrës dhe jetës borgjeze ,për të përhapur korrupsion dhe shëthuerje ;me pak fjalë degjenerimin e njeriut shqipëtar,në këto rrethana pasojat e degjenerimit dhe krimeve në shqipëri jan tragjike ,sikur të shpalleshin statistika numri i të vrarve ,të plagosurve ,të trafikuarve ,të droguarve të burgosurve do të ishte sa 10 fishi i të dënuarve në shtetin komunist .Këtu kushë qënka diktatori ,dje ,apo sot ?

    A’ e dini se qytetari Shqipëtar sot nuk mund të shetisë pa u rrezikuar në parqet e liqenit ,dhe periferisë Tiranës .Në çdo moment ai mund të sulmohet nga bandit ,të grabitet,të rrahet,të përdhunohet ,ose edhe të vritet për të holla ,ose për zingjirin e dorës ,të qafës,celularin ose orën e dorës.Policët ngurojnë të ndjekin kriminelin ,sepse mund ta pësojnë fatin e viktimës.
    A’ është e vërtet se sotë është bërë e zakonshme që të grabitet në mes të ditës një argjendari,një bankomat, ose të grabitet ajo ose kjo bankë për para ,dhe të gjendet i vrarë në rrugë ky ose ai qytetar ,bile edhe policë e oficer të policisë ,ose krime brenda familjes deri te goditja me çekiç kokës nga djali -babajt , mbështjelljes e hedhjes gjallë në Liqenin e Farkës,fatin të tillë kan gjetur shumë familje shqiptare për 25 vjet.Shembuj të tillë çdo ditë të vitit .

    Ka kriminel që brenda një muaj kan kryer mbi 35 vjedhje e krime dhe gjykata i le të lirë.

    Të shashë kohën dhe të mirat e Enver Hoxha është kulmi i hipokrizisë .

    Kjo do të thotë hapur sot të tallesh me popullin shqiptar .Krimi sot është bërë i pandalshëm ,i pa ndëshkueshëm në shkallë shtetrore . Shqipëria NXINË NË KRIME DHE policët,prokurorët,gjykatësit ,shtypi,gazetarët ,aktivistët të gjithë ngrenë supet ose bashkëpunojnë me ta.

    Enver Hoxha ishte shqiponjë mali .

    Ky është titulli i poezisë që populli i Dibrës vogël i thurë Enver Hoxhës .

    Pse asht’ vesh’ në zi Shqipnia ?
    Pse pikllueshëm flet Partia ?
    Çfar’ kan’ malet që rënkojnë?
    Çfar kan’ pyet që gjëmojnë?
    Pse n’ kuvende njerzit mblidhen?
    Çfar ‘ kan zemrat që po dridhen?
    Pse po qajn’ e po vajtojnë?
    Lot’ si shiu pse pikojnë?
    Hije e rand’ i ra Shqipnisë ,
    vdiq udhheqësi i Partisë ,
    O Enver ,shqiponjë mali ,
    vdkja nga rruga të ndali .
    Të jep fjalën gjith’ ky popull ,
    që nga Alpet deri në Dropull,
    atdheun do ta lulzojmë
    dhe fitoret do ti mbrojmë,
    ty kurr nuk të harrojmë.

    Reply to this comment
  16. intelektuali December 26, 19:39

    Ja lexoje nje histori te vertete per “BURRIN E MADH” o xhelate e Enverit:

    “Në 1993-in, eshtrat e tij u gjetën pa kafkën në periferi të
    Beratit, njeriu që bëri krimin dëshmon: “Kisha urdhër”

    Diku në rrethinat e Beratit, në verën e vitit 1993, një grup familjarësh arritën të gjejnë vendndodhjen e një varri të përbashkët, ku në korrikun e vitit 1945, ishin pushkatuar dhe groposur pesë kundërshtarë të komunizmit. Mbasi u gjendë vendndodhja e varrit të humbur për gjysëm shekulli, filluan gërmimet dhe eshtrat e të pestëve filluan të konturohen pak e nga pak. Por, tek pesë skeletet e gjetura mungonin krejtësisht kafkat e kokës.

    Të nesërmen e asaj dite, nga gërmimet e tjera, rreth gropës së madhe, disa metra larg saj u gjetën dhe kafkat që mungonin nga skeletet. Kush ishin ata të pestë dhe pse ishin pushkatuar? Përse eshtrat e trupave gjendeshin në një gropë të përbashkët dhe kokat e tyre të prera më tej? Pas ekzaminimeve të bëra, nga të afërmit u zbulua se midis tyre ishte dhe Abaz Omari. Ky ish avokat i njohur, ishte nipi i numrit Një të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxhës (djali i vajzës së xhaxhait) dhe katër të tjerët shokë dhe bashkpuntorë të tij.

    Kush ishte Abaz Omari?

