Kunatat “tronditin” Beratin, dhunë, goditje dhe tentativë vetëvrasjeje
Nga Arkiva
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga qyteti i Beratit. Një grua është dhunuar dhe goditur me mjet prerës nga kunata e saj.
Policia njofton se ka qenë shtetasja V. P., 55 vjeçe, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prerës kunatën e saj, shtetasen V. P., 52 vjeçe, banuese në Berat.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V. P., 55 vjeçe, e cila po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia, ka shkuar në banesën e saj dhe është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës, duke tentuar vetëvrasjen. Kjo e fundit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento