Kukeli:Ja premtimi që futbollistët më bënë për ndeshjen me Rumaninë

June 19, 2016 13:04

Kukeli:Ja premtimi që futbollistët më bënë për ndeshjen me Rumaninë

Ka qenë një ndër më të mirët në dy takimet që Shqipëria ka bërë në Europian. Aq sa kuqezinjtë janë me fat që e kanë në përbërje, aq edhe ishin të pafat që ai kishte nevojë për zëvendësim me Francën dhe skuadra nuk ruajti të njëjtat ekuilibra në fushë kur ai u largua. Burim Kukeli tregon për “Panorama Sport” premtimin që ka marrë nga shokët e skuadrës për ndeshjen që mungon.

“Të gjithë kemi detyra në fushë dhe në futboll, çdokush duhet të sakrifikojë për ekipin. Në atë moment kur mora kartonin, e dija që do ta humbja, por nuk u kurseva. Duhet ta bëja atë faull dhe e bëra pa menduar gjatë”, nis fjalën e tij mesfushori i Kombëtares. Ai karton ka bërë që të mungojë në përballjen me Rumaninë, për të cilën Kukeli tregon edhe premtimin që ka marrë nga shokët e skuadrës.

“Kam marrë fjalë të mira dhe mbështetje nga ekipi, për shkak se nuk do të jem në fushë. Megjithatë, më e mira që më kanë thënë është që do të mundohen të fitojnë edhe për mua ndaj Rumanisë, në mënyrë që të kemi edhe një tjetër ndeshje në Europian”, tregon Kukeli.

June 19, 2016 13:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*