    Abaz Omari kishte lindur në qytetin e Gjirokstrës në vitin 1906 dhe fëmijria e tij kishte kaluar tek shtëpia e Hoxhatëve, pranë gjyshit të tij Hysen Hoxhës. Në këtë shtëpi të madhe Abazi i vogël luante me shokun dhe kushëririn e tij Enver Hoxhën që ishte vetëm dy vjet më i vogël nga ai. Ai në fillim shkoi në shkollë aty në qytetin e lindjes së bashku me Enverin, për të vazhduar më tej mësimet në Leçe të Italisë. Pas kthimit nga Italia, Abazi dërgohet nga familja për të vazhduar mësimet në Liceun Francez të Korçës dhe pasi e mbaron shkëlqyeshëm atë, fiton një të drejtë studimi për në Paris dhe Grenobël të Francës. Abazi pasi u diplomua në shkencat Juridike në Montpelje në vitin 1939, kthehet në Paris ku studjoi dhe mori leksione në një kurs të gjatë për Histori Arti pranë Akademisë së Arteve të Bukura të këtij qyteti. Gjatë atyre viteve të qëndrimit në Paris, Abazit i erdhi në dhomën ku banonte, kushëriri i tij Enver Hoxha i cili kishte qenë për studime në Montpelje. Abazi me Enverin përveç shkollës fillore në Gjirokastër, kishin studjuar bashkë dhe në Korçë në Liceun Francez. Arsyeja e vajtjes së Enverit për tek Abazi në Paris, ishte sepse në Montpelje ku kishte studjuar për gjashtë muaj, qeveria shqiptare ja kishte prerë bursën pasi ai nuk kishte mundur të shlyente dot asnjë provim. Abazi e mbajti Enverin për disa muaj në dhomën e tij, ku të dy jetonin vetëm me kursimet që ai kishte lënë mënjanë gjatë atyre viteve që studjonte në Paris. Lidhur me këtë gjë në kujtimet e tija vite më vonë Enver Hoxha do të shkruante:”…Pasi kishim ngelur në një gjendje të vajtueshme bashkë me kushëririn tim Abaz Omarin, shkonim në restorante kineze të Parisit dhe hanim vetëm pilaf.” Duke parë gjendjen e keqe financiare në të cilën kishte ngelur Enveri pas prerjes së bursës, Abazi për ta ndihmuar sadopak, ndërhyri tek Eqerem Libohova, (Ambasadori i Mbretërisë shqiptare në Francë) që ishte miku i ngushtë i Bahri Omarit. Ambasadori shqiptar Libohova e rregulloi studentin gjirokastrit Enver Hoxhën, që të fillonte punë si sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel. Konsulli që ishte një milioner hebre-belg, e mbajti Enverin për disa muaj në punë dhe më pas e përzuri. Pas kësaj Enveri i ngelur pa asnjë mjet jetese në gjendje të mjerueshme, si ngeli gjë tjetër veçse të kthehej në Shqipëri.

    Erdhi në Fier për të eleminuar Abazin

    Në vitin 1939 pasi Abaz Omari përfundoi studimet dhe u diplomua në Francë, u kthye në Shqipëri ku filloi punë si Jurist në Ministrinë e Financave. Pasi punoi për disa muaj në Tiranë, ai u kthye në qytetin e Fierit ku ishte vendosur familja e tij pas shpërnguljes nga Gjirokastëra. Me të vendosur në këtë qytet, Abazi u lidhë me disa nga intelektualët e njohur antifashistë që kishin filluar të grupoheshin. Lidhur me këtë Veli Frashëri përkthyesi (anglishtes) i Mithat Frashërit në kujtimet e tija dëshmon:”Në shtëpinë e Abaz Omarit në Fier, ne formuam grupin e rezistencës kundër pushtuesëve italianë që në vitin 1939. Në këtë grup, përveç Abazit bënin pjesë dhe Myzafer Trebeshina, Tefik Cfiri e ndonjë tjetër. Grupimi ynë i rezistencës kishte ide dhe program social-demokrat dhe më vonë ne u bashkuam me grupin e Vlorës që drejtohej nga Skënder Muço”. Pas formimit të Grupit të Rezistencës në qytetin e Fierit, me iniciativën direkte të Abazit u krijua çeta e parë antifashiste e Mallakastrës e përbërë prej 7-8 vetësh. Veli Frashëri, Abaz Omari dhe Nexhat Peshkëpia, (burri i motrës së Abazit) në vitin 1942 u lidhën dhe me Skënder Muçon në Vlorë dhe formuan një grupim social-demokrat që një vit më vonë në 1943-in arritën ta kristalizonin si parti. Asokohe ata nxorrën në Fier dhe numrat e parë të gazetës së tyre “Zëri i Lirisë” të cilën e drejtonte intelektualja e njohur Musine Kokalari (ishte lauruar në Romë për Filozofi) ku shkruanin Prof. Jusuf Luzaj, Abaz Omari, Skënder Muço etj. Në shtatorin e vitit 1943, Enver Hoxha u nis për në qytetin e Vlorës. Qëllimi i atij udhëtimi sipas kujtimeve të mëvonëshme të Hoxhës, ishte “likujdimi i grupit franksionist të Xhepit e Qorrit” Anastas Lulës dhe Sadik Premtes në qarkorin e partisë së Vlorës. Gjatë atij udhëtimi për në Vlorë, Enver Hoxha qëndroi disa ditë në qytetin e Fierit duke u strehuar në shtëpinë e Llaz Sukut. Gjatë atyre ditëve në shtëpinë e Sukut, Enver Hoxha u informua rregullisht për të gjithë veprimtarinë e Abaz Omarit dhe grupimit social-demokrat që vepronte në atë qytet.

