Kungulli ka nevojë për një gardh

September 2, 2018 13:28

Kungulli ka nevojë për një gardh

 

Nga Bedri Islami

Më në fund, ajo që pritej të ndodhte, ndodhi. Dy partitë e mëdha opozitare iu rikthyen dashurisë së vjetër dhe u bënë bashkë në zgjedhjet lokale, si një fillim për të bërë më tej në të ardhmen.

Nuk është një lajm i ri: edhe disa vite më parë, pikërisht në zgjedhjet lokale, LSI u bë një patericë e fuqishme e PD-së, dhe u përpoqën të rrëmbenin të gjitha bashkitë në veten e parë, çka edhe nuk ndodhi.

Jo rastësisht, edhe atëherë, edhe tani, njeriu të cilin LSI do e mbështesë më fort se gjithçka tjetër, është i njëjti, Basha. Por, duke mos mësuar nga e djeshmja, ata përsëritin të njëjtin gabim. Nëse në katër vitet e qeverisjes së tij bashkiake Basha bëri gjumin e madh, tani ai kërkon të vërë në gjumë të gjithë bashkitë e mundshme, si një narkozë e pushtetit të tij.

Në të vërtetë, dy forcat kryesore të opozitës nuk kishin rrugë tjetër. Pasi bënë qejf sa mundën një vit më parë, duke sharë e shaluar njëri-tjetrin, dhe duke pritur secili në heshtje se cilin do thërrasë Edi Rama në bashkëqeverisje, ata gjetën të vetmen rrugë të mundshme të mbijetesës. Të bëhen bashkë. Thonë, jo më kot se, kungulli që të rritet e ka nevojë për një gardh ku të mbështetet dhe, si më herët, LSI po bëhet gardhi i një kungulli politik, i cili mund të jetë i pjekur nga jashtë, por është i uthulluar nga brenda.

LSI dhe PD i kanë bërë të gjithë hesapet në këto muaj opozitarë. Kanë ngritur hamendje e kanë testuar në të gjitha anët dhe kanë arritur në përfundimin e njëjtë: të vetëm, mund të humbasin gjithçka; së bashku, të paktën të fitojnë atë që mund të shpëtohet.

Basha e di krejt mirë se ka shansin e fundit të jetë dikush në politikë dhe të jetë njëkohësisht njëri ndër afaristët më të mëdhenj të politikës. Një humbje e re, qoftë edhe disi më pak tragjike për të se ajo e qershorit të shkuar, do të thotë kthim në Holandë dhe kavërdisje me dhjamin që ka vënë deri tani dhe që është i mjaftueshëm për disa breza.

Humbja e re e Bashës do të zgjojë gjithë demonët që janë brenda PD-së, dhe lukunia e kundërshtarëve të tij do të shtohej, brenda vetes, në mënyrë gjeometrike, marramendshëm shpejt dhe fati i tij do të përpihej nga tallazi i stërzgjatur i një jete politike keqbërëse.

Mbi jetën politike të Bashës , por jo vetëm politike, rëndojnë aq shumë mëkate e faje saqë nuk do të kishte mjaftuar vetëm një humbje tjetër për t’i shpalosur të gjitha. Zakonisht në PD “dosjet” hapen gjithnjë nga brenda. Kështu ka ndodhur me “rebelimet” e Cekës, Pollos, Imamit; kështu ka  ndodhur me Hajdarin, ndaj të cilit u afishuan të gjitha krimet që ishin bërë bashkarisht, që nga 2 prilli e deri në pragun e vrasjes së tij; kështu ka ndodhur sa herë që thela e pushtetit nuk ka shkuar ku kanë dashur të tjerët.

Për Bashën zemërimi do të ishte edhe më i ndjeshëm: të gjitha fajet do i hidheshin mbi kurriz, të bëra prej tij ose ku ka qenë vetëm vëzhgues dhe shumë vetë, edhe ata që sot duken si beniaminët e tij, do të fërkonin duart për ikjen e turpshme.

