Kumbari gjerman

August 28, 2014 16:41

Kumbari gjerman

Kjo intervistë është bërë në Bon dy vjet më parë, në korrik të vitit 2012, me ish ministrin e Jashtëm të ish-Gjermanisë Perëndimore, Hans Dietrich Genscher, i cili njihet ndryshe si “babai i diplomacisë gjermane”. Genscher ka vizituar Shqipërinë pas Shtrausit dhe është pikërisht ai ‘kumbari’ i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në kohën që është realizuar kjo intervistë, zoti Genscher ishte 85 vjeç, ndërsa tani ai është 87 vjeç. Ai është ndër politikanët gjermanë më të njohur e më jetëgjatë në detyrë, ndërsa përveç postit të ministrit të Jashtëm, ka qenë edhe zëvendëskancelar i Gjermanisë. Sikurse del edhe nga kjo intervistë, Genscher është një njohës i shkëlqyer i çështjes shqiptare, ndërsa shpjegon qartësisht dhe pa ekuivoke përse shqiptarët e humbën shansin e parë që u ofrua nga kancelari i Bavarisë, Shtraus. Gjithsesi, Gjermania nuk e humbi asnjëherë interesin për Shqipërinë, ndërsa konferenca që mbahet sot në Berlin është një dëshmi e pakontestueshme e këtij interesimi gjerman, jo vetëm për Shqipërinë, po për gjithë rajonin e Ballkanit.

 

Zoti Genscher, kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë dhe ç’dinit për të para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve?

Hans Dietrich Genscher: Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë kur isha fëmijë, gjatë kohës së Musolinit. Natyrisht, i kisha përcjellë pothuajse të gjitha ngjarjet në atë kohë që kishin të bënin edhe me Shqipërinë. Në veçanti marrëdhëniet mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendeve komuniste. Kësaj i përkiste edhe Shqipëria. Më vonë kam ndjekur edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës. Prishjen e këtyre marrëdhënieve, po ashtu. Gjatë Luftës së Dytë botërore Shqipëria vuajti edhe pasojat e kësaj lufte. Gjatë kohës së ekzistencës së Republikës Popullore Komuniste të Shqipërisë ne ishim te vetëdijshëm që marrëdhëniet mes dy vendeve tona vuanin për shkak të diferencimeve të mëdha të sistemeve politike të të dy shteteve, si dhe të politikës izoluese të Enver Hoxhës.

 

Po atëherë çfarë mendimi krijuat për këtë vend?

Hans Dietrich Genscher: Unë mbaj mend që gjithmonë në kokë kisha parasysh që kjo Shqipëri është e vogël, pra, një vend jo i madh në Evropën Lindore. Dija që ishte edhe një vend shumë i varfër dhe i izoluar. Madje, më vonë, e kam justifikuar në një farë mënyre pse sistemi diktatorial stalinist do të jetonte kaq gjatë, në një kohë që sisteme të tilla në vende të tjera nuk ekzistonin. Duke qenë se askush nuk tregonte ndonjë interes të veçantë për këtë vend të vogël e malor, egocentrizmat e udhëheqësve të saj pak a shumë u injoruan. Enver Hoxha e drejtoi vendin nga viti 1944 deri në 1985. Në këtë periudhë të udhëheqjes së tij nuk dihej shumë në bashkësinë ndërkombëtare për ngjarjet dhe zhvillimet e atjeshme. Por ngjarjet në Evropën Lindore në 1989 depërtuan edhe në këtë vend. Pati, me sa mbaj mend, demonstrata të studentëve kundër qeverisë së asaj kohe, kur ishte president pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia. Mijëra qytetarë, për shkak të kaosit që u krijua në vend, u larguan në Perëndim. Anije me refugjatë zbarkoheshin në Itali. Shumë erdhën edhe në Gjermani apo jo?

 

Ashtu është. Dhe ju, duke pasur parasysh pozicionin politik dhe ekonomik të këtij vendi, parapërgatitët kushtet atëherë që të hidheshin hapat në drejtim të vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Pse?

Hans Dietrich Genscher: Sigurisht që duheshin krijuar kushtet për të dyja palët që vendosja e këtyre marrëdhënieve të kishte sukses. Ju e dini që në atë kohë, në 1984, shkoi në Shqipëri për vizitë Franc Jozef Shtraus (Franz Josef Strauss), ende pa vdekur diktatori Hoxha. Në fakt, ai shkoi si turist, por kishte arritur të depërtonte edhe në bisedime politike. Me sa mbaj mend, situata ekonomike e Shqipërisë ishte katastrofike dhe vendi kishte nevojë për ndihmë. Shtrausi ishte politikani i parë gjermano-perëndimor që vizitonte vendin komunist. Siç edhe pati deklaruar në shtyp, ai kishte inicuar idenë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Por, siç edhe dihet, nga pala shqiptare, udhëheqja komuniste, i vuri kushte Gjermanisë për një gjë të tillë, megjithëse në varfëri dhe izolim. Ishte fjala për pagimin e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore. Madje, këtu fillojnë dhe ecejaket e bisedimeve të mëvonshme për arritjen e nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike mes nesh. Megjithatë, vizita e Shtrausit (ish-kryeministri bavarez) në Tiranë hapi në një farë mënyre rrugën për bisedime mes delegacioneve. Kishte ardhur koha që edhe me Shqipërinë, Gjermania duhet të lidhte marrëdhënie diplomatike, pas një sërë marrëdhëniesh të vendosura nga ajo në disa vende të Evropës Lindore në atë kohë. Shqipëria në këtë kohë ishte vërtet në gjendje shumë të rëndë ekonomike; mbeti e vetme dhe pothuajse e izoluar pa asnjë aleat. Mendoj se qeveria e Shqipërisë, duke mos pasur mundësi që të marrë kredi për shkak të kushtetutës së saj, këmbëngulte në dëmshpërblimet e Luftës që ishin shuma shumë të mëdha prej miliardash. Kjo kërkesë, në fakt, u përsërit pas asaj që ishte bërë në vitin 1975 nga qeveria e Shqipërisë, kur ne kërkuam që të vendosnim marrëdhënie me të gjitha vendet që kishin qenë në luftë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

 

Por, nëse nisemi nga shuma, a ishte vërtet kjo një shumë që nuk përballohej nga ju si Gjermani për t’u dhënë, apo ishte diçka tjetër?

Hans Dietrich Genscher: Patjetër që nuk ishte shumë, por ajo që ishte penguese në këtë histori ishte fakti që ne si Gjermani nuk jepnim reparacione; e kishim të ndaluar me kushtetutë. Ne ishim, në fakt, një vend që kishim suficit buxhetor dhe ishim një nga vendet që jepnim më së shumti ndihma financiare vendeve të pazhvilluara, të varfra. Dhe pikërisht këtë unë e bisedova me të gjithë përfaqësuesit që të shihnim një zgjidhje të arsyeshme për të dyja palët. Ne si Gjermani, më kujtohet, i ofruam edhe kredi me kushte shumë të favorshme, por Shqipëria nuk mund t’i pranonte për shkak të kushtetutës së saj. Na lindi edhe problemi që Shqipëria atëherë nuk plotësonte as kushtet që t’i ofronim ndihma, ngaqë, sipas statistikave zyrtare shqiptare, standardi i të ardhurave vjetore të shqiptarëve ishte “i lartë”. Pas shumë peripecish, u bë e mundur që pala shqiptare të hiqte dorë për reparacionet. Besoj se në arkivin e Shqipërisë duhet të jenë të dhënat e sakta në shifra lidhur me ndihmat e atëhershme.

Zoti Genscher, për këto bisedime ka edhe shumë spekulime, por ajo që thuhet më së shumti janë dëmet e luftës: si njerëzit e vrarë, shtëpi e fshatra të rrënuara etj. Dhe shqiptarët, duke u nisur nga kjo situatë, kishin bërë përllogaritje, si duket, shumë të mëdha.

Hans Dietrich Genscher: Eshtë e vërtetë që shqiptarët prisnin shumë më shumë. Shqipëria pretendonte zhdëmtim për dëmet e shkaktuara nga Lufta. Por Boni çdo herë refuzonte, sepse dëmshpërblimet ishin të mundshme vetëm në kuadër të një marrëveshje paqeje, siç e parashihte marrëveshja e Londrës. Në mars të vitit 1982 kërkesat për zhdëmtim do të rriteshin bashkë me kamatën (interesin) dhe kamatën e kamatës në shumën prej 4 miliardë dollarësh.

 

Bisedimet paraprake ishin bërë në Vjenë, por duket sikur u zvarritën ose u vonuan më pas. Kishte edhe arsye tjetër përveç asaj të dëmshpërblimeve, zoti Genscher?

Hans Dietrich Genscher: Me sa mbaj mend unë, pati një lloj pauze, sepse në 1985 vdiq ish-diktatori Hoxha. Dhe, po ashtu, më pas ndodhi një ngjarje tragjike në Gjermani. Në tetor 1986 u vra drejtuesi i delegacionit gjerman në atë kohë, zoti von Braunmühl, i cili u vra para shtëpisë së tij në Bon nga e ashtuquajtura ushtria e kuqe (Rote Armee Fraktion), një organizatë terroriste. Duhet theksuar se këto marrëdhënie, megjithatë, nuk ishin shumë të vonuara. Faktikisht bisedimet nisën fillimisht për marrëdhënie ekonomike, sepse ky vend komunist kishte treguar interes edhe më parë për këtë. Megjithatë, në ’86-n shqiptarët hoqën dorë nga disa kërkesa. Boni ishte ndarë përfundimisht nga Rajhu nazist. Dhe kështu u vendos, më në fund, që më 1 tetor këto dy vende të përfaqësoheshin me ambasadorët e tyre përkatës. Gjithsesi, për ne ishte ngjarje më vete sepse prej fundit të Luftës së Dytë Botërore nuk kishte pasur marrëdhënie diplomatike mes RFGJ dhe Shqipërisë.

