Kukës, eksod largimesh për në Gjermani

April 10, 2015 18:46

Kukës, eksod largimesh për në Gjermani

Mashtrimi për marrjen e azilit ekonomik në Gjermani, është kthyer në një eksod largimesh të banorëve të zonës së Kukësit. Me synim largimin drejt perëndimit janë qindra familje të zonave të thella që kanë aplikuar për pasaportë biometrike.

Fëmijë, të rinj, të moshuar e minorenë, të gjithë presin që të aplikojnë për pasaporta biometrike, dhe më pas të largohen nga Kukësi.

Askush nuk di të thotë nëse do ta përfitojnë azilin, por ajo që dinë të sigurtë, është që do të largohen, pasi varfëria ua ka bërë të pamundur jetesën, raporton Ora News.

Në dy javët e fundit, në Zyrat Postare të Qarkut të Kukësit janë shitur më shumë se 1200 kuponë për pasaporta biometrike, me procedurë të zakonshme dhe të përshpejtuar. Vala e eksodit masiv ka nisur prej 4 muajsh, në Kukës, Has e Tropojë, ndërkohë që muaji Mars e Prill ka shënuar një numër rekord të të larguarve.

Itenerari që ata bëjnë deri në Gjermani, është udhëtimi me mjete të linjës Kukës-Prizren, për nga më pas me autobusët e kompanive të udhëtimit për rreth 36 orë, rrugëtojnë drejt gjermanisë. 100 euro kushton bileta drejt vendit të premtuar.

April 10, 2015 18:46
Komento

4 Komente

  1. lol April 10, 19:38

    Germania do pranoje njerezet po te arsimuar apo me nje zanat!pra edhe murator duhet me u mesuar pak edhe germaniste me mesuar!

    Reply to this comment
  2. nardi April 10, 19:50

    po këta sikur ishin kthyer dhe kishin rritur nr e popullsisë, sipas Mulit

    Reply to this comment
  3. Darius April 11, 11:25

    ikni jepuni femijeve nje shanc tjeter te pakten mundohuni..Albanistani ka marre fund pergjithmone,Paria e Tiranes kete do si ne 1990 e njejta skeme….ikni,vendi dhe atdheu im eshte atje ku une ndihem me mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim