Kukuvajkat mallkuese

June 11, 2018 12:05

Kukuvajkat mallkuese

Bedri Islami

Pak më shumë se dy javë e ndajnë ditën kur mund të merret ose jo vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Është pak të thuash se është një ëndërr e kahershme, ashtu si është lehtë të mendosh se mund të jetë një ditë fillese krejt tjetërsoj.

Askush nuk di mirëfilli se si mund të jetë vendimi i kësaj dite. Në media është folur shpesh herë për shtete anëtare të BE që e mbështetin Shqipërinë, ashtu si janë përmendur edhe të tjera që nuk duan që tani për tani të ketë hapje të negociatave. Disa, nga këto shtete, kanë problemet e tyre të brendshme, thuhet e shkruhet; disa të tjera, po nga këto shtete, nuk kanë besim tek qeveria e drogës, krimit, trafikut, korrupsionit – thuhet e shkruhet.

Si gjithnjë, në politikën shqiptare, disa, megjithëse flitet për tre shtete dyshues, e shohin gotën bosh, të tjerë, meqenëse tre shtete nuk janë as një e nënta e BE, e shohin gotën plot. Është një histori e vjetër që përsëritet nga e majta në të djathtë, në cikël periodik, zakonisht 8 vjeçar, por që mund të thuhet në vitin 2021. Politika është gjithnjë befasia e ndryshimeve.

Në përllogaritjet pro apo kundër fillimit të pranimit në BE parashihen të gjithë faktorët, pro e kundërshtues; problemet e brendshme të shteteve anëtare, përplasjet që mund të ketë pasur Shqipëria me to; çështjet e hapura e të pambyllura, lëvizjet kundër zgjerimit të BE dhe forcat radikale që po ngrenë kokë jo pa ndikim në kontinentin e vjetër; detyrat e shtëpisë që herë i ka bërë mirë dhe herë nuk i ka bërë hiç shteti shqiptar, përplasjet, zgjedhjet etj. Të gjitha hidhen në kandarin e vlerës dhe të antivlerës; dyshohen e miratohen, çirren dhe grimcohen. Herë – herë flitet për afërsinë e mendimit të njëjtë politik për europianizimin e Ballkanit në mes zonjës Merkel dhe Edi Ramës, herë të tjera për një lob të fuqishëm kundër Shqipërisë në partinë e po zonjës Merkel, që janë të afërt me “skifterë” pëdëistë, hidhen në treg të gjitha çfarë janë bërë e nuk janë bërë… të mirat e të këqijat dhe, në mes gjithë kësaj vorbulle, harrohen kukuvajkat shqiptare, thellësisht mallkuese të linjës europiane të shtetit shqiptar, të cilat, edhe pse kukojnë gjithë ditën e gjithë natën, shpesh herë kanë ndikimin e tyre tek figura politike që në jo pak raste as që ia kanë haberin se çfarë ndodh këtu, aq më tepër , kur kanë lexuar vetëm raportet ogurzeza dhe mallkuese që dërgon opozita shqiptare kundër vendit të vet.

Krijimi në pak muaj politikë, kur them muaj politikë kam mendimin se ato janë ndryshe nga muajt kalendarikë, më të avashtë, të një vorbulle verbuese anti ka qenë e pamasë, e padëgjuar, e pashoqe dhe e pa ndodhur tjetërkund.

Nëse gjithë këtë lëvizje kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE do e kishte bërë një shtet tjetër, historikisht antishqiptar, me interesa gjeostrategjike apo humbje të vetëdijes kombëtare prej mllefit a urrejtjes, që do të kishte dashur të vinte këtë vend në mengenenë e tkurrjes apo detyrimit për të lëshuar në parime të mëdha, do të kishte qenë e mundur të durohej, por edhe në këtë rast, sado ekstrem, do të vinte momenti kur do thuhej: “Mjaft, se e tepruat”!

