KULISAT / Niko Peleshi bie dakord të vendosë përgjues dhe ta ftojë Gjiknurin për kafe

March 11, 2019 15:34

KULISAT / Niko Peleshi bie dakord të vendosë përgjues dhe ta ftojë Gjiknurin për kafe

I ndodhur nën një presion që kishte pa e provuar që kur sapo e kishin emëruar prefekt të Korçës dhe një grup hierarkësh okultë i kërkonin të raportonte se çfarë thoshte Tos Nano, burime o korçare o hiç fare bëjnë me dije se më në fund, Niko Peleshi është nënshtruar.

Pas një mbledhjeje të parregjistruar të një pjese të kryesisë socialiste, ku Niko u gozhdua në karrige për tre orë duke nxjerrë djersë të ftohta, personazhi më i klikuar që Korça ka nxjerrë në dy dekadat e fundit ka pranur që të vendosë përgjues, për të mirën e partisë, dhe të tijën, dhe të ftojë për një kafe miqësore Damian Gjiknurin.

 Dy ishin personazhet kyçë, thonë burimet, që e bindën Nikon të kryejë gjestin e devotshëm, i Gjati dhe i Shkurtri.

-Nikooo, ne nuk kërkojmë çudira! Thjesht monto këtë kopsën e lezeçme në xhaketë, ftoje për kafe dhe bëj muhabet si zakonisht, – i tha i Gjati me ton atëror, duke shtuar: – Pyete ashtu shkarazi, thuaji psh, More ç’janë këto gafa që bën ky i Gjati? Dhe lëre të flasë…

Menjëherë më pas u hodh i Shkurtri, që duke dashur të bëjë rolin e policit të keq, e përzieu dialektin berato-lushnjar me një labçe befasuese:

-O ta bëç për partinë! O ta montoç, pastaj o viç të na raportoç! Të marrëm vesh ç’thotë ai kulishi!

I gjati ndërhyri me takt:

-Lëre o i Shkurtër! Nikon e kemi tonin, nuk ke pse e kërcënon. Kshtu Niko, bëje këtë pastaj partia është zemërgjerë, do të ta shpërblejë…

Peleshi u ankua:

-Po ai nuk flet, e di unë! Sa herë e kam pyetur për tenderat, për shitblerjet, për rrugët, për paratë, më përgjigjej: Aman shife videon e kësaj maces në jutub, sa e lezetshme! Ai të rrëshqet…

Megjithatë, në fund Niko çedoi dhe siç pohojnë burimet, të nesërmen ai dhe Damiani u ulën për kafe, secili i armatosur me nga një përgjues për të mirën e partisë.

Ndërkaq, bëhet me dije se regjistrimi i parë që mbërriti në parti, ishte nga kamarieri që u shërbeu kafen të dyve.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Puthuajse asnjë nga detajet e materialit të mësipërm nuk është i vërtetë

March 11, 2019 15:34
Komento

3 Komente

  1. Pelishi March 11, 21:44

    Genjeshtra, Niki s’ka pasur nevoje per presion fare, te gjithe ne PS jan me pergjusa per njeri tjetrin, mund te dalin pa lek nga shtepia, po pa pergjusa jo

    Reply to this comment
  2. Tan Shkreli dv March 12, 15:39

    Niko eshte pagezuar se fudmi me emrin Pussy Lips (Buze Pidhi). Për analogji shihni rrote kari ne kontekst korcar. Shiko tha Niko ..flaps … slats … Tani … flaps të gjithë e kuptojnë, por * slats *? … Mos na caj trapin Edvin … Ju lutemi mos telefononi buzët e pidhit të të dashurës suaj * slats * Nika Peleshka nëse nuk dëshironi të ndjeheni tmerrësisht nerdy, ose pastaj Niko behet me PD-ne ose LSI-ne. Apo seshte edhe meleoner me meleona ne dyshek.

    Reply to this comment
  3. Azemi March 30, 11:47

    Niko ne gjuhen sllave ka kuptimin AKUSHI dhe ky Emer askujt nuk I pershtatet me mire se PE Leshit
    Ne vitet kur ky ishte prefekt I Korces ndodhen tre te zezat me te neveritshme ne historine e saj 1. Shembja e nderteses ku u ngrit flamurit kombetar pas shpalljes se pavatesise. 2.varrezat greke ne token shqiptareve te Boboshtices. 3.Plackitja dhe dhunimi I Muzeit te Artitet Mesjetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?