Nga Plehrat, te Blushi

October 1, 2016 12:24

Nga Plehrat, te Blushi

Nga Viktor Malaj

“Sigurisht që e vërteta është pjesë e moralit dhe, madje, shumë e rëndësishme për shoqërinë” – Tomas Xheferson

 

Kundër Vetes

Ndryshimi i ligjit për importimin e mbetjeve nga ana e shumicës parlamentare ka ngjallur me të drejtë një debat të gjerë shoqëror dhe politik. Nga njëra anë është një pjesë e shoqërisë civile që, megjithëse duket që nuk e ka sa duhet të qartë situatën, proteston kundër importimit të mbetjeve plastike, atyre prej druri, kartoni dhe hekuri. Megjithëse jam i vetëdijshëm se këto lloj ambalazhesh nuk sjellin rreziqe nëse administrohen si duhet, unë i bashkohem shqetësimit të tyre.

I bashkohem këtij shqetësimi sepse ndryshimet e sotme mund të jenë fillimi i ndryshimeve më të mëdha dhe më të dëmshme nesër. Mbi të gjitha, e konsideroj të padenjë qëndrimin dhe veprimin e qeverisë lidhur me këtë problem, jo për shkak të dëmit që mund të sjellë akti, por për shkak të paqëndrueshmërisë së parimeve, normave dhe qëndrimeve të kryeministrit të sotëm.

Të kesh qenë prerazi kundër importimit të plehrave dhe mbetjeve, pa kurrfarë dallimi, kur ishe në opozitë, të anulosh në mënyrë demonstrative një ligj sapo vjen në pushtet dhe pastaj ta rikthesh këtë ligj, qoftë edhe pjesërisht, kjo do të thotë të ulësh ndjeshëm besimin popullor në premtimet dhe qëndrimet e tua, do të thotë të vetëzhvlerësohesh dhe të punosh kundër vetes.

Se cila është arsyeja e këtij veprimi, nëse është nevoja e madhe për shtim të ardhurash buxhetore, ndikim i politikës së BE-së apo ndikime të errëta, nga të cilat nuk i ndahet shpirti Saliut, unë nuk jam në gjendje ta përcaktoj. Ajo që di me siguri është vetëvrasja graduale e shumicës qeverisëse. Lejimi i importimit të mbetjeve të kategorive të lartpërmendura nuk e bën Shqipërinë më të pastër, siç thotë kryeministri, por nuk është as “katastrofë kombëtare” siç pretendon klouni i opozitës që dikur e ka propaganduar dhe votuar një ligj që lejonte importimet e mbetjeve të të gjitha kategorive.

Ndjesa e tij e sotme për votimin e atij ligji në 2011 është hipokrizi e kulluar, pasi po të ishte i ndershëm do të duhej të kërkonte ndjesë për 330 milionë dollarët e shpërdoruar të rrugës Milot-Morinë, për nënshkrimin e Marrëveshjes Antikombëtare të Detit me Greqinë, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, falsifikimin e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës etj. Sikur opozita e sotme të kishte qenë gjithnjë kundër importimit të mbetjeve dhe të mos thoshte sot në mënyrë hipokrite dhe mikluese se “mbetjet janë helm” (kjo është arsyeja pse ato administrohen, veçohen, përpunohen dhe riciklohen në të gjitha vendet perëndimore), atëherë unë do e përshëndesja qëndrimin e saj.

Por, një grupim politik i cili, para 5 vitesh, thoshte “duhet ta votoni ligjin që lejon importimin e mbetjeve për hir të së ardhmes së fëmijëve tuaj” dhe sot hiqet si e penduar, është një opozitë që meriton të tallet nga shqiptarët. Meriton të tallet ngaqë pendesa është akti i fundit që ajo zgjodhi të shfaqë, çka është kryekëput në kundërshtim me natyrën e saj.

Në gjithë jetën e saj politike të zhveshur nga arsyeja, morali dhe ligjshmëria karakteristikë ka qenë dhe është këmbëngulja marrake për të fshehur dhe tjetërsuar të vërtetën, për të shkelur ligjin dhe parimet. Qëndrimi i saj i sotëm synon t’i shtojë nja 100 vota në zgjedhjet e vitit tjetër dhe s’ka të bëjë fare me parime që mbrojnë shëndetin e popullit dhe as me pendesën e shprehur nga Lulëzimi me porosi të mentorit të tij.

