Kukës/ Ishte në kërkim për plagosje, arrestohet 53-vjeçari

October 17, 2020 15:38

Kukës/ Ishte në kërkim për plagosje, arrestohet 53-vjeçari

Policia e Shtetit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili ishte në kërkim për plagosje. Burimet policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet N.K.

Njoftimi

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 53 vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.
h.b/dita
October 17, 2020 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim