Kumbaro homazh për Kasem Trebeshinën: Njeriu pa bujë që na la sot, më mbet në mendje përherë

November 8, 2017 11:56

Kumbaro homazh për Kasem Trebeshinën: Njeriu pa bujë që na la sot, më mbet në mendje përherë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka kushtuar një homazh në faqen e saj në Facebook, Kasem Trebeshinës, shkrimtarit të njohur shqiptar, simbol i disidencës në vitet e diktaturës, i cili u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare.

Kumbaro rrëfen njohjen e parë me shkrimtarin, në vitin 1992 kur përkthente në frëngjisht “Historia e atyre që s’janë”.

“E kam njohur shkrimtarin Kasem Trebeshina, në vitin 1992, e kam njohur me kureshtjen e zbulimit të personazhit për të cilin të gjithë flisnin por pak e njihnin. Ende s’e kisha lexuar.

Fati prej përkthyeseje ma solli që ta lexoja për së pari si lexuese shumë e vëmendshme.

Përktheva në frëngjisht një prej pjesëve të tij teatrale, “Historia e atyre që s’janë”. Për disa muaj punuam bashkë për çdo faqe, ku njoha shkrimtarin që vinte shpesh në dyshim krijimin e vet si në një proces të komplikuar autopsie tekstuale, duke qëmtuar shkronjat, fjalët, rreshtat.

Njohje e çuditshme dhe komunikim me retrospektivën që e kishte bërë Trebeshinën të shkruante një tekst që nuk ta rrokte mendja se mund të shkruhej në vitet e diktaturës.

Më pas, në po atë vit, “L’histoire de ceux qui ne sont plus” u vu në skenë ne Paris në teatrin e Shkolles së Lartë të Teatrit “Pierre Debauche”.

Ministria e Jashtme franceze ftoi autorin dhe përkthyesen e tij në Francë për të marrë pjesë në premierë dhe për një vizitë kulturore në Paris.

Njoha në atë javë njeriun Kasem Trebeshina, i thjeshtë dhe befasues në mënyrën se si vëzhgonte ngultaz veprat e artit në muzetë e famshëm të kryeqytetit frëng të cilit ia njihte fort mirë historinë.

Më vonë i lexova veprën ndryshe, ndërsa njeriu pa bujë që na la sot më mbet në mendje përherë”, shkruan Kumbaro.

November 8, 2017 11:56
Komento

4 Komente

  1. Preza November 8, 12:28

    Po mire zonja Kumbaro, pse po na i thua keto??
    Per te treguar qe ti e njihje njeriun qe pa pritur, tu kujtua qe ishte kaq i madh…dhe qe ti personalisht kishe patur nje bashkepunim me te??
    Si tu kujtua kaq papritur tani qe ai vdiq. ??
    Nderkohe ju zonja Ministre keni kater vite qe uleni ne karrigen dhe postin, i cili pikerisht merret me kulturen, letersine, shkrimtaret, artin, trashegimine, etj ….ne keto kater vite nuk u kujtove asnjehere, nuk u kujtove qe ketij shkrimtari te lodhur nga hallet e vuajtjet, i kishe marre disa para dhe nje rruge falas ne Paris, sic po e tregon vete…
    Duhet te vdesin njerezit qe te kujtoheni ju kokat boshe, qe na drejtoni se sa i madh, apo i famshem pa fame, ishte ky apo ai i madh, qe sa ishte gjalle nuk e donim dhe nuk na kujtohej, dhe tani qe vdiq vrapojne te gjithe ta qajne e ti thurin lavde, duke u shpallur miq e te aferm te ketij shkrimtari, simpatizante e pelqyes sipas rastit, ne kete rast figures se shkrimtarit te vdekur qe mundohen ta lartesojne ne vdekje, sepse kishin harruar papritur qe ishte gjalle, pak dite me pare kur ishte gjalle….
    Midis shume lavdeve pasvdekjes, lavde qe dolen qe pa gdhire, por perseri me vonese nga goja e thare prej gjumit te nates, te nje tjeter te madhi e kokebosh, ne kete rast dora vete Kryeministri harraq, qe edhe ai kishte harruar qe Kasemi ishte gjalle, ishte edhe lavdi se shkrimtari ishte… i heshtur….Ky nuk eshte nje lavd per te mos u marre ne konsiderate…Ishte i heshtur-thane…
    E thane kete lavd qe te justifikonin harresen e tyre, qe te qanin rehat Kasemin pa asnje brenge per amnezine e tyre, e thane per te justifikuar paaftesine qe i ndjek ne cdo hap, jo vetem per rastin, por per te tere portofolin e portofolet qe mbajne ne duar, me te cilat ushqejne vetem egon dhe deshirat e tyre…
    Lavdi eshte edhe per ne te gjithe….me vete thone-popull i mire ky i yni….popull i heshtur…. popull i heshtur….pushtet i gjate…!!

    Reply to this comment
  2. lili November 8, 16:28

    Nuk te eçi puna per ta bere hero kete komunist kriminel,edhe pse shume u mundove per te fituar poena fale tij,e impresionove vetem Ramen ….

    Reply to this comment
  3. Fatmiri November 8, 17:47

    Ministre Kumbaro !Ju nuk mbani pergjegjesi per jeten private , qofshin keta edhe njerez te medhenj te artit.por une , nuk pashe ceremoni varrimi , neqofte se ju ishit njoftuar se ai do te varrosej ketu , mund te ishte organizuar nji ceremoni shteterore per te , ashtu sic u veprua per Vace Zelen.

    Reply to this comment
  4. owl November 9, 02:21

    Cudi si ka ardhur te varoset ketu se ai nuk e mbante veten per shqiptar .Ai thoshte jam Turk.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*