E vërteta e një përralle

Moikom Zeqo September 14, 2018 22:09

E vërteta e një përralle

Para 26 vitesh studioja me një bursë franceze për arkeologjinë në institutin “L’ecole française” të Romës. Ky institut ka një nga bibliotekat më të mëdha të botës. Befas gjeta një libër të botuar në Napoli në vitin 1989 të quajtur “I libri dei demoni” të shkruar nga Victorian Hyat dhe Joseph Ë. Charles.

Në faqen 210-213 të librit autorët kishin përfshirë një nga përrallat më të famshme të krejt Mesjetës atë të fates Melusina, bija e një mbreti të Shqipërisë. Subjekti i kësaj gojëdhëne të vjetër dhe të habitshme është më i vjetër se viti 963.

Por vetëm pas katër shekujsh në vitin 1381 një murg, i quajtur Jean D’Arras i mblodhi të gjitha variantet e historisë përrallore të Melusinës dhe i botoi në një libër. Më vonë Stefani, një prift domenikan i Lusingnanit i ribotoi tërë motërzimet dhe skajëzimet lokale të përrallës së Melusinës në një libër që e quajti “Kronika e Jean D’Arrasit”.

Është pikërisht ky libër, një bestseller i Mesjetës që e popullarizoi përfundimisht kultin e Melusinës. Ajo u bë kaq e famshme sa që shumë familje princërore të Evropës si p.sh. familja e Rohanëve dhe ajo e Sasenayeve arritën deri aty sa t’i fallsifikonin pemët e tyre gjenealogjike duke shpallur se e ishin prejardhjen e drejtpërdrejtë nga shqiptarja Melusina.

Princi i Sasenagevenit e mohoi origjinën princërore të mëparshme për ta futur Melusinën në poemën gjenealogjike të familjes duke thënë se kur Melusina e braktisi Lusignanin, u fsheh në shpellën e Sasenayegit pranë Delfinatos. Edhe Henriku VI, konti i Luksemburgut e proklamoi botërisht veten pasardhës të Melusinës dhe se kishte më të drejtë për këtë privilegj se sa të tërë pretendentët e tjerë. Madje në shekullin XX të TV-ve dhe kompiuterave gjatë festimeve për përvjetorin e krijimit të Luksemburgut u shfaq për një kohë tepër të shkurtër figura e vegimtë e Melusinës në ajër.

Qëndrat ku mbijeton kulti i Melusinës

Sot në Europë janë dy qendra, ku mbijeton kulti i Melusinës. Qendra e parë është qyteti francez i Lusignanit që është qendra mëmësore e kultit dhe qendra e dytë është Luksemburgu që sipas studiuesve është qendra dytësore.

Unë kam shkruar diçka në librin tim “Vjeshta e princit” për përrallën e Melusinës. Kam shkruar historinë e saj fillestare. Fabula e saj është parapëlqyer në Francë dhe sot në qytetin Sassenage (që është Lusignani i lashtë), kulti i Melusinës është një nga kultet më turistikë të Francës dhe të Evropës. Në këtë qytet francez janë akoma dhe sot dy shpella ku dhjetëra –mijëra turistë hyjnë për të parë mjedisin legjendar të banjos rituale dhe magjike të Melusinës.

Para disa kohësh një miku im më solli librin e botuar në Grenoblë në 1991 të Severin Batfroi me titull “Melusine de Sassenage” Ky libër i mrekullueshëm kishte kronologjinë e përrallës së Melusinës dhe qe i ilustruar me shumë gravura mesjetare dhe kishte shumë refernca mitologësh. Që në fillim autori i librit shënon se miti i Melusinës ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve më të mëdhenj mitologë të botës si Mirçea Eliade dhe Karl Gustav Jungut. Vetë Shatobriani e ka quajtur përrallën e Melusinës një mirazh të historisë.

Magjia e kësaj përralle është trajtuar në veprat e shumë shkrimtarëve francezë jo vetëm nga klasikët por edhe nga shkrimtarët modernistë dhe avanguardistë. Nga shkrimtarët më të mëdhenj klasikë dua të kujtoj Fransua Rabëlenë. Në kryeveprën e Rabëlesë përmenden tre dhëmbë të humbur, gjoja të një fëmije gjoja të lindur nga Melusina. Pse Rabëleja është mahnitur nga miti i Melusinës? Sepse qyteti Sassenage është afër Grenoblës, qytet i njohur kaq mirë nga Rabëleja.