Nëse, si mund të ishte menduar, i gjithë ky shtrëngim, do të kishte ardhur nga një shtet përherë gjithë mllef, inat dhe verbëri ndaj vendit tonë, si të themi, shteti serb dhe politika e tij historikisht antishqiptare, edhe asaj here do të kishte ardhur një ditë, ndoshta do të kishte ardhur edhe më shpejt se sa mund të ishte pritur, kur vetë ata do e kishin ndjerë se e kishin kaluar kufirin e arsyes së kundërshtimit, se tani gjërave po u dilte boja dhe se, duke e tepruar me zemërimin e tyre, e gjithë kjo valë mllefi do të mund të kthehej kundër tyre.

Me PD-në, shqiptare a jo, nuk ndodh kështu. Ndodh e kundërta. Në vend që të ndalen, mendojnë se si do e hedhin këtë karrocë edhe më tej drejt humnerës. Në vend të gëzimit normal, për një forcë politike që shumë kush e mendoi se mund të ishte europianiste, vazhdohet me një mllef verbërisht të pajustifikuar. Normaliteti i ka lënë vendin syve të çakërdisur; arsyeja është spostuar për të sjellë verbërinë; mllefi kundër pushtetit ka zënë rrugën që duhej hapur bashkërisht.

Ndërsa gjithë ditën na gajas se po lobon për Shqipërinë, shefi i opozitës, Basha, gjithë pjesën reale të ditës dhe gjithë kohën e plotë të natës, bën të kundërtën. Nuk është menduar dhe as nuk është parë që shefi i opozitës, nga inati i “të hedhurit” që i bëri Rama një vit më parë, edhe kur mund të aktrojë paksa, si bën plot raste të tjera, në parlamentin shqiptar, çjerrazi, si të ishte zëdhënësi i Bundestagut gjerman, deklaron se ky institucion, kurrën e kurrës, nuk do e pranojë Shqipërinë në fillimin e BE.

Si të mendonte se ka të bëjë me një popull të hipnotizuar nga “mrekullia” e fjalës dhe e veprimit të tij, pasi pohon se po lobon drejt shtetit austriak, sjell në Tiranë tre figura politike për të na thënë të kundërtën.

Ditën që “lobon”, po atë ditë u dërgon gjithë vendeve anëtare një memo , përmes së cilës deklaron se shefi i opozitës, pra ai vetë, po ndiqet nga Policia, sëbashku me familjen dhe se ai nuk është i sigurt në këtë vend. Si për ta bërë sa më prekëse këtë dëshmi, që e di fare mirë se nuk është asgjë tjetër veçse vazhda e prapshtë e kukuvajkimit politik, pasi bën deklaratën e tij, në darkë ia mbath drejt Holandës, ku ende ka miq, të tij dhe të bashkëshortes, në të cilët mund të ndikojë që negociatat të mos hapen.

Është një histori e prapshtë më shumë se 1 vjeçare e mallkimit të vendit të tyre, e gëzimit ogurzi të humnerizimit të tij, e braktisjes dhe e lënies pezull të çfarë perspektive që mund të ketë.

Bota flet me shembuj. Një bote që i afrohet një parlament i bllokuar, me siguri që do të hezitojë. Një bote që i afrohet një video, krejtësisht e sajuar nga arti regjisorial salianj, ende e papaguar bile, si një dëshmi e përfshirjes së familjes së ministrit të brendshëm, Xhafa në trafikun e drogës, jo si një trafikant i zakonshëm, por si koka e trafikut, me siguri që do e ngurrojë secilin njeri me mend për një BE të pastër nga skandalet dhe të cilës i dalin mjaft dhe i teprojnë skandalet e saj.

Fotografia e një  gazetari të  plagosur, i cili, sipas urdhrit politik ishte bërë si ata deshërit që sulmonin muret e kështjellave, është e dhimbshme për këdo njeri të politikës, i cili, aq sa e do median, aq edhe ka drojë nga ajo. Pamja e gjakosur, e nisur ende pa vajtur ai vetë në spital, në të gjitha kancelaritë europiane, bën të ngurtin edhe politikanin më optimist.

