KULTURË E LARTË / Studimi i ftohtë mbi Liderin i publikistit Thela

January 16, 2018 01:25

KULTURË E LARTË / Studimi i ftohtë mbi Liderin i publikistit Thela

Duke insistuar për të njëqindtën herë se kokëvepra e tij shkencore nuk kishte aspak për synim hyjnizimin e asnjë hajvani apo banditi, publikisti i mosvarur Arredo Thela paraqiti së fundi studimin asnjanës me titullin latinisht “Veni, Vidi, Mish Viçi” dhe nëntitullin “Fjalimet e mrekullueshme, të veçanta, largpamëse dhe papërsëritshme të liderit pontifik Sabile Risha”.

“Nuk kam ndërmend të bëj këtu avokatinë e veprës gjigande politike të madhështorit Sabile Risha”, tha zoti Thela gjatë promovimit të kokëveprës, “që i dhantë Zoti ymër e shnet e marrtë nga ditët e mia. Jo, aspak. Ky është një studim i paanshëm dhe i ftohtë, sepse e kam përfunduar javën e dytë të dhjetorit që shkoi, kur Tirana ishte kallkan”.

Në vijim, publikisti përmblodhi në dy orë fjalim, pikat kryesore të librit, ku veçohen fjalori i hatashëm i Sabile Rishës gjatë mitingjeve të viteve 1991-92, me plot 80 fjalë, 120 mënyrat origjinale të ngritjes së dy gishtave gjatë tubimeve, grimacat shqetësuese të mimikës si dhe ngjyrimet e ëmbla me të cilat lideri suprem ka shqiptuar kohë pak kohe nga zyra e tij, sugjerime të ndryshme mbi bashkëpunëtorë e kundërshtarë politikë, si psh “ta shqepni në dru”, “e dua në burg”, “ma zhduk atë plehrë” etj.

Më tej, Arredo Thela i kërkoi audiencës të mos e keqkuptojë, pasi ai nuk ka lënë leshtë për këtë studim.

“Ohh, jo jo. Kjo ka ndodhur shumë më herët. Studimin e kam shkruar me nge, ashtu shtruar dhe me kujdes, brenda dy javësh. Siç do lexoni në tre parathëniet dhe dy pasthëniet e librit, nuk kam asnjë konflikt interesi me temën e studimit. Unë jam këshilltar i zotit Lulrrafsha Mosuvrafsha, që është oponent parimor i zotit Sabile Risha”.

Në fund, z.Thela shpjegoi se ky studim është gjithashtu për të edhe punimi me të cilin do mbrojë titullin e infermieraturës, që do ta marrë pranë universitetit galaktik “Enrik Skilja”.

Shënim: Gojët e Liga janë gojë të mira, po t’i krahasosh me lëtyrat që nxjerrin nga goja disa gojë demek të mira

January 16, 2018 01:25
Komento

6 Komente

  1. Shoku Rrok i Druve-Londër January 16, 09:13

    Shume, shume e bukur! Ai Thela per nen bisht duket si koke e pastruar pas synetit!….

    Reply to this comment
  2. alphade January 17, 01:00

    Edhe kush flet per mbrojtjen e medias nga “fyerjet e Rames” ,kjo monstra e Vicidolit qe sa ishte ne shtet
    e pushtet nuk la gje pa bere kunder medias dhe gaze-
    tareve qe i hidhte neper kanale, i mbyste ne kenetat e
    Lezhes, i digjte makinat,i vinte zjarrin tamam sic bente
    Hitleri me shtypin e cifutet : A ju kujtohet “Trusti i Lule
    Lakres” ,Arturo Ui, e Bertold Brechtit .Ky eshte Saliserbi,
    prandaj edhe vete simpatizantet e tij gazetare e thane acik te gazetarja Eni Vasili se : Saliu e ben per propagan-
    de dhe nuk perputhet me ato qe ka bere dikur Ai. Kjo
    sjellje hipokrite e tij nuk pati asnje reagim nga shtypi qe
    vertete Edi Rama e ka quajtur “kazan” por qe kunder Edit
    shtypi flet mbare e mbrapsht dhe me thene ate qe eshte e vertete ,Ky Edi nuk ka marre asnje veprim kunder x-y
    gazetar ,ndersa kur kujtojme kohen e fashistit Saliserbit,
    kjo monster,monstra e Vicidolit , gazetareve u kishte futur
    tmerrin ky Hitler i veshur me petkun demokratik per te
    mashtruar nderkombetaret duke hedhur parrullen e luf-
    tes kunder ” komunizmit” dhe bota demokratike ne ate kohe e besoi. Dhe kjo ishte gjema me e madhe e nder-
    kombetareve qe i bene Shqiperise dhe shqiptareve qe e
    lane nje diktator nazi-fashist te vriste e te priste me nje
    urrejtje te papare ndaj shqiptareve autoktone sepse ky
    demon as qe ka qene kurre shqiptare. Historia dhe fsktet
    tregojne se kjo monster ka ardhur nga stepat mongole per te zezen e kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  3. alphade January 17, 01:45

    Shenim: shikoni pellemben e dores si i ka bere gishterinjt
    ne forme rrethi: don me imititu presidentin amerikan Do-
    nalt Trump ! Nuk mund te konceptosh nje karnaval mysy-
    beti si Ky ,i cili nuk le gje pa bere mendja e tij apokalipti-
    ke me qellimin e vetem hipokrit me permasa demoniake
    qe te shpetoje lekuren nga cunami qe po afron. Sali te
    jesh i bindur se cdo qendrim i yt i peshtire dhe neveritsh-
    em nuk te shpeton: duart e tuaja me gjakun makbethian
    nuk,ka det e oqean qe t’i laje. Ti , monster ben pjese tani
    ne boten e krimit,ne boten e hajnise,ne boten Al Capone,
    Gambino, “Godfatherit” ,prandaj mos u mundo te veshes
    lekuren e qingjit sepse nuk te shkon. Ju jeni hiena,ne
    krye te nje bande mafioze qe punon e lufton vetem per
    bunkerizuar Ty dhe familjen e dinastine tende. Por te jesh
    i sigurte se Ti dhe pinjolli yt ,nuk shpetoni dot. Jeni zhytur
    kaq thelle sa qe fundi juaj eshte vetem nje: ashtu sic e
    kane pesuar te gjithe diktatoret,nazistet,fashitet: Musolini
    dhe Klara Petaci..!

    Reply to this comment
  4. alphade January 17, 01:50

    Komenti im….

    Reply to this comment
  5. alphade January 17, 02:23

    Komenti im….

    Reply to this comment
  6. alphade January 17, 02:48

    Majmuni shqiptar don me imitue presidentin amerikan
    Donald Trump ! Shikoni me vemendje si i ka bere gish-
    tar ne forme te rrumbullakte qe t’i “ngjaje” Zotit Trump.
    Zaten majmunet e xhunglave dhe te shpellave si ky bej-
    ne i imitime . Ky i menderosur fund e krye vuan ende nga
    deliri i madheshtise. Ka nevoje per nje kopan kokes ,
    mbase zgjohet nga endrrat e embla sepse dite te zeza
    e presin ?! Burgu i Recit eshte ndertuar enkas per bino-
    min berishe. Nuk shpeton sado te praktikosh tribulacionet
    kineze……!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*