Kukan-Fleckenstein më 22 dhjetor në Tiranë. Pesë pikat e marrëveshjes

December 12, 2014 16:21

Kukan-Fleckenstein më 22 dhjetor në Tiranë. Pesë pikat e marrëveshjes

Pesë janë pikat në të cilat pritet që të bazohet marrëveshja mes pozitës dhe opozitës e cila do të jetë nën garancinë e ndërkombëtarëve. Për këtë qëllim, më 16 dhjetor, pritet që mazhoranca dhe opozita të firmosin edhe marrëveshjen që kthen opozitën në Kuvend pas rreth 5 muajsh bojkot.

Dy europarlamentarët Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein, do hartojnë një deklaratë të përbashkët me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ku do të do të jepet edhe garancia për zbatimin e kushteve të opozitës.

Kukan dhe Knut Fleckenstein  do të mbërrijnë në 22 dhjetor në Tiranë, ndërsa pritet që opozita të hyjë në Kuvend më 24 dhjetor kur mbahet seanca e fundit për këtë sesion.

Kushtet e marrëveshjes, duken më shumë një pretekst për opozitën që të rikthehet, pasi pjesa më e madhe e tyre janë miratuar edhe në Kuvend, ndërsa për pjesën tjetër është shprehur dakordësia verbale.

Pikat e marrëveshjes:

1- Respektimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

2- Zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

3- Ndryshimi i rregullores së parlamentit për të njësuar kohën në parlament mes kryeministrit dhe përfaqësuesve të opozitës.

4- Garantimin se mazhoranca nuk do të bëhet pengesë e drejtësisë për rastet e hetimit të deputetëve.

5- Hartimi dhe miratimi i një ligji në muajt e parë të janarit për dekriminalizimin e Kuvendit.

 

December 12, 2014 16:21
Komento

5 Komente

  1. . December 12, 17:31

    ————————————————————-

    -Po kush eshte ne pushtet … Z.Rama apo

    shale-thati dhe faqe-torba Lul Xim-Ximi ?

    -Keto pika do respektohen jo si te doje Sali Bisha, por vetem me votat e Parlamentit.

    -Sovrani ka besuar Z.Rama te perfaqesoj ate ne Kuvend dhe jo Minorancen (sic thoshte krimoneli Sali Bisha).

    -Pra gjithcka do behet sipas kushtetutes “VOTA”.

    ——————————————————————————————————–

    Reply to this comment
  2. Ilirjan December 12, 18:17

    … pasi hodhi gurin e rradhes, tek liqeni Parlamentit, Saliu priste t’i mblidheshin parlamentaret kundershtare, por Ata hic dhe hic, sikur ia dinin hilete. I vetmi qe lehte ishte besniku beniamin i tij , kreu i Bashkise se Kryeqytetit, por edhe ate s’po e degjonin, vetem saliu, vetem Ai e degjonte. Nuk vonoi dhe Saliun e degjoi Kukani. Ai sikur e njeh gurhedhesin gjysem-dhelper dhe gjysem-cakall, dhe nuk ia vari lehjeve, por kur te pjell belaja hapi rrugen, sic duket edhe tek Ata eshte fjala e urte: Budallait dhe Te Marrit – hapi rrugen. Por si Saliu dhe besniku i tij Luli nuk jane budallenj, perkundrazi jane shejtan – i marre, njeri dhe shejtan-budalla, tjetri. Ndaj do te ishte mire te mos u hapej rruga. Eshte derdhur Kupa e Krimeve te Saliut, nuk ka pse te tolerohet me.

    Reply to this comment
  3. esen December 12, 18:26

    Pikes 1 i duhet shtuar “sipas Rregullores se Kuvendit”. Pika 1-4 jane kot asgje e re. Pika 5 duhet shtuar ” ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise” dhe pastaj marreveshja eshte sa per ti shpetuar “fytyren” te pafytyrit!

    Reply to this comment
  4. Sali komunisti i pabese dhe serb December 12, 22:55

    Tani ne Tirane do te na vije komisoni i PE i drejtuar nga fshatari i pyjeve te Sllovakise Kukan, keta kane zevendesuar Komisionin e Pajtimit te Gjaqeve ne Veri, po vijne te pajtojne PS-ne me PD-n. Fshatari Kukan Parlamenti yne ka si busull Kushtetuten e Shqiperise dhe rregulloren e Parlamentit, ku Adolf Berisha & CO nuk e zbatuan asnjehere dhe ju per 8 vite keni heshtur edhe kur jane vrane njerez si Gerdec Hiroshima edhe kur jane pushkatuar nga Saliu 4 qytetare e plagosur 300 te tjere me arme zjarri nje bulevard. Fshatari Kukan perse nuk shtoni dhe nje pike te gjashte, ku te kerkohet arrestimi i krimineleve qe i kane duart me gjak si Saliu, Lulzimi, Mehdiu, Shkelzeni dhe trafikante armesh si Imami etj dhe grabitesit e pasurive kombetare e arkes se shtetit si Ridvani, Ruli e plot te tjerepor bredhin te lire dhe i bejne Kar-shillek qytetareve, turp.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi December 12, 23:08

      Te pika 5 fshihet djalli!? Dekriminalizimi i parlamentit do të thotë edhe “dekriminalizim i saliut ” dhe saliu ja hedh paq çdo hapi për ta inkriminuar pas dekriminalizimit? Arie tipike e operave socialoportuniste dhe e këngës “katovicë e bukura katovicë…”? Akoma s’kini parë gjë ju….??? Tung!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*