Debati për datën 29/ Kumbaro: 100 herë të më pyesin, 100 herë do të përgjigjem “me partizanët”…

November 29, 2017 20:19

Debati për datën 29/ Kumbaro: 100 herë të më pyesin, 100 herë do të përgjigjem “me partizanët”…

 

Nga Mirela Kumbaro Furxhi

Pasi i lodhi mediatikisht historianët (fatkeqësisht edhe këta shpesh të ndarë në llogore politike), ai veçse vijon të mbushë tashmë portalet duke mos ndarë – sërish me dashje- 29 Nëntorin si simbol të përfundimit të Luftës Antifashiste, të rreshtimit të Shqipërisë krahas Forcave Aleate dhe të Çlirimit të vendit nga nazistët, nga fillimi i një periudhe të errët e të rëndë për historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve, atë të diktaturës më të egër e më të gjatë që ka njohur Europa.
Me profesion nuk jam historiane prandaj nuk marr përsipër të bëj asnjë gjykim historiografik. Por jam edhe e angazhuar politikisht, e prandaj akoma më pak do e bëja një gjë të tillë, sepse historinë nuk e shkruajnë politikanët por historianët.
Por, jam shqiptare dhe bash si e tillë, sikur 100 herë të më pyesin se nëse do të kisha jetuar Luftën e Dytë Botërore nga cila anë do të rreshtohesha, 100 herë do të përgjigjem “me partizanët”. Siç bëri tezja ime që doli partizane në moshën 17 vjeç, siç bëri ati i saj e gjyshi im që i mbështeti me sa mundi financiarisht e materialisht, siç bëri familja e tim eti që numëron partizanë e dëshmorë.
Por, po ashtu 100 herë e më shumë, nuk do të rreshtja së thëni se regjimi i Hoxhës që u vendos më pas ishte një fatkeqësi kombëtare dhe aspak një përkthim i idealit për të cilën luftuan partizanët; përndryshe tezja ime s’mund të kishte dalë partizane që vetëm pak vite më vonë të dy prindërit (gjyshërit e mi) t’ia burgosnin me cilësimin “armik të popullit”; përndryshe familja e tim eti s’do të ishte radhitur me shumicë me partizanët që tim atë e jo vetëm, ta ndëshkonin në vitet 70 për “ide liberale” dhe “shkelje të vijës së partisë”, ndonëse punoi ndershmërisht e besoi verbërisht te një ideal irreal.
Asgjë e jashtëzakonshme në këto episode, përveçse një “déjà vu” e të gjitha familjeve shqiptare. Siç është pjesë e jetës së të gjithë brezit tim që jetoi fundin e viteve 80, padurimi, dëshira, përpjekja dhe veprimi, gjithkush sa mundi, – por padyshim i të gjithëve bashkë, – për të rrezuar diktaturën. Kaq.
Historinë do ta shkruajnë historianët e brezit tjetër, që do të jenë të shkarkuar nga vrandergjegjet e profesionit të ushtruar nën diktaturë. Deri atëhere shoqëria do të evoluojë më mirë.
Sot dua të them: Gëzuar 29 Nëntorin që na kujton aleancën e Shqipërisë me forcat antifashiste dhe kur përkujtojmë me përulje ata të rinj që dhanë vitet e rinisë dhe jetën për një dashuri të madhe fare, te e cila besuan fort, dashuria për Atdheun!

Image may contain: 1 person, outdoor
November 29, 2017 20:19
Komento

13 Komente

  1. HAMDI TOBLI November 29, 20:46

    “Por, po ashtu 100 herë e më shumë, nuk do të rreshtja së thëni se regjimi i Hoxhës që u vendos më pas ishte një fatkeqësi kombëtare ” dhe e kunderta regjimi yt “lumtur kombetare” Me keto lloj ministrash ne do te shkojme ne fund te ferrit si komb .