Babale, në të vërtetë fizionomia politike e një partie, mund të jetë i kuptueshëm këtu, ndër ne, që tashmë jemi mësuar me “opozitën” që nuk bën hajr, por, tek të tjerët, që ende nuk e dinë se jemi para një loje të pështirë politike, krijon ndalesë të mendimit pozitiv.

Në fakt, jo nga dita e sodit, por që prej 5 viteve, kjo hingëllimë kukuvajkash, është e vazhdueshme në politikën shqiptare. Që nga paralajmërimi i zi i Berishës, të nesërmen e zgjedhjeve të qershorit 2013, se, ky vend, shumë shpejt, do të bjerë në humnerë, sipas projektit grek të zezimit të ekonomisë, gropën që e kishin krijuar qëllimisht dhe që askush nga socialistët nuk kishte këllqe ta hetojë dhe ta dërgojë për gjykim… e deri tek thirrjet e një farë Paloke, në emër të PD-së, (sa poshtë ka rënë katundi?) se Shqipëria po shitet nga Edi Rama tek rusët, kur ndjenja e drojës së ekspansionit rus është tepër e ndjeshme në BE, është e njëjta linjë, linja e mohimit, e shpërndarjes së vëmendjes tek e keqja, megjithëse e ngritur nga hiçi.

Në 5 vite opozitë, në të gjithë muajt e jetës politike të kësaj opozite, asnjëherë, në asnjë ditë dhe në asnjë vend, nuk mund të gjesh një detaj politik, sado të vogël, që e mbështet këtë vend, që dëshmon se shumicë e pakicë janë të përbashkëta, të paktën për një gjë madhore.

Atë që bëjnë në parlament një grusht burrash, shumica të pamend dhe të pa qenë si shembull virtyti politik apo njerëzor, jashtë sallës e bëjnë një grusht medialësh, shumica ish miq të afërt të Ramës, të cilët hallin e tyre mendojnë se e kanë të gjithë shqiptarët.

Janë të gatshëm, të dyja palët, të mallkojnë këdo që thotë një fjalë mirëdashje për këtë vend, që mbështet një ecuri politike, një ndryshim nga e mbara.

Të gatshëm për të nxjerrë sytë e kujtdo që u duket se është afër qeverisë, qoftë ambasador a përfaqësuese e lartë, e dërguar këtu apo që monitoron këtë vend, ata kanë si flamur dy figura; njëra totalisht e degraduar që edhe atyre u bën dëm, por nuk e kuptojnë dot, një grua ish politikane, Doris Pack, dhe, një politikan të ri, varianti mashkull i Pack-ut, Krishbaum.

Më këto dy flamurë janë gati të nxijnë gjithçka, duke menduar se pas kësaj populli do i marrë për dore, do i vendosë në kolltukët qeveritarë dhe do ua harrojë se kur ishte koha e duhur ata u bënë kukuvajkat e mallkimit të këtij vendi.

June 11, 2018 12:05
Komento

22 Komente

  1. info analitike June 11, 12:42

    Bedri dashka te sfidoje kriepsikon ne garen e marrezise. Jepi Bedri se ku i dihet mdoshta ia merr ne kthese kriepsikopatit!

    Reply to this comment
    • vlora June 11, 17:02

      Jane keta Kukuvajka qe kane thyer recordin e gares se Mashtrimit.Qe as Skuqen dhe as nuk zverdhen,nga qe e dine se neper birruca do te ngelen.Atje te lehin sa te duan/packa se me korupsionin,jane bere mish e thua….

      Reply to this comment
      • info analitike June 11, 21:07

        E ke fjalen per kukuvajkat rilindjote? Se une keto shoh ne pushtet qe po tallen e po zgerllihen paq me poipllin si puna jote. Ti leh sa te duash po nuk besoj se kriepsiko ka veshe te te degjoje se per te ti je vec nje vote apo nje thes me miell.

        Reply to this comment
  2. Bushi June 11, 13:12

    Te gjithe shqipetaret e kane te qarte,se, nqs nuk jepet miratimi i fillimit te negociatave per ne BE,eshte komplet faji i opozites dhe pike.Ajo po lobon dhe po paguan njerez nga evropa, qe te pengojne negociatat.Por pd-ke, kete, qe del kundra interesave madhore te shiperise,do ta paguaj shume shtrenjet te kutia e votimit.

