Kumbaro: Galeria Kombëtare nuk preket, por do rehabilitohet

July 17, 2018 14:48

Kumbaro: Galeria Kombëtare nuk preket, por do rehabilitohet

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur sot në rubrikën “Opinion” të News24 për turizmin dhe risitë e këtij viti.

Ajo u shpreh se ky sezon i ka kaluar pritshmëritë për nga fluksi i pushuesve, si dhe shtoi se organizimi këtë vit ka qenë kryesisht përmes paketave të plota të udhëtimit dhe itinerareve.

“Jemi përpjekur të organizohemi ndryshe këtë vit, e para me paketa të plota udhëtimi por edhe me itinerare siç është ‘Rrugët e besimit’ apo itinerarin e kujtesës. Janë objektet e kultit, si të besimit katolik, ortodoks e mysliman që bëhen pjesë e tureve. Numri i objekteve të kultit që kemi restauruar vitet e fundit është i madh.

Kemi krijuar itinerarin e ‘Rrugëve të besimit’, si në Korçë, ku ka një numër të madh kishash në Voskopojë etj. Është dhe itinerari i kujtesës. Po kthejmë kujtesën në vende të vizitueshme. Muzeu i gjethit është një stacion i rëndësishëm. Jemi duke punuar për Spaçin.”

Ajo përmendi edhe Galerinë e Arteve, duke thënë se kjo e fundit do të riorganizohet si dhe do t’i vendoset një emër i ri.

“Muzeu Kombëtar po përgatitet për një periudhë rehabilitimi. Brenda vitit do kemi projektin e ri për të kaluar më tej në zbatim. Galeria Kombëtare e Arteve merr emrin e ri Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Ka një fond të jashtëzakonshëm të veprave qoftë të para 100 viteve, qoftë të realizimit socialist.

Godina është mjaft e amortizuar, kërkon riorganizim. Kemi projektin e radhës. Galeria Kombëtare ka statusin monument kulture dhe me ligj ajo nuk preket, por rehabilitohet. Do të ketë një koncept të ri bashkëkohor dhe do të ketë teknologji moderne.

Ndërtuam 4 muze në mandatin e kaluar, besoj që të gjitha institucionet e mëdha kombëtare janë në listë sepse që kur janë ndërtuar nuk janë prekur”, u shpreh ministrja.

s.a/dita

July 17, 2018 14:48
Komento

4 Komente

  1. info analitike July 17, 15:43

    Kush i beson me kesaj Pipi Corapegjates!

    Reply to this comment
  2. Drini July 17, 15:50

    O zot cfare gdheje kemi minister kulture !

    Reply to this comment
  3. Doni i Qetë July 17, 17:31

    Po fondin super të jashtëzakonshëm, që për momentin hijeshon muret e Kryeministrisë, zyrën e KM-Piktor Mediokër-Hajdut, do t’i grumbullojmë te MKAB-ja? Kështu, krahas atyre të para 100 viteve e atyre të realizmit socialist, kemi edhe këto të Rilindjes ERdoganiste osmËne (2013 – )

    Reply to this comment
  4. Dhimbia e Madhe Popull. July 19, 00:44

    Zonja e nderuar Ministre e kulture dhe artit,po ate Muzeun e Arrsimit Kombetar ne Tirane Shkaterruar sa mbyllur, kur do ta hapni?! Turpi kohes pseudodemokraci.Spo falasim per monumentet apo Muzete e fshatrave me Histori…sa biblioteka as ne qytete jo ne fshat…keto shikonise Kishat e xhamite kane istitucionet e tyre.Pa tjeter dhe ato mire qe rigjenerohen,Shifni me gjere..znj. ministre..
    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*