    Reply to this comment
  2. partizani November 29, 20:50

    Ket nusen do ta morim partizane,i pelqen jeta e cetes…

    Reply to this comment
    • Tartufi November 29, 21:53

      E ka ne gjak nga tezija,daljen neper ceta,neper male,fera
      e driza. Dalja ne ceta,qe nje c thurje e kendeshme,nate dhe dite,pa kontroll,por leshuar ne gjirin e partise,per lirine
      e ducit,,, kohe per te qeshur ,me partizanllekun e kesaj race te c thurur,qe na prune shkerdhimin e madh te maleve per 70 vjet ne te gjithe kete Shqiperi.
      Edhe une do te zgjidhja keto ceta,se aty qe argetimi i madh,me tazet dhe hallat e ketyre ministrave te leshit.

      Reply to this comment
  3. kush e ktheu enverin ne legjende ? November 29, 21:00

    zonja Kumbaro nuk eshte viti 1991 qe keni frike akoma.
    .
    Nuk them se koha e e Enverit ishte e mire..por ishte e keqja me e vogel e mundeshme…
    .
    Edhe pse u tregua i ashper deri ne diktator ndonjehere cfare na kane pare syte pas 1991..e meritonin dajakun e tij qofte armiqte e brendshem qofte dhe ato te jashtem (armiqte e djeshem-miqte e sotem) qe e kthyen ate vend ne territor dhe hambar hashishi.
    .
    Ishte sulmi diversionit 40 vjecar i angloamerikanve nga athina dhe beogradi qe e bene enverin “diktator te dashur dhe te paharruar”
    .
    Bej pjese te ato shqiptare qe kam qene me teper se kritik me ate system sidomos pas 1974 Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..tani u shtua mesila dodovska dhe

    Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
    Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
    Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
    Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO) shkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
    *
    Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
    **
    Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
    ***
    Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
    ****
    Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *****
    Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
    ******
    Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
    *******
    Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
    ********
    Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
    *********
    Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
    Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
    Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
    Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
    Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
    Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
    Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
    *************
    Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
    Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
    Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
    Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
    Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
    I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
    Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.
    Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
    Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
    Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
    Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
    Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
    SHTRIGU I LUGUT TE ZI TE TROPOJES ME NDER ME THANE SALI QENEFI.

    Fakti nr 1 pse enver hoxha eshte shenjteruar ka te beje me tolerimin kriminal qe miqte tane dhe ju kumbaret e tyre po toleroni sali perbindeshin…

    Reply to this comment
  4. Permetari November 29, 21:49

    Ke folur sic duhet. Te lumte goja

    Reply to this comment
  5. intelektuali November 29, 22:05

    INDOKTRINIMI I MINASTERAVE TE EDVINIT NUK NJEH KUFINJ

    Komunistja e Edvinit, Kumbaro:

    Nga njera ane eshte 100 here me LANC-in jugosllav te Enverit, nga ana tjeter e cileson Enverin dhe regjimin e tij si nje kahsapane gjakatare.

    KUSH ESHTE E VERTETA?

    dhe:

    29 NETORI ESHTE “CLIRIM” APO “MALLKIM” PER SHQYPTARET?

    Besoj se askujt nuk i plas sot nese ka qene sakte 29 nentori apo nje date tjeter e vitit 1944 kur u larguan edhe gjermanet e fundit nga Shqypnia qe ishte harruar nga Fuqite e Medha nderluftuese si nje njolle e zeze ne harten e Botes, por qe kishte ngritur apetitin e Josip Titos per kauzen e Federates Ballkanike kur themeloi po me 29 netor Jugosllavine Komuniste si nje kundervenie te BRSS staliniste. Tito si nje komunist i regjur qe kishte jetuar gjate ne Moske dhe ishte njohur me barbarizmin e regjimit sovjetik dhe me krimet monstruoze te komunizmit ne Rusi dhe per kete arsye ishte i pari marksist qe hodhi tezen qe ne vitin 1943:

    TE KRIJOJME SOCIALIZMIN ME FYTYRE NJERIU

    Tito e kuptonte qe kjo ide per Federaten Ballkanike do te ishte nje mision i pamundur nen kupolen e Rusise Bolshevike te Stalinit prandaj i meshoi afrimit me Perendimin qe gjate Luftes duke perdorur autoritetin e madh qe gezonte levizja partizane ne Jugosllavi.