 

Banditët e fuoristradave

Në harkun e një jave tre gangsterë që drejtonin makina të shtrenjta nuk iu bindën policisë dhe madje edhe e aksidentuan makinën e shërbimeve policore duke vrarë një polic e plagosur disa të tjerë. Tipi social i gangsterit me xhepa plot me para të fituara nëpërmjet krimeve dhe që zotëron e drejton makina luksoze është pjellë e “Demokracisë” çerek shekullore. Tiparet e përbashkëta të këtyre individëve që përfaqësojnë “njeriun e ri” të shoqërisë shqiptare janë injoranca mbresëlënëse, shpërfillja e familjes, shoqërisë dhe shtetit, të cilat demonstrohen për të shprehur sa më dukshëm kundërvënien ndaj ligjit dhe rregullave të bashkëjetesës qytetare. Më shumë se këto tipare të tyre të trondit paaftësia dhe mosdashja e vazhdueshme e shtetit për t’i bërë zap këta tipa antisocialë dhe mjaft të dëmshëm. Ata gëzojnë antipatinë dhe neverinë e shumicës së popullsisë, por janë joshës për individë të kategorisë së tyre dhe disa femra mendjezbrazura rrugësh apo ekranesh që shiten lirë dhe vazhdimisht me zbritje çmimi për shkak të formimit të deformuar kulturor dhe karakterit të tyre pa asnjë parim moral.

Guximi i gangsterëve të fuoristradave, përveç papërgjegjësisë së tyre individuale e sociale, vjen edhe nga besimi se mund t’i shmangen ndëshkimit ligjor për shkak të lidhjeve me zyrtarë shtetërorë, apo sepse mund të korruptojnë lehtësisht drejtësinë. Është e çuditshme se si asnjë qeveri nuk heton dhe verifikon se si disa banditë adoleshentë apo fare të rinj zotërojnë dhe drejtojnë makina dhjetëra mijëra eurosh pa punuar askund.

Nga ana tjetër, gangsterizmi i këtyre banditëve ordinerë merr zemër edhe nga sjelljet e padenja dhe banditeske të disa deputetëve siç ishin dy rastet e fundit në Dibër (Ndoka dhe Shehu) dhe rasti i një deputeteje torollake që, kur e ndaloi polici në Lezhë para dy muajve, iu hakërrye në mënyrën urdhërore: “Shko mblidh hashashin!”. Sjelljet prej të forti të parlamentarëve, qeveritarëve dhe të shtetarëve të tjerë  vazhdojnë të jenë frymëzim për gangsterët e rrugës.

Çfarë ndryshimi ka sjellja e gangsterit injorant në Kukës që i thoshte policit: “E shka je ti bre burrë? Hiqe kapelen e hajde të rrahemi dhe do ta shohësh”, me sjelljet e deputetit dhe kandidatit për kryetar bashkie të Dibrës, Sh.Shehu që i hakërrehej policit: “Shko preke po deshe dhe do ta shohësh!”?

Çfarë ndryshimi ka sjellja e këtij gangsteruci provincial të Kukësit që i thotë policit: “Ta shij nanën” me sjelljen në parlament të ish-kryeministrit Berisha që i thoshte deputetit opozitar: “Po nëna dhe motra jote çfarë do të bëhen? Prostituta do të bëhen?” Për të ndryshuar të ardhmen tonë duhet të fillojmë ndryshimin nga lart, të “qërojmë” së pari gangsterët me imunitet, të çdo krahu qofshin.

 

Verbëria ndaj të verbërve

Gjashtë pjesëtarë të familjes Hatia në Roskovec, të gjithë të verbër dhe pa prindër, kërkonin ndihmë nga bashkia dhe shoqëria para pak ditësh. Ata nuk kërkonin makina luksoze, as vila shumëkatëshe, as udhëtime e pushime përrallore në Maldive, por thjesht shtimin e një dhome shtëpie dhe asfaltimin e një rrugice pranë shtëpisë së tyre për të mos u rrëzuar gjatë ecjes. Mjerimi s’ka fat, ka vetëm zhele,- thoshte Migjeni para 90 vitesh.

