Nuk kapërceu dot dhimbjen, vetëvritet shoqja e futbollistit Thaçi

Redaksia Online December 4, 2012 08:41

Nuk  kapërceu dot dhimbjen, vetëvritet shoqja e futbollistit Thaçi

Vdekja e futbollistit 17-vjeçar pak ditë më parë në Kukës i ka lënë vendin një tragjedie tjetër. Pranvera Sula, 17-vjeçarja që u vetëvra mbrëmjen e së dielës me armën e të atit, duket se e ka marrë këtë vendim në kushtet e depresionit pas humbjes së njeriut të dashur.

Sipas GSH, 17-vjeçarja Sula ishte në një lidhje të ngushtë miqësie me Ilirian Thaçin, futbollisti që vdiq si pasojë e një ataku kardiak në fushën e futbollit. Vajza nuk ka mundur ta kapërcejë dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës.

Vajza qëlloi veten me armën e të atit, një punonjës policie. Ajo vdiq gjashtë orë më pas në spital, ku mjekët e patën të pamundur shpëtimin e saj, për shkak të plagës së rëndë.

 

Redaksia Online December 4, 2012 08:41
Komento

1 Koment

  1. BOJKTHI December 3, 12:12

    Ngushellime ; PATRIALKALIZEM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*