Kundërshtitë për ndarjen e re territoriale s’kanë fund

July 27, 2014 13:51

Kundërshtitë për ndarjen e re territoriale s’kanë fund

Tashmë nuk ka ditë që ndonjë komunë apo fshat, të mos kundërshtojë ndarjen e re territoriale.

Ditën e sotme në Bradashesh ka pasur protesta.

Banorët e saj kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin.

Por, edhe Kashari ka kundërshti për bashkimin me Tiranën.

Kjo, edhe pse tashmë kjo zonë është pothuajse njësh me Tiranën.

Komuna e Kasharit të mbetet njësi administrative më vete, pas i plotëson të gjitha kriteret ligjore për të qenë e tillë.

Kanë lënë të hapur edhe variantin tjetër, që komuna e Kasharit mund të jetë komunë qendër,që do të thotë se kësaj komune mund t’i bashkohene dhe pjesë të tjera të komunave të cilat janë më të vogla” tha kreu i kësaj komune, Besnik Fuçia.

Refuzimi sipas kryekomunarit vjen mbi këto arsye:

Për vetë pozicionimin gjeografik që ka Kashari bashkë me zonat e tjera që janë rreth e rrotul.

Kam parasysh kulturën dhe trafitën e këtyre zonave, kam parasysh kufijtë administrative, numrin e bizneseve që ka komuna”, u shpreh Fuçia.

Këto kundërshti pritet të shtohen, por qeveria duket e vendosur për të miratuar variantin e saj.

Ai do të paraqitet këtë javë për miratim në Kuvend./b.l

 

July 27, 2014 13:51
Komento

4 Komente

  1. Shaban Tapia July 27, 14:05

    Besnik Fucia i Kasharit eshte perbindesh ne krahasim me ish kryetarin Faik Fejzaj qe e futen brenda dhe qe prokurore, drejtor policie, politikane, gjyqtare e avokate seksere i morren milionat e vjedhura dhe e lane me llogari sa per te henger buke. Ndera ky e ka hak burgun dhe kthimin e milirdave qe ka vendosur, thuhet se ka afro 15 milion euro gjendje. Fucia i Kasharit eshte gropa e zeze e krimit urban ne TR, duke sajuar tendera pa fund e duke dhene leje kriminale ndertimesh se bashku me nje bande qe ka atje ne komune dhe qe hedhin vetem firma sic u thote ky. pastaj ndajne milionat qe fitojne ne forme gjobe 20% ose nje hyrje banimi ne cdo palat per secilin nga firmetaret. 7 pallate me 60% aksionere me truall publik te vjedhur me letra false i nderton shefi i policise ndertimore te komunes dhe 5 shefi i urbanistikes, pa dyshim me kryemenxher besnik Fucin, ose sic e quajne fucin e miliardave qe nuk ngopet duke vjedhur. ky kekron te sundoj

    Reply to this comment
  2. mitat July 27, 16:15

    O i shkreti “Fucia”qe ngeli pa zyre,kolltuqe ,makine e salltanete te tjera. Rri urte ore shejtan se ky shtet i ben punet aq mire sa ti dhe langot e tu qe dilni ne proteste,nuk keni hallin e popullit por te interesave personale.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi July 27, 21:35

      Nuk jam shumë i qartë nëse kjo reformë administrativo territoriale u projektua nga zyra dhe nga harta apo u shkel terreni komunë më komunë e fshat më fshat? Ka shumë zëra kunder dhe kjo nuk flet për studim të mirë të alternativave e të opinioneve komunitare ??? Tung!

      Reply to this comment
  3. info analitike July 28, 08:08

    Interesi i pushtetit qendror u perqendrua me teper ne aspektin politiko – elektoral, duke u perpjekur qe te kene nje situate te favorshme ne te gjithe territorin e Republikes. Koha e shkurter dhe insistimi qe u be per aprovim me shpejtesi, ishte prove e qarte qe nuk u be asnje konsultim ne terren pasi dihej se do te kishte kundershtime e reforma me siguri nuk do te kalonte ashtu sic e deshironte Rama, Cuci & Co.
    Persa i perket deputeteve me ne krye Tom Doshin, kishte disa kohe qe Ndreu paralajmeronte se do te kishte nje “fronde” deputetesh qe kerkonin shkarkimin e se paku nje ministri te qeverise Rama. Kuptohej qarte se per ke behej fjale dhe perse u mor me shpejtesi nisma per te goditur Lazaratin, qe do te ishte nje argument i forte ne favor te ministrit, por vrasja e Artan Santos prishi perseri planet e Rames.
    Ne forumin e Dites deputetet frondiste po etiketohen me lloj lloj epitetesh: katolike te pabese, maloke, kriminele etj e kjo tregon nivelin ordiner te komentuesve qe baze te komunikimit kane vetem sharjet e sigurisht keta jane te gjithe me origjine “qytetare” te autocertifikuar.
    Fatkeqesisht kjo situate provokohet edhe nga artikujt e publikuar te cilet ne vend qe te cytin reflektimin provokojne instiktet me te uleta te forumisteve.
    Do te ishte ne interesin e qytetareve qe te arsyetohej me teper ne menyre konstruktive mbi vendimet dhe punen e qeverise apo ngjarjet e perditeshme sepse keshtu edhe njerezit perfitojne me shume edhe komunikimi behet me qytetar duke dale nga rutina e perditeshme e dozes se sharjeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*