Po sot, cili është fati i mjerimit?

A janë të verbërit qytetarë të shoqërisë sonë dhe a iu përket pushteti edhe atyre, sadopak? Ku janë biznesmenët tanë “të ndershëm” e “të ndjeshëm” që aq para sa iu nevojiten gjashtë të verbërve të sipërpërmendur i shpenzojnë në një fundjavë me dashnoret e radhës? Ku është humanizmi i shoqërisë dhe i shtetit? A e meritojnë fëmijët shqiptarë që edhe pas një shekulli përsëri “Janë fëmijët e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e fëlliqta rreth e qark tryezës, mbi të cilën hangri darkë një qen i pamëshirshëm, me bark shekulluer gjithmonë i pangishëm”?

 

Lojërat Politike Kundër Vendit

Pas shumë spërdredhjeve dhe pengesave që i bëri miratimit të Reformës në Drejtësi, opozita aktuale shqiptare po përpiqet të bëjë një lojë tjetër që ka si qëllim të vetëm vonimin e plotësimit dhe zbatimit të kuadrit përkatës ligjor dhe, rrjedhimisht, pengimin dhe shtyrjen e kohës së fillimit të negociatave për pjesëmarrje në BE.

Loja “e ligjshme” me të drejtën për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vetingut (verifikimit) është haptazi një veprim i qëllimshëm i menduar nga i Marri i Facebook-ut dhe i zbatuar pa ngurrim nga palaçot e tij të oborrit politik. Gjithsesi, shqiptarët do të kenë rastin të jenë edhe një herë spektatorë të një akti tjetër të dramës shqiptare e ngjashme me atë që na përcjell legjenda e Kalasë së Rozafës.

Asnjë nga aktorët e dramës nuk do të muroset fizikisht, por do të muroset moralisht pas zhvlerësimit të pandalshëm përgjatë shumë viteve.

 

Parti apo Kauzë

Në shumicën e herëve e kam mbështetur qëndrimin e z.Ben Blushi, pasi në bindjen time ai ka pasur dhe ka të drejtë për shumë nga ato që thotë. Gjithashtu, nuk e konsideroj të gabuar, ndonëse pak të tepruar, mënyrën e ngritjes dhe interpretimit të problemeve që ai trajton. Duke pasur parasysh eksperiencën shqiptare, por duke iu referuar edhe asaj jashtë Shqipërisë, dëshira dhe tentativa për të krijuar parti të reja sa herë ndeshesh me murin brenda formacionit tënd politik, më duket sa e gabuar aq edhe e padobishme.

Me gjithë respektin për Blushin dhe Hafizin, më duhet të them se aftësia dhe zotësia e një politikani qëndron në rezistencën dhe këmbënguljen e tij për të bindur dhe imponuar idetë e tij brenda partisë që i përket. Kjo është rruga më e gjatë dhe më e vështirë, por kjo është edhe rruga që i shërben më shumë vendit dhe popullit.

Duke qëndruar dhe luftuar brenda “shtëpisë” tënde politike janë mundësitë ta ndreqësh atë godinë, ndërsa duke krijuar parti “për kunj”, sepse është e qartë që s’mund të arrish asgjë më shumë se heqjen e 1% të votave formacionit ku bëje pjesë, individi politik as nuk arrin të hipë në pushtet dhe, aq më pak, të përmirësojë punët e Shqipërisë.

Për aq kohë sa nuk të është hequr e drejta e fjalës dhe kundërshtimit brenda partisë dhe nuk je përjashtuar prej saj për këto arsye, qëllimet e krijimit të një partie tjetër nuk janë as të qarta, as bindëse dhe as të dobishme. Nga PD-ja u përjashtuan apo u vetëlarguan qindra figura dhe u krijuan disa parti politike. Ky fenomen nuk e përmirësoi fare PD-në, përkundrazi e degradoi dhe  shumica e partiçkave u rikthyen në gjirin e “nënës parti” atëherë kur kjo “nënë” kishte degjeneruar shumë më tepër se në kohën e “disidentëve”.

Kush do të përmirësojë partinë e vet dhe, rrjedhimisht, edhe Shqipërinë, duhet të jetë një kalorës luftarak i pamposhtur brendapërbrenda “kështjellës” së vet politike. Përndryshe, do të mbetet një luftëtar i vetmuar që vringëllin shpatën rreth mureve të kështjellës pa u bërë kurrë as komandant dhe as zot i kështjellës.

 

 

Botuar sot në DITA

October 1, 2016 12:24
Komento

15 Komente

  1. Monika Kryezeza ish prostitute tani eskort e Saliut October 1, 12:44

    Malaj,per fat te keq dua te them qe ne kete shkrim ke dashur te thuash shume e nuk thua asgje.Shqiperija ka 25 vjet qe digjet dhe parlamenti ANTISHQIPETAR vazhdon e i ben fresk SALI NERONIT!

    Reply to this comment
  2. Kujtimi October 1, 14:20

    Kjo puna e plehrave tregoi mire para gjith shqiptareve se Rama esht nje pleh po aq sa Sala, ne mos me keq. Ky desh mbushi Shqipnine me armet kimike, po nuk e lejoi populli. Sot populli mbas 3 vjet qeveris Rames esht ma i tremb e ma fukara pranaj nuk del kunder importit plehrave. Sa ma i varfer nji popull aq ma i pa ndjeshem esht ndaj pa drejtesise. Sa ma i tremb per jeten e zymte, aq ma fort i duron kurrizi samarin siper. Qeveria e Rames do kujtohet si qeveria Plehnave.

    Reply to this comment
  3. Agroni Jaupi October 1, 15:25

    z.Viktor,ne gjithe shkrimin vetem tre rjeshtat e fundit kane kuptim dhe ku gjithsecili duhet te mbeshtetet fort.Qeveria e Edi Rames duhet mbeshtetur fort sepse eshte e vetmja qeveri qe ne menyre dinjitoze po lufton te beje shtet.Gjate ketyre vjeteve Edi Rama per hir te saj ka vepruar kunder vehtes,si per ligjin ndaj energjise elektrike qe ishte gjysma e shqiperise qe nuk e paguante etj….etj…Pra kjo qeveri e bindur per pasojat e saj po lufton e vendosur per nje shtet me te vertet ligjor dhe per tju bashkuar B.E..se me dinjtet.Katrahura ku na katandisi bimbashi SERB keto 26 vjet eshte e pa llogariteshme,prandaj duhet mbeshtetur EDI fuqishem.Edhe dordolecet e shoqerise civile te cileve ju ka dale boja si vegel qorre e kriminelit Berisha duhet injoruar sic u injorua me kendin e lojrave.Qendrimi dinjitoz dhe i pa lekundur i Edi Rames i japin kuptim edhe tre rjeshtat e fundit te analizes tuaj.Me respekt te vecante per analizat tuaja.

    Reply to this comment
  4. rilindasi i ri October 1, 15:39

    Viktor Malaj e nis shkrimin per ;plehrat Edi Rames dhe e vazhdon deri ne fund kunder Opozites dhe ben Blushit. Edhe ky paskaqene nje kollone e peste i maskuar i Edi Rames per t’u bere i besueshem ne popull qe sot te besojme ate qe na tjote se: Edi Rama e do Shqiperine te paster duke sjelle helme ne Shqiperi. Sa turp! Nuk thone me kot se nuk duhet me ia ngrit kenegen trimit deri minuten qe do te vdese. Ne ia kemi ngritur me kot kengen ketij te ashtuquajturit “te drejtit” Viktor Malaj. Tradhetar i popullit si dhe gjithe Rilindja edhe ky. Keta jane socialistet e Rilindjes se Edi Rames.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 1, 20:50

      Viktor Malaj, spiuni i Sigurimit te Shtetit dhe enverist fanatik nuk ka si te jete ndryshe, por prape ka dicka pozitive ne shkrimin e tij megjithese e fillon me Edvinin dhe e mbaron me Saliun duke harruar fare temen e DITES qe eshte:

      MASHTRIMI TIPIK ENVERIST I EDI RAMES PER PASTERTINE E PLEHRAVE TE MAFIES ITALIANE ASHTU SIC GENJEU SHQYPTARET PER PASTERTINE E ARMEVE KIMIKE TE ASADIT QE I QUAJTI SI KARAMALE BAMIRESIE PER POPULLIN TONE.

