Kumbaro: “Kultura dhe Tirana, sfida jonë në Venecia”

May 27, 2018 21:34

Kumbaro: “Kultura dhe Tirana, sfida jonë në Venecia”

 

TiranaZeroSpace hapi dyert në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës, Venecia 2018, në prani të vizitorëve të shumtë që shprehën interes për pavijonin shqiptar, i cili prezantohet në Arsenale.

Pavijoni shqiptar komisionohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe kurohet nga një ekip që ka si emërues të përbashkët qasjen e thellë kritike ndaj projektimit, një qasje kjo, që kërkon stimujt jo vetëm në botën vizuale, por gjithashtu inspirohet nga pëlhura sociale, njerëzimi, historia dhe kultura lokale si e tërë.

Ky është prezantimi i pestë i Shqipërisë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Bienales, Venecia, në një vijueshmëri dhe përfaqësim nga Ministria e Kulturës që nga viti 2014, si një nga politikat e forta për të zhvilluar diplomacinë kulturore.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shpreh në ceremoninë e hapjes: “Kam nderin dhe përgjegjësinë e madhe që për të pestin vit të prezantojmë së bashku me artistë të ndryshëm dhe arkitektë shqiptarë edicionin e pestë në Bienalen e Venecias, njëherë  të artit dhe njëherë të arkitekturës, pikërisht këtu në Arsenale, ku tashmë Shqipëria ka ngritur vatrën e vet, e cila me sa duket do të jetë e gjatë”.

l.h/dita

May 27, 2018 21:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim