Kultura shqiptare zbret në parlamentin e Dusseldorfit

November 27, 2015 20:47

Kultura shqiptare zbret në parlamentin e Dusseldorfit

­ Kultura shqiptare është prezantuar në Parlamentin e Dusseldorfit nëpërmjet një ekspozite me dëshmi historie dhe të artit bashkëkohor shqiptar.

Ky event bëhet i ditur nga ministria e Kulturës në rrjetin social Facebook, aktivitet në të cilin merrnin pjesë dhe kanë përshëndetur të pranishmit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministria e Kulturës Mirela Kumbaro. Pasi gjatë ditë s së djeshme ministrja Mirela Kumbaro firmosi në Berlin marrëveshjen e bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Gjermani 2015, marrëveshje kjo e cila parashikon shkëmbimin e njohurive mbi artin, letërsinë, gjuhën, kulturën nëpërmjet organizimit të turneve të artistëve dhe ansambleve artistikë, organizimit të koncerteve, shfaqjeve teatrore dhe shfaqjeve të tjera artistike, zhvillimit të ekspozitave në gjini të ndryshme të artit pamor, sot gjat ditës kultura shqipëtare u prezantua nga afër edhe me publikun gjerman.

“Kultura shqiptare sonte në Dusseldorf nisi me ekspozitën e pikturës dhe vizatimit, dëshmi historie dhe dëshmi e artit bashkëkohor shqiptar në parlamentin e Dusseldorfit”, njofton Ministria e Kulturës. “Mbrëmja sjell Gala Koncert me Eda Zari, Dren Abazi& Zig Zag Orkestra, balerinë të TKOB, Ervis Gega Trio”, vijon deklarat e ministrisë. “Nëntori shqiptar me nismën e konsulles së nderit Anduena Stephan dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Parlamentit Dusseldorf dhe presidentes Carina Godecke, një ditë plot ngjyra për diplomacinë kulturore shqiptare në zemër të Evropës”, theksoi ministria e Kulturës.

November 27, 2015 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*