Kultura strategjike dhe partnerët strategjikë globalë të Shqipërisë

February 24, 2018 13:02

Kultura strategjike dhe partnerët strategjikë globalë të Shqipërisë

 

Prof. Fatos Tarifa

Prof. Fatos Tarifa

(Vijon nga numri i djeshëm)

Analiza që botova dje në ‘DITA’ ishte një vlerësim i përgjithshëm i realiteteve gjeopolitike globale, për t’u pasuar, sot dhe nesër, nga një vështrim teorik e diplomatiko-pragmatik mbi konceptin “partneritet strategjik”, siç aplikohet ai në politikën e një shteti, si dhe mbi partnerët strategjikë globalë e rajonalë të Shqipërisë në politikën e saj të jashtme.

Për politikën e jashtme dhe partnerët strategjikë të Shqipërisë është folur e flitet shumë, sidomos në media, por, fatkeqësisht, për çështje të tilla kaq të rëndësishme flasin kryesisht njerëz që nuk janë marrë dhe nuk merren me politikën e jashtme, madje edhe të tillë që nuk kanë lexuar kurrë asgjë mbi këto çështje.

Kushdo ka një opinion dhe e sjell atë në studiot televizive sikur të ishte e vërteta e fundit, ndërkohë që, fatkeqësisht, njerëzit me përvojë në çështje të diplomacisë dhe ata që janë më të informuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të politikës globale heshtin. Shihni se ç’është thënë deri më sot për Turqinë dhe “rrezikun” e riotomanizmit të Shqipërisë për shkak të marrëdhënieve tona të mira me atë vend. Shihni se ç’është thënë e ç’thuhet për Greqinë dhe “shitjen” e interesave tona kombëtare në marrëdhëniet me këtë vend. Thuajse kushdo – edhe poetët, edhe pedagogë që s’dinë se ç’janë dhe që s’kanë shkruar e botuar kurrë një libër, edhe “opinionistë” të çdo lloji (me dhe pa ndonjë profesion të caktuar, përveç “opiniondhënësit”)—pra kushdo që thirret të shprehë një opinion në një program televiziv, ose rreket të shkruajë diçka për ndonjë gazetë, udhëzojnë se cilët shtete duken konsideruar partnerë strategjikë të Shqipërisë dhe cilët jo.

Më poshtë do përpiqem të hedh dritë mbi konceptin “partneritet strategjik” dhe, në vijim, të argumetoj se cilët shtete (dhe pse) janë e duhet të konsiderohen realisht partnerë strategjikë të Shqipërisë në politikën e saj të jashtme.

Mendimi strategjik dhe koncepti “partneritet strategjik”

Kultura strategjike. Analiza gjeopolitike e sistemit të sotëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, siç argumentova në numrin e djeshëm, ndihmon për të kuptuar më mirë përmbajtjen dhe rolin e partneriteteve strategjike në politikën e jashtme të çdo vendi. Partneritetet strategjike përcaktohen mbi bazën e katër faktorëve kryesorë: (1) natyra politike e shtetit, (2) qëllimet strategjike dhe prioritetet e politikës së jashtme të tij, (3) pozita gjeopolitike e tij në rajonin ku bën pjesë, dhe (4) konjukturat gjeopolitike ndërkombëtare.

Në përputhje me këta faktorë bazë, ashtu si çdo shtet, edhe Shqipëria lipset të ketë qëllimet e saj strategjike afatmesme dhe afatgjata, që do të thotë, të planifikojë objektivat që synon të arrijë si shtet dhe si shoqëri. Qëllimet strategjike, që të mund të realizohen, kërkojnë përcaktimin e objektivave strategjike të veçanta, që përfaqësojnë përparime graduale në realizimin e planit të përgjithshëm strategjik. Kjo bëhet e domosdoshme pasi qëllimet strategjike të “nivelit të lartë” shpeshherë janë abstrakte dhe, prandaj, edhe të vështira për t’i vlerësuar nga pikëpamja e realizimit të tyre, pa iu referuar disa objektivave specifike.

