Kumbaro vizitë në shkollën artistike të Gjirokastrës, i plotëson dëshirën flautistit të talentuar 

March 12, 2018 18:09

Kumbaro vizitë në shkollën artistike të Gjirokastrës, i plotëson dëshirën flautistit të talentuar 

 

Ministrja e Kulturës dhe deputetja, Mirela Kumbaro gjatë vizitës së saj në qarkun e Gjirokastrës është ndalur në shkollën artistike “Feim Ibrahimi”, ku i ka bërë një surprizë të bukur njërit prej nxënësve të talentuar të kësaj shkolle.

Kumbaro i ka dhuruar një flaut të ri Anxhelos nga Përmeti, duke i plotësuar kështu dëshirën e tij. Dëshirë, që ishte bërë publike edhe në kronika televizive për shkak të kushteve të vështira ekonomike të Anxhelos, i cili flautin e ka objektin më të çmuar.

Në shkollën artistike “Feim Ibrahimi” në #Gjirokastër me Anxhelon nga Përmeti, flautistin e ri që sot u pajis me flaut të ri siç e dëshironte. #EdukimPërmesArtit”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook, ku ka publikuar edhe disa foto.

Kumbaro tha se qëllimi i kësaj vizite është të shkohet drejt një iniciative për të mbështetur me instrumente muzikore shkollën e vetme artistike të Gjirokastrës.  Javën që vjen, kjo shkollë do të pajiset me instrumenta të tjerë muzikorë, që u vijnë në ndihmë fëmijëve të talentuar që studiojnë aty.

Ministrja e Kulturës shoqërohej në këtë vizitë edhe nga deputeti tjetër i qarkut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

l.h/ dita

March 12, 2018 18:09
Komento

4 Komente

  1. Adih March 12, 20:48

    Babagjyshja e vitit te ri .Ne qofte se hapni shkolle muzike z Ministre shteti duhet ti paisi me vegla muzikore ,te gjithe nxenesit ,qofte edhe ato instrumente te lira qofshin . Dulla babai i juaj shpirteror ,i paiste ne kohen e tij te gjithe nxenesit me instrumente ,dhe nuk u bente babagjysh i vitit te ri si ju ripjellsit e socem ,,pasardhesit e tij te dashur .

    Reply to this comment
  2. Lili March 13, 08:39

    Skandaloze, eshte vetem skandaloze qe qeveritaret tone te fitojne poena me punen qe NUK e kane ba..Se shkollat e musikes DUHET te kene pajisjet, se femijet DUHET te kene mundesi te barabarta ne shkollim,qofte shkollim normal,a shkollim profesional,se per kete ne paguajme taxa.
    Nuk paguajme taxa per te pasur ministra qe kur t’ju teket shperndajne bamiresi,jo paguajme taxa qe ministrat te miremanaxhojne taxat tona e te mundesojne zhvillimin per te gjithe,e jo milliona per Kumbaron e shoket e saj,edhe «  dhurata bamiresi » aty ku eshte nje e drejte minimale qe femijet e Shqiperise do te dije te gezojne : shkollim ne nivel,me lenden e misikes, teatrit ,etj etj jo si gjera elitare po si gjera normale.
    Eshte e patolerueshme spektakli i «  bamiresise se tyre » qe ne fakt tregon vetem sa larg shtetit normale jemi
    Perendite zdrypin tek populli,edhe bejne mrrekulli,kjo eshte nentexti i keso shfaqje,
    Edhe kjo eshte e padurueshme,ofenduese,edhe nuk mbulon mjerimin e arsimit,sidomos arsimit artistik ne Shqiperi.
    Disgusting ,te luajsh me anderat e femijeve si mija te tjere nuk kane «  fatin » te takojne Perendeshen qe  » realizon » anderen e tyre….
    Te tallesh me paret e shqiptareve,duke mos krijuar kushte neper shkolla,po duke dhuruar kur t’ju teket me zemergjenesi,qe s’ju kushton asgje, …
    Po t’ia kishte dhuruar me paret e veta,millionerja jone bile….

    Reply to this comment
  3. Dn March 13, 08:41

    Ouahhh,cfare mrrekuli,
    Shkolla e musikes,ma ne fund u pajis me nje instrument
    Arritje per te cilen edhe bota duhet te merrkulohet,apo jo…

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D March 14, 07:09

    Mire;kur;
    Ministria “shtrin kembet, sa ka jorgane”…

    Faleminderit Zonja ministre Kultures Kumbaro, sa vepruat atje ne Gjirokastes me shkollen e Kultures,per ate talent;djale permetar.
    E pasofshi kete dhe ne shkollat e tjera.
    Sa flet koemntuesia “lili” me vjen keq ;gjuha zgjedhur ajo per kete rast, me duket tendecioze..
    Si permetar mesues qe jam,urime atij TALENTI,qe na pasofte te madhin Laver Bariu me shoke..
    Besoj ministria; Shtrin kembet sa ka jorgane(Fondet).
    Shteti; ti shtoje fondet per arsim e kulture.

    Me konsiderate;nje jete me arsim -kulturen.
    Mesuesi pensionist ne prag te 82 vjetorit.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*