Prezantohen kandidatët në Gjirokastër, Kumbaro: Dilema e familjes sime kur iu bashkova PS-së

May 17, 2017 17:55

Prezantohen kandidatët në Gjirokastër, Kumbaro: Dilema e familjes sime kur iu bashkova PS-së

Ministrja  e Kulturës , Mirela Kumbaro, njëherësh dhe kandidate për deputetët në qarkun e Gjirokastrës, prezantoi ekipin me të cilin socialistët do të kërkojnë  votën e qytetarëve në 18 qershor.

Përpara sallës së tejmbushur të teatrit “Zihni Sako”,  ministrja Kumbaro deklaroi se vetëm Partia Socialiste ka dhënë provat e sigurisë dhe të forces që do të bëjë shtet jo vetëm për anëtarët e Partise por për të gjithë shqiptaret

“Qyteti dhe Republika jonë, ajo e vërteta, është e të gjithëve dhe vetëm të gjithë bashke mund ta bëjmë Shqipërinë që duam. Me Partine Socialiste. Pasi ndërtuam projektin e Shqipërisë që duam, pasi filluam ta ndërtojmë bashkë dhe ta tregojmë bashkë se si është ky projekt, kemi detyrën dhe përgjegjësinë ta çojmë deri në fund, kemi detyrën ta kthejmë Qarkun e Gjirokastrës në qendrën e turizmit kulturor, dhe te prodhimit bujqesor, në referencën e pashmangshme të zhvillimit dhe të urës lidhëse të jugut të Shqipërisë me Europën”, tha ajo.

Ministrja Kumbaro zbuloi për herë të parë dhe vendimin për të qenë pjesë e PS.

“Mos shko”, më tha im atë, kur i thashë per ftesën që më bëri Edi Rama dhe Partia Socialiste për t’iu bashkuar skuadrës së Rilindjes në ndërtimin e qeverisë së re. “Politika është e pabesë, e vështirë, do të të njollosë.” Gjithmonë kam gjetur ujdinë me tim atë. Kësaj radhe nuk e gjeta. Unë vendosa të kaloj rubikonin dhe të futem në politikë duke marrë përsipër detyrën e ministrit të kulturës. Ai mbeti i pezmatuar, i trishtuar, plot ankth duke ndjekur çdo ditë mediat dhe titujt e gazetave që kur një grua del në mejdan të politikës nuk ta kursen baltën dhe fyerjen, dhe, si për të refuzuar përjetësisht këtë spektakël banal, ku nuk mund ta shihte të bijën të ndotej, vendosi ta ndalte jetën pak javë pasi unë e “zhgënjeva,” duke mos i shkuar per fije deshires se tij, por më parë më la amanet Gjirokastrën”, tha Kumbaro.

Edhe kandidatët e tjerë për deputetë, gjatë fjalës së tyre apeluan qytetarët të  votojnë në 18 qershor PS, si partia që do u sigurojë punë, mirëqenie dhe vijimin e projekteve transformuese.

Aktiviteti u çel me një dokumentar që pasqyronte investime që janë bërë nga qeveria Rama në këto 3 vite e gjysmë.

 

May 17, 2017 17:55
Komento

2 Komente

  1. Gjirokastriti May 17, 18:13

    Zonja Kumbaro, jam i bindur se Gjirokastra do dije te zgjedhè deputetin qe i duhet.
    Padyshim qe kjo jeni Ju !
    Gjirokastritet jane te urte dhe te mençur.

    Reply to this comment
  2. Nip Gjirokastre May 19, 21:14

    Po ta zgjedhin ate do tregojne qe jane koqe e zvlejne asgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*