KULTURË / Ja sesi shkrimtari i përbotshëm Agrufa hartoi Listën e Zezë

April 29, 2019 10:25

KULTURË / Ja sesi shkrimtari i përbotshëm Agrufa hartoi Listën e Zezë

“Dje na vranë Belulin. Ehh, ishte trim i ziu Belul….”.

Shkrimtari i përbotshëm Agrufa u ndal një çast.

“Nuk shkon,” tha me vete, “shumë e zymtë. Do thonë pastaj se kopjoj Kadarenë. Do ngrihet gjithë Balli dhe do më akuzojë për disidencë dhe frymë disfatiste. Gati-gati do duket sikur e kemi humbur luftën. Pastaj pse, a i zinte plumbi ballistët?”

Agrufa mori frymë thellë. Romani i tij epiko-historik me titull “Në lule të Ballit” nuk po ecte fare. Kur mendoi se gjithë ato vite shkollim në Moskë për t’i ngjarë sadopak Ismailit, mund t’i kishin shkuar dëm, u ndie keq.

 “Ehhh, sa vuajmë ne artistët anti-bollshevikë,” mërmëriti, e bëri prapë top letrën e sapofilluar A4 dhe e hodhi në koshin e plehrave të historisë, aty ku kishin përfunduar gjithë kolaboracionistët e bollshevikëve.

Vuri pllakën e preferuar me këngën “Foli Mit’hat Frashëri foli” në gramafonin e ri të markës “La voce del padrone” dhe ndezi një cigare. Ja, mendoi, këto këngë duhet të çojmë në Eurovizion, jo ato meselera me xhixhilera që bën Thomallçi në festivalin e RTSH-së.

Agrufa filloi të humbasë në meditim:

“Romani dakord, por duhet diçka më ritmike, më bombastike, më e shpejtë. Epo pikë e zezë, të të presin paratë e projekteve kapicë para syve dhe mos t’i marrësh dot? Po pse ç’jemi ne, duartharë si ata të malit, lapangjozë që hanin bukë e djathë nga trasta e tyre dhe dënonin njëri-tjetrin kur dikush merrte një kopan rrush nga fshatarët? Ja, ajo ideja për filialin e Mathauzenit në Tepelenë ishte gjeniale”.

Një moment i shkëlqyen sytë.

“E gjeta,” tha me vete. “Do bëj një listë me gjithë tradhtarët e kombit, me komandantë e komisarë kompanish e batalionesh partizane, do t’ja çoj Ed Ramës e do t’i them: Qe baba, këta që ke në listë ja kan pas me të futme Mit’hat Frashërit. S’ka nga ma dredh bishtin, se ai e ka qejf Mit’hatin. Mbase i duket se duke e mbrojtur, merr pak ngjyrë Frashërllinjsh për vete, i vjen era Rinashimento. Shyqyr që na sjell Perëndia vanitozë të tillë herë pas here”.

Një të thënë e një të bërë. Shfletoi gjithë serinë e “Yjeve të pashuar” që e kishte ruajtur që para 1990-s se e mbante si sfond biblioteke për të dalë fotografi. Pastaj gërmoi arkivat e formacioneve partizane të të kuqve, dhe në fund hartoi listën me gjithë ata që kishin kryer krime kundër njerëzimit.

Në fund, shënimi me stilolaps:

“Zoti Kryeministër, këtu ke të gjithë ata që kanë bërë kërdinë mbi aleatët tanë euro-integrues, që kanë vrarë aq shumë italianë e gjermanë saqë tani s’kemi sy e faqe t’i dalim para Merkelit e Mogherinit. Të lutem firmose matrialin dhe lëvro pak atë fondin, e di vetë ti. Juaji, Agrufa”.   

*****       

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike, por nuk është ky rasti…

 

April 29, 2019 10:25
Komento

21 Komente

  1. !1!1! April 29, 10:48

    Komunisteve trubastarde u ka rreshkitur toka nen kembe dhe si zgjebarake hallakaten ne percartjen e tyre alzajmeriane.Nuk kane faj sepse keshtu I edukoi PKSH dhe detyra e tyre eshte te bejne gam-gam e ham-ham dhe kjo eshte krejt normale per ta.Per fatin e keq te tyre koha nuk punon per ta.Le te derdellisin.
    Nobody cares for you.

    Reply to this comment
    • Irma May 1, 03:17

      Keshtu jeni te gjithe ju qe vetem komentoni e shani o qenie negative.
      Everybody cares for them, respects them.
      Nobody cares for people like you with the upstair floor empty, you tutti frutty.