E vërteta e një përralle

Tani si qëndron në vetvete subjekti i Melusinës. Unë po jap këtu variantin më të përgjithshëm. Melusina është bija e magjistares së bukur Presina dhe mbretit të Shqipërisë (Albanisë) të quajtur Elin. Kur Presina u martua me Elinin i kërkoi atij të betohej që në ditë të caktuara nuk duhet ta shihte atë çfarëdo që të ndodhte. Elini e mbajti premtimin. Shpejt lindën tri vajza, por një ditë Elini shkoi dhe e pa mbretëreshën në banjo kur po lante vajzat.

Presina protestoi menjëherë, e akuzoi Elinin se nuk e kishte mbajtur fjalën e dhënë, rrëmbeu vajzat dhe iku për të mos u kthyer më tek i shoqi. Njëra nga vajzat ishte Melusina e cila kur u rrit mendoi një plan hakmarrjeje për të ëmën kundër pabesisë së mbretit të Shqipërisë. Tri fatat motra u kthyen në Shqipëri me anën e një magjie e burgosën në majën e një mali babain e tyre mbret së bashku me thesarët e tij.

Kur nëna Presina mori vesh këtë gjë, u zemërua shumë dhe e dënoi Melusinën që çdo ditë të shtune, të kthehej në gjarpër nga mesi e poshtë trupit kur shkonte në banjo. Melusina e pezmatuar udhëtoi në drejtim të Evropës Perëndimore. Kapërceu Pyllin e Zi dhe malet Ardene, derisa arriti në Puantu të Francës. Aty në pyllin e quajtur Kolumbieres u bë mbretëresha e fatave të vendit. Një mbrëmje, një kalorës i ri me emrin Rajmond e takoi Melusinën afër një vendi të quajtur Shatrivani i Etjes.

Rajmondi i dashuruar në çast me fatën e bukur shqiptare e kërkoi për grua. Melusina iu përgjigj se ishte dakord të martohej vetëm nëse ai do t’i betohej se nuk do ta shikonte kurrë asnjëherë çdo ditë të shtunë. Kalorësi u betua. Ata u martuan. Melusina ndërtoi për të dy një kështjellë të madhe, kështjellën e Lusignanit, sot Sassenege. Melusina lindi tre fëmijë, tre djem. Secili prej tyre kishte nga një difekt të vogël.

Njëri lindi me dy dhëmbët e parë shumë më të mëdhenj se të zakonshmit, tjetri kishte ngjyra të ndryshme në të dy sytë e tij, kurse i treti i kishte veshët tepër të gjatë. I pari u quajt Gofre-i i Dhëmbit. Ky djalë vrau pa dashje në lojë vëllain e tij Freimondin. I shoqi i Melusinës i skllavëruar nga dyshimi nuk e mbajti fjalën e dhënë dhe një ditë të shtunë (të shtunën e transformimit) pa nga vrima e çelësit në banjon e mbyllur që transformohej nga mesi e poshtë në një gjarpër. Ai u tmerrua dhe i ulëriti të shoqes:

  • “Jashtë, jashtë nga jeta ime o gjarpër i mallkuar!”

Melusina klithi tmerrshëm dhe iku fluturimthi jashtë kështjellës. I shoqi më vonë e kërkoi në pyll dhe gjeti vetëm një krëhër të artë, që Melusina e mbante në banjo. Ajo nuk u kthye kurrë më. Fëmijët u rritën pa nënë, vetëm herë pas here në dyshemenë e dhomës ku flinin fëmijët dukeshin gjurmë uji të trupit të ndonjë gjarpri që ishte vetë Melusina e transformuar në një gjarpër që e përvëluar nga malli vinte për të parë fëmijët. Ajo nuk mund të kthehej kurrë më. Por ajo përpara një katastrofe apo fatkeqësie mund të paraqitej si fantazëm në qiell dhe mund të bënte paralajmërimin për njerëzit. Kjo është legjenda franceze.

Po legjenda e Luksemburgut? Sipas saj Melusina qenka martuar me Zigfridin. Ky kreshnik shkatërroi një shkëmb jashtëzakonisht të madh të quajtur bocku që kishte zënë grykën e luginës së lumit Alzete. Me ndihmën e magjisë së gruas së tij Melusinës, Zigfridi ndërtoi kështjellën rreth së cilës u krijua mbretëria e Luksemburgut.

