Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën çerekfinale, ja çiftet që prodhuan goglat

February 24, 2021 11:35

Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën çerekfinale, ja çiftet që prodhuan goglat

Kupa e Shqipërisë ka njohur katër çiftet për fazën çerekfinale. Ndeshjet do të zhvillohet të gjitha më 17 mars dhe do të jetë ndeshje me eliminim direk dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Korabi dhe Dinamo janë dy ekipet e vetme që vijnë nga Kategoria e Parë ndërsa gjashtë ekipet e tjera janë pjesë e Superligës.

Ky sezon i Kupës së Shqipërisë pritet të ketë një ndikim jo të vogël edhe për pjesën e mbetur të Superligës pasi ekipet pjesëmarrëse do të përpiqen ti shkojnë deri në fund për të siguruar një trofe, por mbi të gjitha për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Skuadra si Kukësi, që janë jashtë garën për titull për momentin, e kanë kthyer në prioritet kryesorë këtë trofe. Goglat e hedhura në stadiumin e “Air Albania” prodhuan këto çifte:

LAÇI-PARTIZANI

VLLAZNIA-KORABI

TEUTA-KUKËSI

DINAMO-SKËNDERBEU

 

o.j/dita

February 24, 2021 11:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim