Kupa e Italisë, Juventus shpartallon Fiorentinën dhe shkon në finale

April 7, 2015 22:25

Kupa e Italisë, Juventus shpartallon Fiorentinën dhe shkon në finale

Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë, pasi mbrëmjen e së martës arriti një fitore të madhe ndaj Fiorentinës, në fushën e kësaj të fundit, 0-3.

Pas ndeshjes së parë, ku Fiorentina fitoi 1-2 në Torino, u mendua se tashmë për Juventusin ishte tejet i vështirë kualifikimi. Por të besuarit e Allegri-t zhvilluan një ndeshje fantastike në “Artemio Franchi”, duke shënuar tre herë në portën e vendasve, të cilat nuk arritën të shkonin asnjëherë te goli.

Matri dhe Pereyra ishin autorët e dy golave në pjesën e parë të takimit, ndërsa Bonucci vulosi kualifikimin në minutën e 59-të.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo ndërmjet Napolit dhe Lacios, e cila do të luhet mbrëmjen e së mërkurës. Ndeshja e parë në Romë ka përfunduar në barazim 1-1.

April 7, 2015 22:25
Komento

1 Koment

  1. Alban April 8, 08:08

    Bravo Juventus 🙂

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*