Sipas fatit të saj të paracaktuar Melusina u zhduk dhe u burgos brenda një shkëmbi, e dënuar meqë kishte bërë aleancë me një vdekshëm. Në gojë ajo mban një çelës të artë. Çdo njeri që mund të t’ia rrëmbejë çelësin e artë mund ta marrë për grua duke e çliruar përgjithmonë nga mallkimi. Gjatë ditëve dhe netëve të errëta të gjata të burgimit në mes të shkëmbit, Melusina punon duke qepur një këmishë prej liri në të cilën për një vit shton vetëm një fije.

Nëse këmisha do të mbarohej para se ajo, Melusina, të çlirohet nga mallkimi, atëherë shkëmbi dhe qyteti i Luksemburgut do të zhduken nga bota me një vrull të madh të papritur. Siç shihet legjenda luksemburgase e Melusinës është krejt e ndryshme. Ne na intereson që legjenda franceze është më autentike. Në të gjitha librat për Melusinën nuk mohohet përkatësia e saj, e origjinës me një baba, që ka qenë mbret i Shqipërisë (Albanisë). Në librin që përmenda më sipër të Severin Batfroi ka shumë të dhëna të gojëdhënave lokale. Theksohet karakteri i dyzuar, hibrid i Melusinës, gjysëmnjeri dhe gjysëm gjarpër. Ajo është si kentaurët apo si sirenat dhe grifonët. Ajo zotëron fuqinë magjike në tokë dhe ujë.

Është më tepër e ngjashme me qeniet e ndërmjetme dhe hibridet e botës së Poseidonit. Në disa gravura Melusina paraqitet në pjesën e poshtme të trupit si sirene deti. Melusina ka tabunë e mallkimit. Pse pikërisht të shtunënë ajo kthehej në gjarpër? Kjo të kujton të shtunën e hebrenjve, Sabatin e shtrigave. Në njëfarë mënyre Melusina është një shtrigë heroinë, gjysëm e mirë dhe gjysëm e keqe e Mesjetës. Në këtë mënyrë ajo ngjan me hyjnitë e vedave indiane që janë të dyzuara, edhe pozitive edhe negative. Melusina ka pra karakterin e një qenieje ambiguide.

Pikërisht ky karakter ka bërë që ajo të kthehet në një totem të madh të Mesjetës. Kështu shpjegohet pse autorë modernistë e kanë adhuruar Melusinën. Në 1405 botuesi parizian, Couldret nxorri nga shtypi një roman me vargje të Melusinës, një epos për Melusinën. Ky roman u imitua nga Nervali dhe u çmua dhe nga Gëte. Në 1121 Franc Hellenc botoi po në Paris romanin surrealist “Melusina”. Që në fillim të tij tregohet një imazh brutal i një katedraleje gotike që ngrihet e vetme në mes të një shkretëtire pa fund. Naratori flet për Melusinën me një logjikë onirike.

Deri më sot është një bibliotekë me libra kushtuar Melusinës. Janë bërë përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e emrit Melusina. Disa e shpjegojnë atë nga përbërja e dy fjalëve mere, nënë dhe lux – luxis, d.m.th. dritë. Disa madje e ftillëzojnë Melusinën nga shenjtorja e krishterë shën Luçia e Sirakuzës. Ka dhe një shpjegim tjetër etimologjik që e shpjegon emrin Melusina nga “mere Lousine”, d.m.th. Nëna Lucinë – Ulkonjë. Ky shpjegim është në kundërshtim me figurën e totemit që është gjarpri dhe jo ujku. Bëhet pyetja: Pse Melusina quhet me origjinë nga Shqipëria. Mos vallë kronikat mesjetare gabojnë dhe mashtrojnë? Përkundrazi. Ka një bazë mitologjike të jashtëzakonshme për ta shpjeguar mitin e Melusinës. Pikërisht në trojet iliro-shqiptare të Ulqinit ka ekzistuar miti i Medeas, magjistares nga Kolkida.

Dihet që ajo vdiq dhe u varros afër Butrintit. Eposi i Medeas është shkruar në Mesjetë në disa variante. Medea është magjistarja që therri fëmijët, vetëm e vetëm se burri i saj e shkeli betimin. Dalim kështu tek miti i besës së dhënë. Ky mit zotëron tërë folklorin shqiptar. Le të kujtojmë mitin e Rozafës. Pikërisht tabuja e besës, e fjalës së dhënë është pika gravitacionale e mitit. Tabuja e besës është instrumenti i shpjegimit dhe i mbijetesës së mitit së Melusinës. Fjala e dhënë është strukturë e folklorit shqiptar dhe konkretisht të shumë legjendave dhe përgjithësisht e mentalitetit popullor. Në të gjithë librat që unë kam lexuar për fabulën e Melusinës thuhet se ajo ka origjinë nga Shqipëria (Albania).