Shansi i fundit mbështetet tek një forcë politike, e cila, megjithë rritjen e ndjeshme nga prakticiteti dhe guximi i një njeriu të vetëm, mund të rrënohet nga njeriu më i afërt i tij.

Ndodh edhe kështu. Njëri ndërton, tjetri rrënon, megjithëse marrin frymë njëlloj.

Kryemadhi e di po aq mirë sa kushdo tjetër se rrudhja e LSI-së do të jetë fatale nëse ajo nuk kontrollon disa bashki, pra nëse nuk është pjesë e pushtetit.

Brenda pushtetit LSI lëviz lirisht, si në truallin e saj; jashtë pushtetit LSI asfiksohet. Ajrimin e saj nuk mund ta bëjnë disa të rinj e të reja që kërkojnë “burrneshën”, të ngjashëm në mentalitet me ato që një shekull më parë thërrisnin “ duam babën”.

LSI, në të vërtetë është më tej se një strukturë partiake. Është një detashment politik, që frymohet bashkarisht, që jeton bashkarisht, që nxiton bashkarisht, që mbështet bashkarisht dhe që, në fund, përvetëson bashkarisht.

Është e vetmja forcë politike ku roli i Njëshit është i barabartë më rolin e të fundit dhe ku gatishmëria për përplasje dhe vijëzim idesh është maksimale.

LSI ka nevojë për numrat lëvizës të PD-së. Pa këto numra është një ide, por jo një realitet. Jashtë këtyre numrave ka frymëzim, por nuk lëviz.

PD-ja ka nevojë urgjente për frymën e lësëistëve. PD-ja është e metingashëve, por jo e njerëzve që lëvizin gjërat nga vendi. Pa shpërblim pak kush lëviz në partinë më të madhe opozitare. Ndodh kështu sepse janë mësuar. Në LSI , fryma që mungon në pëdëistët është zotëruese, është detashmenti kryengritës, sepse nuk sheh vetëm vendin e punës, por edhe besnikërinë ndaj një lideri. Ka mbetur e vogël, por shpërthyese. Nëse humbet në zgjedhjet vendore do të rrudhet edhe më tej. E vetme humbet kudo, tani i jep vetes një shans, pavarësisht se humbet gjithçka të sajën. Nga forcë politike bëhet bashkërrugëtare e bashkërrogëtare financiare.

Dy mace, thonin të vjetrit, nuk e bëjnë një maçok.

Opozita ka disa synime të saj, si parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme politike. Synon Tiranën, ku në një të ardhme mund të jenë më shumë se një e katërta e gjithë votave shqiptare; synon Durrësin, ku kanë shpresë për rikthim të pushtetit; vrapojnë drejt Elbasanit, duke e quajtur të sigurtë Kamzën, Shkodrën, Kukësin e ndonjë pjesë tjetër.

Megjithatë është ende heret për të parë nëse e kanë vërtetë seriozisht apo , përmes një dialogu do të përpiqen të nxjerrin sytë e njëri-tjetrit.

Sherri do të fillojë kur gjërat të jenë konkrete: kush do të kandidojë në qendrat e mëdha; cilat bashki do të jenë lëshime politike për LSI-në dhe cilat do të krijojnë hatërmbetje; do të ketë mbështetje reale në bazën e forcave politike apo “ dashuria” tiranase nuk do të arrijë në rrethe; kush do i prirë kësaj lufte nervash mes atyre që janë përdhosur me njëri-tjetrin deri në heqje të shpirtit; cilat interesa përputhen.

Në Shqipëri, për fat të keq, nocioni i së majtës dhe i së djathtës, ka humbur çdo vlerë. Të gjithë janë të majtë kur ia do puna; të gjithë bëhen të djathtë kur i tërheq financa.

Çfarë të reje do të sjellë një bashkim i tillë: PD plus LSI?

Asgjë nuk është e re dhe asnjë mbarësi nuk do të ketë. Ndoshta Rama, si drejtuesi i shumicës do të mbledhë mendjen dhe do të thërrasë rreth vetes të gjitha forcat politike që e kanë mbështetur deri tani dhe do të bëjnë sëbashku një ofertë serioze dhe të denjë. Por me kushtin e vetëm që, ato që do të shkruhen të bëhen, jo sipas metodës së njohur shqiptare, kalova lumin.., kalin.

Kjo mund të jetë e vetmja e mirë, por edhe kësaj here, jashtë tyre.

Bashkimi PD dhe LSI nuk ka asnjë të mirë tjetër. Bashkohet vera e prishur me uthullën e dobët. Bashkohet ajo që kemi njohur mjaft mirë me atë që nuk është enigmë. Shembujt e qeverisjes lokale të PD-së kanë qenë katastrofale, edhe kur drejtues ka qenë i pari i tyre, edhe kur është një tjetër. Qeversja lësëiste nuk ka qenë më e mirë. Asnjë shembull nuk mund të nxjerrin si përvojë. Kryetarë bashkish, përfaqësues të LSI-së që kërkojnë vizë amerikane, të tjerë që futin gjithë farefisin në zyrat e bashkisë.

Sidoqoftë, zaret u hodhën.

Por, si e thamë, kungulli, që të rritet, ka nevojë për gardh. Mjerë kungulli nëse gardhi rrëzohet.

September 2, 2018 13:28
Komento

14 Komente

  1. Epo kjo pune! September 2, 14:01

    o Bedri mire e ke ti por nderkohe mos i jepni peshe dhe ju te medias me shume politike se fundja zgjedhje per mbledhjen e plehrave dhe shtrimin e lulishteve jane… kur te vine ato te pergjitshme po dakort por tani thjesht pastrime rruge eshte e mbjellje pemesh por thuaj qe Lulja edhe kaq nuk e ben dot!!! Pastaj sa per humbjen, Lulja behet me i forte sa here qe humbet dhe leshon rrenje akoma me te thella se e ka gati sebepin – ia vodhen voten!!! sa per Leshelin e cizmes, perendim e siper hesapi.

    Reply to this comment
  2. I kerkojm Shtetit Shqiptare : September 2, 14:01

    Te zhduket banda e BOKO HARRAMIT nga politika ,
    nga parlameti Shqiperise dhe perfundimishte nga jeta e Shqiptarit .
    Terroristat e kane vendin ne Burg jo Parlament !

    Reply to this comment
  3. Nickname September 2, 14:18

    Ky ishte bashkimi apo aleanca e mundeshme e radhes. Pas zhurmes se bezdisshme plot inate, rrahjes se gjoksit, akuzave, pergjimeve, sajimeve, shpifjeve, baltës dhe zhargonit ndotes, qe do te kemi nga aleanca grindavece, vjen edhe HUMBJEN e RADHES.
    Nuk jam i gabuar!