Formulimi i qëllimeve strategjike kërkon një vështrim të qartë strategjik dhe një perspektivë strategjike për zhvillimet e ardhshme, që t’u kushtojnë vëmendje strategjike rrethanave të reja të krijuara me fillimin e shekullit të 21-të, rreziqeve strategjike (për të qenë në gjendje t’i shmangim), si edhe sfidave strategjike (për të qenë në gjendje t’i përballojmë ato).

Koncepti bazë mbi të cilin mbështeten qëllimet strategjike të një shteti dhe marrëdhëniet e tij me shtete të tjera është dhe duhet të jetë gjithmonë interesi kombëtar. Në funksion të interesit kombëtar përcaktohen se (a) çfarë objektivash do të zgjidhen për t’u realizuar, duke shfrytëzuar mundësitë që promovojnë interesat kombëtare dhe duke i mbrojtur ato nga kërcënimet e mundshme; (b) fuqia dhe influenca kombëtare, si edhe instrumentet politikë, informalë, ekonomikë dhe ushtarakë të shtetit; (dhe (c) hartimi i një strategjie alternative që do të mund t’u përshtatej më mirë problemeve të shekullit të 21-të.

Në kohën e sotme po ndodhin ndryshime strategjike të rëndësishme, të cilat kërkojnë formulimin e koncepteve strategjike të reja dhe, mbështetur në to, konsiderata dhe analiza strategjike sa më të informuara. Shqipëria ka nevojë për një mendim strategjik të kualifikuar, i cili të evidentojë nevojat strategjike të shoqërisë sonë, të parashtrohet sistemamtikisht në dokumente strategjike shtetërore të rëndësishme, mbi bazën e të cilave të merren vendime strategjike, që përcaktojmë drejtimet strategjike të politikës shtetërore dhe veprimet strategjike nga ana e qeverisë. Të gjitha këto duhet të synojnë në rritjen e shkallës së pavarësisë strategjike të vendit tonë nga kushtëzimet dhe qëndrimet voluntariste të shteteve të tjerë dhe të faktorëve të tjerë rajonalë e ndërkombëtarë.

Me fjalë të tjera, sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë të zhvillojë një kulturë strategjike, e cila të kultivojë e të promovojë ndërhyrje të hershme e të shpejta për të përballuar kriza dhe emergjenca të mëdha. Duke vënë në dukje rëndësinë që ka kulturëa strategjike, Javier Solana ka theksuar se, “zhvillimi i një kulture të tillë strategjike përmirëson vendimmarrjen dhe lehtëson ndërhyrjen e shpejtë, e po të jetë nevoja edhe energjike, në situatë krizash”.

Partneritetet strategjikë. Le të shtjellojmë shkurtimisht përmbajtjen e konceptit “partneritet

strategjik”. Qysh në fillim, duhet thënë se ky është jo vetëm një koncept i ri në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe një koncept që ende nuk ka një definicion të qartë, madje as edhe një kuptim të vetëm. Ekspertë dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare ende janë në kërkim të një koncepti më unifikues. Edhe vetë Bashkimi Europian nuk ka një kuptim të qartë se ç’kupton ai me “partneritete strategjike”, por vetëm thotë se dëshiron t’i krijojë ato. Për BE-në, partneritetet strategjike synojnë që, përmes përpjekjesh të përbashkëta, të promovojnë multilateralizmin efektiv dhe t’u japing përgjigje sfidave të përbashkëta. Më konktretisht, BE synon që, përmes partnerëve strategjikë të saj, “të gjejë terren të përbashkët lidhur me çështje të një intreresi të përbashkët, mbështetjen e axhendave politike të njëri-tjetrit dhe veprimet e përbashkëta politike në nivel rajonal…ose global”.