      Reply to this comment
  2. zhgrryehuni derra ne llumin e asaj bote te pist maloqesh April 29, 11:05

    sa ju shkon

    te merreni me kte plehr

    ku o shkrimtari idioteve te shpelles

    nji cop m.ti per bdo shoqeri

    ju keni lajthitur te gjithe

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 29, 11:12

    AGRUFA I SHKRUAN KIMSUMES:

    I nderuari Udheheqesi i Madh Boteror KimSuma,

    Aman merri dhe strehoi ne vendin tend si Fanar Nricues i komunizmit DINOSAURET staliniste te fundit te Botes qe jetojne ne grahamt e fundit ne Shqypnine enveriste te Edvin Droges qe e ka babane killer enverist fanatik dhe per ta vertetuar me fakte shtoj se ka firmosur ne vitin 1988 varjen ne litar te Havzi Neles, poet disident antikomunist si puna ime, por une arrita t’i shpetoj gjalle dhe ja ku jam qe te shkruaj kete lutje per ty o Kim suma, Udheheqesi i Madh i Komunizmit Boteror:

    AMAN DHE DERMAN O KIMSUMA I KORESE HEROIKE ANTIFASHISTE ANTIKOLABORACIONISE ANTIBALLISTE ANTIZOGISTE, PRANOI DHE STREHOI DINOSAURET ANTIFASHISTE TE SHQYPNISE SI DINOSPARTAKU, DINOGRAMOZI, DINOFATMIRI ME DINOVENUSAT E ENVERIT NGA PAS,

    sepse:

    Me mbaroi letra A4 e shkrimit duke shkruar listat e mia per keta Antifashiste Dinosaure qe jane transformuar si Vampire qe duan gjak njeriu dhe po na kafshojne papushim ne mjeranet qe duam vetem paqe dhe qetesi ne vendin tone:

    Me shprese qe lutja ime te merret parasysh:

    AGRUFA NGA SHQYPNIA

    ps: I shkruajta me pare edhe Putinit te Rusise, por nuk ma vari teneqen dhe m’u pergjegj:

    NE NE RUSI DINOSAURET E STALINIT I KEMI ASGJESUAR SHUME VITE ME PARE, PSE PEDERASTET E ENVERIT DONI TE NA DERGONI JU TANI?

    Reply to this comment
    • 666 April 29, 23:54

      KIMSUMA i pergjigjet IntelSUMES :

      – ” Vazhdo ha mut sa te duash se QERAS une “!

      Reply to this comment
    • M Tirana May 13, 14:06

      O intelektual !
      E keni bere Havzi Nelen si b…..e Ishes .
      Pse nuk e dini qe edhe sot , po nuk dite t’a mbash gjuhen pas dhembeve , e peson..
      Ai e dinte ligjin , pse llapi.
      Populli ka nje shprehje : Goja llap e shpina dap .
      Na cave koken ore GDHE !

      Reply to this comment
  4. intelektuali April 29, 11:14

    AGRUFA I SHKRUAN KIMSUMES:

    I nderuari Udheheqesi i Madh Boteror KimSuma,

    Aman merri dhe strehoi ne vendin tend si Fanar Nricues i komunizmit DINOSAURET staliniste te fundit te Botes qe jetojne ne grahmat e fundit ne Shqypnine enveriste te Edvin Droges qe e ka babane killer enverist fanatik dhe per ta vertetuar me fakte shtoj se ka firmosur ne vitin 1988 varjen ne litar te Havzi Neles, poet disident antikomunist si puna ime, por une arrita t’i shpetoj gjalle dhe ja ku jam qe te shkruaj kete lutje per ty o KimSuma, Udheheqesi i Madh i Komunizmit Boteror:

    AMAN DHE DERMAN O KIMSUMA I KORESE HEROIKE ANTIFASHISTE ANTIKOLABORACIONISE ANTIBALLISTE ANTIZOGISTE, PRANOI DHE STREHOI DINOSAURET ANTIFASHISTE TE SHQYPNISE SI DINOSPARTAKU, DINOGRAMOZI, DINOFATMIRI ME DINOVENUSAT E ENVERIT NGA PAS,

    sepse:

    Me mbaroi letra A4 e shkrimit duke shkruar listat e mia per keta Antifashiste Dinosaure qe jane transformuar si Vampire qe duan gjak njeriu dhe po na kafshojne papushim ne mjeranet qe duam vetem paqe dhe qetesi ne vendin tone:

    Me shprese qe lutja ime te merret parasysh:

    AGRUFA NGA SHQYPNIA

    ps: I shkruajta me pare edhe Putinit te Rusise, por nuk ma vari teneqen dhe m’u pergjegj:

    NE NE RUSI DINOSAURET E STALINIT I KEMI ASGJESUAR SHUME VITE ME PARE, PSE PEDERASTET E ENVERIT DONI TE NA DERGONI JU TANI?

    Reply to this comment
  5. KORÇARI April 29, 11:23

    Hahahahaha me lot kam qeshur, një satirë e goditur që me humor tregon katandinë e shoqërisë shqiptare.

    Reply to this comment
  6. qytetar April 29, 11:26

    Mos u merrni me kete m..t burre pasi ai kerkon te jete ne qender te vemendjes ska rendesi nese e i hedhin gelbaza mbi surratin e qelbur aq bukur nga i madhi Duka

    Reply to this comment
  7. Tiku April 29, 11:53

    Hahaha kenga e mithat frasherit duhet te konkurroje ne eurovizion!!!!!!

