Kukës, ndalohet një turk i kërkuar nga Interpoli

August 21, 2016 11:21

Kukës, ndalohet një turk i kërkuar nga Interpoli

Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia ndaloi në hyrje të doganës shtetasin Kemal Aydin lindur dhe banues në Tepecik –Turqi.

“Ndalimi i shtetasit u bë pasi Organet e Drejtësisë Turke, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim Nr. 2009/353, datë 07.06.2012, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave dhe Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal Turk.”

Aydin është i dënuar me 4 vjet e 12 muaj burgim dhe pritet të ekstradohëet në shtetin turk.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

August 21, 2016 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*