Kukës, shpërndahen tekste falas për 3 mijë familje të varfra

September 6, 2018 13:03

Kukës, shpërndahen tekste falas për 3 mijë familje të varfra

Shpërndarja e teksteve shkollore falas për ciklin fillor ka nisur këtë të enjte në Kukës.

Në skemën e shpërndarjes së teksteve janë përfshirë 3 mijë familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Secili mësues ka në klasë librat e përzgjedhur nga vetë ata. Besoj se kjo nismë është pozitive, duke patur parasysh gjendjen ekonomike ku shumë familje nuk kanë mundësi për të blerë librat për fëmijët e tyre”, tha Lulzime Shehu, drejtore e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”.

Mësuesja e klasës së parë, Zana Dogjani shtoi për Top Channel se “procesi po shkon mirë, pothuajse të gjithë prindërit bashkë me nxënësit kanë ardhur për të marrë librat. Urojmë për një vit të mbarë!”

Krahas shpërndarjes së teksteve shkollore, në të gjitha shkollat vijon regjistrimi i nxënësve.

Shkollat e Kukësit parashikohet që brenda datës 17 shtator të jenë gati për të pritur nxënësit, pasi Bashkia duket se është në fazën e fundit të ndërhyrjeve për mirëmbajtjen, rikonstruksionin e institucioneve arsimore dhe pajisjeve të tyre me bazë materiale.

s.a/dita

September 6, 2018 13:03
Komento

2 Komente

  1. tonia September 6, 16:12

    Lajm ketu perben jo fakti qe u jane dhene libra falas te varferve,por fakti qe ne nje qytet si Kukesi ka 3000 familje te varfera.C;behet per t;i nxjerre nga varferia keta njerez?Ky do te ishte nje problem qe ia vlen te diskutohet e te zgjidhet.

    Reply to this comment
  2. Lili September 6, 18:22

    Tonia,c’behet ? Ju shtohet edhe nje arsye tjeter qe te varferohen ma shume taxa e rruges…keshtu nje sherbim ne kryeqytet do ju kushtoje ma shume..
    Barazia e qytetareve ne Albanistan quhet kjo…Disa gezojne rruge falas e disa duhet te paguajne prape sepse KM e ka fiksim kukesin,si vend ku babai i tij ka krye krimin ma te shemtuar.
    Duhet prape ne gju me i vu…e mundesisht edhe me i vrare,sot jo me plumb po me ekonomi apo jo…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*