    Reply to this comment
  8. GeL April 29, 12:02

    Hahaha qeratá, qeratá… I ke shkrojtur per mrekulli te tera, por ke harruar pa permendur fundin e tmerrshem. Mua, mikut tend, sapo me konfirmuan, se pas akordimit te fondit te gllaberuar nga arka e taksapaguesve, Agrotufa iu drejtua tufes per te ushtruar mbi te “procesin e mbareshtrimit”. Fillimisht Agrotufa tentoi te mbareshtronte ne erresire tufen e pulave. Pasi u perkul pak ashtu sic e kane zakon dervishllaret gjate faljes, ai hapi me kujdes deren e kotecit dhe ju sul si i terbuar pulave te shastisura. Pasi kapi me qeleshe ate me ngordhalaqen, e tundi dhe e shkundi mire, e ktheu nga pas dhe e mbareshtroi deri sa ja morri shpirtin. Pasi zbrazi mbi pulen e shkrete gjithe epshin e grumbulluar gjate kohes kur gjendej per vete ne kafazin e diktatures se proletariatit, Agrotufa iu drejtua me pas stalles se derrave, me shprese se edhe atje do e priste i njejti fat. Sapo hyri me hap ballisti ne repartin ku ruhen dosjet e pluhurosura te derrave te monizmit, ate e mberthen nga prapa nje goxha “kriminel”, nga ata te listes qe postoi disa dite me pare, i cili nuk e ben te gjate por ja mballos mire e mire… nocken. “Po ca te kam bere o i mallkuar qe me trajton me keq se ne diktature. “Oj none, oj none, po leshomeni ore, leshomeni se ju betohem qe nuk do e kruaj me sumatricen me hislla” – qante si cilimi ne gjum Agrotufa deri sa me ne fund i doli endrra.

    Reply to this comment
  9. shife si zgerdhihet molumeni ,si rrot kari April 29, 14:34

    po nuk eshte faji ktij budallait mo jo

    shikoheni te shkretin sa i semur eshte

    Reply to this comment
  10. !1!1! April 29, 18:20

    intelektuali.
    Komentet e tua me kane terhequr vemendjen per shprehjen e se vertetes ,artikulimin e mendimit,realisht
    je brilant.Pergezime ty.Sigurisht qe komunistet dhe pionieret e enverit si njerez te fomuar nga realizmit socialist lebetiten ,turfullojne,shajne e mallkojne po vetem kaq.Koha e tyre ka perenduar.

    Reply to this comment
    • LG April 30, 04:05

      Ballistë Trima!
      Vëndin e keni në halen e historisë.Historia nuk zhbëhet.

      Reply to this comment
    • Tani April 30, 04:50

      I tredhuri pergezon ate pa koqe fare.E cju ka mbetur tjeter te beni.Rinia u ika birucave si minj ,ashtu sic e meritonit.Ne kete moshe kolle e pordhe keni derisa ti bashkoheni atij qe u punoi deri ne shtate breza.

      Reply to this comment
  11. Orakulli i Dypakut April 29, 21:50

    Nejse qe ia keni fut kot dihet tashme, mbas asaj deklarate zhgenjyese te Dukes sot ne nje media. Nqs nuk do te kishit mentalitet guerrilsi , me nje analize te thjeshte Ben Duka meriton shkarkimin nga gazeta juaj. Arsyeja eshte se kjo pjese e pakulturuar(emancipuar-intelektualisht) vetem sa le gjysmen e vendit mbrapa. Kjo shpjegon edhe diskriminimin qe iu bente dikur Berisha. Ndersa Rama vetem sa po vazhdon lojrat e ketij te fundit ne aspektin tjeter te medaljonit.

    Reply to this comment
  12. info analitike April 30, 06:49

    U ngrit bejtexhiu zhdukja e oasi volli vrer duke vete be e rrufe duke folur percart si ne kllapi mori nje laps te kuq te koheve se kumandarit e filloi te shkruante ca vargje per secilin mbi 28 mike deshmorët. Problemi ishte se nuk u mbante mend emrat te gjitheve dhe mbi 25 mije prej tyre u mbeti hatri keq me bejtexhiun zhdukja.. aq sa i varen torben fare.

    Reply to this comment
  13. Taraboshi April 30, 22:35

    Dikur ne Inditutin e larte Pedagogjik Shkoder na ishte nje profesor i fakultetit gjuhe letersi i quajtur Kol Ashta.Ky na u martue pak i kaluar ne moshe.
    Studentet shkruajne ne drrase te zeze.Na u martue kola ne pleqeri po bejme qef me gruan e tij. Vjen Kola per leksion e lexon dhe e kethen drasen e zeze nga prapa.Mbasi shkrojti ne te.
    Kur ka qene kola i ritanve nanen ju ka qi dhe nuk eshtequdi qe ju jeni femijet e mije.
    Ta kene parasysh keto qe e quajne veten te persekutuar dhe jane nen 75 vjet.qe ta gjejne baben..

    Reply to this comment
  14. vlora 1912 May 9, 10:54

    se e paska hatuar nuk u mor vesh, por ki shkruesi nuk dinka qe librin e ka shkruar Çelo Hoxha.

    Reply to this comment
  15. astrit peqini May 13, 12:34

    ky tufa edhe pamjen e ka si njeri me te meta fizike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*