Kundërshtohet ndryshimi i emrit, maqedonasit: “Ne nuk i japim emrin tonë askujt”

March 5, 2018 09:59

Kundërshtohet ndryshimi i emrit, maqedonasit: “Ne nuk i japim emrin tonë askujt”

Rreth 10,000 persona kanë protestuar sot në Shkup, duke kundërshtuar ndryshimin e emrit, në kontestin që ka Maqedonia me Greqinë për këtë çështje.

Protestuesit janë mbledhur afër statujës së Aleksandrit të Madh, dhe kanë mbajtur flamuj nëpër duar duke brohoritur dhe thirrur, “Ne jemi maqedonas”.

“Ne vetëm po mbrojmë emrin tonë. Ne jemi kundër ndryshimit të emrit, kaq. Askush nuk na e ka dhënë atë, askush nuk e ka krijuar atë. Ai emër duhet të jetë ashtu siç është”, është shprehur një protestues për Radio Evropa e Lirë.

“Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Ai është Maqedonia dhe ashtu do të mbetet gjithmonë, ka thënë një tjetër protestues. Maqedoninë e kemi në zemër, ne e duam Maqedoninë, ne jemi maqedonas, nuk do të dorëzohemi”.

Marshi është organizuar nga lëvizja, Emri Ynë është e Drejta Jonë.

Shkupi dhe Athina kanë rritur përpjekjet për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar, lidhur me emrin e Maqedonisë.

Mosmarrëveshjet kanë filluar më 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë. Zyrtarët maqedonas kanë thënë se janë të gatshëm për të bërë ndryshime në emër. Disa nga propozimet kanë qenë shtimi i mbiemrave, “ e madhe”, “ e re”, apo “Veriore” në emrin Maqedoni.

Marshe të ngjashme janë duke u mbajtur nga maqedonasit edhe nëpër qytete të tjera të botës, duke përfshirë Uashingtonin dhe qytetin australian, Sidnej.

s.a/dita

March 5, 2018 09:59
Komento

2 Komente

  1. Jimi March 5, 12:53

    Eshte e papranushme toleranca europiane ndaj shantazhit grek i cili po perdoret me te gjitha menyrat dhe mjetet shtrenguse dhe fashiste per t’ju imponuar vrendeve fqinje, per realizimin e erekseve te veta shoveniste ne kurriz te ketyre vendeve!

    Reply to this comment
  2. demo March 5, 12:59

    Kane te drejte.Greket e sotem nuk kane asnje te drejte historike per te pretenduar emrin Maqedoni,aq me pak t`i imponohen nje shteti te pavarur te nderroje emrin.
    Une u them :Lexoni Demostenin,qe te kuptoni ,se nuk keni te beni fare me Maqedonasit e Lashte.Greket e sotem jane mesuar me shqiptaret,qe u perulen cdo kapricio te qeveritareve greke deri ne leshimin e kufijve te atdheut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim