Kume: Dorëheqja e anëtarëve të KQZ-së të ndalohet me ligj

January 31, 2015 17:13

Kume: Dorëheqja e anëtarëve të KQZ-së të ndalohet me ligj

Ish-Kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shprehet se për të mos përsëritur rastet që KQZ të mbetet e paplotësuar, është e nevojshme që të  ndërhyhet në Kod, duke ndaluar dhënien e dorëheqjes nga ana e anëtarit të zgjedhur të këtij institucioni.

Sot ky institucion është i vendosur nën trysninë e afateve kohore për përgatitjen e zgjedhjeve lokale. Sot ku 4 anëtarë janë të opozitës dhe 3 të mazhorancës, referuar kërkesave të kodit nuk duhet diskutuar si i tillë. Kodi zgjedhor parashikon ndërtimin e KQZ-së në bazë të parimit të përfaqësimit politik dhe balancimit të plotë, ku 3 anëtarë të jetë në mazhorancës dhe 3 të opozitës. Për sa i përket kryetarit kodi parashikon një procedurë tjetër për zgjedhjen e tij. Një procedurë e cila devijon, kushdo mund të jetë kryetar i këtij institucioni në rast se dëshiron dhe plotëson kushtet e parashikuara në ligj.

Duke qenë se edhe kjo procedurë është përcaktuar si e tillë, që zgjedhja e tij mund të bëhet vetëm me votat e mazhorancës aktuale në parlament është edhe ky një perceptim i cili nuk është në ajër”, shprehet Kume për Temën.

Për sa i përket mundësisë së futjes së teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme lokale, eksperti i çështjeve zgjedhore thekson se është gati e pamundur, pasi vetë klasa politike shqiptare nuk ka qenë e interesuar.

 

 

January 31, 2015 17:13
Komento

1 Koment

  1. ??? January 31, 18:19

    E drejta e doreheqjes nuk sanksionohet me ligj edhe sikur te hidhesh perpjete more sakat nga trute. Si mund te ndalosh zgjedhjet personale te individit me ligj? Cdokush ka te drejte te vendose se ku do te punoje. Eshte tmerr kur mendon se ky ka qene ne krye te KQZ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*