    Anglia ishte e para qe i u pergjegj mesazheve te Titos dhe dergoi ushtarake te larte te sherbimeve sekrete qe ne vere te vitit 1943 kur fati i gjermaneve ishte vendosur ne Moske dhe Stalingrad dhe disfata e Kurskut nuk kishte lene asnje dyshim se Bota do te ndahej midis Stalinit, Churchillit dhe Rooseveltit dhe qe secili do te donte te kollofiste copa me te medha te BYREKUT.

    KU ISHTE SHQYPNIA JONE NE KETO HESAPE?

    Per shumicen e atyre qe kane lexuar sado pak histori te mirefillte pergjigja do te ishte:

    SHQYPNIA NUK ISHTE NE LLOGARINE E ASKUJT!

    I vetmi qe interesohet per Shqypnine gjate Luftes ishte Josip Tito qe zgjoi i pari interesin e Anglise per nje vend Properendimor buze Adriatikut, ne veri te Greqise dhe prandaj derguan me vrap ne vere te 1943 ne Shqypni dy oficere te larte te Sherbimit Sekret me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare me kushtin per ndryshimin e kursit politik nga Lindja ne Perendim, por kjo oferte nuk perputhej me planet e Titos dhe e sabotoi ate me besnikun e tij, Enver Hoxha qe jo vetem sabotoi Mukjen, por spiunoi oficeret angleze tek gjermanet me lidhjet qe kishte me Bahri Omarin.Me tej cfare te thuash dhe tregosh si filloi rrokellitja kokeposhte e Shqypnise ne drejtim te Beogradit dhe Moskes deri ne 29 nentorin e vitit 1944 qe filloi me vrasjen me tortura barabare te Sekretarit te ambasades se SHBA ne Tirane, Loni Adhami, nderprerjen e maredhnieve dipllomatike me SHBA dhe UK, masakren me vrasjen e anglezeve ne kanalin e Korfuzit dhe fushaten masive kunder deputeteve opozitare me masakrimin e intelektualeve properendimore shqyptare me te vetmin qellim:

    INSTALIMIN E DIKTATURES STALINISTE NE SHQYPNI

    Dhe pytja qe duhet t’i bejne vetes sot shqyptaret por me shume Politika jone Kombetare eshte:

    CFARE I SOLLI SHQYPNISE 29 NENTORI I ZI JUGOSLLAV SHQYPNISE?

    sepse:

    Po te gjykojme nga pamjet e viteve 80-90 do te shikojme vetem katastrofe dhe mjerim total, por po te shikojme sot 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit kur Edi Rama me Llie Floririn ngazellehen si BOSA te shtetit me 29 netorin fatal qe mbolli MURTAJEN bolshevike dhe qe e ka mbuluar Vatanin me kanabis e droge duke i detyruar shqyptaret te ikin nga Shqypnia si te marre nga syte kembet, kjo do te thote se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE SHQYPNI QE NGA KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES.

    Reply to this comment
  6. intelektuali November 29, 22:06

    INDOKTRINIMI I MINISTRAVE TE EDVINIT NUK NJEH KUFINJ

    Komunistja e Edvinit, Kumbaro:

    Nga njera ane eshte 100 here me LANC-in jugosllav te Enverit, nga ana tjeter e cileson Enverin dhe regjimin e tij si nje kahsapane gjakatare.

    KUSH ESHTE E VERTETA?

    dhe:

    29 NETORI ESHTE “CLIRIM” APO “MALLKIM” PER SHQYPTARET?

    Besoj se askujt nuk i plas sot nese ka qene sakte 29 nentori apo nje date tjeter e vitit 1944 kur u larguan edhe gjermanet e fundit nga Shqypnia qe ishte harruar nga Fuqite e Medha nderluftuese si nje njolle e zeze ne harten e Botes, por qe kishte ngritur apetitin e Josip Titos per kauzen e Federates Ballkanike kur themeloi po me 29 netor Jugosllavine Komuniste si nje kundervenie te BRSS staliniste. Tito si nje komunist i regjur qe kishte jetuar gjate ne Moske dhe ishte njohur me barbarizmin e regjimit sovjetik dhe me krimet monstruoze te komunizmit ne Rusi dhe per kete arsye ishte i pari marksist qe hodhi tezen qe ne vitin 1943:

    TE KRIJOJME SOCIALIZMIN ME FYTYRE NJERIU

    Tito e kuptonte qe kjo ide per Federaten Ballkanike do te ishte nje mision i pamundur nen kupolen e Rusise Bolshevike te Stalinit prandaj i meshoi afrimit me Perendimin qe gjate Luftes duke perdorur autoritetin e madh qe gezonte levizja partizane ne Jugosllavi.

    Anglia ishte e para qe i u pergjegj mesazheve te Titos dhe dergoi ushtarake te larte te sherbimeve sekrete qe ne vere te vitit 1943 kur fati i gjermaneve ishte vendosur ne Moske dhe Stalingrad dhe disfata e Kurskut nuk kishte lene asnje dyshim se Bota do te ndahej midis Stalinit, Churchillit dhe Rooseveltit dhe qe secili do te donte te kollofiste copa me te medha te BYREKUT.

    KU ISHTE SHQYPNIA JONE NE KETO HESAPE?

    Per shumicen e atyre qe kane lexuar sado pak histori te mirefillte pergjigja do te ishte:

    SHQYPNIA NUK ISHTE NE LLOGARINE E ASKUJT!

    I vetmi qe interesohet per Shqypnine gjate Luftes ishte Josip Tito qe zgjoi i pari interesin e Anglise per nje vend Properendimor buze Adriatikut, ne veri te Greqise dhe prandaj derguan me vrap ne vere te 1943 ne Shqypni dy oficere te larte te Sherbimit Sekret me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare me kushtin per ndryshimin e kursit politik nga Lindja ne Perendim, por kjo oferte nuk perputhej me planet e Titos dhe e sabotoi ate me besnikun e tij, Enver Hoxha qe jo vetem sabotoi Mukjen, por spiunoi oficeret angleze tek gjermanet me lidhjet qe kishte me Bahri Omarin.Me tej cfare te thuash dhe tregosh si filloi rrokellitja kokeposhte e Shqypnise ne drejtim te Beogradit dhe Moskes deri ne 29 nentorin e vitit 1944 qe filloi me vrasjen me tortura barabare te Sekretarit te ambasades se SHBA ne Tirane, Loni Adhami, nderprerjen e maredhnieve dipllomatike me SHBA dhe UK, masakren me vrasjen e anglezeve ne kanalin e Korfuzit dhe fushaten masive kunder deputeteve opozitare me masakrimin e intelektualeve properendimore shqyptare me te vetmin qellim:

    INSTALIMIN E DIKTATURES STALINISTE NE SHQYPNI

    Dhe pytja qe duhet t’i bejne vetes sot shqyptaret por me shume Politika jone Kombetare eshte:

    CFARE I SOLLI SHQYPNISE 29 NENTORI I ZI JUGOSLLAV SHQYPNISE?

    sepse:

    Po te gjykojme nga pamjet e viteve 80-90 do te shikojme vetem katastrofe dhe mjerim total, por po te shikojme sot 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit kur Edi Rama me Llie Floririn ngazellehen si BOSA te shtetit me 29 netorin fatal qe mbolli MURTAJEN bolshevike dhe qe e ka mbuluar Vatanin me kanabis e droge duke i detyruar shqyptaret te ikin nga Shqypnia si te marre nga syte kembet, kjo do te thote se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE SHQYPNI QE NGA KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES.

    Reply to this comment
  7. Minotauri November 30, 05:19

    Eshte ministre tipike e kabinetit Rama!
    Pa kombetarizem si inspirim,
    pa bosht moral per te dhene shembull ndertues,
    pa kujtese, dmth pa konsideruar te shkuaren- pervoje e pashmangshme,
    pa busull, dmth pa drejtim te duhur,

    pragmatiste te pacipe,
    demokrate qe ende levdojne monizmin
    socialiste pa kahje sociale

    te paskrupull, mjaft te ngjiten Malit
    malit te luftes te matur me viktimat
    jo me rezultatin e pritshem,

    antifashiste te ardhur prej lojes me te,
    aleate me komunizmin e Moskes
    jo me Perendimoret,

    mezipriten te mbeteshin nen sllavet
    packa se levdojen At Zef Pllumin dhe
    pikerisht kjo ministre hapi dosjen e Musine Kokalarit…?!