Është e natyrshme që për BE-në, ashtu si edhe për çdo vend të veçantë, çështjet që janë me interes të përbashkët për palët ndryshojnë nga një partneritet te tjetri. Për shembull, në partneritetin me Shtetet e Bashkuara, çështje me interes të përbashkët për BE-në janë ato që kanë të bëjnë me sigurinë e rajonit të Atlantikut dhe me kundërterrorizmin. Me Rusinë, çështje të tilla përfshijnë energjinë dhe konfliktet e ngrira, çështjen e Iranit dhe stabilitetin në vendet që kufizohen me BE-në (kjo e fundit është një çështje që ka të bëjë me më shumë se një partner të vetëm). Me Kinën, çështje të një interesi reciprok për BE-në janë ato që kanë të bëjnë me sigurinë e energjisë, me ndryshimet e klimës dhe me mbrojtjen e mjedisit. Me Indinë, ato kanë të bëjnë me situatën në Afganistan dhe me stabilitetin global. Me Afrikën, çështje të një interesi reciprok për BE-në janë menaxhimi i krizave dhe integrimi rajonal.

Disa studiues mendojnë se mungesa e qartësisë konceptuale lidhur me partneritetet strategjike nuk përbën ndonjë problem. Giovanni Grevi pohon, madje, se ky mund të jetë një avantazh, ngaqë, për një koncept të tillë, njëfarë shkalle “fleksibiliteti” dhe “ambiguiteti konstruktiv” është e domosdoshme. Sipas tij, në mungesë të një koncepti uniform, ka vend për axhustime reciproke, koncensione, negociata, pragmatizëm dhe për një qasje inkrementale, pra për një zhvillim gradual.

Shumica e autorëve, sidoqoftë, mendojnë se fakti që partneritetet strategjike shihen dhe interpretohen në mënyra të ndryshme, si nga Bashkimi Europian, ashtu edhe nga aktorë të tjerë, është problematik. Ish-kryeministri kinez, Wen Jiabao, ka sugjeruar një përkufizim shumë të përgjithshëm për “partneritetin strategjik”. Sipas tij, “Bashkëpunimi në një partneritet strategjik duhet të jetë aftagjatë dhe i qëndrueshëm, duke i tejkaluar si diferencat ideologjike, ashtu dhe ato të sistemit shoqëror dhe impaktin e ngjarjeve të veçanta. Për më tepër, ai duhet të realizohet në mënyrë të barabartë dhe për dobinë reciproke të të dy vendeve”.

Edhe pse shumë analistë dhe autorë mund të pajtohen me këtë përcaktim, pjesa më e madhe mbajnë një qëndrim të ndryshëm kur bëhet fjalë për perceptimet dhe konfliket e interesave lidhur me përballimin konkret të sfidave të përbashkëta. Sipas tyre mungesa e qartësisë substanciale rrezikon tejshtrirjen e konceptit dhe krijon konfuzion, si brenda vetë BE-së, ashtu edhe jashtë saj.

Duke u përpjekur ta konkretizojë kuptimin e konceptit “partneritet strategjik”, Günther Maihold vlerëson të dy përbërësit e këtij koncepti: termat “partneritet” dhe “strategji”. Sipas tij, “partneriteti” është një ideal kulturor për formën e përbashkët të një marrëdhënie; ai nënkupton të drejta dhe detyrime të barabarta e reciproke, si dhe mundësinë e diskutimit në mënyrë konstruktive për zhvillimin bashkërisht të një marrëdhënieje. Partneriteti nënkupton, gjithashtu, edhe pritshmërinë e ekskluzivitetit. Termi “strategji”, nga ana e vet, i përdorur në marrëdhëniet mes shteteve, mund të krahasohet me konceptin ekonomik të “aleancave strategjike”, i cili mbështetet në bashkëpunimin mes aktorëve (ekonomikë), që bien dakord të prodhojnë diçka së bashku për të realizuar qëllime të përbashkëta. Për këtë arsye, konkurrenca e mëparshme mes tyre pezullohet, të paktën pjesërisht, ose përkohësisht. Bashkëpunimi, në këtë rast, nënkupton avantazh të përbashkët dhe sukses. Nga kjo perspektivë, strategjia mund të shihet si “një synim i mirëplanifikuar për arritjen e një qëllimi afatgjatë të përcaktuar qartë”, që ka objektiva të përcaktuara saktë, afate kohore dhe plane veprimi.