 

Pas vendosjes së këtyre marrëdhënieve diplomatike, ju vetë, personalisht, shkuat në Tiranë dhe zhvilluat një sërë takimesh, edhe me ish-presidentin Ramiz Alia?

Hans Dietrich Genscher: Po, ka qenë në vjeshtë të vitit 1987, tetor, dhe më kujtohet shumë mirë. Kuptohet që vizita e Shtrausit kishte dhënë një sinjal pozitiv në aspektin politik për Shqipërinë, por Shtrausi ka qenë në nivel landi (Bavari) dhe nuk ka përfaqësuar kurrë Bonin zyrtar. Ajo që kisha të sigurt ishte interesimi i Shqipërisë për marrëdhënie ekonomike me ne, sepse po jetonte në një varfëri të plotë. Megjithatë, më kujtohet që me ish-presidentin Alia folëm edhe për hapjen e vendit dhe mbi të gjitha për futjen e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare. Unë i këshillova që të futeshin në KSBE, si një hap për të dalë nga izolimi. Izolimi sjell mjerim për popullin. Koha e izolimit ka mbaruar, i thashë. Mbaj mend që më dëgjoi me vëmendje dhe më premtoi se ashtu do të bënte…

Tashmë Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe më gëzon fakti që ajo aspiron për në BE dhe është anëtare e NATO. Pas kthesës demokratike në Shqipëri 1990/1991 janë intensifikuar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjermania ka mbështetur dhe mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane.
Zoti Genscher, si u prit në Gjermani kjo ngjarje, pra, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë?

Hans Dietrich Genscher: Në Gjermani më kujtohet u prit shumë pozitivisht. Nuk ishte sensacion i madh, por u pranua pozitivisht.

 

Zoti Genscher, e kishit parashikuar Ballkanin dikur kështu si është sot: Republika e Serbisë, Republika e Kosovës, e Maqedonisë, Malit të Zi e kështu me radhë? Çfarë mendoni për të ardhmen e tyre ne Ballkan, kur dihet që BE është përfshirë nga probleme financiare apo kriza të tjera.

Hans Dietrich Genscher: Tito kishte themeluar tashmë Jugosllavinë e re. Millosheviçi më vonë e minoi atë. Qëllimi për të bashkuar shumë popuj në një shtet ishte një gjë e mrekullueshme. Për fat të keq, Milosheviçi, siç e thashë, e hodhi në erë këtë gjë. Lidhur me pyetjen për aspirimin e vendeve në BE dhe krizën financiare, unë jam i mendimit që duhet bërë dallimi mes anëtarësimit dhe aspekteve financiare të BE-së, sepse unë mendoj se zgjerimi i BE-së me anëtarë të rinj nuk vuan nga kjo gjë.  Edhe që Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së, për mua është e vetëkuptueshme. Sigurisht që kushtet e pranimit janë më strikte dhe vendet e Ballkanit kanë mangësi më të mëdha nga e kaluara, veçanërisht në fushat juridike dhe ekonomike. Por Gjermania është vendi që ua ka shtrirë gjithmonë dorën të gjitha vendeve, gjithashtu edhe Shqipërisë. Ne kemi kontribuar dhe vazhdojmë edhe sot të japim kontributin tonë që këto vende të arrijnë standardet bazë europiane.

 

Në vitin 1991 u vunë re shenjat e para të shembjes së Jugosllavisë: Shumica e njerëzve në Slloveni dhe Kroaci u shprehën nëpërmjet referendumeve pro pavarësisë së republikave. Ju ishit ministër i Jashtëm kur, në vitin1991, Kroacia dhe Sllovenia shpallën pavarësinë. Si e kujtoni këtë moment?