    Reply to this comment
    • Socialisti i Ndershem June 11, 17:25

      Kuptohet qarte qe ti shikon vetem me syrin e majte dhe degjon vetem me veshin e majte..
      Nese qeveria do te kishte bere te gjitha detyrat nuk kishte se si Europa te “degjonte” ata qente e PD.
      Kjo e mos marrjes se PO – se, se fajin e ka opozita eshte nje Taulantatizem i mjere qe Bedrinjte e shesin per ar te kulluar..
      Sa idiote si ti mendon se ka Shqiperia qe mund t’i shkojne pas ketij avazi te ndryshkur.

      Reply to this comment
      • Rod Gary June 11, 18:46

        Qe karabushat rilindjote po na qelbin ambjentin – kjo ben muuuuuuuu si lopa or taj.

        Kush nuk arrin ta konceptojne se cfare autogoli klasik eshte te guxosh te flasesh ne emer te gjithe shqiptareve, ai e meriton me te drejte “peshperitjen” e ketij delirantit ke kjo vidoja ketu poshte.

        Kujdes ke sekuenca filmike pas sekondes se 48-te. Mbani larg femijet ju lutem…

        https://www.youtube.com/watch?v=LePkdg4-LjI

        Reply to this comment
        • Fuck Mark uk, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN June 12, 15:18

          Rod Gay ! Nga emri tregon SE JE SHUME KURVE MODERNE dmth PROSRITUTE SHQUP-iste ME LICENSE DOKTORI, (kuptohet, license e leshuar nga doktor SHURRA Salesh Plehra).
          Por nga shkrimi dhe ulerimi tregon SE JE NJE INJORANTOLOG I NDERUAR 24 karatesh, NJE KRIJESE E “zene” NGA SPERMATOZOID I SKADUAR I SHKOLLUAR NE UNIVERSITETET SHPELLARE TE ALPEVE SHQIPTARE…
          Te fala info analit-ike-s dhe Mark .U.K..IT

          Reply to this comment
      • I tillë je , sa herë që hap gojën June 11, 20:31

        Sa te kemi kafshe te tilla , qe mbahen per “shqiptare te ndershem”, ky vend do te shkoje poshte e me poshte !Keta plehra ,ne kuptimin e plote te kesaj fjale ë jane kollona e peste e Moskes dhe Beograd – Athines , qe jane edhe antishqiptaret me te terbuar! Prandaj duhet ti ndezim perdite qirinj “xhaxhit !

        Reply to this comment
      • Lili June 19, 20:53

        Best comment

        Reply to this comment
  3. Kopshtari June 11, 13:51

    Negociatat do hapen dhe turpi i perjetshem dhe neveria e ketij kombi do bjer mbi kukuvajkat qe ben gjithçka per ti penguar ato

    Reply to this comment
  4. vellezerit Zena June 11, 13:54

    Nje dit Djele nji dit zemoni
    mblodha shoket me na be me qesh
    Ndermjet tyre dhe B.islami
    si tere fevzinjte ka shku per Lesh

    Reply to this comment
  5. Pirdh o gjyshe se lirohesh... June 11, 14:09

    Kryeidiotet tregojne me gisht nga idiotet dhe therrrasin: “O zot na ruaj prej tyre…”

    Sorrat tregojne me gisht nga kukuvajkat dhe therrasin: “Shporruni se s’po na lini te bejme pak hajer…”

    Reply to this comment
  6. fteri June 11, 14:36

    Më saktë do ti përshtatej katër çakejtë të PD-së ,këta ulurasin pa pushim 24 orë në 24 kundër integrimit .Kurse kori i kukuvajkave mallkuese jan tërë PD-ja me kukuvajkën më plak Sali Berishoviçin dhe Çakallin e ri Lulzime Basha ,dhe nga mbrapa që ndjekin erën e kërmës të PD-së ,jan hienat Dashamir Shehu,Nard Noka, Duka i krimit, dhe Vanxhel Dule haaaaaaaa!