      Pozitivja eshte se Viktor Malaj ka kuptuar me ne fund te VERTETEN per Partine e Punes ashtu sic e kuptoi edhe Andrea Stefani do kohe me pare.

      Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. October 2, 10:16

        Questa frase é del 1920 !

        [[ frase e filozofes ruso- amerikane Ayn Rand ,
        iku nga rusia per shkak te Revolucionit rus ]]

        Quanto ti rendi conto che , PER PRODURRE ,
        é NECESARIO ottenere il concenso
        di coloro che non produkono nulla ;
        Quanda hai la prova che il denaro Fluisce a coloro che non commerciano con merci ,
        ma con Favori ;
        Quando capisci che molti si arricchiscono con la corruzione e l’influenza , piu che di lavoro ,
        e che le leggi non ci proteggono da loro , ma al contrario ,
        essi sono protetti dalle leggi :;
        Quando ti rendi conto che la corruzione é ricompensata , e l’onesta diventa AUTO-SACRIFICIO
        Allora poi affermare senza paura di sbagliarti,
        CHE LA TUA SOCIETA E CONDANATA .

        Reply to this comment
      • Mallakastra October 3, 23:21

        Nje gomar me pseudonime ” intellektual ” por edhe me shume pseudonime te tjera ka shprese se sheron ligesine e tij, marrezine e tij si dhe mungesen totale te personalitetit duke fyer dhe etiketuar artikullshkruesit. Ndjenja e inferioritetit e mundon deshperimisht. Duket se eshte pa shpetim. Cfare t’i bejme ? Ta ftojme te Na sherbeje si berber.

        Reply to this comment
  5. kris 1 October 1, 15:59

    madheshtia e Rames eshte e padiskutueshme.Luften per te bere zap fukarenjte e drejton vet ndersa luften ndaj krimit dhe korrupsionit ja la aleateve Berishes dhe Metes.

    Reply to this comment
    • Celsi Kashtes October 1, 17:47

      Une problemin nuk e shoh ke “madheshtia” e Rames, por ke vogelsia e atyre “liderave” qe sapo ja hypin fronit pozicionohen kunder mases.

      Reply to this comment
  6. Xeni October 1, 17:06

    Hahah

    Reply to this comment
  7. Celsi Kashtes October 1, 17:38

    Mire o Viktor po nuk e kuptuam se pse e fillove me vetevrasjen e qeverise per shkak te luhatjeve te theksuara qe po shfaq Rama, jo vetem persa i perket moralit te tij te paqendrueshem, por edhe ne aftesine e tij drejtuese per te mobilituaer masat drejt zhvillimeve progresive, dhe e perfundove duke u munduar te zbehesh rendesine qe ka dhe ka patur lindja e nje force te tille politke, e cila do te mund te behej vertet nje rivale e forte kunder katovicareve qe na lane peshqesh bythefishkurt e PPSH. Ashtu te urdheruan, apo ashtu ta thote mendja? Per mendimin tim Shqiperia ka urgjentisht nevoje pwr politikane me moral te qendrueshem si Blushi dhe integritet si Rama. Dmth. nje hybrid midis ketyre te dyve,

    Reply to this comment
  8. intelektuali October 1, 20:37

    O enveristi fanatik Viktor Malaj qe qan vazhdimisht ne DITA per Partine e Punes dhe mbron unitetin e saj nga ARMIQTE e brendeshem si Ben Blushi, por qe ke filluar edhe ti te kuptosh te VERTETEN si Andrea Stefani, ne intelektualet properendimore shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij, baballare te Rilindjes Socialiste te Edi Rames te themi:

    EDI RAMA NUK FSHIHET DOT ME PAS SALI BERISHES

    sepse:

    EDI RAMA ESHTE ME GENJESHTAR SE SALIU DHE ME KAQOL DHE I PA AFTE SE TE GJITHE KRYEMINISTRAT KOMUNISTE DERI TANI.

    A nuk e pe si genjeu Merkelin ne Gjermani duke kerkuar falje per krimet e komunizmit dhe sapo mberriti ne Rinas dekoroi Nexhmijen dhe Viton me medalje trimerie dhe u dha pensione shtese veterani.