Hans Dietrich Genscher: Sigurisht që vendimet e asaj kohe ishin të vështira. Me thënë të drejtën, unë atëherë isha i mendimit se duhej bërë gjithçka për ruajtjen e Jugosllavisë. Si gjermanë, ne kishim marrëdhënie shumë të ngushta me Jugosllavinë. Kjo kishte të bënte në radhë të parë me faktin që shumë jugosllavë, sidomos sllovenë dhe kroatë, punonin asokohe në Gjermani. Por nga ana tjetër, Jugosllavia ishte zonë pushimi për gjermanët. Kjo do të thotë se mbas Luftës së Dytë Botërore dhe mbas ngjarjeve të tmerrshme të asaj kohe ne ishim afruar shumë me njëri-tjetrin. Prej kësaj ishte ndërtuar një raport shumë miqësor. Përveç kësaj, politika e jashtme gjermane shikonte te Jugosllavia një faktor pavarësie. Pjesëmarrja e një shteti evropian në lëvizjen antikolonialiste të shteteve pa bllok ishte me rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo e bënte të qartë se ajo nuk ishte një lëvizje anti-evropiane, por një lëvizje anti-kolonialiste. Kështu që, në politikën tonë, Jugosllavia kishte një pozitë të veçantë dhe për këtë shkak në kuadër të BE ne angazhoheshim për një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me Jugosllavinë.

 

Pse ju shpresonit vërtet në fillim të vitit 1991 që Jugosllavia të mbetej ashtu siç ishte? Atëherë çfarë ndodhi, ndryshuat mendim?

Hans Dietrich Genscher: Patjetër që ndryshova mendim sepse po bëhej gjithnjë e më e qartë se Millosheviçi pretendonte pushtetin. Jugosllavia [në kohën e Titos] donte të ruante pavarësinë e saj kundrejt Bashkimit Sovjetik. Por, kur në Bashkimin Sovjetik përgjegjësinë e morën përsipër reformatorët, kam parasysh Gorbaçovin dhe Shevernazen, uniteti brenda Jugosllavisë u prish. Ne shikonim sinjale serioze të synimeve serbomadhe. Fjalimi i mbajtur në Fushë-Kosovë kishte luajtur një rol shumë të madh. Ndalja e rotacionit të presidiumit të Jugosllavisë dhe heqja e autonomisë së Kosovës dhe Vojvodinës dëshmuan se Millosheviçi donte një Jugosllavi tjetër. Pra, një Jugosllavi të dominuar nga Serbia. Kjo na e bëri të qartë se tendencat e Kroacisë dhe Sllovenisë për pavarësi ishin të arsyetuara.

 

Pse, veçanërisht në dokumentet angleze, ka mbetur i fiksuar pohimi që “me njohjen e parakohshme” të Sllovenisë dhe Kroacisë Gjermania e shkatërroi Jugosllavinë, madje, se është përgjegjëse për luftën?

Hans Dietrich Genscher: Këtu kemi të bëjmë, natyrisht, edhe me përpjekjet e disa të përfshirëve të tjerë në atë kohë për të justifikuar më pas gabimet që bënë në atë kohë. Më parë Gjermania qe angazhuar në mënyrë të vendosur për ruajtjen e njësisë së Jugosllavisë. Ne ishim ata që u përkujdesëm që të lehtësohej afrimi i Jugosllavisë me Komunitetin Evropian. Kjo është arsyeja pse më ftoi ministri i Jashtëm jugosllav, Budimir Lonçar, që të shkoj në qershor 1991 në Beograd, për të folur me grupet e ndryshme popullore. Atje unë takova për herë të parë edhe Sllobodan Milosheviçin. Për mua aty u bë krejtësisht e qartë se ky njeri kërkonte Serbinë e Madhe.

 

E tha ai këtë?

Hans Dietrich Genscher: Jo, por qe më se e qartë. Kjo ishte përshtypja që të linte ai. Në Komunitetin Evropian u krijua atëherë, me propozimin e Francës, një komision nën kryesinë e presidentit të Gjykatës Kushtetuese Franceze, Robert Badinter, me detyrën për të krijuar rregulla për njohjen e shteteve në Evropë. Përsa i përket Jugosllavisë kjo ndodhi në pranverën e vitit 1991.

Ndërkohë në Evropë qenë shtuar zërat që kërkonin njohjen diplomatike të Sllovenisë dhe Kroacisë. Edhe Margaret Thatcher- ndërkohë në pension- u shpreh për njohjen e shteteve. Një mbështetje të fortë dhanë edhe Belgjika dhe Holanda. Kryetari i radhës të BE, ministri i Jashtëm i Holandës, Hans van der Broek, vendosi, më në fund, një afat. Ai tha: nëse problemi nuk zgjidhet brenda dy muajsh me mjete paqësore, Komuniteti Evropian do të avancojë në njohjen e shteteve. Afati kaloi në fillim të dhjetorit. Më 16 dhe 17 dhjetor ne patëm pastaj atë mbledhje, vendimi i së cilës ishte që ne i njohim si shtete të pavarura Slloveninë dhe Kroacinë prej 15 janarit 1992. Dhe Gjermania iu përmbajt kësaj.

 

Por Gjermania e kishte bërë njohjen që në 23 dhjetor 1991.

