Kundërshtoi aneksimin e Krimesë, deputeti rus humbet mandatin

June 11, 2016 10:50

Kundërshtoi aneksimin e Krimesë, deputeti rus humbet mandatin

Duma shtetërore ruse ia ka marrë mandatin e deputetit, Ilya Ponomariov me 413 vota pro dhe vetëm 3 kundër pasi më parë ai kishte votuar kundër aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Ponomariov ishte i vetmi që në vitin 2014 kishte votuar kundër okupimit rus të Krimesë. Atij fillimisht i është hequr imuniteti, duke i hapur kështu rrugë nisjes së procesitpenal kundër tij me akuzën se ka shpërdorur para nga një fond shtetëror, një akuzë që ai e mohon.

Deputeti opozitar rus që tani jeton në mes të Ukrainës dhe SHBA-­ve, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se votimi për t’ia marrë mandatin e deputetit ka lidhje me zgjedhjet parlamentare që në Rusi do të mbahen në muajin shtator.

“Ky është demonstrim për deputetët e ardhshëm, se ata duhet të jenë besnik dhe vecanërisht kur është në pyetje politika e jashtme, ata nuk duhet kurrë që të përballen me presidentin”, ka thënë ai.

June 11, 2016 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*