Partnerët strategjikë globalë të Shqipërisë

Konceptet mbi strategjinë e zhvillimit ekonomik e social të një vendi, mbi strategjinë e politikës së jashtme, si dhe mbi partneritetet strategjike të tij nuk mund të jenë të ngurta e të pandryshueshme. Ato duhet të pasqyrojnë e t’u përshtaten realiteteve dinamike të zhvillimeve rajonale e globale dhe nevojave që krijohen (a) për të akomoduar interesat kombëtare të vendit në këto realitete të reja, dhe (b) për të konkurruar me aktorë të tjerë në mjedisin rajonal dhe në skenën globale.

Mundësitë për t’iu përshtatur realiteteve te reja dinamike rajonale e globale përcaktohen nga aftësitë kompetitive të çdo vendi për të konkurruar me aktorë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar. Teoria mbi kompetivitetin global, e formuluar nga ekonomisti i shquar i Universitetit të Harvardit, Michael Porter, është e vlefshme jo vetëm për suksesin ekonomik të një vendi në tregjet globale, por edhe për suksesin politik të tij në radhët e komunitetit ndërkombëtar. Ashtu sikurse suksesi i një vendi në industri dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë kushtëzohet nga kapacitetet e industrive të tij për inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm dhe, ipso facto, nga aftësitë konkurruese të tij në tregjet globale, po kështu, edhe suksesi politik i një vendi përcaktohet nga aftësitë e tij për të konkurruar ekonomikisht e politikisht me vendet e tjera të rajonit ku bën pjesë e më gjerë. “Çdo vend duhet të krijojë strategjinë e tij të rritjes, duke u mbështetur në procese që marrin shtysë së brendshmi, në përgjigje të kapaciteteve institucionale dhe të kushteve ekonomike të tij”. Pa një strategji të tillë nuk mund të jesh kompetitiv dhe, në një botë si kjo e sotmja, shkruan Porter, “nëse nuk je kompetitiv, je i humbur”.

Vështruar nga ky prizëm, politika e jashtme e Shqipërisë është dhe duhet të mbetet një politikë parimore, pra një politikë që udhëhiqet e duhet të udhëhiqet gjithnjë nga po ato vlera, parime e norma që karakterizojnë politikën e jashtme të një vendi demokratik. Por, politika e jashtme e vendit tonë, ashtu si dhe politika e jashtme e çdo vendi tjetër demokratik, duhet të jetë, gjithashtu, realiste, fleksibile, pragmatiste dhe largpamëse, për të konkurruar për një pozitë dhe një status sa më dinjitoz në sistemin e sotëm të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qasja “double-track“ (në dy drejtime), që propozon Giovanni Grevi, si një qasjeje transparente që është sa normative, aq edhe e mbështetur në interesat kombëtare, është një qasje e arsyeshme dhe e dobishme në zgjedhjen e partnerëve strategjikë.