Hans Dietrich Genscher: Ne nuk i njohëm këto shtete që më parë. Ne më parë morëm vetëm vendimin për t’i njohur. Kjo u bë edhe sepse Helmut Kohli, si kancelar federal, tha se qeveria federale do të vendosë për këtë që para Krishtlindjeve. Ishte i nevojshëm një vendim i kabinetit, njohja e shteteve nuk është diçka dytësore. Për një rol të posaçëm të Gjermanisë s’mund të bëhet fjalë.

 

A mos, vallë, në vazhdën e njohjeve të Kroacisë dhe Sllovenisë, u la në harresë shqetësimi për Bosnjën, Kosovën? A nuk mund të parashikohej që atëherë se çfarë i priste boshnjakët, shqiptarët?

Hans Dietrich Genscher: Lufta që u bë atëherë në Slloveni dhe Kroaci tregoi që Bosnja ishte një fuçi baroti. Vazhdimi i luftës kundër Sllovenisë e Kroacisë padyshim që do të kishte vënë në lëvizje që herët luftën në Bosnjë.

 

Ndalemi tani tek çështja e Kosovës. Bisedën po e bëjmë kur edhe shqiptarët e krahinës së dikurshme autonome të Serbisë kanë shpallur shtetin e tyre të pavarur. Madje, Gjermania është nga vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike. Por zhvillimet në Kosovë u përkrahën shumë nga qeveria socialdemokrate e Schrëderit. Ju do të bënit të njëjtën gjë, po të ishit në postin e ministrit të Jashtëm, zoti Genscher?

Hans Dietrich Genscher: Padyshim, padyshim! Unë e thashë edhe më herët që politika e Millosheviçit ishte për një Serbi të madhe; ishte jo demokratike dhe nuk mund të pranohej nga Evropa. Politika e tij ishte kërcënim serioz jo vetëm për qytetarët në ish-Jugosllavi, Bosnjë dhe Kosovë, por për gjithë rajonin. Me gjithë përpjekjet diplomatike të Perëndimit, Millosheviçi nuk tërhiqej dhe ndërhyrja e Nato-s për zgjidhjen e këtij konflikti të përgjakshëm ishte i domosdoshëm. Ishte rrezik që të kishim edhe një Srebenicë tjetër në Kosovë. Ndaj reagimi ka qenë në momentin e duhur.

 

Zoti Genscher, sipas mendimit tuaj nacionalizmi është më prezent tek serbët apo tek shqiptarët? Mendoni se është kapërcyer hendeku mes këtyre dy popujve për shkak të së kaluarës së hidhur?

Hans Dietrich Genscher: Nacionalizmi, apo më mirë etno-nacionalizmi, ky ekskluzivitet i përjashtimit të kombeve të tjera, është sëmundje kanceroze, siç thuhet, e Evropës Juglindore ose në ish-Jugosllavi. Ai është nxitur përmes politikanëve nacionaliste të një Millosheviçi ose të një Tuxhmani. Pra, ndodhi një zhvillim që çoi drejt katastrofave tmerruese si në Bosnjë ashtu dhe në Kosovë. Unë mendoj se me këtë politikë nacionaliste, e cila përfundoi me dështim absolut, u përballua me refuzim të vendosur dhe, madje, vazhdon të refuzohet kur ka ndonjë veprim tek-tuk të tillë edhe sot. Sigurisht që është me rëndësi që të respektohet nacionalja dhe prejardhja etnike, që janë identitete me rëndësi kulturore. Por nuk mundet që ndonjë nacionalizëm të dominojë politikën në një Evropë të bashkuar.

 

Megjithatë, Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet edhe pse BE-ja ja ka hapur rrugën drejt anëtarësimit të saj. Madje, Beogradi vazhdon arsyetimet duket u mbështetur kryesisht në të drejtat historike. A mund të vlerësohet ky arsyetim si nacionalist dhe i tejkaluar në shekullin 21, zoti Genscher, kur kemi parasysh dëshirën e qytetarëve për një Evropë të Bashkuar?

Hans Dietrich Genscher: Unë besoj se nëse vëzhgohet dhe analizohet konflikti i Jugosllavisë, atëherë mund të konstatohet se të drejtat historike janë instrumentalizuar për qëllimet përkatëse politike. Në rastin e Serbisë, herë-herë është përdorur e drejta historike, herë të tjera e drejta e shumicës etnike. Mendoj se me këto koncepte nuk mund të depërtohet në shekullin 21. Unë kam besimin se një zgjidhje mund të gjendet vetëm në një bazë demokratike, ku qytetari është në epiqendër, por, përveç kësaj, kur njihen edhe të drejtat e pakicave. Dhe për këtë Evropa, pas vitit 1945, është angazhuar përmes shumë marrëveshjesh dhe akteve ndërkombëtare.