Pra është një mit që ka shtegtuar nga Lindja në Perëndim. Po kështu ka shtegtuar nga Lindja në Perëndim edhe miti i kalorësve të Shën Gralit. Shën Grali është kupa e shenjtë, që përdori Krishti në skenën e Darkës Mistike kur u dha verën dishepujve të tij, duke ju thënë se po pinin gjakun e vetë Krishtit. Kjo enë kishte veti çudibërëse dhe thuhet se u morr nga një i quajtur Josifi i Arimathesë dhe u dërgua në Angli. Aty ena e quajtur Shën Grali u fsheh në një kështjellë dhe tërë heronjtë e Tryezës së Rrumbullakët të mbretit Artur bëjnë kërkime të pafundme për të shtënë në dorë Shën Gralin. Kështu mitologu Mirçea Eliade ka vëzhguar dhe përcaktuar se shumica e miteve të mëdha të Perëndimit e kanë origjinën nga Lindja. Kjo koine e lëvizjes Lindje Perëndim është e barazvlefshme edhe për mitin e Melusinës.

Do të ish mirë që ne shqiptarët ta bënim të njohur këtë mit dhe të bënim kërkime të ngjajshme për gjenezën dhe shtegëtimit e mitit. Do të ishte e domosdoshme që edhe të përkthenim diçka nga larmia e madhe e romaneve në vargje, poemave kalorsiake dhe baladave të pafundme për Melusinën. Fjala vjen, e famshme është poema e shkrimtarit francez Louis Pocat, botuar më 1902 në Grenobël të Francës. Miti i Melusinës duhet të jetë me origjinë para mesjetare.

Studimet kanë treguar se ky mit gjallon edhe te skllavët të cilët me sa duket e kanë marrë te ilirët. Fjala vjen te populli çek Melusina quhet Milusha dhe është Hyjnesha Mbretërore e Shirave dhe e Shtrëngatave. Edhe te ciklet mitike të Herkulit, ka një takim të tij me përbindëshen femër Ekidna, që është gjysmë vajzë e gjysmë gjarpër në shpellën e quajtur Hyle. Ndikime te figura e Melusinës kanë dhe tipare të Erosit dhe Psykesë. Ambiguiteti i magjistares Melusina tregon gërshetimin e saj prej shtaze dhe njeriu. Melusina të kujton edhe hyjneshën indiane Sara Kalia.

Diçka për kultin e gjarpërit tek ilirët. Sipas ilirologut të madh të ditëve tona, Aleksandër Stipçeviç, kulti i gjarpërit si kafshë ktonike është kult kryesor i ilirëve. Në pafkën prej argjendi në relief të gjetur në një nga varret monumentalë në Pelion të Selcës së Poshtme është rafiguruar edhe mbreti i Tebës Kadmi, i cili shtegtoi tek fisi ilir i enkelejve, u bë mbreti i tyre dhe lindi djalin me emrin ilir, që u bë emri eponin i krejt kombit ilir. Kadmi mbas vdekjes u transformua së bashku me të shoqen e tij Harmoninë në dy gjarpërinj hyjnorë.

Kulti i gjarpërit është parë edhe tek vetë emri i Ilirit, që sipas dijetarëve filologë ruan një trajtë të vjetër të një rrënje të gjuhës sanskrishte, që do të thotë me u mbështjellë, me u rrotullue, që janë lëvizjet tipike të gjarpërit. Tek populli i madh i hititëve të Lindjes ka ekzistuar një hyjni gjarpër, që është quajtur Illurianka. Kultin e gjarpërit e kanë hetuar dhe e kanë vlerësuar dijetarë të tillë si Jul Pokorni dhe Pal Kretçmer.

Figura e gjapërit ndodhet në shumë monumente antike dhe mesjetare në Shqipëri, madje edhe në dyshemetë e kishave krishtere të mesjetës së hershme, tek gurrët e varreve në Malësinë e Veriut si dhe tek ornamentet e skalitura të portave të kullave në Mirditë dhe në Dukagjin. Për kultin e gjarpërit tek shqiptarët ka folur dhe mis Durhami. Në baladat popullore shqiptare, vajza e bukur portretizohet si një gjarpërushe e shkathët apo si një nepërkë e shkruar.