    Dëshmitarë të asaj kohe pretendojnë se atëhere ka pasur dhe një plan të inicuar nga Enver Hoxha për eleminimin e Abaz Omarit. Lidhur me këtë gjë, Mërkur Omari vëllai i Abazit (partizan, ish ekonomist i lartë i internuar për vite në fshatrat e Lushnjes) dëshmon: Në shtëpinë e Llaz Sukut ku ishte strehuar, Enveri thërriti Rakip Kryeziun një gjirokastrit shumë i varfër që ishte komandant i Njesiteve Guerile të Fierit, të cilit i parashtroi planin e eleminimit të Abazit duke i thënë se ajo ishte “porosi e udhëheqjes së partisë”. Në mbremjen e asaj dite teksa po rrija para shtëpisë më thërriti Rakip Kryeziu dhe më tha që të shkoja në shtëpinë e tij se do të më jepte një porosi për Abazin. Unë pa dyshuar e ndoqa prapa dhe kur shkuam në dhomën e tij, ai së bashku me një tjetër që ishte aty, më thanë që atë darkë ta lija portën e shtëpisë të hapur pa çelës, pasi ata do vinin për ta marrë Abazin për një problem që kishin. “Të japim fjalën e komunistit se Abazit nuk i bëjmë asgjë”, më thanë ata. Unë kisha ngelur i shtangur dhe nuk pranoja, kurse Rakipi më kërcënonte me një revole që kishte në dorë dhe më thoshte se po ta bisedoja me njeri atë gjë, isha i dënuar me vdekje. Unë portën nul e lashë të hapur dhe nga frika atë natë nuk i thashë gjë Abazit. Të nesërmen i tregova gjithshka dhe ai mori masa për tu mbrojtur. Pas tre ditësh ata e kuptuan se unë i kisha treguar Abazit dhe na dërguan fjalë se ishim të dënuar nga partia me vdekje të dy. Pas dështimit të këtij plani, për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Abazit, Enver Hoxha mori masa që gjithshka të mbetej e fshehtë. I vetmi njeri që mund ta dekonspironte atë aksion ishte Rakip Kryeziu, i cili ato ditë u rrethua në një shtëpi në periferi të Fierit nga forcat balliste të Bajrush Kosovës dhe u vra prej tyre si shkak për aksionin e rrëmbimit të Abazit.”

    Enveri dhe incidenti në shtëpinë e Omarit

    Në kohën që Enveri qëndroi në Fier për të eleminuar Abazin, lidhjet me të i kishte ndërpreë që pas ardhjes nga Franca. Në fakt për herë të fundit ata ishin takuar në Tiranë në shtëpinë e Bahri Omarit aty nga fundi i viti 1941.Lidhur me këtë takim në librin e tij “Kur hidheshin themelet” Enver Hoxha dëshmon:” Jam zënë keq njëherë me Abaz Omarin, një kushëririn e Bahriut nga i ati, por dhe i yni sepse xhaxhai im Hysen Hoxha e kishte nip (djalin e vajzës) Njiheshim që fëmijë, kur ishim të rinj vinte shpesh në shtëpinë tonë. Edhe ai kishte bërë Liceun e Korçës dhe kishte vajtur në Paris, por pasi kishte qëndruar nja katër vjet me paratë e babait që e kishte pronar të madh tokash dhe tregtar të madh në Fier, ishte kthyer pa diplomë në Shqipëri dhe ca kohë ushtroi zanatin e të jatit. Më vonë ai mori një grua me prikë (pasuri) të madhe dhe me të hollat e saj u kthye në Francë e mori diplomën në Drejtësi dhe erdhi e u bë avokat. Kisha kohë që nuk isha pjekur me të, sa një ditë pas pushimit e gjeta tek motra ime Fahrija. U puthëm e u ngalasëm dhe e urova e pas bisedave të zakonëshme filluam ato politike. Mbaja mënd se dikur Abazi shfaqej si antifeudal demokrat i majtë. Por ç` të shihja, kur fola për luftën, për domosdoshmërinë e saj, na doli se Abazi nga i majtë na ishte bërë i djathtë, nga demokrat na ishte bërë një mbrojtës i madh i të pasurve, me një fjalë kishte ndërruar lëkurën. U grindëm e kushedi se si do të kishte mbaruar grindja, po të mos kishte ndërhyrë në mes motra ime Fahrija. Më nuk e pashë këtë njeri që u bë një qen zinxhiri i Ali Beut (Këlcyrës) e u bë ballist e bashkpuntor i gjermanëve”. Por sot pas kaq vitesh njerëz të afërt të Enver Hoxhës japin version tjetër nga ai episod që shkruan ai. Këtë gjë e konfirmon dhe Mërkuri vëllai i Abazit. Në atë darkë Bahriu kishte ftuar dhe Nexhat Peshkëpinë dhe Abazin. Gjatë darkës Enveri filloi të bënte propagandë komuniste dhe ende pa mbaruar fjalën, Abazi i kthehet atij:” Si s` të vjen zor që flet në këtë mënyrë, ti je përzier më një grup aventurierësh antishqiptarë e vagabondë, që kudo që shkoni bëni propagandë bolshevike”. I prekur rëndë nga fjalæët e Abazit, Enveri nxehet keq dhe i` a kthen:” Kur të fitojë Stalini, ne komunistët do t`iua presim kokën ju mutistëve”. Fjalët që tha Enveri i shoqëroi dhe me xheste të duarëve. Pas kësaj, Abazi mori një pjatë dhe qëlloi drejt Enverit i cili largoi kokën dhe pjata u thye në mur. Darka u prish dhe Nexhat Peshkëpia e mori me vete Enverin në shtëpinë e tij për të mbyllur sherrin. Ky ishte dhe takimi i fundit që patën dy kushërinjtë, të cilët ndonëse ishin rritër në një shtëpi, kishin mësuar në të njejtat shkolla, kishin ndjekur drejtime të ndryshme në jetë.

    Enveri: Ekzekutoheni

    Në fillimin e vitit 1944, Abazi vjen në Tiranë dhe në një takim që Balli Kombëtar bëri me intelektualët e Tiranës në Kinema “Kosova” , pas Abaz Ermenjit e mori fjalën dhe ai ku midis të tjerave tha:”Nëse komunizmi vjen në vatrat tona, meritë e tij do të jetë mjerimi dhe për popullin uria. Njerzit do të vihen në rresht për një copë bukë. Kam jetuar shumë vjet në Francë. Atje librat për komunizmin mbeten rrugëve se nuk i lexon njeri. Këtu njerzit të gënjyer nga disa aventurierë po përkrahin komunistët. Ata do të kujtojnë Siberinë ruse me kampet e përqëndrimit që do hapin” Në vjeshtën e 1944-ës kur komunistët ishin afër triumfit, shumë nacionalistë u grupuan në Shijak për tu larguar me anë te detit nga Shqipëria. Në një takim të madh që u mbajt atje, Abazi ju bëri thirrje atyre që të mos largoheshin, por ta vazhdonin luftën deri në fund. Pak ditë pas atij takimi Omari arrestohet nga partizanët në Shijak së bashku me shokun e tij Qazim Shehun të cilët i sjellin në Tiranë në një shtëpi që ishte kthyer si burg pranë rrugës “Qemal Stafa”. Pasi u mbajt për tre muaj aty, Abazi u dërgua në Berat për të dalë në gjygj. Një muaj pas arrestimit, motra e tij Ferro, (gruaja e Nexhat Peshkëpisë) bashkë me vëllanë e vogël Mërkurin, shkuan dhe trokitën në shtëpinë ë Enver Hoxhës (vila e Shefqet Vërlacit) i cili pasi u lajmërua në telefon i ftoi të hynin brenda. Pasi ata hynë në shtëpi, Enveri që po hante bukë i priti shumë ftohtë. Ferro me Mërkurin duke parë atë situatë nuk e hapën fare muhabetin e Abazit. Enveri rëndë rëndë ju drejtua Mërkurit:”Hë mor ballist, si i ke punët sikur ta kam lexuar emrin në gazetë?” Mërkuri ngeli i habitur e nuk dinte se ti përgjigjej (në fakt Mërkuri kishte qenë partizan). Në atë kohë në shtëpi hyri Nako Spiro dhe Enveri u largua bashkë me të pa i përshëndetur dy kushërinjtë. Pas disa ditësh Ferro shkoi dhe njëherë tek shtëpia Enverit i cili ja preu shkurt:”Abazin ne do ta dënojmë, se nesër mund të vritet djali yt”. Ferro u largua nga ajo shtëpi pa e kuptuar kurrë kuptimin e atyre fjalëve fatale që i tha kushëriri i saj dhe njëkohësisht Kryetari i shtetit Shqiptar, i cili i kishte arrestuar vëllanë dhe priste ta ekzekutonte.

    Sipas fjalës që i tha kushërirës Ferros, për vëllanë e saj, më 7 korrik 1945 gjashtë muaj më vonë, Enver Hoxha do e mbante “premtimin”. Në një radiogram, dërguar Gjykatës Ushtarake të Korpusit të IV-të në Berat ai shkruante:” Në përgjigjie të shkresës suaj nr.140. dt.7.VI.1945 aprovohet dënimi me vdekje i Abaz Omarit me shokë. Na lajmëroni datën e ekzekutimit”. Komandanti i Përgjithshëm Gjeneral-kolonel Enver Hoxha. Pas pak ditësh ajo Gjykatë Ushtarake me Prokuror M.Bllaci. e gjygjtar M. Karafili, F. Bedeni e N. Lekdushi, sipas porosisë së Komandantit zbatuan detyrën. Pas pushkatimit një dorë e stërvitur (K.D. nga Kallarati i Vlorës) me një sëpatë të rëndë ju preu kokat duke i groposur në një gropë të veçantë pak më larg trupave. Vetëm 48 vjet më vonë ai njeri do të pohonte :” Kisha urdhër, po të mos j`ua prisja unë, bashkë me kokat e tyre do shkonte dhe e imja”.

    Reply to this comment
    • fteri December 26, 22:00

      Intelektual mavria !,
      …kur i zoti GOMARIT don që gomarit tijë ti vë një ngarkesë i përkdhel “veshët” .Edhe unë po të përkdhel veshët që ke përkthyer veprat e legjendarit Enver Hoxha – të lumtë. Por ,viktimë je përgjithmon ,kjo ishte kënaqësia dhe zgjidhja jote e rrugës reaksoinare .

      Vetëm specilistë reaksionarët si ti i kthejnë gjërat me kok poshtë për ta paraqitur të bardhën të zezë.Kushë do të stoliste në “art ” pseudopatëriot ballistë ,zogistë,tradhëtar ,bajrektar e bashkëpuntor të pushtuesve që dolën kundër partizanve e u kthyen pushkën e ti Intelektuali u thurë hymne veprimtarisë tradhëtare të këtyre kriminelve që ndëshkoi legjendari Enver Hoxha .Turp të ka mbetur në fyt vetëm emri E.Hoxhës !. argumentat tuaj jan një shtërmbim i ralitetit nga arsytime të këtijë llojë vetëm me Bari Omarit etj,etj…aty të ka ngelur ora,kur sot shqipria ka probleme të tjera të mprehta.

      Për këtë duhet pa tjetër sot një bandë sharlatanësh që të hedhin baltë sistematikisht kundër legjendarit E.Hoxha.

      Sapo erdhi në fuqi S.Berisha i shpalli miq personal Leka Zogun,Fevzijtë dhe Esat Pash toptanët ,i ngriti edhe përmendore me shpatë në dorë ,kur shpatën se nxori kurrënga kllefi ky mbreti tradhëtar dhe hajdut me thasë të floririt iku.

      Shpalli tradhëtar heroitë që derdhën gjakun ,i përkdheli flokët kriminelve të mirditës Gjekmarkajt , Barektarin e Mirditës ,bashibozukët e halil alitë e Dibrës,dhe Kuksit.

      Dhe sot këta pinjoll i bëri pedagog ku shkrijnë tërë “talentin” e tyre reaksionar për të sterrosur Enver Hoxhën ,shqipërinë socialiste dhe të kaluarën historike të popullit shqiptar të 50 viteve.

      Reply to this comment
      • mirel December 26, 23:19

        intelektuali eshte dora vete Kastriot Dervishi.
        E telendisin andej nga Tema, dhe futet anonim ketej nga inati.
        Lere te vdese nga inati.
        Enver Hoxhes ja hengren bajgat ne kete bote, dhe do ja hane dhe ne boten tjeter.
        Historia do vazhdoje e ti denoje keta plera qe shkaterruan Shqiperine.