    Reply to this comment
  7. BE ose kthimi i Enverit ne Profet June 11, 16:15

    Zoti Bedri
    .
    Si gjithmone nje falenderim me “f” te vogel per durimin qe tregoni ne perseritjen e te vertetave te vogla qe nuk na hyjne me ne pune.
    *
    Nuk ka dyshim qe Europa dhe Amerika po luajne me shqiptaret si dikur ne shekullin e 15 kur spanjollet e pare qe shkuan ne Ameriken e sotme talleshin me lekurkuqte atje duke ju dhuruar pasqyra dhe kanoce ..dhe duke i rrembyer floririn.
    **
    Te vesh ne dyshim pranimin ne Europe te Vendit te Gjergj Kastriotit-KALORSIT TE KRISHTERIMIT eshte autogol i vete Europes qe Gjergj Fishta e ka quajtur KURVE TE MOTIT dhe nuk e luan topi
    ***
    Fakti qe rreth 1 miljon shqiptare punojne ne Itali & Greqi……300-400 mije ne Europen e zhvilluar GJERMANI-FRANCE-ANGLI- BENELUKS dhe rreth 400 mije ne AMERIKE-KANADA-AUSTRALI..do te thote qe shumica e fuqise puntore dhe te inteligjnces kombetare eshte euro-atllantike dhe nuk ka ndodhur ne historine moderne qe shumica absolute e fuqise puntore-intelektuale e nje kombi te punoje jashte ne kete rast ne Perendimin qe po na perbuz qe nga amerika e pare e deri te Be me gjithe numeroret e saj.
    ****
    Kam frike dhe lutem qe te jem i gabuar qe ne situaten e sotme kur konflikti BEurope-Amerike eshte me i thelle ne historine e ketyre dy faktoreve besoj se kjo e fundit nuk ka ineteres strategjik qe Shqiperia ne keto momente te pranohet ne BE.
    *****
    Duke shtuar ketu dhe faktorin Rus qe nepermjet Erdoganit po penetron fuqishem ne Ballkan dhe vepron fshehurazi dhe shume here hapur qet te vonohet futja e Shqiperise ne BE:
    *******
    Pra zoti BEDRI…keto kukuvajkat mallkuese te PD nuk ka ne asnje rol ne kete “MESELE”.
    . Keto palopaloqet e SaliDevilit & LulDebilit ndikojne te ky problem sa ndikon lehja e ca qenve kur shohin henen qe del e plote ne ndonje shpat mali…ne sabahile
    .
    *********
    Kete problem e ka ne dore Amerika qe e tregoi ne rastin kur na pranoi ne NATO edhe pse nuk kishim ushtri fare..pra na pranoi si territor te saj si Euro-atllantikas.
    *********
    Pra eshte ne dore te Amerikes dhe te Europes qe te mos na shesin si ne 1945 te Stalini & Tito edhe pse ishim aleate te saj (mos thoni se na coi Enveri atje se quheni me semundje mentale)..
    ..
    Eshte ne dore te Amerikes dhe te Europes qe shqiptaret te mos mendojne qe na izoloi Enveri nga Perendimi por ishte ..dhe eshte bota euro-atllantike qe na konsideron akoma si lekurkuqte e West Indise ne shekullin e 15-te..
    .
    Nese perendimi euro-amerikan “antikomunist” do te hedhe me te vertete poshte “legjenden enver hoxha” tani eshte koha e duhur…ne te kunderten nese euroatlltiket poshtrojne dhe perdhosin shtetin e shqiptareve….
    .me vjen keq por ai Enveri i “tmerrshem”
    kthehet ne Profet me permasa boterore

    Reply to this comment
  8. M a r k o June 11, 17:11

    Jashtqitje te kombit dhe kukuvajka .