Të gjithë këto elementë kaq të gjallë në Shqipëri mund të shpjegojnë pse gjeneza e mitit të Melusinës nuk harrohet të thuhet në të gjitha tekstet, është vetëm nga Shqipëria (Albania) / DITA

Moikom Zeqo September 14, 2018 22:09
Komento

24 Komente

  1. demo May 8, 15:56

    Nga Shengjini vjen toponimi San Giovanni di Medua dhe ka te beje me perendine ilire Medauri.
    Sa per mitin e Medeas ne Ulqin,(profesori ka njohuri me te thella,) ne e njohim si nje mit grek.

    Reply to this comment
  2. moskopolis May 8, 19:08

    Kjo eshte nje perralle qe e kemi degjuar nga gjyshet tona…Eshte mitologji vendi…

    Reply to this comment
  3. Mehmet Metaj May 8, 19:50

    Shume interesante Prof. Moikomi, Miti dhe variantet e Kultit te Melusines, por a mos eshte fjala se origjina e saje eshte ne France, se eshte shkruar Albania, por ka ne France edhe sot nje regione-krahine, qe quhet Albania ?!

    Reply to this comment
  4. Shqipo May 8, 21:36

    Shkrim i shume bukur dhe interesant.Nje verejtje kisha:”Mos valle fjala fata(italisht) duhet zevendesuar me zana(shqip?”

    Reply to this comment
  5. Aristoteles May 9, 00:19

    Esht bere nje gabim si me doket. Kur flitet per mbretin “Eli te Albanis” behet fjal per nje mbret te Skociz. Ketu nuk ka t´bej me Shqiperin fare…..

    Reply to this comment
    • andromeda May 9, 22:03

      Ke të drejtë Aristo, por Moikomit i shkoi jeta duke u marrë me pseudohipoteza. Sipas wikipedisë, por dhe më shumë, Melusina është njëra nga tre vajzar e mbretit Elias të Albany-t skocez dhe fatës Pressinë. Unë nuk gjej asnjë hamendësim në librat dhe enciklopeditë mbi prejardhjen shqiptare të saj. Kjo është si të thuash që alienët ekzistojnë edhe pse s’ka asnjë provë konkrete për ekzistencën e tyre. Pse kemi maninë ta quajmë veten qendra e botës kur historia tregon se kemi qenë dhe jemi populli më i varfër dhe më pak i formuar n’Europë.

      Reply to this comment
      • Drus September 11, 22:06

        Kjo fabul mund te jete me mbretin Helio te Skocise, e cila (Skocia) quhej Albania ne lashtesi, por cilido person qe ka lexuar ose degjuar perrallat e veriut te Shqiperise shikon perqasjen e madhe me njeren prej tyre, ate te Zanes qe u martua me nje njeri te thjeshte me kusht qe ai nuk do ta shikonte ose ndiqte gjate dites, dhe kjo vazhdoi deri ne momentin kur u thye kushti, Zana u zhduk. Ne mesjete eshte bere nje vjedhje masive e kultures, tradites dhe simbolikes shqiptare nga uzurpuesit Europiane qe ne i njohim si ‘bizantine’. Shume legjenda, tradita e edhe histori jane rishkruar dhe zevendesuar me emra te vendeve perkatese, Pjese e kesaj eshte edhe Florimont qe flet indirekt per familjen e Aleksandrit te madhe dhe lidhjet e paqena me aristokracine europiane.
        Beni sa gjysma e Moikomit [ te cilin me qe ra fjala nuk e njoh personalisht].

        Reply to this comment
      • Arvanitas September 15, 05:44

        e sakte

        Reply to this comment
    • mirel September 15, 16:51

      Cudi, Moikomit nuk i paska vajtur mendja per Skocine.
      Doli Aristoteli tja kujtoje
      Moikomi nxjerr dhe lidhjet me mitologjine greke, keta e cojne ne Skoci
      Skocia or mik jo rastesisht e ka emrin Albion.
      Por jo Albanie
      Ke dhe Cameri ne Skoci, dhe fustanellen me brez te kuq
      Konkluzionet nxirri vete

      Reply to this comment
  6. lili May 9, 03:12

    Nje pjese e kesaj familje kishte mbretnin e moré-se!pjesen shqiptare te grekise!

    Reply to this comment
  7. Onkezmi May 9, 04:03

    Ti leme shpegimet,por te mesojme nga i dituri M.Zeqo. Zeqo jep mendje jo vetem per ne.por edhe per ata qe kane varur spelatat dhe gradat shkencore neper Europe.Njeri thote qe une e di se Medauri eshte grek,tjetri se ka albani ne France etj.Mitet e Olimbit nuk jane greke,por jane helenizuar ashtu si kane helenizuar Posidonin dhe Dionisin nga Azia…

    Reply to this comment
  8. Lalushi May 9, 08:04

    Gjithe jeten u more me perralla o Moikom!

