Kukësi-Skënderbeu, është duel special për Prognin

November 26, 2014 23:34

Kukësi-Skënderbeu, është duel special për Prognin

Kukësi-Skënderbeu do të jetë një ndeshje e veçantë mbi të gjitha për Gerard Prognin, që do të rikthehet në qytetin ku luajti për dy vjet, duke regjistruar madje dhe një prej momenteve më të mira në karrierën e tij, në Europa League me skuadrën verilindore.

Një gol i tij në Talin në verën e 2013-ës, i hapi rrugën kuksianëve drejt asaj ecurie të jashtëzakonshme europiane. Por tashmë Progni, Kukësin do ta gjejë përballë, ashtu si dhe në fazën e parë. Te verilindorët mbajti madje dhe shiritin e kapitenit, dhe pavarësisht polemikave të krijuara për largimin e tij te Skënderbeu, Kukësi mbetet gjithsesi një emër i rëndësishëm për Prognin.

Në fazën e parë realizoi një gol të jashtëzakonshëm pikërisht ndaj Kukësit, që tani do e gjejë përballë. Te Skënderbeu këtë vit ka shënuar dhe njëherë tjetër ndaj Laçit në fazën e dytë. Të dy gola të rëndë, ashtu siç është mësuar t’i shënojë Progni.

Dhe ndaj Kukësit këtë fundjavë do të sillet si një profesionist i vërtetë duke kërkuar të bëjë sërish detyrën e tij dhe pse dy sezone në radhët e kuksianëve nuk janë të thjeshtë për t’u hedhur pas krahëve, ndaj ajo e së shtunës përvçese një sfidë kreu do të jetë dhe ndeshja e Prognit.

 

November 26, 2014 23:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*