Kuksianët do të paguajnë 1.5 euro për Rrugën e Kombit

April 20, 2018 16:00

Kuksianët do të paguajnë 1.5 euro për Rrugën e Kombit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka nisur letër-propozimin zyrtar kompanisë koncesionare Albania Highway Concession që menaxhon mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë për amendimin e disa neneve, ku një nga çështjet kryesore është ajo e tarifës që do të paguajnë banorët e zonës.

Burime për Televizionin Klan thonë se pas bisedimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë i është propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, në sheshin e pagesës të jetë 200 lekë të reja, apo 1.5 euro. Nëse merret në total, një kalim vajtje-ardhje për kategoritë e personave që banojnë përgjatë rrugës, pas amendimit të kontratës dhe rivendosjes së traut të kalimit, pagesa do të jetë 3 euro, nga 10 që ishte më parë.

Në total janë 8 mijë makina të regjistruara në këtë zonë, ndërsa burimet sqarojnë se ata të cilët janë banorë të këtyre zonave, por kanë automjetin të regjistruar në një vend tjetër, nuk do të jenë përfitues.

Sipas fotografimeve të bëra, numri mesatar i makinave të banorëve që kalojnë në ditë është 350 për një kah të rrugës dhe po aq anasjelltas.

Kostot që do të lindin nga ky lehtësim arrijnë në afro 900 mijë euro dhe qeveria pret që e gjitha shuma të përballohet nga kompania koncesionare.

Transporti urban do të përjashtohet nga të gjitha tarifat e rrugës, ku mbulimi i kostove për këtë kategori do të jepet në formë subvencioni me shumën 120 mijë euro, që është përcaktuar në kontratë për politika sociale. Grupi i punës është duke hartuar edhe termat pullat e përhershme që do të ngjiten në makina, të cilat do të blihen me çmime të reduktuara nga përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

o.j/dita

April 20, 2018 16:00
Komento

17 Komente

  1. Paul Tedeschini April 20, 16:09

    BRAVO KUKSI.
    Vetem keshtu fitohet e drejta !!!!!

    Reply to this comment
    • Shqiptari April 20, 19:50

      O Paul,kuksianet dhe gjithe shqiptaret kudo qe jane e kane dopjogjashten brenda dhe me kete taks marveshje vetem se u vulos mashtrimi.Me nje fjale vidh e grabit sa ke pushtetin.

      Reply to this comment
    • Shqiptari April 20, 19:58

      O Paul,kuksianet dhe gjithe shqiptaret kudo qe jane e kane dopjogjashten brenda dhe me kete taks marveshje vetem se u vulos mashtrimi.Me nje fjale vidh e grabit sa ke pushtetin…….

      Reply to this comment
    • Sala April 21, 09:29

      O Paul tropojoni. A keni tru a s’keni e popull budall? Neser rruga prishet se s’ka qeveria pare me e rregullu. Ju tropojonet e baces do i hypni malit 5 ore me ardh ne Tiron masanej. Bravo Kuksi Tropoja, ja keshtu e doni te drejten ju. Ju duhet me ju mbyll andej nga jeni e mos te levizni fare,

      Reply to this comment
  2. Futja kot April 20, 16:22

    Aq gallatë është bërë kjo punë, sa tani, pasi iu mori muti shalët, e kanë bërë si punë kungulleshkash, jo 5 €, po 1.5 € …!!! Pse të mos e bëjnë 0.05 €, meqë janë ende në negocioata …??? LartGjatësia e Tij, VeshGjati, tamam AY që nuk po i dalin brirët nga gomarlliku i vet vijon e tallet, ndërsa SeHiRi vijon të marrë rrogën në mesin e “ligjbërësve” … Vend TALLAVA’, me njerëz TALLAVA’ …