    Reply to this comment
  9. Lalushi May 9, 08:05

    Vazdon te komentosh e te shkruash idiotesira … o Moikom !

    Reply to this comment
  10. Lomi May 9, 09:37

    Gjithe jeten me komente idiote e dashakeqe o lalush gamori!

    Reply to this comment
  11. shefi May 9, 12:32

    Njerez te tille , jo vetem qe lartesojne veten , por i bejne nje nder te madh Kombit Shqiptar,Skeptikeve do tu rekomandoja te lexojne librin e Prof. Mojkomit ” Keshtu foli Monaliza”.
    Le te behen shkrime te tilla frymezim per te jetesuar ne vepra te ndryshme arti figura te tilla si Melusina.

    Reply to this comment
  12. Gjarpnushja September 15, 00:01

    Kam pare disa filma e drama ,te keti tregimi apo prralle,por nuk e kam ditur se ka lidhje me shqiptare.sa i perket simbolit te gjarperit ,kam ndegjuar tregime te ndryshme nga prinderit dhe gjysherit. me kujtohet, kur ishim te vegjel, sa her i tregonim nenes se kemi par nje gjarper afer shtepis ose diku ne oborr,gjithhere thoshte ,mos e gjuani apo goditni se nuk ben.kur e pysnim perse thoshte eshte gjarper shtepie ,dhe ai na mbron nga te kqiat.sa u perket komenteve jane per keqardhje.

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit September 15, 09:47

    figura e gjarprit eshte prezente qe ne lashtesi qofte ne kulturen e mitet indu, ne ato persiane, etj. Simboli i ekuilibrit eshte shqiponja me gjarprin ne krah te majte, dmth forca dhe inteligjenca ne harmoni- Ne Ameriken e Jugut ishte prezent miti i gjarprit me pupla, qe venerohej si Zot. Ne mos gaboj ne kemi pasur nje legjende apo rrefim mitologjik, ajo zana quhej Gerzheta dhe jetonte ne thellesine e liqenit e shnderrohej ne vajze kur dilte nga uji. U martua me nje bari qe i mbajti fshehur teshat e saj, e pasi bene edhe femije asaj i erdhi goja dhe i kerkoi teshat, ai ia dha dhe ajo serish u zhduk ne thellesine e liqenit.

    Reply to this comment
  14. sala September 15, 23:27

    Deshira e artikullshkrusit per te ber kerkime per historin me siper me pelqen , vetem se dua ti them artikullshkrusit qe ne SHQIPTARET dim vetem me shkaterru historin ton , nuk e tregojm dhe nuk e kemi treguar kurr siç ka qen historikisht qe nga epoka gurit, ne shkaterruam historin e luftes po e mohojm dhe po e shtremberojm si na do qefi ,jo historit e 2000 vjetve me par qe per ato shqiptarve sot as qe i behet von fare ,a ke noj lek me na dhon po na dhe falimnerit ,po do te deformojm dhe te shkaterrojm noj histori na thuj na ke gati ta basardojm ne menyren me spektakolare ,por per te ndertu histori nuk na vjen doresh se nuk kemi ne stilin ton ne si shqiptar ,dhe historin e skenderbeut e ngriti ne piedestal ? PPSHja dhe naj la ne der se te ishte per ne sot ai do ishte qafir, ne jemi popull barbar qe nuk kemi asnje histori perveç asaj te skenderbeut ,ne sikur kemi jetuar vetem ato 25 vjet qe ka jetu skenderbeu ,ku e kemi historin tjeter ,ktu heronj jan kriminelet genjeshtaret antishqipt dhe zullumqaret , figurat me te nyta te kti vendi i kemi ber monument zogun hajdarin ,

    Reply to this comment
  15. Bardhi Tolabi September 16, 01:28

    Gjarperi,me duket se ka qene simbol i Ilireve.Kjo na ben te mendojme se,Melusina,e kthyer ne njeri lart dhe gjarper ne pjesen e poshtme,afrohet me mitollogjine tone te vjeter.Ne gojedhena,tregojne se,ne cdo shtepi Shqiptare,ka dhe nje gjarper,i cili konsiderohet gjarper i shtepise dhe nuk duhe te kemi frike prej tij…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*