Shqipëria nuk mund të mbetet në vend, nëse realitetet e reja dhe zhvillimet globale e rajonale i bëjnë të domosdoshme ndryshimet në marrëdhëniet e saj me shtete të tjerë, pra edhe zhvillimin e marrëdhënieve të një partneriteti strategjik me disa shtete. Prioritetet e politikave duhet të përcaktohen nga horizonti i kohës dhe nga ndryshimet e ndodhura ose të pritshme. Mbështetur në përcaktimet e dhëna më sipër mbi parimet që kushtëzojnë krijimin e aleancave strategjike me shtete të tjera, si dhe në mundësitë e nevojat konkrete të vendit tonë, gjykojmë se partnerë strategjikë globalë të Shqipërisë në politikën e saj të jashtme janë dhe duhet të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Brenda këtij të fundit, mund të synohej që marrëdhëniet me Gjermaninë të zhvilloheshin veçanërisht shumë dhe në ato drejtime, që ky vend të ishte realisht për ne një partner strategjik dhe, mundësisht, ta konsideronte edhe ai Shqipërinë një partner të tillë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për atë çka është dhe për atë që përfaqëson, Amerika mbetet partneri strategjik global më i rëndësishëm për Shqipërinë, edhe pse vendi ynë, për arsye të kuptueshme, nuk mund të jetë dhe nuk është një partner strategjik për Shtetet e Bashkuara. Edhe pse i njëanshëm dhe asimetrik, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara ka qenë e mbetet më shumë një retorikë, sesa është një marrëdhënie e zhvilluar në të gjithë komponentët e tij—politikisht dhe ushtarakisht po; kulturalisht deri diku (dhe në mënyrë të njëanshme), kryesisht përmes granteve Fulbright dhe mundësive të tjera për shkëmbim eksperience në SHBA; ekonomikisht fare pak, kryesisht në formën e ndihmave e të granteve që ofron USAID, por thuajse aspak përmes investimeve të drejtpërdrejta amerikane ose shkëmbimeve të ndërsjella tregtare. Këto të fundit mund të bëhen më mirë se deri më sot fokusi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me këtë partner shumë të rëndësishëm strategjik të vendit tonë.

Edhe pse SHBA vazhdon të jetë e vetmja fuqi hegjemone e globit, ajo ka luajtur e vazhdon të luajë një rol aktiv, madje vendimmarrës në shumë prej institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare më të rëndësishme, si Organizata Botërore e Tregtisë, NATO, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe OKB-ja etj., në të cilat vendi ynë është anëtar dhe mund të përfitojë nga mbështetja amerikane.

Çdo administratë amerikane është motivuar në politikën e saj të jashtme nga bindja se demokracia liberale është e vetmja formë legjitime e qeverisjes dhe se forma të tjera qeverisjeje nuk janë veçse tranzitore. Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të kenë qenë dhe të jenë gjithnjë të gatshme për të “mbështetur popujt e lirë që i rezistojnë shtypjes dhe nënshtrimit” (Harry Truman), për “të paguar çdo çmim dhe për të përballuar çdo barrë” në mbrojtje të lirisë (John F. Kennedy), për të kërkuar “zgjerimin e demokracisë” në botë (Bill Klinton) dhe për të luftuar për t’i “dhënë fund tiranisë” (George W. Bush). Në fund të fundit, politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara ka synuar dhe synon të ruajë stabilitetin dhe qetësinë relative të sistemit aktual ndërkombëtar, duke vendosur, ruajtur dhe zgjeruar paqen dhe sigurinë kudo në botë. Këto synime janë në dobi edhe të vendit tonë, prandaj mbështetja e çdo qeverie shqiptare për Shtetet e Bashkuara duhet të shkojë deri në limitet e mundësive tona.

Bashkimi Europian. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë interesa të përbashkëta, jo vetëm në hapësirën transatlantike, por në mbarë globin. Së bashku, ato përbëjnë një koalicion, i cili është dominant në kohën e sotme, në të gjitha dimensionet kryesore të pushtetit e të influencës. Siç vë në dukje Brezinski: “Amerika dhe Europa janë, së bashku, baza e stabilitetit global, lokomotiva e ekonomisë botërore, neksusi i kapitalit intelektual global dhe i inovacioneve

teknologjike. Ato, gjithashtu, kanë zhvilluar demokracitë më të  suksesshme në botë”.

