Kulesa: Objektiv, mbajtja nën kontroll e armëve

May 29, 2016 13:09

Kulesa: Objektiv, mbajtja nën kontroll e armëve

Ndërtimi i një rrjeti të udhëheqësve aktualë në fushat ushtarake dhe ekonomike për të luftuar sfidat e kohës, ishte propozimi që bëri Lukasz Kulesa, Drejtor i Kërkimeve i Rrjetit Evropian të Lidershipit (Londër), gjatë prezantimit të tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillon punimet në TIranë.

Në fjalën e tij, ai theksoi mbajtjen në kontroll të armëve. Sa i takon mjedisit të sigurisë, për të nuk shihet asnjë krizë aktuale, ndërsa dha si zgjidhje stabilitetin në marrëdheniet me Rusinë.

Ai propozoi mbajtjen nën kontroll të armëve, ndërkohë që tha se Rusia nuk është aspak e interesuar të mbajë nën kontroll armët.

Objektivat sipas tij, lidhen me uljen e mundësisë së luftrave madhore, uljen e kostove të konfrontimit dhe vendosjen e komunikimit të mirë. Mbajtja nën kontroll e armëve duket pozitive, sipas Lukasz Kulesa, por kjo nuk i intereson aspak Rusisë.

Propozimi i ELN (European Leadership Network) u lidh me çështjen e stabilitetit, dhe shmangien e incidenteve, dhe për këtë ai tha se po punojmë për një akt-marreveshje mes NATO-s dhe Rusisë.

May 29, 2016 13:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*