    Reply to this comment
  9. Denisi June 11, 17:26

    Qesharake por te demshem per popullim kombin shqiptar

    Reply to this comment
  10. socialisti June 12, 08:31

    Kukuvajkat mallkuese – O shoku Bedri, kujtova se ke shkruar per ate shkrimin ne gazeten franceze ‘Le Monde’ qe thoshte se Shqiperia do behet kamp gjigand refugjatesh nga kjo e nderuara BE.
    O shoku Bedri, si i afert i qeverise qe je, a na siguron dot se ‘Le Monde’ ka pare nje enderr te keqe dhe Edi Rama qe Allahu e marrte prane vehtes nuk ka fare ne mendje ate kthimin e Shqiperise ne kamp refugjatesh?
    A eshte Kukuvajke Mashtruese ‘Le Monde’ a eshte Kukuvajke Mashtruese kjo qeveri e Rames per kete ceshtje?
    He o shoku Bedri, si teper investikativ gazetar qe je por dhe me teper si i pa anshem qe je, na thoni dy fjale per kete problem qe po zien kudo sot ne bisedat shqiptare dhe se nuk ka mundesi qe ti o Bedri mos ti kesh degjuar!
    Hajt njatjeta o shoku Bedri, shihe nje here prap kete punen e Kukuvajkave…

    Reply to this comment
    • xen gerdeci June 12, 14:57

      socjalist je baftjar i papare

      .

      Ke harruar dhe keto monstrat
      kur salisuma e
      ktheu ate vend ne KALIFAT ISLAMIK..
      dhe e futi Shqiperine pa pyetur as kuvend dhe as qeveri.ne KONEFRENCEN ISLAMIKE

      Jo vetem kaq por thenia e tij se KEMI GJAK TURKU eshte krimi me i madh i tij sidomos kur hoqi bustin e gjergj kastriotit nga zyra kur i erdhi Sulltani ne 1993

      15 TERRORISTETISLAMIKE NE SHQIPERI, MBROJTJE U GARANTONTE SALI BERISHA.

      Jane deklasifikuar informacionet per listën e personave të shpallur si bashkëpunëtorë të organizatës terroriste Al-Qaida. Në total janë 180 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë për paqen dhe sigurinë në botë.

      Mes tyre, 15 vetë, rezultojnë të kenë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri nga fillimi i viteve ‘90 e deri në 2004, ku theksojmë veçanërisht organizimin e trafikut ilegal të armëve drejt Bosnjë-Hercegovinës në vitin 1995. Falë informacionit të servirur nga OKB, opinionit publik shqiptar i jepen për herë të parë emrat e terroristëve që kanë qenë në vendin tonë apo që kanë bërë të mundur krijimin e celulave të Al-Qaida, duke u mbuluar me petkun e organizatave bamirëse. Gjithashtu për herë të parë bëhen të ditura edhe rastet apo porositë e veçanta, të dhëna nga vetë Osama Bin Laden për mënyrën sesi duhej të zhvillohej aktiviteti terrorist në Shqipëri.

      Yasin Abdullah Ezzedine Qadi
      .
      Themelues dhe administrator i besuar i Muwafaq Foundation. Ky fondacion ka vepruar historikisht nën ombrellën e Makhtab al-Khidamat, organizatës së themeluar nga Osama Bin Laden. Muwafaq Foundation ka qenë e përfshirë në sigurimin e mbështetjes financiare për aktivitetet terroriste. OKB sqaron se: “në vitin 1995, ky fondacion ka organizuar trafikun e armëve nga Shqipëria në Bosnjë-Hercegovinë”. Në financimin e këtyre aktiviteteve është përfshirë sipas të dhënave që jep OKB-ja, edhe Osama Bin Laden. “Qadi ka patur në pronësi disa firma private në Shqipëri, të cilat kanalizonin para për ekstremistët apo ku ekstremistët punësoheshin në ato pozicione ku ata kontrollonin fondet e firmave. Bin Ladeni vuri si kusht që numri i kompanive të Qadit në Shqipëri të shkonte në pesë”, citojmë nga informacioni zyrtar i OKB-së.