    Reply to this comment
  4. ETHE September 2, 15:20

    BASHKOHET “VERA E PRISHUR ME UTHULLEN E DOBET”,KRAHASIM ME I MIRE NUK KA SE KU TE VEJE.DHE KUSH I BASHKON SE:ESHTE SALIU QE FUT HUNDET KUDO E KURDOHERE.
    MESA KAM VENE RE,LULI NUK E KA QEJF BASHKIMIN ME LSI.ESHTE SB QE JA IMPONON NJE GJE TE TILLE.PSE:
    1-SB,LULI DHE MONI…E DINE MIRE SE NUK FITOJNE KURRE EDHE TE BASHKUARE.DHE HUMBJA DO I JUSTIFIKOI DUKE JA HEDHUR FAIN NJRRA-TJETRES.DHE POPULLI THOT:DY MAMI E NXJERRIN FEMIJEN GJYSMAK.DHE TEK PD KJO ESHTE NDJERE ME KOHE.ATY NUK DIHET KUSH ESHTE I PARI FEJURE E DEFAKTO.BAZA E PD ME SHUME NJEH PER KRYETAR SALIUN.HEQJA NGA PD E J.TOPALLIT,M.BREGUT,A.PATIZIT..E KO NUK ESHTE BERE NGA LULI.SEULI NUK BEN ASGJE PA URDHERIN E SB.KETE E DIN EDHE BUFI PULAVE.NDAJ PD PO SHKON DREJT HUMBJES SE SIGURT NE 2019,POR DHE 2021.
    2-SALIU NUK JA PRISH QEJFIN LIKE METES,PASI KY KA DEKLARUARE SE “SB E KA PIKE TE DOBETE DHE TE FORTE..”TE DIBET..SE KAN VJEDHUR E VRARE BASHKE..DHE TEFORTE..PASI SB NEMENYRE TE HAPT E MBRON NGA KUNDERSHTARI POLITIKE.
    .POR DHE NJE FAKT TJETER.DREJTUES I LSI ESHTE B/SHORTJA E METES,I CILI DUHET ME ÇDO KUSHT TE SABOTOI MARRVESHJEN ME GREQINE,TE MOS DEKRETOI KRYETARIN E SHISH,PASI ME IKJEN E VISHO LIKES,VARTESIT E TIJ PO USHQEJNE MIRE “QYTETARIN DIXHITAL”. PSI PA ATE- SB NGELET SI PESHKU PA UJI.
    UNE SI I MAJT 100 KARAT MENDOJ SE PS DO MARRI TE GJITHA BASHKIT QE I DHA LSI-SE NE 2015,POR DHE 50 % TE BASHKIVE QE KA PD.DHE KJO NESE VERA E PRISHUR BASHKOHEN ME UTHULLEN E PRISHUR.
    KM RAMA DUHET TE KTHEHET ME KEMBE NE TOKE PER DISA PROBLEME QE E DEMTOJNE:
    -TE ULI INFORMALITETIN NE TREGETI DHE TE PUNESUARIT NE SHTET E PRIVAT,PASI SHUME KUSH NUK PAGUAN DETYRIMET NDAJ SHTETIT,SI DHE PUNTORIA NUK PAGUAN SIGURACIONET.
    -TE RRISI PESIONET DHE SIDOMOS MINIMUMIN JETIK,PASI JEMI VENDI FUNDIT NE BE.
    -TE KTHEJ INVESTIMET NE FSHAT DUKE ZBATUARE ATE QE KA PREMTUARE..KOPERIMIN,PASI TOKA KA NGEKUR DJERRE DHE PRODHIMI COPZUAR NUK I VLEN AS FERMERIT TE VEÇANT,PER FAMILJEN E TIJ.

    Reply to this comment
  5. MH September 2, 15:39

    Vasilis ndjek me shume vemendje me survejimin pergjues nepermjet radarit vesh qe te kapin cfare munde te kapin nga ky perqafim sa shpirtenor aq dhe te perzemert.
    Ky i dha partin,kjo po ia dredh jo vetem partise por dhe Likes.Mesa duket ka marr yrysh per tu integrue vete,e jo partia,me sa mundesi e marifte nepermjet levizjeve sa demokratike aq dhe intime.

    Reply to this comment
    • Hahaha . September 2, 17:19

      MH,
      shume bukur kapur ate sequenc perqafimi
      Petritin ne pergjim !
      a thu me pas edhe Nota xhelozie ne ate mes ? 😉

      Reply to this comment
  6. Bishti i flamurit , gamori Noka September 2, 18:53

    Oh , sa bukuri ka tufa , sa gaz sjell bagetia …. , kur sheh duke u puthur dy prostituta , sikurse dy te tjere , pak me tej , kembejne mesazhe te nxehta dashurie , qe po bejne edhe pleqte , te harrojne vitet qe kane mbi supe !
    Ja , keta jane shpresa , per te rikthyer vendin ne vitet e arta , duke na bindur se te gjithe afshin e pasionit te tyre e derdhin live , ne parlament , vetem per kete popull !

    Reply to this comment
  7. DALLTON September 2, 18:54

    O Bedri u ngopem me kunguj I njofim mire ,perse bejne bashkim PD+LS apo PS+LS,te tria keto parti nji nene kurve kane pasur dhe ajo ka qene PP,por populli me pa durim pret qe te behet plotesisht reforma ,ne drejtesi ,te krijohet B.K.H.dhe S.P.A.K,dhe politikanet e korruptuar te shkojne ne REC-te-SHkodres.