    Nuk jane demagoge, jane genjeshtare
    qe s’kursejne as padijen e verberine e te pareve te tyre,
    as lotin e burgjet e tyre…

    thjesht qe te shfaqen si Te Majte
    kur vetem per korrupsion shquhen!

    Reply to this comment
  8. Arben November 30, 08:30

    PO TI DIL NE CETE MOJ BUCE, AMA

    NE NUK NA MESON DOT SI PUNA JOTE.

    Reply to this comment
  9. Jimi November 30, 12:19

    I pavdekshem do te mbetet Shefqet Musaraj! Me mire se c’e ka damkosur ai, askush prej nesh nuk munde ta damkose ate klase bashkepuntoresh te fashizmit ne Shqiperi. Sot po lehin pinjollet e tyre per kete faqe te lavdishme te historise se popullit shqiptare. Lehni laro!

    Reply to this comment
  10. Kamunisti November 30, 13:19

    Koment mediokriteti. Jo per faktin pse thote se “do isha me partizanet” por per faktin se keta nuk arrijne te qartesojne mendimet e tyre te perkatesise sociale, te se vertetes dhe historise dhe si te tille produkti eshte nje hermofrodit i shemtuar dhe pa personalitet.
    Nqs nuk arrini Znj/ Ministre te cliroheni nga komplekset dhe modelet e antivlerave te cilat gjate viteve te trazicionit i kane kthyer vlerat dhe historine me kokeposhte, me mire mos komentoni fare se dukeni shume siperfaqesore dhe pa thelb ne ate qe thoni.
    Te jesh antifashist ne bindje dhe te gjykosh drejt me te mirat dhe te keqijat ate se cka erdhi pas clirimit, nuk te ben me pak kontaporane dhe gjoja moderne ne mendesi! Perkundrazi.

    Reply to this comment
  11. Amerikani November 30, 13:31

    E di si thua ti mi zonje? Ne mijerat e socialisteve te cilet e besuam Ramen ne 2013 dhe “luftuam” qe ai te vinte ne pushtet, ajo çka erdhi me pas, (ashtu si ne kohen e luftes qe ti na e quan “kriminale”) pra ishte te beheshe ti ministre pa qene asnje dite ne “lufte” dhe ata shoket e tu te mjaftit e te rileshit qe ju nxori shoku EnverRama nga menga e ju beri kr/bashkish, ministra e drejtore doganash e tatimesh e andej e kendej. Prandaj me koherente ne gjykim dhe lejini kete pelivanlleqet dhe me partizanet dhe me ballistet. E se fundmi te shoqja partizane tju vije turp qe po i bini verdalle ish ushtaraket qe jane ropatur nje jete te tere per Atdheun dhe slate ordiner e hajdut pulash gjoja te “denuar politike” pa u dhene para.

    Reply to this comment
  12. Vicens November 30, 14:55

    Enver Hoxha ishte dhe mbetet personalitet dhe dinjitoz per kthimin e shqiptareve nga njerez me bisht qe per jastek kishin kercunj, qe per tavoline kishin sofra druri, per drite kushin kandila , dhe dhe oxhak me tym te zi, dhe per libra, kishin psallmat e hoxhes dhe te priftit ! Vetem ai sitem ndroi shume shpejt fytyren anadollake qe kishte Shqiperia ne shekuj ! Duhej nje burre si Enveri te ndodhnin kaq shpejt transfirmime, ne mentalitet ne formim kombetar dhe unifikim te shqiprareve ne mbrojtjen e territoreve tona nga grabitjet e fqinjeve, me vorio e pirin, dhe rezikun e kthimit te Shqiperise ne republiken e 7 te jugosllavise !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*