    Reply to this comment
  3. A April 20, 16:59

    Rruga e Kombit pa filluar akoma si rruge me u ndertuar na grabiti 200 mijelion USD taksa Majko. Filloj dhe akoma nuk ka mbaruar u harxhune 1 mijeliard e 400 mijelion Evro. Ku gjithandej ka gjysma punimesh dhe kerkon edhe 300 mijelion Evro te tjera. Te gjitha keto shuma kane dalur nga xhepat e taksapaguesit shqiptar.
    Kur u mendua se kjo rruge do te kushtonte 400 mijelion Evro.
    Por nuk mjafton kjo, nga kjo vjedhje dhe grabitje e madhe qe eshte bere per kete rruge, kerkohet te vidhet perseri duke vendosur perseri nje takse tjeter kalimi mbi kete rruge. Ne nje kohe qe kemi disa taksa rruge si ajo qarkullimit, si ajo per çdo liter karburant. Ku jane taksat me te larta ne rajon dhe karburantin kemi me te shtrejtin ne Evrope. Ku per çdo liter karburant kemi takse rruge 350 lek te vjetra. Ku karburanti varion nga 1700 – 1800 lek te vjetra per liter dhe prej tyre jane 1000 lek te vjetra, perfshi edhe per çdo liter karburant, taksa dhe tarifa te ndryeshe.
    Karburanti duhet te ishte sot maksimumi 700 lek per liter duke perfshi edhe fitimin e kompanise qe e shet.
    Megjithe keto dallavere, perseri si qeveria dhe oligarkia nuk ngopen nga vjedhja, grabitja neper xhepat e taksapaguesit shqiptar.
    Taksa e Rruges se Kombit ne asnje menyre nuk duhet te vendoset sepse eshte vjedhje e hapur.
    Jam plotesisht dakord dhe perkrah protesten e banoreve te Kukesit.
    EDI RAMA me Pronarin Oligark te Kompanise KASTRATI duhet te arrestohen duke marre denimin e merituar.
    Me pisa, me dallavergjinj nuk behet as shtet dhe as qeveri. Por vetem shkaterrohet ekonomia e shtetit dhe e familjeve shqiptare.
    Prandaj neve sot jemi vendi me i shkaterruar, me i varfer dhe i mjeruar ne Ballkan dhe ne Evrope.
    Shpresoj qe EDI RAMA shume shpejt te shkarkohet dhe te marre denimin qe meriton si pizeveng qe eshte.

    Reply to this comment
    • mirel April 20, 19:28

      Pershendetje A.
      Njerezit duhet te flasin te gjithe.
      Qeveria po ben me pagese gjithe Rruget e Shqiperise.
      Edhe me e keqa, po vazhdojne praktikat e Bashes dhe ne rruge te reja.
      E gjithe kjo sepse populli nuk ju bashkua Kukesit, por ju leshuan njerexve si militante te verber te Ramutit duke i quajtur vandale. Pse rrezuan traun.
      Kurse qeveria, qe ve traun me dhune per koncesionarin ne rrugen qe e ka paguar populli, nuk eshte vandale, por me keq akoma. Nje klike gansteresh qe mobilizojne forcat e policore te shtetit per te dhunuar dhe Kukesin dhe shqiptaret, per ti detyruar me dhune te paguajne.
      Tani po leshon koncesione dhe per Korridorin blue ne Kashar, dhe per Malin rle Llogarase per te hapur tunel.
      Me e bukura, koncesionet jane fondi i shtetit qe investohet nga FMN..dhe jy fond perdoret per rrugen qe e nderton koncesionari, dhe pas kesaj koncesionari vaxhdon te paguhet perseri me tarife kaluese.
      Me e bukyra eshte se koncesionari hedh fillimisht vetem 25 % te kapitalit. Kusurin ja jep shteti me keste. Dhe prape populli do vazhdoje ta paguaje.
      Pra rruget paguhen 2 here, dhe jo vetem njehere.
      Formule me klasike per te vjedhur miliarda nuk ka.
      Vetem shqipobudallenjte i pranojne keto lloj barbarizmash te shtetit.
      Ose ndonje shtet i tipit vrit e prit te Afrikes.
      Aty kemi arritur