Për të gjitha këto arsye, Shtetet e Bashkuara edhe Europa mund të luajnë, së bashku, një rol shumë të rëndësishëm për krijimin e një klime paqësore dhe të një komuniteti ndërkombëtar më efektiv. Brzezinski argumenton se, “Amerika dhe Europa, së bashku mund të jenë forca decisive për të bërë mirë në botë. Të ndara, dhe veçanërisht nëse i kundërvihen njëra-tjetrës, ato garantojnë impas dhe kaos më të madh”. Nëse Europa dhe Amerika bien dakord mbi atë se cilat duhet të jenë rregullat dhe institucionet e rendit ndërkombëtar, është plotësisht e mundur që ato të kontribuojnë në krijimin e një rendi ndërkombëtar më të drejtë e të qëndrueshëm.

Për Shqipërinë, Bashkimi Europian është bërë prej kohësh një partner strategjik shumë i rëndësishëm, madje jetik, edhe pse, njëlloj si në rastin e Shteteve të Bashkuara, ky partneritet, deri në anëtarësimin eventual të vendit tone në BE, do të mbetet asimetrik dhe i njëanshëm. Sidoqoftë, për aq kohë sa Bashkimi Europian do të ekzistojë dhe do të ketë vullnetin politik të zgjerohet me anëtarë të rinj, çdo qeveri shqiptare do ta ketë prioritet të politikës së saj të brendshme e të jashtme anëtarësimin në të.

Që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të bëhet realitet, qeveria shqiptare kërkohet të angazhohet në mënyrë të diferencuar në një diplomaci shumë më aktive se deri më sot me qeveritë e atyre vendeve që kanë qenë dhe janë skeptike e të pavendosura për çështjen e anëtarësimit të vendit tone dhe, sidomos, me qeveritë e vendeve kryesore të BE-së, ndonjë prej të cilave do të duhej të vlerësohej e të trajtohej si partnere strategjike. Ndërsa me Francën dhe me Hollandën mund të negociohej energjikisht që të mos e pengonin dhënien e statusit të vendit kandidat dhe, më pas, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Gjermania, siç përmendëm më sipër, mund të synohej të bëhej, ashtu si Italia, mbështetësja kryesore në këtë proces, nëse ajo do ta konsideronte vendin tonë një partner atraktiv, edhe pse jo strategjik, me të cilin mund të bashkëpunohet. Një diplomaci politike, ekonomike, kulturore dhe publike energjike, që do të mobilizonte resurset dhe asetet tona kombëtare më të mira, mund të siguronte, brenda një kohe relativisht të shkurtër, partneritetin dhe mbështetjen aktive të këtij vendi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Partneriteti dhe mbështetja energjike e Gjermanisë në këtë process do të kishin një ndikim shumë të madh edhe në aktorët e tjerë europianë.

(Vijon)

February 24, 2018 13:02
Komento

8 Komente

  1. jetimet e 21 Janarit February 24, 13:19

    JE ME TEPER SE IDJOT!
    Shqiperija ka 28 vjet qe digjet ti flet per ‘luften e yjeve’ e krifesh shume me keq se MonaLiket qe vjedhin e ShQInat qe qihen!!!!!!!!!!!!
    IDJOT!A jeton ne kete realitet tragjik ku shqipetaret kane marre arratine ngelur pa shtet pa pasuri pa siguri pa kufij e ti flet ne gjendje te renduar duke perdorur emerin Shqiperi !’Si mund te kete Shqiperi pa shqipetare pa kufij pa pasuri kur edhe ‘malet e Shqiperise’ po i kthen Likja ne gurore per pasuri e ‘fushat e gjera pjellore’ po i kthen Sali serbi ne keneta per te na ushqyer me miell kafshesh me krrimba krushka Serbi…..!!!!!!!!!???????ALABAK!

    Reply to this comment
  2. Akademiket Mziu(Xhelal).Mul(Noka),Mehmeti(Kejdi) February 24, 13:26

    Te thirret shoqata e mjekeve pa kufij tu bejne trajtim sanitar te detyruar tere ish femijeve bastarde te ish bllokut qe i ka bere synet xherahu serb Berisha se po perjetojne gjendje te renduar psiqike..