        Reply to this comment
      • intelektuali December 27, 08:25

        Ja edhe nje tjeter histori te vertete per ty o XHELATI i Enverit ne menyre qe te pendoheni dhe t’i kerkoni falje Zotit dhe popullit shqyptar per krimet tuaja monstruoze kunder njerezimit, te cilat kane mbetur te pandeshkuara deri me sot dhe te cilat keti krime jane strumbullari i te KEQES bolshevike qe ka kapluar Vatanin dhe qe e shtyn Shqypnine ne gremine duke i ngulur thiken pas shpine SHBA me vendimet moniste te Edvin Karagjozit. Ja lexoje o xhelati i Enverit kete histori te VERTETE qe te kuptosh se ku e ka zanafillin e KEQJA qe ka kapluar shqyptaret qe po vriten si miza ne dhe ne huaj:

        “Një ndër Diktatorët e rrallë komunistë të Europës Lindore që ka lënë me dokument të shkruar një urdhër për vrasje me tortura ka qenë Enver Hoxha.

        Dokumenti në fjalë u përpilua më datë 21 shtator 1944 dhe mban numrin protokollar Nr.46, i drejtohet Forcave të Armatosura në Veri të vendit.

        Urdhëri ishte përgjigje ndaj njoftimit se ishte kapur Zija Fundo, një komunist i vjetër dhe antifashist i oreve te para.

        Enver Hoxha urdheronte xhelatet e tij:

        “Zain e Fundos ta torturoni deri ne vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! Ti kerkohet te jape shpjegime per kete pyetje: Pse ka ardhur ne Kosove? Kush e ka derguar dhe me c’direktiva? Cilat jane qellimet e Ganiut, te Englezeve dhe Amerikaneve? Te japi shpjegime per aktivitetin e tij te meparshem dhe per tradhetine e tij. Deponimet e Zaiut na i dergoni kendej me nje njeri te sigurte. Zain e vrisni andej. Enver”, shkruan Diktatori.

        E vërteta është se Zia Fundo, intelektuali shqyptar qe e ndihmoi sa mundi Enverin ne France dhe e njohu i pari me komunizmin realisht mbeti i vrarë pas disa torturave të tmerrshme antinjerezore nga xhelatet e derguar enkas nga Enveri.

        Reply to this comment
        • ELIOT December 27, 16:48

          INTELE …A E DIN SE KU ESHTE DIFERENCA E ENVERIT DHE HITLERIT ?????? JA PO JU A TREGOJ UNE BOLSHEVIQUES DES MERDES ….. KUR GENERALI I MADH ERWIN ROMMEL ..DHELPRA E SHKRETETIRAVE .PSEUDO ..SIPAS ALEATEVE … E TREDHETOI HITLERIN … MIKUN E VET …. .. SEPSE KUR NE 1944 I BENE NJE ATENTAT DHE ROMEL E DINTE PER PUCISTAT ….POR NUK I SPIUNOI ….. DHE ME PAS HITLERI E KUPTOI PER MIKUN E TIJE GENERALIN ROMEL …DHE I COI GESTAPON NE SHTEPI ….. I TREGUAN SE E DININ QE I TRADHETOI ..DHE I DHANE 24 ORE …. QE TE BENTE VETE VRASJE ……. KETO GJERA I TREGONTE CUNI I ERWIN ROMEL …… DHE GENERALI VRAU VETEN NE BACEN E TIJE ..POR HITLERI NUK JA INTERNOI GRUAN ..AS CUNIN … DHE NUK JA FUTI NE BURGJE FAREFISIIN .. SIC BENTE ENVERI …. ENVERI E DETUROI MEHMETIN TE VRISTE VETEN .? ,,,???? DHE FEMIJET GRUAN DHE FAREFISIN JA MASAKROI .NE BURGJE OSE JA PUSHKATOI …..E SHIKONI KATUNARE SPIUNA ..QE EDHE HITLERI ISHTE ME BURRE SE ENVERI … SE KISHTE FJALEN E DHENE DHE BURRERINE …….POR KJO HISTORIE ESHTE SHUME E COMPLIQUAR PER DISA ANALFABETA …. ME THUANI QE TJU A BEJ ME VIZATIME PER TA KUPTUAR …… SPIUNAT E POPULLIT …… BAJGAT E DEMOKRACISE … SHURRAT E LIBERTESE ..MERCI.. MIREL QE PASKE LINDUR BUDALLAH …JU KUPTOJ …QE PO NGORDHNI DEBILE MENTALE …. KETE GJE E KAM TE VESHTIRE TA KUPTOJ ….. PERSE …. SE KAM PARE ZEZAKE QE KAN ARDHUR NGA SENEGALI NGA MALI NGA AFRIKA DHE JANE CIVILIZUAR JANE CULTIVUAR … DHE I KUPTOJNE GJERAT ME MIRE SE JU …. BURRA SHTETI ISHIN WISTON CHURCHIL GENERAL DE GAULLE …PERSE … SEPSE JA DHANE LIRINI POPULLIT .. JA KUSHTUAN VETEJ JETEN POPULLIT .. JA NJE FRAZE QE I MADHI CHURCILL THA …..KUR POPULLI NE ANGLIE NUK E ZGJODHI PREMIER MINISTER …. ME MIRE TE ME KISHIN VRARE NAZISTAT SE TE HUMBISJA ZGJEDHJET …..POR PASTAJ VAZHDOI …. SHUME MIRE QE NDODHI KESHTU …. FITOI DEMOKRACIA … FITOI LIBERTEJA … FITOI POPULLI ….. E KUPTON KOQE FSHATARI ..APO ////..KETO ISHIN BURRA .JO NJE QEN SI ENVERI …

          Reply to this comment
  17. Kris 1 December 26, 20:20

    Zbatuam mesimet e Enverit dhe porosit e Enverit.Nxitem dashurine dhe kemi 27_vjet qe i thurrim lavdi kurverise.

    Reply to this comment
    • mirel December 26, 23:15

      Enverit i hani mune, se kurvave jua tregonte vendin.
      Ju moret mesimet e Saliut dhe te Gramoz Pashkos.
      Fluturuat me presh ne bythe per te djegur Shqiperine, tani jua paska fajin Enver Hoxha.
      Ju jeni te gjithe krimba qe nuk i veni te maja e thoit.
      Bythen ti fshinit dhe ta kishit per nder.
      Vetem rezile te tille si puna juaj i thurrin lavdi kurverise.

      Reply to this comment
      • intelektuali December 27, 12:17

        Gramoz Pashko ishte cuni i Josif Pashkos, Prokurori me gjakatar qe ka pasur Enveri per te torturuar dhe likuiduar ARMIQTE e tij,

        Gramoz Pashko ishte cuni i Elena Pashkos, qe njihen si Mata Hari e Enver Hoxhes qe zbulonte ARMIKUN e Kllases dhe te Partise ne krevat ku fuste te gjithe djemte e rinj bukuroshe me radhe aq shume sa enveri i tha: “Mjaft se le nam me zbulimin armiqve te Kllases!” dhe i ktheu te gjitha kallezimet qe kishte bere ne sigurim per burrin e femijve te vet,

        prandaj:

        KUSH I THURR LAVDI KURVERISE KETU?

        Reply to this comment
  18. ai December 26, 20:30

    O nastradintelektualhaleja !

    Te betohem qe kam qene, jam dhe do te jem anti-komunist & antienverist por ca gjera le ti themi sakte:
    .
    Nuk ka ndodhur ne historine boterore nje kanibalizem ekstrem ndaj figures se nje shtetari si me enver hoxhen.vecse me KRISHTIN DHE GJERGJ KASTRIOTIN
    .
    Ne rrjeshtin e pare jane rrjeshtuar ose ish bythlepirsit e tij ose spiunet si puna jote qe ke 25 vjet qe ke frike te dalesh me emer orgjinal por ke bere miljarda komente qe me shume po ja rrit lavdine..
    .
    Nuk diskutohet qe ka bere dhe gabime biles dhe krime qe i kerkonte koha…ishte koha qe ‘O TE VRAS O DO ME VRASESH”….kujto te majten greke qe 2 miljon u zhduken dhe u syrgjynoset nga e djathta..
    .
    Lexo rrjeshtat me poshte:

    Si mund te ndertohej socjalizmi ku per 40 vjet u sulmua me mijra terroriste dhe diversante ku shumica ishin ose balliste ose zoogiste ose ish-fashiste:
    ..
    Lexoje kete terroristin ketu poshte kush e paguante ne athine per te hedhur ne ere kombinatin e sheqerit:

    Ja nje skstrat te marrjes ne pytje te Hajrulla Selim Murteziut spiunit – Amerikan qe pershkruan luften e cias amerikane dhe angleze te hedhjes parashutistve , grupeve ushtarake ne rruge toksore dhe detare per te permbysur regjimin popullor te E.H ,me çdo kusht ,dhe deshtimin perballe forcave te ushtrise sigurimit shqiptare me turp.
    .

    U hodha me parashut ne Librazhd me detyre nga amerikanet per te pregatit kushtet per pushtimin e shqiperise me 30.10.1951,ecem ne teren naten duke u orjentuar me harte dhe busull ecem vetem naten kaluam ne Elbasan ,Moker,Korçe,dhe deri ne kufi me grekun aty u ndeshem me forcat e mbrojtjes shqiptare ,besoji se ka patur nje te vrare ushtar shqiptar qe u kap ne befasi nga ne ,se nuk pranoji te na tregonte rrugen per greqi.
    .
    Mbasi u kthyem ne greqi ,mua amerikanet me ndane nga te tjert dhe me vendosen ne Athine ,ndersa dy te tjeret shok te mijet I nisen ne gjermani.Banoja ne hotelin “San Rival”,ne rrugen”Plate Javates”.Ne Athine amerikanet me jepnin 2 miljon dhrami ne muaj.Hotelin e paguaja 25.000 dhrami,ndersa ushqimin e merrja ku te doja.Levizja lirisht deri ne maji te vitit 1953,kur u dorzuan amerikanet perball humbjeve ne luften me sigurimin shqiptar,dhe flamurin e luftes kunder E.Hoxhes e moren Anglezet .dhe ata me thirren ,kalova me Anglezet pa me thene asgje amerikanet ..erdhi nje shofer grek dhe me mori me makin dhe me qoji ne zyren e nje koloneli anglez quhej xhejmes me tha se tani do te kaloni me ne anglezet kemi biseduar me amerikanet dhe kemi nevoje per nje radiotelegrafist per ta kaluar me nje grup ne terrenin shqiptar pasi mungon radiotelegrafisti,ne kete grup ishin Haki Idrizi,Nuredin Nurçe ,Osman Karaj nga Tirana dhe Ibrahim Molla nga Devolli,Na nisen ne oren 9 te mengjesit nga greqija me avjon dhe arritim ne angli ne oren 16.00,sa zbritem na moren me xhipse dhe na quan ne nje fortifikat nentoksore ,rrethe e qark nuk kishte asnje shtepi veçe fushave dhe detit qe dukej 10 km large neshe.Kishim dy instruktor anglez ,njeri quhej David dhe na mesonte radiotelegrafi ,tjetri Stefan dhe na mesonte leximin e hartave topografike dhe orjentimin me busull,ky fliste srbisht dhe pak shqip dhe merreshim veshe.Kishim dhe officer te tjer qe na mesonin perdorimin e armet luftarake ,perpilimin e skicave te fabrikave , te rrugeve hekurudha dhe ura.duhej te interesoheshim ne teren kur te hidheshim ne shqiperi.Une mesova dhe telegrafin dhe shifren secrete.Punonim 8 ore ne dite 6 ore para dite 2 ore mbas dit.Na largonin me Gjip 10-15 km larg dhe duhet te ktheheshim ne baze me harte dhe busull.Pas 10 ditesh na quan perseri ne selanik te greqise na veshen uniformat ushtarake dhe na nisen ne kembe per te hyre teritorin shqiptar nga korça u futem fshehur dhe fotografuam fshatin senishte ,fotografuam fabriken e sheqerit maliq ,qytetin e korçes,dhe disa kazerma ushtarake ne korqe nga larg,u ndeshem me forcat e kufirit vrame 8 civile dhe tre ushtar ,nga grupi yne u vrane dy ndersa ne tre antar te grupit kaluam ne greqi.Ishte e pa mundur te deportoje pa u diktuar kishim ne plen per te hedhur ne ere kombinatin e sheqerit ne maliq ,por kjo nuk u ralizua ,pasi kapeshe nga populli ose ushtrija.
    .
    jam dakort ta shajme enverin deri ne stratosfere…por nese dekorojme terroristat si hamit matjani apo isa toska….kjo e ben enverin shenjtor…biles dhe nga une..sepse nuk hodha enverin per te ngritur zogun e kurves..per te nderuar rrugacin azem hajdari..biles kohet e fundit rrezik na shpallin shenjtor dhe kolonelin janullatos.