      Reply to this comment
    • qirje April 20, 21:02

      Ti LES MORE MALAKA!FLITET PER DOLARI E JO PER EVRO(EURO NE SHQIP) PALIKARI MU!SE FUNDEMI KUR FLET PER VENDIN ME TE SHKATERUAR NE EVROPE(EUROPE NE SHQIP),ME SIGURI E KE FJALEN PER ELADHEN(GREQINE NE SHQIP)PASI ESHTE VENDI ME I KALBUR NE BALLKAN E KUR FLET PER KRIEMINISTRIN PER TA ARESTUAR ME SIGURI E KE FJALEN PER ALEKSIN CIPREN!NDAJ LERE KALIN E TROJES SE NUK TE SHKON E MERU ME PATRIDHEN TEDE PALIKARI MU!

      Reply to this comment
  4. Nikolini April 20, 17:04

    Po na qe e kina maqinen te regjistruar ne Rep.e Kuksit por nuk jetojna ma aty a e perfitojna kete ulje?

    Reply to this comment
  5. Adih April 20, 17:34

    Ore cubiRama ,je i vetmi ne te gjithe boten ,qe ve cmimete ndryshme . Tme kuptojne drejte Kuksianet e varfer nuk e kam me to .Ti na shet karburantin me te piset ne bote z Rama ,dhe me te shtrenje ,ku llogjikisht vjedh dy here (cilesi plus Cmim)Vjedhjen e trete pa pike turpi ,ju te gjithe partite e PPSH e beni e ta marin vesh kokpalaret dele qorre PER VEHTEN TUAJ ;(mjetet e juaja )FURNIZOHENI NGA RAFINERIA E WIENES ,Akullore e nje cilesie klasit te larte .( keni mbi dy dekada e gjysem ,me tollona )kurse popullit noc rrokun ,nuk e di a ekziston zot ne kete bote apo jo??!!Dhe me brutalja dhe tallja e juaj ,ju te gjithe mbare beni sikur ziheni ne parlamentin e dhjere shqiptare gjoja si kundershtare politike me njeri tjetrin.Prit se skepare gje akoma o Rame.

    Reply to this comment
    • mirel April 20, 19:37

      O zotni, te ka vene policine te te shtroje ne dru dhe te paguash.
      Une jam vlonjat, por Rama po i perdor dhe Gjiknurin dhe Xhafen si qen kufiri kunder popullit qe proteston.
      Protesta e Kukesit nuk kishte asnjegje antiligjore.
      E vetmja shkelje ishte venia e traut per nje pagese te imponuar me dhune ndaj qytetareve.
      Kjo nuk ka bythe te rrije i thone atij muhabeti, dhe prape RiPiSat u moren duke share kukesianet.
      Kulmi i poshtersise.
      Ramiu vuri pjesen e PSe per ta kthyer protesten ne politike si e drejtuar dhe orkestruar nga PD.
      Ne fakt nuk ishte ashtu.
      Dhe futja ne proteste e Lulit dhe Berishes ishte per llogari te Ramiut.
      Perfundimi eshte qe Basha futet ne kete lohe per te implikuar Kukesin ne nje rrjet ku do e paraqese si militante te PDse, dhe shumica e PSe te pranojne tarifen nga urrejtja per Bashen.
      Dhe kush eshte perfituesi i pare i tarifes?
      Vete Basha.
      Me kete tarife Ramiu e mbyll perfundimisht vjedhjen e Rruges nga Basha.
      Sepse do e mbulojne leket e udhetareve.
      Po kete nuk e kupton populli cyryk, si ata qe pranojne Bashen ne proteste, ashtu dhe ata qe denojne protesyen si manipulim te PDse. Te dy palet do mbushin arken e shtetit qe u vodh nga Basha.
      Dhe ne fund kerkojne Vetting.
      Me per te qeshur nuk ka.

