Kujtohet edhe Nishani, i uron punë të mbarë Kuvendit në votimin e reformës

July 20, 2016 15:40

Kujtohet edhe Nishani, i uron punë të mbarë Kuvendit në votimin e reformës

Kreu i Shtetit shqiptar vlerëson dhe përgëzon  të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, si dhe klasën politike shqiptare në përgjithësi, mbi konsensusin e arritur përmes kompromisit që ofruan në këtë proces.
Edhe pse nuk u bë pjesë e këtij procesi, sipas kreut të shtetit, ky proces dhe të gjitha përpjekjet e bëra me persistencë treguan rëndësinë e padiskutueshme që reforma në drejtësi ka mbi të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Që t’u shërbejë më së miri interesave të qytetarëve shqiptarë, është thelbësore që kjo reformë të finalizohet me sukses, duke ruajtur standardet më të larta profesionale dhe parimet e shenjta demokratike duke siguruar dhe garantuar së pari dhe mbi të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. 
 
Konsensusi dhe kompromisi garantojnë që reforma në drejtësi ose më saktë, ndryshimet kushtetuese do të arrijnë qëllimin aq shumë të dëshiruar e të mirëpritur nga të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë për një drejtësi vërtet profesionale, efiçente dhe të pavarur.
 
Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh dhe nënvizuar edhe njëherë rëndësinë jetike që përmban reforma në sistemin e drejtësisë jo vetëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, por edhe për integrimin evropian me meritë të Shqipërisë, i uron punë të mbarë Kuvendit të Shqipërisë ditën e nesërme në votimin e projektit konsensual të arritur”, thuhet në deklaratën e nisur nga Zyra e Shtypit në Presidencë.
July 20, 2016 15:40
Komento

5 Komente

  1. korçari July 20, 16:07

    Domosdo kur kane perballe pedet e PS-se do t’a pijne gjakun e ketij populli dhe par 100 vjet te tjere derisa te linde nje Skenderbe,per turp e paçi buken e ketij populli o shqipfoles ,zhgenjyet nje popull te gjithe nga 6 deri 90 vjeç,dhe uroj qe Edua te perfundoje si Nanua ne burg po pa marre parate kur te dale dhe denimin t’a marre nga Gjin GJONI

    Reply to this comment
  2. Populli July 20, 16:34

    Turp,turp,turp,po ketij qe i doli koha te merret me nje kend lojrash,nuk i doli koha te merret me reformen ne drejtesi,e kujt Kryetarit te keshillit te larte te drejtesise,ketij qe si doli koha te merret me sovranitetin vendit dhe sic u vendos,pa pytur presidentin,sovraniteti i vendit perfundimisht na u mor nga Euro>Amerikanet une nuk mund ta kuptoj se si mundte tregohet kaq i papergjegjshem nje kryetar shteti

    Reply to this comment
  3. alphade July 20, 17:58

    ”Presidenti ” i Sali Milloshevicit, thjeshte nje kerrme
    politike dhe asgje me teper ! Rolin e kapterit servil e
    luan bajagi mire.., ! Pika qe s’te bie ! Mjeran ! Koko-
    rroc ! Si kofini pas te vjelave ! Tash na u zgjua nga ju-
    mi letargjik edhe ” Cuasi Modo ” !!

    Reply to this comment
  4. Gaspri July 20, 19:24

    Bravo populli. Shume bukur dhe sakte. Me te vertete turp per kete anti amerikan dhe aktieuropian qe nuk ka asnje kontribut per kete reforme, perkundrazi eshte autor kryesor per shkatrrimin e drejtesise ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  5. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 20, 20:03

    I doli narkoza ketij gjysmaku nga trute dhe fiziku, qe i kishte injektuar Dhendri i Serbise, Saleh ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*