 

A besoni se qytetarët e Kosovës do të bëhen shpejt qytetarë të BE?

Hans Dietrich Genscher: Unë besoj se ky do të jetë proces i gjatë, por në fund të fundit të gjitha shtetet dhe popujt e Evropës Juglindore do të jenë pjesë e BE-së. Unë e kam thënë gjithnjë se e ardhmja e popujve të Jugosllavisë është në BE. Ata, një ditë prej ditësh, sa më herët aq më mirë, do të gjenden së bashku sërish si anëtarë të barabartë dhe të barasvlershëm të BE-së. Ne si Gjermani jemi të interesuar që të gjithë njerëzit kudo në Europë, pra, edhe në Ballkanin e sotëm të jetojnë sipas standardeve europiane, pa dallime mes tyre, të gjithë të jenë në kushte të barabarta.

August 28, 2014 16:41
Komento

26 Komente

  1. Meteh August 18, 15:01

    Per mosnjohjen e Kosoves si shtet me vehte nga Jugosllava,e ka fain edhe BE,pasi pranoi hapjen e negociatave me Jugosllavin,duke mos i vene kushte.Kosoven nuk e kane njohur edhe disa shtete te tjera.Po cili duhet te ishte e te jet roli i BE?Takimi i sotem ne Gjermani,mund te sjell nje ere te re per Ballkanin.Gjermania duhet te luaj nje rol pozitiv ne rajonin ton dhe Europen e trazuar.

    Reply to this comment
    • Misamaras August 18, 21:24

      Ka nje element ketu qe gazetarja nuke analizon. Adenheim Group qe ka vrare kryesuesin e delegacionit ka qene i financuar nga amerikanet dhe anglezet, njesoj si brigadat e kuqe ne itali. Tr gjith udheheqsit gjermane qe kane dashur te bejne ekspansion te Gjermanise ne mesdhe dhe ne Afriken Veriore jane vrare soe avioni ju ka shperthyer ne ajer. Pea kane qene Amerikanet dhe Anglezet ata qe nuk kane lejuar qe Gjermania dhe Shqiperia te kishin nje shkembim ekonomik.

      Reply to this comment
      • Carlito August 28, 17:46

        …megjse gjeopolitika ndryshon ne kohe, ne rreshtat e intervistes nuk dallova ndonje note simpatie te vecante per Shqiperine apo ceshtjen shqiptare ne vecanti, perkundazi Gensheri shpreh simpati te vecante per Jugosllavin dhe modelin e Titos per te mbajtur popujt e ndryshem ne nje Shtet.Qofsha i gabuar por duke analizuar qendrimin gjerman te diteve tona , qe naivet e politikes se tiranes po e interperetojne si vemendje te vecante te Gjermanise per Shqiperine ,me duket se eshte thjesht nje rikthim ne konceptin e Jugosllavise qe simpatizonte Gensheri, dmth ate te modelit te shume popujve nen nje ombrelle e cila duket te jete ombrella e BE, fakti i perzgjedhjes pikerisht te ketij momenti, kur ksenofobia evropiane sa vjen ne rritje dhe normalisht nuk duhej qe Europa ti kushtont ndonje vemendje realitetit Ballkanas ne fakt ka 2 shpjegime sipas meje qe kercenojne Europen, e para rreziku RUS qe vjen nga Lindja , dhe reziku i fondamentalizmit islamik qe vjen nga Lindja e Mesme, dhe mqs Ballkani historikisht ka qene fuci baruti ku gjen simpati te gjere per te 2 kauzat e mesiperme u pa ndoshta ky si moment per te nderhyre

        Reply to this comment
  2. MARKO August 18, 15:02

    MERKEL SMA DO MENDJA QE TE KETE DASHURI ME RAMEN. PO DICKA VLERESON TE KY NJERI QE NE SHQIPTARET NUK JEMI NE GJENDJE TI VLERESOJME.

    Reply to this comment
  3. pelivan August 18, 15:04

    Nje dacke edukuse,por, nga ato me xixa syve!… jo vetem per serbet,por edhe per mvartsit e tyre ketu, ne Partin “Demokratike”,te familjes birishiste…

    Reply to this comment
  4. Sokol Kolonja August 18, 15:25

    Une propozoj qe Edvin Kristaq Rama t’a mari Sali Ram Berishen si mjek personal
    ne menyre qe ta shikoi me mire ne krah te Merkelit. Me kete rast te mesoi edhe si flitet ne koferenca nderkombetare .

    Reply to this comment
    • shpellari king August 18, 15:36

      Ahahhaahahahahahahahahah…
      Super koment.

      Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati August 19, 17:53

      Sala flet shkelqyer ne konferenca nderkomebtare, ndaj mos ja fut pordhes

      Biles edhe vete Markel e ka cituar fjalen e Sales ne Parlamentin Europian -Keshtu qe mos u beni qesharake

      Ndersa ne kete rast Markel e merr Edin , sepse vetem EDI RAMA nga gjithe lideret e Ballkanit flet per paqen midis shteteve ballkanike duke i dhene prioritet bashkepunimit rajonal ne te gjitha fushat …nderkaq qe lideret e tjere ballkanike flasin vetem per “te drejtat” e minoriteteve cka nenkupton luften

      Keshtu qe edhe Markel i ka shmangur fare ata nga axhenda e saj personale dhe ka qendruar vetem me Edin per tu treguar se nuk eshte dakort fare me mentalitetin e tyre luftarak

      Reply to this comment
  5. beni August 18, 15:42

    Po shume mire. Te lumtur duhet te jemi te gjithe. Se gazetat e PD 1 gol ben jonuzaj dhe japin 1 jave,kurse kete lajm nuk e japin,se u eklipson tymsen qe hodhen me canen

    Reply to this comment
  6. Tirona Fanatics August 18, 15:47

    Kur ta nigjoje Sala ket lajm do i bjere t’fiket :lol:…i modh je EDO,hipja Merkelit… boje ket sakrifice per popullin tat,mase na jep noi lek 😀

    Reply to this comment
  7. cen-durimmadhi August 18, 16:27

    -Fajin e ka Sala kur tha;-jemi ne vend te dyte,mbas gjermanise..i ka bo magji

    Reply to this comment
  8. Piro August 18, 16:28

    Politikanet e Shqiperise ende nuk kane kuptuar se Europa edhe si Europe e Bashkuar do te mbetet Europe e kombeve (kjo eshte ajo qe ngul kembe Franca prej me shume se gjysem shekulli).
    Fuqite e medha te Europes punojne njekohesisht me plan A (si shtete brenda Europes se Bashkuar) dhe plan B (si kombe te vecanta ne qofte se Bashkimi Europian provon se eshte i paqendrueshem).
    Gjermania per arsye te njohura teknologjike, demografike, etike, ka patur gjithenje pozite dominuese ekonomike ne Europe dhe do te mbetet e tille per nje te ardhme aq te larget sa mund te parashikohet. Interesat e saj gjeopolitike, gjeostrategjike dhe ekonomike kerkojne ruajtjen e nje zone te saj te influences ne Ballkan, ku hyn edhe zona e influences gjermane qe u krijua nen shekuj nga dominimi austriak i Europes Lindore dhe Ballkanit. Ne Ballkanin e sotem kjo zone perfshin si nje minimum, Sllovenine, Kroacine, Bosnjen dhe Shqiperine, pa logaritur prirjet gjermanofile te bullgareve qe per gati gjysem shekulli kishin nje mbret gjerman.
    Per fat te keq, politika e jashtme shqiptare nuk diti ta shfrytezonte kete konjunkture ne kohen e sundimit te Zogut. Vendosja e komunizmit ne Shqiperi pas luftes se dyte Boterore e beri te pamundur qe te shfrytezohej kjo konjunkture. Ne te vertete Enver Hoxha, vetem pas prishjes me Kinen, hodhi nje hap diplomatik afrimi me Gjermanine duke deklaruar nga Kongresi i 8-te i PPSHse se perkrahte te drejten e popullit gjerman per ribashkim (nje deklarate e padegjuar deri ne ate kohe nga ndonje udheheqes shteti europian e as nga vete qeverite gjermane).
    Me lidhjen e marredhenieve diplomatike me Gjermanine Perendimore nga fundi i viteve 80, te cilat u celebruan edhe me ardhjen e zevendes kancelarit dhe ministrit te jashtem te Gjermanise perendimore ne Tirane Shqiperia humbi nje rast historik te paperseritshem, qe po te shfrytezohej do ta bente Ramiz Aline nje Skenderbe te dyte.
    Qeverite shqiptare te pas 1990 ishin politikisht dhe ideologjikisht krejt te papergatitura per te kuptuar rendesine e lidhjeve me Gjermanine, per ekonomine dhe te ardhmen e Shqiperise.
    A do te ngrihet qeveria e sotme shqiptare dhe Edi Rama ne lartesine dhe vizionin e nevojshem per te kuptuar kush eshte “ALEATI” (harroje Greqine e Turqine) i vertete strategjik i Shqiperise, pas SHBA?
    Kjo mbetet te shihet por cdo shqiptar atdhetar lutet qe qeveria e sotme, me ne fund , ta kuptoje kete.

    Reply to this comment
  9. Sali komunisti August 18, 16:57

    Kjo date do te jete fundi I Kriminelit Sali, do te pesoj atak ne zemer.