      Reply to this comment
    • Duan apo nuke duan mijte te kenetave dhe avoketerit e djallit,Drejtesia do te BEHET. April 21, 10:38

      O Adih,a e dini ju se ai biznesmeni qe ju shet naften e felliqur eshte po koncesjoneri i kesaje rruge te ashtequajtur te “Kombit”se ne fakt me deshmi te gjalla me ze,figure dhe deshmi istitucionale,aqe dhe me teper popullore e medjatike,kjo rruge eshte produkt i pandeshkueshmerise se botes se krim-korrupsionit-ekstremisto-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet ne dite e vite deri me sot,qe duhet shpallet rruga e KORRUPSIONIT,ngase po vazhdon edhe sot ne mes dites me dielle.Denomco dhe PROTESTO,ne emer te moralit e dinjitetit njerezor,se nje popull qe hesht bet varrmihes i jetes se Tij.

      Reply to this comment
  6. Eduarti April 20, 18:23

    Ja pra Rama, terhiqet kur ka proteste. E tregoi kete ne rastin e armeve kimike qe me idiotesine e tij perverse donte te na i demontonte ketu por nga protesta u terhoq. E tregoi tani kur nga 5 Euro, si nje batakci i vertete e ul ne 1.5 Euro tarifen ne rrugen e Kombit. Ne se ngrihet ne proteste populli edhe ato taksat absurde si p.sh. taksa e shtepise, do ti heqe Rama. Se eshte vetem nje dhjaks nga protestat dhe vetem ato e bien ne brazde.

    Reply to this comment
  7. lalai April 20, 19:25

    Ore beje 15€ se jane mesuar Shqiptaret o toc kuklle.
    Shqiptaret kane 80 vjet qe paguajne e nuk bejne ze kshu qe jo 1.5€ po 15€ se kot bejne keta jane si flake kashte.
    Shqiptaret vetem per PARTINE te vrasin per te tjerat te rruajne leshte….!!!

    Reply to this comment
  8. alphade April 20, 21:12

    Pse u arrit deri ketu zoti kryeminister ? Pse nuk e menduat me pare ? Apo u niset nga “parimi” makia-
    velist: “po e hengren mire, po nuk e hengren ” s’ka
    gje e rregullojme….! Po demin kryeminister kush e
    paguan ? Jo Ti por taksapaguesit shqiptar. Qytetari
    i varfer shqiptar qe merr 137.200 leke te vjetra dhe ata
    horrat qe dogjen “hollet” kalojne me benza 30-40 mije
    Euro dhe nuk paskan 5 Euro per “tollin” !? Jo more,jo !
    Jane thjeshte sebepe ,qe turpin e pacin per vete,sic thote
    ajo kenga e Jugut. E megjithate ata jane thjeshte fakire te
    ndersyer nga banda e Berishovicit ,qe nuk le rast qe ju ia
    servirni me tabaka ne dore per te krijuar zhurme,zallama-
    hi,potere dhe ne rastin konkret per te cilin po flasim edhe
    shume deme materialeve.
    Ju e dini ,zoti kryeminister ,qe keni qene shume here ne
    Amerike dhe a e dini ju : ka ndonje zog kurve qe t’i sjelle me gure policeve. Polici ia perdredh qafen dhe ia thyen
    nje nga nje brinjet,ndersa policet tane duke u perballur me nje tufe horrash e huliganesh jane plagosur rende.
    Ne vend te prapambetur, ne nje vend te varfer si ky i yni
    per nje kohe relativisht te gjate duhet nje dore autoritare.
    Sepse ne keto vende nuk duan ligjet,nuk duan rregullin,
    disiplinen , i shkelin ato ne cdo moment dhe kur ndeshko-
    het bertasin per shkeljen e te drejtave te njeriut. Ketyre
    antisicialeve u duben thyer brinjet , qe te kuptipojne se
    nuk behet shaka me shtetin. Thoni se po bejme shtet,po
    shteti nuk duket gjakundi, thote ministri brendeshem se
    do kapim bandat ! Bandat zoti Xhafa i keni ne parlament
    dhe kryetarin e ketyre bandave e keni pikerisht ne rresh-
    tin e trete karrikja e katert ose “viceversa” dhe Ai e ka
    emrin Sali dhe mbiemrin Berishovici. Aty e keni dhe mos
    i kerkoni as ne Elbasanin fakir dhe as ne Fier e gjetke. Po
    qe se e kapni kete kryemafioz te Shqioerise dhe e coni
    prapa hekurave,dijeni mire se te gjitha bandat e Shqiperi-
    se nga darka ne mengjez si me magji jane zhdukur te gji-
    tha sepse u “zhduk” kapoja e tyre. Apo s’keni c’i beni go-
    marit dhe i sillni samarit,thone andej nga nahia ime. Jo,
    zoterinj pushtetare duhet vendosmeri dhe guxim nese i
    futesh politikes,ndryshe shko tek ajo pune qe di te besh me mire.
    Eshte populli qe i vuan pasoja e gjithe ketyre poshtersive
    qe luhet mbi kurrizin e tij. Sapo per Europen, pushtetaret,
    politikanet , kapitalistet oligarke kane vite qe kane shkuar
    ne Europe dhe atje kane depozituar te gjutha ckane vjedhur e plackitur ne kete vend qe quhet Shqiperi qe
    kurre s’po ben prokopi …..!

