Kukës, PD akuza kryebashkiakut: Largime masive nga puna

August 22, 2013 10:05

Kukës, PD akuza kryebashkiakut: Largime masive nga puna

Kryetari i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka denoncuar largimet nga puna në radhët e administratës së bashkisë nga kryebashkiaku Halilaj. Ai ka deklaruar se dhjetra punonjës janë hequr nga puna me pretendime të ndryshme, mes të cilave dhe ajo e bindjeve partiake. Elezi është shprehur se kryetari i bashkisë do të përballet me një opozitë të fortë e cila do të mbrojë, në këshillin bashkiak, çdo interes të qytetarëve kuksianë.

Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut të Kukësit, Hasan Halilaj kanë nisur që kur ky i fundit vendosi të largohet nga radhët e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë hap ai e mori vetëm 3 javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, me pretekstin se qeverisja aktuale nuk kishte realizuar asnjë premtim të dhënë për qytetarët e Kukësit./AS

August 22, 2013 10:05
Komento

1 Koment

  1. Gramoz August 22, 17:59

    zgjith njerezit qe te bejne punen le te lehin qente karvani te shkoje drejt z kryetar pse c kujtojne ata se jane te pa prekshem ,,vetem ata dine te hane ,vetem ata kane femije kokes bjeru zullumqareve mos ki meshire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*