Kukan: Situata në Maqedoni është drejt përkeqësimit

February 6, 2015 18:37

Kukan: Situata në Maqedoni është drejt përkeqësimit

Deputeti i Partisë Popullore Evropiane Eduard Kukan shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e situatës politike në Republikën e Maqedonisë, pas përplasjeve të ashpra politike midis qeverisë dhe opozitës, lidhur me publikimin e dokumenteve dhe materialeve mbi punën e qeverisë që LSDM zotëron.

“Marrëdhëniet e tensionuara midis partisë në pushtet dhe opozitës kanë marrë një kthesë të re drejt së keqes, kur lideri i opozitës Zoran Zaev u akuzua se po rrënon rendin kushtetues në vend”, deklaroi Kukan, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Eurodeputeti sllovak kërkoi që partia në pushtet VMRO-DPMNE, partnere e Partisë Popullore Evropiane, të respektojë parimet demokratike, si ndarjen e partisë nga shteti, gjyqësorin e pavarur që duhet të ndërmarrë hetime transparente lidhur me situatën e krijuar.

February 6, 2015 18:37
Komento

1 Koment

  1. Stef Staku February 6, 21:09

    ANALIZE : Si eshte e mujtun qe ku shkojne keto eurosharlatane situata ” çuditrisht ” perkeqesohet ????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*