    Reply to this comment
  3. Lisi February 24, 16:05

    Fatos !
    Nuk dua të të lëndoj dhe po mundohem të zgjedh fjalët e duhëra .
    Kjo fusha jote ka llafe shumë . Sa % e shqipëtarëve kanë interes dhe mundësi të ndjekin udhëtimin tënd qafë më qafë e degë më degë ?! Për kë shkruan ti ?!
    Po , duket që ti ke shumë gjëra në kokë !
    Por , nga ana tjetër duket se , materialin nuk e ke asimiluar dhe ia lëshon bruto lexuesit nga lartësia e filozofit – merre budall , ilumino trurin tënd !
    Ke një inflacion torturues frazash !
    Unë dua të dëgjoj Fatosin , që ka lexuar mijëra volume , ç’mendon ai per strategjinë e Shqipërisë , nga duhet ecur ?!
    Fatos , mos u merzit me xhaxhin , shtrydhe materialin dhe 75% hidhe poshtë . Na torturove , ne lexojmë gazetën , jo libra sociologjikë a filozofikë , ku futen keto ?!

    Reply to this comment
  4. fteri February 24, 18:50

    Përshëndetje z. Tarifa !
    Ti shkruan për kulturën e njohuritë strategjike ,dhe cilët mund të tjenë partnerët strategjik global të shqipërisë ?

    UNË MENDOI :
    Të zbërthesh njohuritë që duhet tu apësh lexuesve .
    -se se ç’ përfajqëson raliteti shqipëtar pas 27 vet demokratoshkërdhatësi ,raliteti real në këtë kohë ?

    -të tregoshë plagët e popullit ,me një jetë plot vuajtje ekonomike ,keq e më keq ,pa punë dhe pa prespsktivë punsimi ku njerëzit sot ushqehen edhe në koshin e plahrave !
    -të tregoshë për strategjinë e lakuriqësinë e demokratoshkërdhatësisë NË SHQIPRI ,pas 27 vjet vrasje e vuajtje .shkatrrim e vjedhje !
    Mos na prralisë me strategji dhe taktika boshe se gjoja na paska amerika apo europa ndaj shqipërisë kur shqipëria shkon përditë drejt greminës !

    Litari që vunë në qafën e Enverit ,sot është kthyer në qafën e popullit ,ku ku diskreminohet përditë me 100 $ në muaj ,kur politikani e qeveritari sot jeton në luksë !

    PËRSE :
    Demokratoshkërdhatësia na qënka parajsë vetëm për një grusht gjakpirsish politik që sot marrin 15-20 fishë lek më shumë se populli i thjeshtë ?.

    – Popullit Z.FATOS sot jeton në krim shteror ,në vrasje të përditshme ku përgjaken rrugët nga bandat e kriminelët ,vrasjet e vetvrasjet kryhen çdo ditë rregullisht ,populli sot në është në mjerim ,pa sandarte jetese ,pa punësi , rritje çmimesh ,qytetari shqiptar mos vdekët në spital si për kafshët ,do vdesë nga uria ,nga sëmundjet dhe pamundësia për të paguar spitalin dhe mjekët e infërmjerët .Droga është një armë tjetër vdekjeprurse që ka mbërthyer rininë sot .

    Strategjia e miqësia me amerikën dhe BE-në që na përrallis ti është :
    -vetëm terr !.. ,
    -është pa dritë ,
    -është pa jetë ,
    -është pa prespektivë ! .