    tung ! nastradintelktuhaleja

    edhe miljarda komente te besh jo vetem se i rruan lesht por e ben te perjetshem..

    take care of yourself !

    Reply to this comment
    • ELIOT February 24, 17:25

      mire qe qenke nje qen i enverit nje spiun;;;por qenke edhe turk i qelbet ;se na shane skenderbeu tone ;;qenke me te vertete nje kelysh kurve nje zagar nje antishqiptar ;;nje kacabu nje gjarper ;;; me turq me greke dhe serbe e mbante enveri qeverine ;;;; tete de bite ;;je t encule conard de pede ;;;;

      Reply to this comment
  19. Sali Ilir Meta Lulzim Basha Monika,Paloka Strazimiri e shume kerma te tjera shqiptare December 26, 21:26

    Ka qene burr i mencur Enver Hoxha sidoqe te flasin amiqte e tij. Ka dy ane medalja e Enver Hoxhes nje qe shkelqen dhe nje qe eshte e zbehte ! Ana qe shkelqen eshte ajo qe arriti te nxjerr Shqiperine kombin shqiptar nga erresira nga injoranca otomane nga analfabatezmi, AI NEPERMJET nje sitemi zhvilloi buqsine dhe agrikulturen buqsore, duke lene mbrapa feudalizmin mjetet primitive ne produktet buqsore , Sitemoi tokat, thau keneta, sitemoi lumenje dhe i vuri ato ne eficence elektrifikoi vendin nga veriu ne jug me energji elektrike nepermjet sitemit energjitik modern brenda nje kohe shume te shkurter. Shikoni cfare po ndodh sot me tokat buqsore ne Shqiperi , po gryen nga erozoni dhe permbytjet, vit per vit permbytet veriu jugu lindja nga vershimet e lumenjeve ! Pasojat jane katastrofike ! Ka shume gjera pozitive qe duhen permendur ! Ana politike ok, vlen per te deshiruar ! Por po te kemi parasysh politiken e soteme pluraliste, demet ekonomike te shkaktuara nga ky sitem jane kolosale ! Populli shqiptar eshte me i varfer dhe me ishfrytezuar se asnjehere 1/3 e shqiptareve jane ne emigracion disa statistika tregojne , se lindeshmeria foshnjore jane ne nivele shume te ulta, jeta mesatare shqiptarit po ulet, divorcet dhe shkatrimi i familjes eshte ne nivele te larta kRIMET vrasjet jane rritur ne menyre te frikshme Gjuha shqipe po shkatrohet, po rritet analfabetizmi dhe injoranca e rinise shqiptare ! Po iken truri i shqiperise jashte vendit !

    Reply to this comment
  20. Dhimbia e madhe popull. December 27, 00:08

    Mjaft me !

    Mjaft ME !
    -Per inat et sime vjerre-shkoj e fle me mullixhine -Komentues -antitevertetave…
    .
    Komentues “Fteri”, qe do te doja te ju falenderoj, se jeni krye komentuesve te kesaj Gazete,sa je vertet per te lexuar,per sa shkruan jo vetem ne kete rast.
    Ju falenderoj.
    Mua keq me vjen,keto shkrime, jane per te terhequr vemendien nga problemet aktuale qe perjeton vendi yne. Po te shkruajne sot, jo i miri Sevo Tarifa qe ka qene ne ate vend pune,po kushdo qe ka kontaktuar me Enver Hoxhen, qofte dhe nje here,per te do pergjerohet.
    Mos ia vishni Enver Hoxhes gjithcka qe ndodhi, sidomos pas vdekies tij.Populli mbare e ka njohur ate, se bijte e tij,Populli dhe bijte e tij,e mbajten ate, krye vendit ,mese gjysem shekulli. Historia do e thote fjalen e saj,mos u besoni politikave aktuale,me nxjerien ne plan te pare per te denuar Enver Hoxhen.Kjo behet per ti hedhur hi syve popullit qe te bejne cpo bejne qe na turperuan,se pari, pos c’po vuajme.
    Vetem emigracioni detyruar,pra, largimi masiv dhe ne vazhdin i bashkeatdhetareve ne mergim,mbi gjysma e popullsise,i ben aktoret e kesaj drame,te denohen ne maksimum,sa shitia e trojeve dhe dinjitetit kombetar. Mire do ishte te mbyllnin gojen qe ne kuvend. Aktet e fundit gjoja per zbutien e maredhenieve me shtetin Grek,jane me poshterueset.
    Mblidh mente o popull, Mos u mashtro,po tregoua vendin pinjohelleve te “Ballit kombetar e Legalitetit”,si ia tregoi vendin,Luften N.Cl,qe pinjollet duan ti ngjallin..
    I nderuari Sevo Tarifa,mund te na thote te tjera te verteta te pa thena,qe besoj i ka pa thene…
    Ndalon velleze te dhimbia e madhe qe po na ndodh, me percarien e popullit deri c’popullimin e vendit.

