Kumbaro për televizionin francez: Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, kemi bërë detyrat

June 8, 2018 19:03

Kumbaro për televizionin francez: Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, kemi bërë detyrat

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaron se Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj për hapjen e negociatave me BE.

Në një intervistë për TV5Monde, Kumbaro tha se vlerësimi i KE për progresin e vendit tonë në procesin e integrimit ka qenë objektiv dhe se asgjë e keqe nuk i vjen Europës dhe as BE-së nga hapja e negociatave për Shqipërinë.

Gazetari: Ka një numër vendesh të cilat nuk janë dakord, rasti i presidentit Macron, si mund t’i bindni ju ata që të ndryshojnë mendim?

Kumbaro: Nuk është momenti për hyrjen e Shqipërisë në Europë. Është vetëm të hapim negociatat për hyrjen e Shqipërisë që do të marrë kohën që duhet. Por KE është deklaruar në favor dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave jo hyrjen e Shqipërisë në BE. Të jemi të sinqertë, Shqipëria e ka bërë rrugën e  saj. Nëse KE është shprehur për hapjen e negociatave është se të gjithë ekspertët që ndjekin punimet dhe evoluimet që ka bërë dhe janë përmbushur nga Shqipëria dhe shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve ka konstatuar se detyrat e shtëpisë janë bërë dhe se jemi gati të hapim negociatat. Kjo nuk do t’i ndryshojë asgjë Europës dhe as BE-së.

Kumbaro tha se futja në BE nuk është objektiv vetëm i qeverisë, por gjithë shoqërisë shqiptare.

Kumbaro: Jo vetëm objektiv por ka qenë gjithmonë një emocion i madh dhe më lini të konfirmoj se kur diktatura ra në Shqipëri në ’90, slogani i të gjithë shqiptarëve dhe që erdhi shumë natyrisht ishte duam një Shqipëri si gjithë Europa. Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri gjatë këtyre viteve por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, ky slogan që ka një bindje, është gati një “fe”. Shqipëria gjeografikisht dhe historikisht është në Europë dhe nëse ka diferenca ato janë vetëm politike dhe ne jemi aty për t’i përmbushur.

o.j/dita

June 8, 2018 19:03
Komento

6 Komente

  1. Evropa June 8, 20:25

    Diferencat nuk jane politike por kryesisht ekonomike dhe sociale dhe nuk mjafton te thuash i bera detyrat mesuese me jep tani dhuraten se nuk je ne pozicionin e femijes. Shqipetaret mund te vendosin edhe te mos hyjne ne BE dhe te zgjedhin rruge te tjera.

