Kumanova, Majko: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për ‘Ohrin’, ishte aksion ushtarak

May 11, 2015 16:00

Kumanova, Majko: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për ‘Ohrin’, ishte aksion ushtarak

Ish-kryeministri Pandeli Majko tashmë deputet i Partisë Socialiste, ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Kërkesë kjo referuar situatës që ka përfshirë Maqedoninë.

Me një qëndrim edhe më të ashpër se ai i qeverisë shqiptare, ish-kryeministri Pandeli Majko e konsideron aksionin në Maqedoni si ushtarak, ndërsa shton se shteti maqedonas duhet të zbardhë ngjarjen pasi historia po shkruhet nga shërbimet inteligjente .

Është një ngjarje e mbuluar me mjegullnajë dhe një aksion që titullin e ka policor, por në terma real ishte ushtarak. I takon Maqedonisë që të japë përgjigje të plota. Hyj te njerëzit që ndihem i dëshpëruar që historia e Maqedonisë po shkruhet nga shërbimet inteligjente dhe jo nga politikanët”, thekson Majko për A1 report.

Deputeti socialist ka dhënë ngushëllime familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë operacion.

May 11, 2015 16:00
Komento

2 Komente

  1. Shqipe May 11, 17:48

    Majko si gjithmone, atdhetare, I zgjuar,ne kohen e duhur. Le te shpresojme qe koha do te sjelle ne balle te revolucionit.

    Reply to this comment
    • adri May 12, 04:04

      Tallet gruevski dhe merr hak ne shqipetaret se Shqipetaret e Maqedonise perfaqesohen nga dy plakusha pensioniste si ali ahmeti dhe menduh thaqi. I ka vene perpara gruevski se shikon dhe thaqin e kosoves dhe ed gjatoshin qe i bejne fresk.
      Populli shqipetare duhet te dale ne krah te djemeve trima qe dhane jeten per lirine per token Shqipetare
      Shqipetaret duhet te vleresone tani qarte se kush eshte hashim thaqi, edi rama e lideret e shqipetareve te maqedonise te cileve ju ka ikur zeri dhe figura per nje ngjarje qe duhet te ngrinin me force zerin e prostestes per ate sulm gjakatar qe ushtria maqedonase ndermori ndaj shqipetarve dhe jo vetem kaq por vec vrasjeve shkaterroi dhe rrenoi ekonomikisht shqipetaret qe banojne atje duke ju shkaterruar shtepite dhe cdo pasuri qe kishin. Kjo eshte jo zbatim ligji por hakmarrje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim