Kupa e Shqipërisë, barazon Tirana dhe Skëndërbeu

September 28, 2016 19:23

Kupa e Shqipërisë, barazon Tirana dhe Skëndërbeu

U luajtën këtë të mërkurë ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, një turne i cili si zakonisht në turin e parë, u jep mundësinë lojtarëve të rinj që gjatë kampionatit e kanë më të vështirë aktivizimin.

Nuk kanë munguar surprizat në rezultatet e ndeshjeve të para. Mes tyre mund të veçohet barazimi 1-1 i Tiranës me Sopotin, në një ndeshje të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, apo barazimi i kampionëve të Skëndërbeut në transfertë me Butrintin 1-1.

Sa u përket përballjeve të tjera nuk ka patur ndonjë surprizë. Skuadrat e më të forta në letër si Kukësi, Laçi, Bylisi, Partizani dhe Vllaznia kanë fituar. Edhe Dinamo ka marrë një sukses të rëndësishëm 2-1 me Pogradecin në këtë ndeshje të parë duke forcuar pozitat për kualifikimin për në raundin tjetër.

Ndërkohë Lushnja është mundur në derbin e Myzeqesë nga Apollonia e Fierit me rezultatin 3-1. Kamza e Bledar Devollit ka treguar potencialin real që zotëron, duke barazuar me Korabin e Superligës. Goli i Rezit në fillimin e pjesë së dytë është barazuar nga Prençi vetëm në minutat e fundit të lojës që ka shpëtuar Korabin nga humbja.

Ndeshjet e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë do të luhen menjëherë javën e ardhshme më 5 tetor.

September 28, 2016 19:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*