Kupa e Botës, arbitrat pajisen me orë 5000 euroshe

June 13, 2018 16:33

Kupa e Botës, arbitrat pajisen me orë 5000 euroshe

Krahas skuadrave të futbollit, edhe skuadrat e arbitrave kanë zbarkuar në Moskë.

Arbitrat që do të jenë pjesë e Kupës së Botës, kanë zhvilluar dje një seancë stërvitore dhe testi fizik, e më pas janë prezantuar dhe takuar me krerët më të lartë të organizatës më të madhe të botës për futboll.

Kjo seancë e zhvilluar do të pasohet nga seminare të ndryshme, ku do të shpjegohet edhe përdorimi i sistemit “VAR”. Në fakt është hera e parë që ky sistem do të përdoret në një turne të tillë.

Presidenti i FIFA-s ka qenë optimist për këtë nismë, duke u shprehur se ndihma e teknologjisë gjatë ndeshjes do të minimizonte në maksimum gabimet njerëzore të arbitrave, duke mos i lejuar ata të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes.

Duke qëndruar në funksion të mbarëvajtjes së ndeshjeve, 99 arbitrat pjesëmarrës, nga ku 36 do të jenë kryesorë dhe 63 asistentë, do të pajisen me një orë të personalizuar të markës “Hublot”, e cila kushton përafërsisht 5000 euro, përkthyer në total; 495.000 euro.

s.a/dita

 

 

June 13, 2018 16:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*