    Reply to this comment
  10. Mirditori August 18, 17:14

    Me ne fnd po fillon ti vije Shqiperise pak era evrope!

    Krenar per Kryeministrin!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi August 18, 19:55

      Ta shohim çdo të thotë ky pozicionim krah Merkelit i z. Rama? Por nuk besoj se bëhet për karshillëk ndaj të tjerëve!? Në diplomaci lëvizjet janë shumë të kujdeseshme dhe nuk mund te shprehet kaq hapur se Shqipëria është favorite!?? Koha do ta tregojë por dhe lëvizjet politike,diplomatike dhe ekonomike në vijim? Mos kemi të bëjmë me një renditje kryeministrash sipas rendit alfabetik ku pozicionohet shteti i tyre? Nuk e di ? T’ja lëmë asaj çfarë do të artikulohet në tryezën e takimit dhe kohës? Tung!

      Reply to this comment
  11. latifond August 18, 17:31

    Heret a vone do te shkoje lumi ne shtratin e vet.Maloket e Evropes,sllavo serbet,qe erdhen nga stepat e egra te azise do te shkojne ne fis dhe Ballkani do te perfaqesohet nga vendasit me te hewrshem, qe jane rraca indo-gjermane,dmth.shqiptaret.Vete shqiptaret nuk do te perfaqesohen nga nje malok paranojak pa identitet,por nga nje qytetar me tradite,qe vjen nga nje familje me tradite ne art,ne shtetformim,ne kulture.Keto vlera zoterinjte e Evropes, Gjermanet,i cmojne shume.

    Reply to this comment
  12. PALOQJA IPD-SE August 18, 17:54

    po luli babes do shkoje ta rruaje merkelit dhe edi rames se nuk ka kellqe lul baba martaneshi edi ja ke fut lulit para e mrapa

    Reply to this comment
  13. alfade August 18, 19:28

    Nje krenari per shqiptaret ! Djali yne eshte plot mend dhe jo sharlatani e nje milion shkelmave !

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi August 18, 20:48

      VR !!! /@/@/@ Dashuri gjermane gjeopolitike,gjeostrategjike apo ekonomike ??? Ta shohim çdo të thotë ky pozicionim krah Merkelit i z. Rama? Por nuk besoj se bëhet për karshillëk ndaj të tjerëve!? Në diplomaci lëvizjet janë shumë të kujdeseshme dhe nuk mund te shprehet kaq hapur se Shqipëria është favorite!?? Koha do ta tregojë por dhe lëvizjet politike,diplomatike dhe ekonomike në vijim? Mos kemi të bëjmë me një renditje kryeministrash sipas rendit alfabetik ku pozicionohet shteti i tyre? Nuk e di ? T’ja lëmë asaj çfarë do të artikulohet në tryezën e takimit dhe kohës? Tung!

      Reply to this comment
  14. shpatar August 18, 20:15

    Ne qe jemi me te vertet shqiptare duhet te jemi krenar qe me ne fund po vlersohemi nga bota e qyteteruar.Historia jone e trubulluar nga cibanet ne gjirin tone ka filluar te dali ne sy te botes. Ska rendesi qe je fukata .Rendesi ka se cfare mjelli gatuan .Deri me sot Shqiperia ka gatuar krunde per popullin e flori per pushtetaret .Le te shpresojme qe ky vlersim i z.Merkel te hapi nje faqe te re per popullin me te diskredituar nga politika 23 vjecare .

    Reply to this comment
  15. M A R K O August 18, 20:36

    Po Berisha çthote … amani … se mos peson ndonje infrakt…?

    Reply to this comment
  16. Paul August 19, 02:44

    What a retard, and what a shame to have someone like him for president. You should disappear from the face of earth, you are an embarrassment to our nation. May GOD give you the punishment you deserve!

    Reply to this comment
  17. huk August 20, 20:37

    Vetem sllavet dhe dyshja Berisha-Basha nuk jane te lumtur per kete bashkim Shqiperi-Gjermani

    Reply to this comment
  18. ARBER RADOMI August 28, 22:06

    Bashkepunetorit te Sigurimit , me pseudonimin MARKO , i kujtoj qe , para se te “ironizoje ” me agrohumorin e tij Berishen , do te bente mire te mesonte qe , nuk thuhet INFRAKT , por INFARKT !!! Injoranti socialist MARKO , vec te tjerash , ka ” harruar ” se Berisha , para se gjithash ,eshte nder mjeket me te shquar shqiptar per semundjet e zemres dhe me studime te shkelqyera ne vend dhe ne France , ka marre titujt DR. dhe PROF, , ndersa Marko ( Miloshevici ) ka mbetur thjesht nje gungac i kuq , te cilit ,si tere sojit te tij , as varri , nuk do ia drejtoje shpinen !!!!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*