    Reply to this comment
  2. drenova June 8, 21:01

    Asgje nuk keni permbushur zonja ministre!
    Me letra ju mund te mburreni se keni mbushur mijra faqe me ligje si Europa,por zbatimi i tyre eshte skandaloz!
    Pra popullit i duhet zbatimi i tyre e jo reklama!
    Ne se paskeni permbushur detyrat,pse drejtesia sot eshte e kriminalizuar dhe viktimat mbesin perhere viktima dhe krimineli po kriminel,por i fituar?
    Cfare detyre ke permbushur si qeveri kur i gjithe veriu eshte i ngujuar nga gjakmarrja dhe shteti hesht dhe nuk funksionbon fare?
    Mijra familje e femije jetojne atje si ne mesjete pa ushqime,pa drita,pa uje,pa mbrojtje etj dhe ju heshtni!
    Cfare kushtesh keni zbatuar ju kur ne te gjithe piramiden shteterore nuk ben asnjeri pritje populli dhe me ankesat e qytetareve nuk merret askush?
    Na kerkoni qe te denoncojme korrupsionin dhe e thoni ju qe perbeni shtetin e korruptuar,prandaj edhe na keni mbyllur gojen per te denoncuar se nuk ju leverdis e verteta!
    Kam 2 vjet qe denoncoj shkeljet ligjore dhe vjedhje nga UKT ne Tirane,por as Bashkia e Tiranes,as kryeministri,as Avokati i Popullit e as KLSH nuk veprojne por hiqen si te pa ditur?
    Do thoni ju,se meqenese te gjithe nuk te paskan dhene te drejte atehere e ke ti gabimin e jo ata!
    Pikerisht ketu eshte “MADHESHTIA” e korrupsionit dhe e padrejtesise shteterore sa edhe emisionet investigative si STOP dhe FIKS FARE nuk kane guxuar te trajtojne ankesen time nga frika e pushtetit apo per interesat e tyre!
    Cfare kushtesh paskeni zbatuar ju kur ka 4 vjet qe eshte denoncuar ne media perdorimi i miellit kanceroz serb per prodhimin e bukes dhe shteti ka heshtur?
    Cfare kushtesh keni zbatuar ju kur e shisni ujin e PA PIJSHEM per uje te pijshem duke vjedhur qytetaret dhe demtuar shendetin e tyre?
    Cfare kushtesh keni zbatuar ju si qeveri kur miliona emigrante shqiptare,kane kerkuar te mbyllin kontraten e ujit me UKT se nuk banojne ne Tirane prej vitesh,por UKT nuk ua mbyll vetem se do t’u grabise taksat vendore?
    Vetem me keto probleme te ujesjellesit i grabiten qytetareve qindra milione leke,por qeveria hesht!
    E informoj kryeministrin keto grabitje,por kryeministri,si hazerxhevat dhe si specialist i te gjitha fushave me pergjigjet se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA”!
    Jo, more kryeminister!
    Po Bashkia qe eshte aksionerja kryesore ne UKT me mbi 80%,a nuk varet nga qeveria e juaj?
    Po kur njerezit vjedhin ujin apo dritat,pse ti i kercenon me burg,ndersa kur vjedh UKT qytetaret ti si qeveri nuk ke pune?
    Atehere per cfare te duam ne populli ty si qeveri kur nuk pergjigjesh per asgje ndaj nesh?

    Reply to this comment
  3. shvejku June 8, 22:17

    Mos e shqetesoni qeverrine se nuk ka hallin tuaj te vockel!
    Qeverria ka hallin e madh qe Europa te pranoje te hape negociatat me Shqiperine,qe neser kryeministri Rama te kete me cfare te mburret dhe te tregohet me shume arrogant dhe harbut sec eshte!
    A nuk veproi keshtu edhe Berisha pasi bota na futi ne NATO pa asnje merite?
    E shikoni qe e gjithe qeveria po jep shfaqje ne popull duke treguar dashurine e saj me gisht prapa se u shqye per ne?
    Na kritikoni-thonin dikur kinezet,por ama kur i kritikoje ta mbanin veth ne vesh tere jeten!
    Keshtru edhe kryeministri yne na kerkon te denoncome korrupsionin,por gojen na e ka mbyllur per deri sa nuk na degjon njeri!
    Te drejte ke,thone shkodranet,por GJE NUK TE TAKON!

    Reply to this comment
  4. Marin June 8, 23:52

    Ca detyrash ke bo o k…. e ndyre asgje nuk ke bo nuk eshte arrestuar asnje per korrupsion pensione 100eur ne muaj shendetsia skandal vetvrasjet ne maksimum

    Reply to this comment
  5. Lili June 9, 12:28

    Vetem deklaratat idioteske si kjo detyrojne evropen mos me ia dhane pelqimin as per hapjen e negociatave e lere me pranimin e shqiperise!
    A e di kjo zoje sa mija dosje jane neper zyrat e evrope,sepse i paskeni bere detyrat?!a e di kjo zoje sa mija hek toke te qytetareve francez,me origjin shqiptare ende nuk i keni kthye trashegimtareve,e po do ti qe qeveria franceze te shtype te drejtat e qytetareve franceze per trashegimi per bythen e Mireles…
    Francezet vetem ju vezhgojne se sa seriozisht e keni,edhe mbasi i dine punet ma mire se mireka ,me millionat e saj,…

    Reply to this comment
  6. Lili June 9, 12:29

    Le ridicule ne tue pas,sinon ça ferait longtemps su’elle serait morte cette idiote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*