Kupa e Konfederatave, Portugalia e nis me barazim

June 18, 2017 19:03

Kupa e Konfederatave, Portugalia e nis me barazim

Kampionët e Europës në fuqi, nuk kanë arritur më shumë se një barazim 2-2, në përballjen e parë të vlefshme për grupin A të Kupër së Konfederatave, atë ndaj Meksikës.

Portugezët kaluan të parët në avantazh, në minutën e 34, me anë të Quaresma-s, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Cristiano Ronaldos.

Meksika reagoi dhe barazpeshoi shifrat tetë minuta më pas, me anë të sulmuesit kryesor Chicharito Hernandes.

Në pjesën e dytë, Portugalia u hodh në sulm, në kërkim të golit të avantazhit, të cilin e gjeti në minutën e 86, me anë të Cedric.

Gjithsesi, Meksikanët nuk dorëzohen as këtë herë dhe gjetën golin e barazimit, në minutën e parë shtesë, me anë të mbrojtësit Moreno.

Grupi A, kryesohet nga Rusia pritëse e kompeticionit, e cila fitoi ndeshjen hapëse me rezultatin 2-0, ndaj Zelandës së Re.

Në mbrëmje do të luhet ndeshja e parë e grupit B, ajo mes Kamerunit dhe Kilit, ndërsa nesër do të përballen dy ekipet e tjera të këtij grupi, Gjermania me Australinë.

June 18, 2017 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin