Kukësi nis sot aventurën në Champions

July 11, 2018 10:32

Kukësi nis sot aventurën në Champions

Kukësi do të luajë me maltezët e Valletta në orën 19:00 në “Loro Boriçi” takimin e parë në këtë sezon të Champions League. Skuadra e Peter Pacult vjen në këtë takim me shumë lojtarë të rinj në grup, por synohet që të ketë një rezultat pozitiv për të hedhur hapin e parë drejt turit të dytë kualifikues.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në 100%, por jam i bindur që jemi gati për këtë ndeshje. Do të jemi të kujdesshëm, pasi ata marrin pjesë rregullisht në Kupat e Europës. Por ne do të japim maksimumin për të arritur një rezultat sa më pozitiv”, thotë Pacult.

Ndërsa kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti shprehet se “duke dhënë maksimumin në fushë që ta zgjidhim që këtu”.

Kukësi fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në Champions League pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar Skënderbeun për 10 vite nga kupat e Europës.

o.j/dita

July 11, 2018 10:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*