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit April 20, 22:21

    Ruga e kombit kalon ne Kukes, kuksianet paguajne 1.5E, ti si shqiptar paguan 5E. Me kete logjike ne Durres durrsaket duhet te paguajne bileten e tragetit me çerek çmimi, ti si shqiptar katerfish. Ne Rinas tironsit te paguajne bileten me çerek çmimi, ti si shqiptar katerfish, apo vlonjatet ta paguajne plazhin me çerek çmimi, ti si shqiptar katerfish. Nqs do kete ndonje shoqate qe mbron te drejtat e konsumatoreve do ta hidhte qeverine ne gjyq per aplikim te standardit te dyfishte. Eshte njesoj sikur te shkoj ne Tirane dhe ti hip urbanit, nje tirons me targe Tirone te paguaj çerekun dhe une te paguaj katerfishin. Ose le te bejme nje shembull tjeter; marr metrone ne Paris dhe une i huaji paguaj bileten katefish dhe nje parizien me çerek çmimi. Eshte çmenduri ta besosh se ne nje shtet ku te gjithe qytetaret jane me te drejta te barabarta, na del se kuksianet jane njeçik me te barabarte se te tjeret. E nqs qeveria ben kete leshim favorizues per nje krahine, me rreth 1/4 e çmimit, me ç’te drejte me perjashton mua si banor i nje qyteti tjeter? Mendoj se ulja e çmimit duhet te aplikohet per te gjithe, eshte ne te drejten e barazise si nenshtetas. Tani le te shohim PeDe-ne qe i do shume kuksianet, a do ngrihet edhe per mamurrzaket?

    Reply to this comment
  10. Fat man April 21, 02:31

    E para e punes ne Kukes nuk ka kuksiane kane zbritur ne trokat e xanuna ne Bythore, Kames Paskuqa, tek ish keneta ne Durres etj.
    Ketyre “hade dru me Pre” t’u vihet trari ne keto vende te zaptuara dhe tarifa e kkalimit te jete 10 euro.
    Kukesi nuk duhet te paguaj as energji elektrike, Hidrocentrali i Fierzes ka permbytur Kukesine Vjeter,….. cfare beni keshtu po shqiptaret e tjere cfare i konsideroni rrota Kari apo serbew, tur, te gjithe shtetatasit shqiptare jane te bararbarte para ligjit dhe jo nje i nenes dhe nje i njerkes me te futme sa krahu i perthyer dysh.
    Turp Ed Droga apo Ed Rrota se bashku me FMN dhe BB, qe te kane bere presion per te vene taksen dhe vete rrine te fshur si te degjeneruar qe jane..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*