    Reply to this comment
  8. Alban Dega September 2, 19:55

    I BASHKON KUSARIA
    I BASHKON ME FORT TEPSIA !
    I BASHKON VETING
    DREJTESIA !
    I BASHKON VET DREQI
    TMERR DALLDIA
    NGA RESORT RECI!

    Reply to this comment
  9. socialisti September 2, 20:20

    Kungulli ka nevoje per gardh por ky kungulli Rama qe ka 5 vjet qe varferon shqiptaret ka nevoje per nje hu gardhi…

    Reply to this comment
  10. Kris 1 September 3, 02:25

    Kungulli e ka gardhin dhe nuk kalon pertej tij.Gardh me te gjatin ne mes

    Reply to this comment
  11. alphade September 3, 10:11

    Shenim: Duke qene se LSI-ja tashme ka marre atributet e
    nje partie te djathte,t’i propozohet Partive te Majta Euro-
    piane: Socialiste,socialdemokrate,etj. qe LSI- ja te per-
    jashtohet si anetare e Koalicionit te Majte Europian duke
    e konsideruar ate si nje bande qe nuk ka as program,as
    statur me frymen e Majte Europiane. Sjellja e saj nga fryn
    era kthen gunen tregon se ajo nuk ka as parime dhe as
    kritere percaktuese te qenurit nje parti. Pra, eshte thjesh-
    te nje bande ashtu si edhe banda tjeter mafioze,terroriste
    e Sali Vicidolit. Kjo e fundit nuk ka asgje te perbashket me PPE ,prandaj si e tille edhe ndaj kesaj duhet mbajtur
    nje qendrim perjashtues nga radhet e PPE,anetare e te
    cileve ben pjese kjo e ashtuquajtura parti qe faktikisht as
    qe mendohet tashme si e tille. Per kete duhet te anga-
    zhohen forcat e shendosha brenda ketyre bandave,de-
    mokratet e vertete dhe te riorganizojne nje parti te vertete
    te qendres se djathte.Por kjo duhet te jete veper e mili-
    tanteve te bazes,te pa infektuar nga semindja mafioze,te-
    rroriste e ” bacajve”…

    Reply to this comment
  12. George Orwell September 3, 14:43

    I nderuar Bedri !
    .
    Edhe pse jam dashamires I juaji me then te drejten po e “dhisni” muhabetin…Per cfare kunguj dhe gardhi flisni ??
    .
    Berisha-Basha-Meta-Monika jane nje bande kriminale qe here hapur dhe here fshehur mbrohen hapur nga ‘GARDHI NDERKOMBETARVE” qe vetem nje miop nuk I shikon.
    .
    Pse o Bedri ti me Mero Bazen dhe nje zeripopulisti juaj Hamdi Dega jeni shperfytyruar pas 2013-es ?
    **********
    Do te marr vetem nje rast te TMERRSHEM’
    qe ju ka shpetuar ju patrioteve te medhenj
    TY MERO BAZES
    NJE FARE HALEBAN DEGA
    DHE PALLOSHIT 2 METROSH EDI RAMA..:
    .
    Ditet e fundit Izet Haxhia nga nje hero qe do bente namin per te vene “me shpatulla ne mure Salibishen…..dha doreheqjen ne menyre te turpeshme..PSE u friksua Izeti APO salihorri me ‘GARDHIN E TIJ NDERKOMBETAR”
    e shantazhuan si
    XENI ME GJENERAL LUAN HOXHEN

    qe I ZIU ARVIZU

    ne vend te denonconte xenin si terrorist pais me vize gjeneralin lepur?
    .

    PSE “BASHLUFTETARI” JUAJ KUNDER KUCEDRES BERISHE KA FILLUAR TE CENSUROJE KOMENTE “ME SPEC”
    .
    PSE ESHTE CENSURUAR KY KOMENT TE MEROBAZE ??

    Ti thuash sot opozitës vetëm gjobevënëse është nderi më I madh që I bëhet asaj nga mik-armiku I PD Mero Baze..
    .
    Ajo pra banda e Berishes eshte nje ZJARREVENESE CEREKSHEKULLORE E ATIJ vendi qe po pervlohet ne progression gjeometrik ndoshta dhe me ndihme e miqve.
    .
    Eshte e pafaleshme per Meron qe e ka kthyer gazeten e tij ne nje fabrike fekalesh per kohen e Enverit duke e kryqzuar edhe per ca Trifon Xhagjika qe me shume betohej nen emrin Hryshovit se sa per baben e vet.
    .
    Por nqs Mero merret me kufomen Enverit te shekullit kaluar dhe ak mbyllur defterin me KANIBALIN E TIJ BERISHE ne nje linje me xhorxhzorristin enverofag Edi Rama kjo eshte me shume se tradheti kombetare eshte POSHTRIM KOMBETAR.
    .
    Akoma nuk kuptoj pse kazani mediatik ne Shqiperi dhe Enverofagu Edi Rama nuk kuptojne se SKANDALI ME I TMERRSHEM eshte mbyllja e gojes ne burg e Izet Haxhise deshmite e te cilit jo vetem duhet te cojne ne kembe ne SIGURINE KOMBETARE TE SHQIPERISE POR DHE TE EURO-AMERIKES…
    ..
    ME SAKTE PSE EURO AMERIKA E MBRON HAPUR KETE KRIM TE SALISERBIT ?
    .
    PSE EDI RAMA ME KUMBAROT E TIJ NUK NGRE GISHTIN DREJT KRIMINELIT BERISHE POR TALL TRAPIN ME KAMPIN E TEPELENES PARA 60 VJETESH.
    .
    PSE MERO BAZE NUK I DEL NE MBROJTJE IZET HAXHISE TE KERCENUAR NE BURG POR MERRET ME GALLATE OPOZITARE.
    .

    Figura e krimit e të pandehurit Sali Rrahman Berisha

    Në 13 e 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit Azem Hajdari, PD e kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar, situatë që u cilësohte si grusht shteti

    Pse duhet te arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha ??

    Në bazë të nenit 221 i Kodit Penal , I pandehuri Sali Rrahman Berisha i datelindjes 15 tetor 1944 duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe, duke qenë se krimi i mësipërm, për të cilin akuzohet, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar çmohet se atij duhet t’i vihen prangat ne cdo kohe

    Pse nuk arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha per krimine 14 shtatorit 1998…??

    Deponimi i bere nga i pandehuri Sali Rrahman Berisha perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik dhe konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 eshte ndoshta skandali me i madh dipllomatik per te cilin dhe sot admistrata amerikane dhe vecanerisht ambasada e rruges Elbasanit dhe posacerisht zoti Lu ( tashme ne Qirkiztan)duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar qe kane “bashkpunuar m e nje kriminelI te rrezikshem si SERBerisha ?
    ****
    Dy te fundit per BEDRIUN:
    Nese nuk e ke kuptuar qe GARDHI Arvizi I dha fitoren kungullit Basha me menget e tij te perveshura ne 8 maj 2011 ke problem me shendetin mendor nese e dip or nuk thua je frikacak I demshem..
    .
    Nese nuk e ke kuptuar qe GARDHI I AMBASDORIT AMERIKAN-GJERMAN-ITALIAN ne tetor 1998 I dha urdher Nano-Metes-Majkos qe te mos arrestohej kopili I RAJERSONIT ke problem me kujtesen deh nese e did he nuk e thua por merresh me kunguj ngelet te themi TURP BEDRI….se as ne vende te pushtuara as ne koloni nuk ndodh ky lloj poshtrimi..nga miqte qe ja kane kaluar dhe armiqve…
    .
    “I’m not doing this comment
    for any violent reasons,
    but for peace and justice,
    and to try and make this country
    wake up once and for all.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*