    Kjo është gjendja e mjerushme që u katandis ky popull i mjerë pas 27 vjet demokraci ,

    Përse ndodhë kjo ?..
    -Se ti FATOS nuk e njhë këtë tablo të gjendjes rëndë të ralitetit ku jetojmë ,se rrogën e ke marrë si diplomat 20 fishë më të madhe se populli .
    Kjo tabllo e jetës nuk flet ,por bërtet nga njeriu që ka hypur në shtyllën e tensionit dhe është gati të hidhet ,për jetën e padurueshme se kështu nuk mund të vazhdohet më ,kur një politikan pasurohet pafundësisht e ka milarda dhe shumica e popullit që varfërohet ,dhe qytetari shqipëtar nuk siguron një strehë jetese ,apo një punë ,po vdes urije.
    Kjo demokraci ose qeveri sot :
    Nuk siguron të drejtën e jetës,
    të drejtën e pronës ,se ja merr
    zyra e rregjistrimit e ja shet tjetrit .
    Nuk ka të sigurtë jetën se e vret tjetri
    në pragun e shtëpisë ,kur prokurori ,
    apo gjykatësi ,apo qeveritari bashkohet
    me vrasisin e hajdutin për të rrjepur shqiptarët.

    Çfar përfajqëson kultura e raliteti shqiptar ?
    Përse nuk shkruan ralitetin ?
    cila është e keqja më e madhe sot ?
    cila është rruga që duhet të ndjekim ?
    që të mos vritemi përditë ?
    të mos vdesim nga sëmundja e uria ?

    Kultura e strategjia amerikane ,dhe BE-së ,
    tash 27 vjet në shqipëri jan një dështim !
    shkalla e efikacitetit të tyre është zero !

    Sot përballë popullit qëndron një klasë e re hajdutësh ,mashtruesish,falsifikatorësh ,raliteti është një diskreminim kombëtar ,një shfrytëzim i pa mëshirshëm i kësaj klase të re borgjezie burokratike ,që rritë :
    – taksat për çdo banor ,
    -rriten çmimet ,
    -rrit krizën ,që populli bënë një jetë të vështir,
    Ka krizë në arsim,
    krizë në shërbimin mjeksor ,
    krizë kudo ! .

    THuaje troq Z. FATOS TARIFA ,
    SE kam respekt për ty :

    Se strategjia e kapitalizmit të sotëm është vetëm politika e zhvatjes e shtypëjes e shfrytzimit ,dhe diskreminimit të popullit.!!!! dhe asgjë tjetër .

    Nuk ka dritë për shqipërinë shtet në zhvillim,
    asajë vetëm i grabisin pasuritë e sajë.
    nga vande të zhvilluara .
    SI-:
    Minerale ,vendëburime nafte e gazi ,produkte ushqimore ,metale si kromin e floririn ,
    metale jo ferroze ,
    dhe prodhimet bujqësore në milarda dollar.
    I grabisin lëndën drusore e të rralla si mani,gështenja ,
    ulliri etj.
    Me një fjalë pasuria e shqipërisë grabitet ,
    thuaje TROÇ, Z. TARIFA !,

    Kjo është strategjia e afatgjat e imperjalizmit !
    TUNG !

    Reply to this comment
  5. Ardiani February 24, 19:46

    Ky Prof. Tarifa qe jep leksione per partnere strategjike te Shqiperise, eshte -Person NON GRATTA- ne partnerin me strategjik te Shqiperise, ne USA.
    Atje Profesori ka qene Ambasador dhe e kane perzene se eshte kapur ne vjedhje.
    Askush nuk mund ta kundershtoje kete, pyeteni Profesorin…

    Reply to this comment
  6. fteri February 24, 19:47

    Fatos !
    -është mirë të japësh shifra e fakte mbi strategjinë e zhvatjes së shqipërisë ,dhe jo llafe boshe !

    Reply to this comment
  7. Rrofte arsyeja February 24, 20:19

    Llafe astronomike . Shpall greket e italianet vellezer . Vellezer, se atje ke tre te katertat e kombit . Leri pordhet me amerike e be . Leri ne shpella, pjellat antishqiptare xhuf e kompani . Ulni koken e gjykoni me….. modesti .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*