    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
  21. alphade December 27, 01:08

    ” intelektual” ,andej nga nahia ime i thone: Ky Abaz Omari e paska kruajtur mire bythen me gastare ! Me –
    gjithato bema,Ti dhe Abazi do te prisnit nga Enveri
    t’Ju ferkonte ” bishtin” ! Kushdo qe te ishte ne “kepu-
    cet” e Enverit do te bente te njejten gje me tradhetaret
    e kombit shqiptar. Ballistet dhe zogistet “hengren” cor-
    ben e nazifashizmit dhe si te tille ky fund i priste. Plumbi!
    Lufta ka ligjet e veta dhe gjerat maten me kutin e asaj kohe dhe jo me ate te sotmin. Any Way …! Nejse!
    Megjithate, zoti “intelektual”, megjithese nuk jam dakort me Ju ,perseri kam respekt dhe ju pergezoj per njohurite
    dhe erudicionin tuaj . Ne keto rrethana kunderstari poli-
    tik dhe ideologjik duhet respektuar. Respekte.

    Reply to this comment
  22. fraza December 27, 01:54

    Nderime per Sevo Tarifen!
    Enver Hoxha ishte dhe mbeti unikal, madheshtor, vizionar dhe nje politikan klasi pa asnje dyshim per ata qe kane pak mend ne tru.
    Keta tajaret e intelektajaret jane armiqte e Shqiperise dhe ashtu ua do puna te llapin, te shpifin, te nxijne cdo gje, por nuk do t’ia arrijne qellimit, derisa te kete njerez, qe shikojne faktet, dokumentat reale, statistikat mbi zhvillimin e vendit nen udheheqjen e ketij burri te jashtezakonshem, qe per pak vite arriti suksese te paimagjinuar: fill pas clirimit nisi reformat ne te gjitha fushat e jetes, dhe arriti te zhduke analfabetizmin (mbi 90 perqint e popullit ishte analfabet), ndertoi shkolla, spitale, zhduku malarjen, tuberkulozin, hapi vende pune, ndertoi rruge dhe ura, punishte, oficina, fabrika, kombinate, thau kenatat dhe mocalet, elektrifikoi cdo shtepi banimi ne mbare vendin (qe deri atehere nxinte nga tymi i pishes, qiriut dhe kandilit), ndertoi veprat e hidroenergjitikes mbi lumenj, qe edhe sot jane burimi i miliona eurove ne vit, mposhti fatkeqesite e termeteve me te medhenj, qe kane ndodhur ne Diber, Shkoder, Lezhe, Berat, Tepelene e Mallakaster (duke ndertuar brenda nje kohe rekord shtepite e reja te demtuara dhe i pajisi ato me gjithcka te nevojshme per te jetuar), kudo ndertoi spitale te rinj dhe sherbimi ishte falas, ndersa lindjet e femijeve beheshin nen kujdesin e mjekut ne maternitetet e ndertuar ne qytete dhe ne qendrat e fshatrave me te larget. Kudo tregohej nje kujdes i vecante per jeten e njerezve nen parrullen ”Njeriu-kapitali me i cmuar” dhe jeta e shqiptarit gjate udheheqjes se Enver Legjendarit u rrit nga 38 vjet (ne kohen e mbretit) ne 70 vjet, dhe ushqimi qe hante populli ishte vertet me mangesi, produkt iteresisht natyral, jo si sot, qe njerezit nuk dine cfare hane.
    Nga te gjitha anet e sulmonin Enver Hoxhen, nga jashte e nga brenda, por me te felliqur ishin dhe jane antishqiptaret apo shqiptaret e shitur, qe sot sulmojne cdo gje te mire, qe arriti te beje populli shqiptar sebashku me Enver Hoxhen.
    Enver Hoxha nuk bente pazare me armiqte dhe per ceshtjen kombetare kishte nje vizion te qarte.
    Ku eshte i gjithe ai inventar ekonomik (ne industri, ne bujqesi, ne miniera, ne ushtri, ne transport, ne telekomunikacion etj), qe la Enveri pas vdekjes? Me thoni ju tajaret dhe intelektajaret me Co, a e keni bere ndonjehere llogari sa ishte vlera dhe ku vajti? Apo ju vete jeni masakruesit e ketij inventari? Humbas kohen me ju mjerane, qe vetem te shani dini.
    Shkruajta vetem per te uruar perzemersisht Sevo Tarifen nga Mashkullora, qe shkruan e tregon me vertetesi per udheheqesin me te madh te shqiptareve ne te gjitha koherat.
    Enver Hoxha eshte legjenda e nje realiteti, qe e ka jetuar dhe e mban mend nje popull i tere.
    Shendet dhe jete te gjate e te gezuar, i nderuari Sevo Tarifa, per te treguar te tjera gjera te vlefshme nga jeta e Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  23. alphade December 27, 08:02

    Komenti im…!

    Reply to this comment
  24. miri December 27, 11:42

    Sevo Tarifa te pergezoj per qendrimin tende korrekte dhe burrenor.Gjerat duhet thene ashtu si i ndjene dhe jo sipas interesit …

    Reply to this comment
  25. sinani February 8, 12:40

    TE MBAJME DITAR
    30 Shkurt 1973
    Eshte nje date interesante e cila nuk ekzistone fare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*