      Abdul Latif Saleh
      .
      Emri i tij është i njohur për opionin publik shqiptar. Ai është lidhur ngushtësisht me Osama Bin Laden duke arritur madje të fitojë shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti të posaçëm të ish Presidentit, Sali Berisha. OKB sqaron se ai ka themeluar në Shqipëri një organizatë shqiptare që financonte Al-Haramain. Ndërkohë për herë të parë bëhet e ditur se “Misioni i tij ishte të destabilizonte Shqipërinë nëpërmjet nxitjes së konflikteve fetare. Al-Haramain arriti të rekrutonte anëtare nga kjo organizatë shqiptare. Ai u dëbua nga Shqipëria për sponsorizimin e aktiviteteve ekstremiste”, citojmë nga informacioni i OKB-së. Bëhet e ditur se Yasin Abdullah Ezzedine Qadi i kërkoi Salehit të krijonte në Shqipëri, në vitin 1994, Muwafaq Foundation. Aktivitetet e këtij fondacioni në Shqipëri u mbështetën dhe u financuan nga Qadi. Saleh dhe Qadi hynë në disa partneritete biznesi me njëri-tjetrin. “Saleh ka qenë administrator i përgjithshëm i të gjitha bizneseve të Qadit në Shqipëri dhe ishte aksioner i dhjetë për qind të investimeve të Grupit Qadi në Shqipëri. Gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri në vitin 1998 dhe dy prej tyre u gjykuan dhe dënuan në Egjipt si autorë të akteve terroriste. Në dëshmitë e tyre, ata identifikuan Saleh se i kishte ndihmuar të vinin në Shqipëri, përfshi marrjen e tyre në aeroport”, sqaron OKB.

      Grupi me 9 terroristë
      .
      Adb Al Wahab Abd Al Hafiz;
      Abderrahmane Kifane;
      Ali El-Heit;
      Fethi Ben Hassen Ben
      Salem Al-Haddad;
      Farid Aider;
      Abdelhadi Ben Debka;
      Moustafa Abbes;
      Othman Deramchi;
      Yacine Ahmed Nacer
      si edhe Youcef Abbes
      janë anëtarë të rëndësishëm të Al-Qaida. Ata kanë qenë pjesë të një organizate terroriste që operonte në Itali, e përfshirë direkt në aktivitete kriminale. Detyra e tyre ishte të koordinonin veprimtaritë e disa grupeve të ngjashme terroriste që vepronin në vendet e Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri. Ata kanë ndihmuar emigrantët ilegalë të hynin në Itali duke i bërë ata direkt, si pjesë e aktivitetet ilegale të organizatave terroriste. Mandej ata i përdornin emigrantët për t’iu transmetuar instruksione grupeve terroriste në Shqipëri, Francë, Gjermani etj për mënyrën sesi të zotëronin armë dhe dokumenta të falsifikuara.

      Safet Ekrem Durguti
      .
      Drejtues i Al-Haramain Islamic Foundation, që siguronte dhe ndihmonte financiarisht dhe materialisht organizatat terroriste në drejtimin e Osama Bin Laden, konkretisht rrjetet e Al-Qaida, përfshirë Jemaah Islamiyah, Al-Itihadd al-Islmaiya, Egyptian Islamic Jihad dhe Lashkar-e-Tayyiba. Durguti ka qenë një ndër mbështetësit kryesore të Bin Laden, i cili arriti të hapte një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

      Al-Haramain Islamic Foundation
      .
      Aqeel Abdulaziz Aqeel Al-Aqeel dhe Suliman Hamd Suleiman Al-Buthe janë themelues dhe lidera të Al-Haramain Islamic Foundation, organizatës përgjegjëse për mbështetjen e akteve terroriste. Financimi në përgjithësi sigurohej nga bamirës individualë dhe nëpërmjet fushatave të veçanta që synonin përzgjedhjen e subjekteteve të ndryshme të biznesit nëpër botë. “Sëbashku me Safet Ekrem Durgutin, ata arritën të hapin një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

      vijon..

      Reply to this comment
      • socialisti June 12, 20:27

        Faleminderit per pergjigjen e mbetur ne tentative o shoku Bedri Islami!
        Nuk e dija se paske pseudonimin ‘xen gerdeci’…

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*