Kukan: Tranzicioni i qetë i pushtetit do të forcojë proceset demokratike në vend

Redaksia Online June 30, 2013 12:10

Kukan: Tranzicioni i qetë i pushtetit do të forcojë proceset demokratike në vend

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, shprehet se situata paszgjedhore në Shqipëri rezulton më e mirë se në të kaluarën.  Kukan thotë se është pozitiv fakti që rezultati u njoh nga të dy palët dhe liderët komunikuan me mirësjellje me njëri-tjetrin.

“Do të doja të përgëzoja qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të së dielës. E vizitova Shqipërinë sëbashku me deputetët e tjerë për të vlerësuar situatën politike gjatë procesit zgjedhor. Ne u takuam me liderët e partive kryesore politike dhe patëm diskutime pozitive mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet për demokratizimin dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Mirëpres faktin që rezultati u njoh nga të dyja palët dhe liderët politikë komunikuan me mirësjellje me njëri-tjetrin”, – shprehet Kukan në deklaratën e tij.

Kukan thekson nevojën për një proces të qetë të kalimit të pushtetit dhe uron Ramën për fitoren. Gjithashtu, ai falenderon edhe Berishësn për mënyrën demokratike të të pranuarit të rezultatit. “Besoj fuqimisht që tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë proceset demokratike në vend, diçka thelbësore për procesin e integrimit të vendit. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përgëzuar zotin Edi Rama për fitoren e tij. Do të doja të falenderoja kryeministrin, Sali Berisha për përpjekjet dhe sukseset e tij në zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën demokratike dhe europiane me të cilën njohu rezultatin e zgjedhjeve”, përfundon ai.

Redaksia Online June 30, 2013 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*