Kumbaro “i dorëzohet” Instagramit, foto e parë nga Përmeti!

June 5, 2017 19:59

Kumbaro “i dorëzohet” Instagramit, foto e parë nga Përmeti!

Mirela Kumbaro nuk i ndahet promovimit të Përmetit, aq sa pikërisht me një foto të qytetit të luleve ka zgjedhur të “inagurojë”  edhe hapjen e llogarisë së saj në Instagram.
Ministrja e Kulturës është një tjetër politikane që  i bashkohet ndjekësve të shumtë të kësaj platforme sociale, me një profil që e ka hapur vetëm një ditë më parë.
Kumbaro njihet për pasionin e saj ndaj fotove dhe vazhdimisht në rrjetet e saj sociale, Twitter apo Facebook poston imazhe pikante nga vende të ndryshme piktoreske nga jugu në veri  por edhe punë nga ministria që ajo drejton.
Në fotot e para Kumbaro, veç pamjeve magjepsëse nga sheshi i qytetit marrë nga takimi me të rinjtë zhvilluar gjatë vizitës së Ramës në Përmet,  ka hedhur edhe foto nga kalaja e Gjirokastrës në netët e Festivalit Folklorik për Fëmijë , që kulmoi mbrëmjen e 3 qershorit.
June 5, 2017 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*