    Reply to this comment
  9. MeteH October 1, 22:18

    ARTIKULL I SHKELQYER NE GAZETEN SHPRESEDHENESE D I T A.JU LUMT MALAJT,ISLAMIT,STEFANIT E KO;QE BEJNE ANALIZA TE SAKTA DUKE NGJALLUR SHPRESE PER PUNEN E QEVERISE RAMA,I CILI ME REFORMA TE THELLA E ME KOSTO PER PS,PO KERKON TE BEJ SHTET,NGA AI RRUMPALLE I SALI MORTJES.UN SI QYTETAR E KUPTOI MIRE RAMEN.AI PUNON E SAKRIFIKON PER POPULLIN E JO PER KARIER TE GJAT SI K/MINISTER.AI NGA “O” E NGRITI EKONOMIN NE 3%.ELEKTIKUN E NXORI NGA HUMNERA E SALIUT.ARSIMIT I HOQI DIPLLOMAT FALLCO.REFORMOI PUSHTETIN VENDOR.PO RREGULLON INFRASTUKTUREN E TE GJITHA QYTETEVE TE VENDIT.REFORMA NE DREJTESI PO I JEP NJE YLL TE NDRITSHEM QE PO PERKRAHET NGA SHBA E BE,KU SALIU,LULI E LIKJA KANE NGELUR ME GISHT NE GOJR DUKE E DISKREDITUAR PARA BOTES,etj.POR AJO QE DUHET VLETESUAR ESHTE SE RAMA AS NUK KA VTARE NJERI,NUK KA VJRDHUR SI RR.E KOMBIT DHE AS KA SHITUR DETIN SI SB E LB.DHE KETA TE DY NUK KAN FUTYRE TE DALIN PARA POPULLIT E JO TE SYNOJNE TE VIJNE PRAP NE PUSHTET.RAMA DUHET TE NGRIHET ME LART NGA GAZETARET E NDERUAR TE D I T E S,PASI AI ESHTE PUNETOR,VIZJONAR,I SAKRIFICES,TOLERANT(DUKE DEGJUAR PORDHET E BLUSHIT 3 VJET DHE NUK E LATGOI NGA PS).SHPIFJET E SB,LB E KO,NUK E ZEROJNE DOT PUNEN E TIJ.DHE POPULLI E KA KUPTUSR RAMEN,NDAJ 3 HERE RRJESHT E KA VOTUAR PS E JO PD-ne,E CILA NGJAN SI NJE BANDE TRITOLRSH SIÇ E TREGON IZET HAXHIA NGA TURQIA E LARGET I DEGDISUR NGA DR.MORTJA.TYMNAJA E BERISHIZMIT BEHET ME WELLIM QE TE PENGOHET REFORMA NE DTEJTESI DHE,DERI TASHME JA KAN ARRITUR DIKE R SHTYRE ATE,PASI NE EMER TE KONSENSUSIT PO VONOHET STATUSI PER BE,KU SB,LB E LIKJA PO E BEJNE ME QELLIM PER TE RREZUAR RAMEN,I CILI PER MENDIMIN TIM ESHTE K/MINISTRI ME I MIRE NE KETO 26 VJET

    Reply to this comment
  10. MeteH October 2, 07:19

    JU LUMT D I T E S QE BOTON KOMENTET E MIA MODESTE PER TE MIREN E KETIJ VENDI ME AQ SA MUNDEMI,FALEMINDERIT

    Reply to this comment
  11. Bushi October 3, 13:57

    Zoti Malaj! Ke bere nje shkrim shume te mire,ku flet per situaten e soteme te keqe qe eshte nje realitet.Realiteti duhet pranuar ashtu siç eshte dhe nuk duhet te na vije zor.Qoft per mbetjet apo per ata njerez te priviligjuar me makina lluksoze qe duan te bejne ligjin,sidomos deputetet e pd-ke qe jane shume agresiv me njerzit sidomos me policine,duhet treguar vendi.Nga kjo lloj sjellje at nuk vijne me ne pushtet.Kete ata nuk e kuptojne,dhe si rezultat ata shtojne mosbesimin ne popull,dhe vjen deri te finalja qe eshte kutia e votimit.Kur nuk i voton populli se nuk i do,ata shpifin e thone se votat na i vodhen,kartelat e droges etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*